Home » Mesazhi.com: “Ky djalë musliman ia kthen kuletën e humbur pronarit, videoja bëhet virale” plus 9 more

Mesazhi.com: “Ky djalë musliman ia kthen kuletën e humbur pronarit, videoja bëhet virale” plus 9 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Mesazhi.com: “Ky djalë musliman ia kthen kuletën e humbur pronarit, videoja bëhet virale” plus 9 more

Ky djalë musliman ia kthen kuletën e humbur pronarit, videoja bëhet virale Posted: 27 Jun 2017 04:09 PM PDT

Një musliman londinez, por me prejardhje Iraku, po sa e kishte gjetur nje kulete ne rruge, ishte nisur per tek adresa e pronarit per t’ia kthyer. Pesharaw Ahmed tregon se si kishte vendosur t’ia dorezoj ne dore pronarit kuleten, dhe ti tregoj se eshte musliman, e njekohesisht ti flas se si feja e tij nuk e lejon te marr dicka qe nuk i takon. Pronari i kuletes u emocionua se tepermi kur e kuptoi se kursimet e tij te gjata tashme iu kishin kthyer ne duar. Ai tregoi se kuleten e kishte lene mbi veture, dhe veturen e kishte nisur, dhe se nuk kishte pasur shpresa qe do ta gjente menjehere. Por me sa duket ai paska qene me fat, pasi kuleta rastisi ne duar te sigurta. Kur Ahmed i tregoi arsyen pse ka vendosur te xhiroj, pronari u shprej se edhe atij i vie keq pse muslimanet po shperfillen nga shoqeria dhe shteti. /MESAZHI/ The post Ky djalë musliman ia kthen kuletën e humbur pronarit, videoja bëhet virale appeared first on Mesazhi.com.

E neveritshme: Sulmohen nga të rinjtë bullgar pse ishin të mbuluara Posted: 27 Jun 2017 03:41 PM PDT

Me arsyetimin se janë “të mbuluara” sulmohen dy vajzat dhe bashkëshortja e zëvendës kryemyftiut të muslimanëve të Bullgarisë Birali Birali, raporton Anadolu Agency (AA). Sekretari i përgjithshëm i kryemyftinisë Xhelal Faik në një deklaratë për gazetarin e AA-së tha se bashkëshortja e Birali me dy vajzat të moshës 16 dhe 20 vjeçare janë përballur me dhunën e vajzave të reja dhe një mashkulli teksa po blinin në një market në lagjen “Svoboda” (Liria) në kryeqytetin Sofje. Pasi ka transmetuar se bashkëshortja e Birali me dy vajzat janë dërguar në spital dhe kanë marrë raport për goditje Faik tha se sulmuesit janë larguar në një kohë të shkurtër nga vendi i ngjarjes. Duke vënë në dukje se është nisur një hetim në lidhje me ngjarjen Faik tha se policia ka nisur të shikojë të gjitha kamerat e sigurisë që ndodhen në rajon. Ndër të tjera Faik ka njoftuar se sipas raporteve të para të policisë, sulmuesit kanë sulmuar gratë për arsyen se janë të mbuluara. Faik shtoi më tej se nuk do ta lënë pa zbardhur këtë ngjarje dhe se kanë një shqetësim të madh si kryemyftini nga ngjarjet që prishin qetësinë dhe lumturinë përgjatë Bajramit i cili është i shenjtë për fenë islame. “Kërkojmë zbulimin sa më parë të personave që kanë kryer sulmin kundër njerëzve që nuk dëmtojnë askënd dhe që ata të japin llogari përpara ligjit për veprat që kanë kryer. Për arsyen se nuk dëshirojmë konfrontimin ndërfetar në vendin tonë ne nuk do ta pranojmë që të jetë pa rezultat ngjarja e shëmtuar e cila ka ndodhur në ditët e Bajramit të shenjtë”, tha Faik. Më tej Faik u shpreh se do të ndjekin nga afër punimet dhe tentativat e organeve hetimore në lidhje me ngjarjen dhe se zv.kryemyftiu Birali i cili ka qenë dëshmitarë është në shok. Kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov i cili në Bullgari është partner i koalicionit qeverisës të Bashkimit racist dhe ultra-nacionalist Patriotik (PF) bën përpjekje për të balancuar ndikimin e krahut ekstrem në politikë. The post E neveritshme: Sulmohen nga të rinjtë bullgar pse ishin të mbuluara appeared first on Mesazhi.com.

Kaq madhështore dukej Çikago për Bajram! (VIDEO) Posted: 27 Jun 2017 03:25 PM PDT

Mijëra besimtarë musliman janë mbledhur për ta falur namazin e Bajramit Cikago SHBA-ve, ngjarje kjo e cila u shënua me solemnitet kudo gjendeshin muslimanët. Pamjet e xhiruara me dronë flasin vet për madhështinë e pritejes festës dashur për muslimanët, cilët përbëjnë 3.3 milionë banorë, apo rreth 1% popullsisë përgjithshme. Sado shpeshta jenë sulmet dhe stigmatizimet kundër tyre, ky komunitet SHBA po bëhet gjithnjë i fuqishëm dhe kontribues. Pamjet e sjellura nga IlmFeed flasin gjithcka. /MESAZHI/ The post Kaq madhështore dukej Çikago për Bajram! (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

KQZ shpall rezultatin përfundimtar, ja votat Posted: 27 Jun 2017 01:17 PM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatin përfundimtar zgjedhjeve. Kryetari i KQZ Klemend Zguri ka dalë një konferencë për mediet, ku ka sqaruar publikun lidhje me numrin e votave shpërndara sipas subjekteve politike. Deklarata e Kryetarit KQZ-së, z. Klement Zguri. Sot, ora 19-00 u mbyll numërimi i kutisë fundit për zgjedhjet për kuvendin KZAZ-në, nr. 35, qytetit Tiranës. Me rezultatin e kësaj kutie përfundon procesi i numërimit dhe tabulimit rezultateve gjithë territorin e Republikës Shqipërisë. Ky tabulim tregon këto zgjedhje Shqipëri, kanë marrë pjesë votim 1.613.087 zgjedhës, ose 46,72 % e numrit përgjithshëm. rang kombëtar rezultati paraprak i zgjedhjeve, i mbërritur KQZ rrugë elektronike, përmban këto shifra: Numri i përgjithshëm i votave vlefshme ka qenë 1.580.778. Votat janë ndarë sipas subjekteve elektorale si vijon: Partia Socialiste 763.999 vota ose 48,33 % e numrit përgjithshëm votave vlefshme, e kthyer ne 74 mandate;
Partia Demokratike 455.481 vota ose 28,81%, mandate 43;
Levizja Socialiste per Integrim 225.678 vota ose 14,28%, mandate 19;
Partia Drejtesi Integrim dhe Unitet 75.938 vota ose 4.8%, mandate 3;
Partia Social Demokrate 14.988 vota ose 0,95 %, mandate 1.
Partitë e tjera, të cilat nuk kanë kaluar pragun elektoral kanë marrë në totalin e tyre 44.661 vota, ose 2,8 % të votave të vlefshme. Tabulimi i rezultatit këtë herë është mbyllur brenda 47 orëve nga momenti i mbylljes së votimit. Kjo përbën arritje për administratën zgjedhore, ndaj unë përfitoj nga ky fakt për të vlerësuar dhe falenderuar përzemërsisht gjithë ushtrinë e komisionerëve dhe numëruesve, që me shumë lodhje e sakrifica bënë të mundur këtë arritje. Jam i sigurtë se të gjithë shqiptarët janë njëzëri vlerësues dhe mirënjohës për këtë sakrificë. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të vazhdojë me administrimin e mëtejshëm të procesit, sipas hapave dhe procedurave që parashikon Kodi, deri në përfundimin e tij. Por ky moment kulmor kërkon nga KQZ-ja që të shprehet me konstatimet dhe vlerësimet e rastit. Ndaj në emër të KQZ-së dua të shpreh publikisht kënaqësinë e veçantë për mbarëvajtjen e procesit. Incidentet apo vështirësitë në proces, mbetën të izoluara dhe nuk mundën ta njollosin procesin. Institucionet reaguan ndaj tyre dhe, me siguri do të njoftojnë deri në fund të procesit për masat e marra. Në emër të KQZ-së, dua të shpreh vlerësimin më të lartë për të gjithë zgjedhësit që shprehën vullnetin nëpërmjet votimit. Kultura e tyre demokratike është burim krenarie dhe obligim. Uroj që sjellja e tyre të bëhet model i pashmangshëm i kulturës politike të shoqërisë sonë. Një vlerësim i posaçëm u shkon të gjithë aktivistëve të zgjedhjeve, komisionerë, numërues, përfaqësues dhe vëzhgues subjektesh, si dhe administratorëve të rendit dhe atyre zgjedhorë, të cilët me punën e tyre i rritën vlerat procesit dhe bënë të mundur respektimin rigoroz të vullnetit të zgjedhësve. Vëzhguesit vendas dhe ata ndërkombëtarë kanë qenë në këto zgjedhje mbikëqyrësi i mprehtë i procesit. Për ne, ata kanë qenë burim sigurie dhe besimi. Duke i falënderuar për përkushtimin dhe prezencën masive, dua t’i siguroj se gjetjet, konstatimet dhe rekomandimet e tyre do të jenë program pune për KQZ-në, bazë për përmirësimin e performancës në të ardhmen. Subjektet elektorale ishin aktorët e padiskutueshëm të fushatës dhe menaxhimit të procesit. Nëse këto zgjedhje do të vlerësohen si arritje, atëherë merita e parë u takon atyre. Nëse do të ketë kritika, korrigjimi duhet të nisë nga ata. Nga ana e KQZ-së dua të shpreh vlerësim dhe mirënjohje për bashkëpunimin institucional që mundëm të zhvillonim midis nesh, si dhe t’u uroj suksese në aksionin e tyre të mëtejshëm politik, për një qeverisje të suksesshme, të dobishme dhe rezultative, apo për një opozitë të fortë, parimore dhe konstruktive. Sot vullneti i shqiptarëve u dokumentua në aktet zyrtare. Sot vullneti i shqiptarëve u bë realitet. Urime subjekteve fituese! Urime kandidatëve të zgjedhur! Suksese Legjislaturës së Nëntë të Kuvendit të Shqipërisë The post KQZ shpall rezultatin përfundimtar, ja votat appeared first on Mesazhi.com.

Trepça ’89 humbë ndaj Vikingur, por shkëlqen Posted: 27 Jun 2017 01:04 PM PDT

Trepça ’89 është mposhtur nga Vikingur në ndeshjen e parë kualifikuese për në Ligën e Kampionëve. Skuadra kosovare ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme edhe për kundër rezultatit negativ. Golin e parë në histori të Ligës së Kampionëve për një klub kosovar e shënoi Fiton Hajdari në minutën e 39-të. Ndeshja kthyese luhet në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë javën e ardhshme dhe Trepça 89 mund të kualifikohet me një fitore 1-0. The post Trepça ’89 humbë ndaj Vikingur, por shkëlqen appeared first on Mesazhi.com.

DASH: Kosova ka rritur përpjekjet për eliminimin e trafikimit me njerëz Posted: 27 Jun 2017 10:26 AM PDT

Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim, thotë Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore. Raporti thekson se Qeveria e Kosovës, krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, ka identifikuar më shumë viktima dhe ka ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues. “Qeveria identifikoi 36 viktima të trafikimit, krahasuar me 28 në vitin 2015”. “Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë kryer hetime proaktive, përfshirë hetime të përbashkëta me Inspektoratin e Punës”, thekson raporti. Megjithatë, vijon ai, gjykatësit kanë shqiptuar dënime të buta për trafikuesit dhe prokurorët kanë vazhduar t’i degradojnë rastet e trafikimit në krime më të vogla. “Siç është raportuar gjatë pesë vjetëve të kaluar, Kosova është burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar”. “Trafikantët i rekrutojnë viktimat me premtime të rreme për martesë ose oferta pune në kafene, klube nate dhe restorante”, thuhet po ashtu në raport. Departamenti amerikan të Shtetit thekson në raport se shumica e viktimave të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza The post DASH: Kosova ka rritur përpjekjet për eliminimin e trafikimit me njerëz appeared first on Mesazhi.com.

Daçiq: Po punojmë aktivisht kundër pranimit të Kosovës në UNESCO Posted: 27 Jun 2017 10:24 AM PDT

Shefi i diplomacisë serbe, njëherësh ushtrues i detyrës kryeministrit, Ivica Daçiq, deklaroi sot se Kosova ende nuk ka bërë kandidaturën për anëtarësim UNESCO dhe se nuk dëshiron tregojë se çfarë Serbia është duke bërë lidhur me këtë çështje.
X
by Counterflix “Nuk dua të them se cilat vende më kanë premtuar se nuk do të votojnë për Kosovën, por kjo është temë e çdo bisede”, ka thënë Daçiq për media në Beograd, pas takimit me shefin e diplomacisë belge Didier Reynders. Ai tha se nuk dëshiron të përgjigjet se çfarë mund të presë në vjeshtë me rastin e votimit të anëtarësimit të Kosovës në UNESCO, pasi nuk dëshiron që pala tjetër të di se çfarë është duke bërë Serbia. “Para se gjithash, Kosova ende ka kandiduar, pasi që kanë frikë se serish do të refuzohen”, është shprehur ai, transmeton KosovaPress. Shqipëria para dy vitesh ka bërë kërkesë për pranimin e Kosovës në UNESCO. Në konferencën e përgjithshme të UNESCO-s, në të cilën për vendim pozitiv nevojiteshin dy të tretat e shumicës, kanë votuar në nëntor 2015, 142 vende anëtare, derisa 29 shtete abstenuan. Për pranimin e Kosovës votuan 92 shtete, ndërsa 50 ishin kundër dhe Kosovës i munguan vetëm tri vota për anëtarësim në UNESCO. The post Daçiq: Po punojmë aktivisht kundër pranimit të Kosovës në UNESCO appeared first on Mesazhi.com.

Përhapet një sulm masiv kibernetik Posted: 27 Jun 2017 07:29 AM PDT

Një sulm i madh kibernetik që fillimisht goditi Ukrainën duket se po përhapet në të gjithë botën. Ky sulm po shpërndahet në vendet si SpanjA dhe India, dhe mund të jetë i ngjashëm me sulmin masiv “Wannacry”, njoftojnë ekspertë të sigurisë kibernetike. Sulmi po godet infrastrukturën vitale në vendet ku është përhapur. Kjo ka përfshirë kompani kyce si kompania daneze e transportit detar Maersk dhe kompania britanike e reklamave WPP. /MESAZHI/   The post Përhapet një sulm masiv kibernetik appeared first on Mesazhi.com.

Raporti i fundit i befason amerikanët: Ja kush janë kryerësit numër një të krimeve në SHBA Posted: 27 Jun 2017 07:08 AM PDT

Shumica e krimeve me natyrë terroriste që kanë sulmuar  SHBA-të janë ekstremistët e krahut të djathtë, e jo muslimanët, thuhet në një raporti të fundit. Një projekt i përbashkët nga Fondi Investigues brenda Institutit Kombëtar, ka hulumtuar në detaje 201 incidente të terrorizmit brenda SHBA-ve nga viti 2008 deri në vitin 2016. Rezultatet janë këto: “ekstremistët e krahut të djathtë ishin akterë dyfish më aktiv sesa incidentet e ashtuquajtura “me natyrë radikale islamike”. Raporti identifikoi 63 incidente “të motivuara nga një ideologji politike teokratike” e përkrahur nga grupi terrorist ISIS. Në atë periudhë kohore, kjo përfshin të shtënat në San Bernardino dhe shpërthimet e Maratonës së Bostonit. Ekstremistët e krahut të djathtë, shpesh të quajtur si “supremacistë të bardhë”, ishin përgjegjës për 115 incidente brenda të njëjtës periudhë. Ngjarjet si: vrasja e Robert Dear, vrasja brenda klinikës së shëndetit të grave në Kolorado, bënin pjesë në këtë kategori. Në aspektin e veprimit të policisë, 76 përqind e incidenteve me natyrë të “radikalizmit” u zmbrapsën, kundrejt vetëm 35 përqind të incidenteve ekstremiste të krahut të djathtë. Provat e gjetura duket se e kundërshtojnë retorikën antimuslimane te Donald Trump. Raporti tha se “fiksimi” i z. Trump mbi “terrorizmin radikal” është “iracional”. /MESAZHI/   The post Raporti i fundit i befason amerikanët: Ja kush janë kryerësit numër një të krimeve në SHBA appeared first on Mesazhi.com.

Ky është akuariumi më i vecantë në botë, pasi peshqit ushqehen me… Posted: 27 Jun 2017 06:38 AM PDT

Akuariumi në qytetin turk të Antalias, vizitohet nga rreth dy mijë vizitorë në ditë, dhe të njëjtëve u ofron përmbajtje interesante, në mesin e të cilave është edhe të ushqyerit e peshqve me anë të shishes për foshnje. Turistë të shumtë nga vendi por edhe ata nga jashtë vizitojnë akuariumin në të cilin gjenden rreth dhjetë mijë peshq të shpërndarë në katër pjesë tematike: Deti i Kuq, Oqeani Indian, Oqeani Atlantik dhe Oqeani Paqësor. Përskaj 180 peshkaqenëve, në akuariumin e përmasave prej 7.5 milionë litra, janë të vendosur edhe specie të ndryshme nga ujërat e Antalias. Drejtori i akuariumit, Kemal Kumkumoglu, tha për Anadolu Agency (AA), se me filimin e sezonit turistik është rritur edhe numri i vizitorëve, dhe gjykuar sipas kësaj thotë ai, sezoni ka filluar mbarë. Në mesin e përmbajtjeve interesante që i ofron akuariumi, është të ushqyerit e peshkaqenëve çdo ditë në ora 12:00. “Në akuarium ndodhen 180 peshkaqenë, ndërsa njerëzve u themi se nuk ka arsye për frikë. Gjithashtu, çdo ditë në ora 14:00 kemi një program të të ushqyerit të peshqëve që bëhet me anë të shisheve për foshnje”, tha Kumkumoglu. Sipas tij, frekuentimi më i madh është pikërisht në kohën e paraparë për të ushqyer peshqit. “Peshqit i ushqejmë si foshnje, që krijon një emocion në mesin e vizitorëve. Rojet vendosin brenda shisheve ushqimin të përgatitur enkas për peshqit, të cilët e hanë atë për disa minuta. Programi nuk ka ndonjë moshë të përcaktuar, pranda peshqit mund të ushqehen nga secili ai që mund të mban shishen”, tha Kumkumoglu. Ai shtoi më tej se në akuarium gjenden edhe tre foka. “Familjet shikojnë shfaqjet e fokave, i fotografojnë, i puthin ndërsa fokat u përgjigjen atyre që u shfaqin vëmendje”, sqaroi më tej. Tuana Gulbay (14), ishte në mesin e atyre që ushqyen peshqit. “Është shumë argëtuese, u kënaqa duke i ushqyer. U përpoqa t’i ushqej më të vegjlit. Nuk e dija se peshqit mund të ushqehen me shishe”,tha Gulbay. The post Ky është akuariumi më i vecantë në botë, pasi peshqit ushqehen me… appeared first on Mesazhi.com.

Reklama