Home » “Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Mattis: Putin po krijon probleme ndërkombëtare Posted: 28 Jun 2017 09:32 AM PDT

Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, Jim Mattis e ka akuzuar presidentin rus, Vladimir Putin për krijim të problemeve ndërkombëtare. Këto komente ai i bëri gjatë një fjalimi për të shënuar përvjetorin e 70-të, të Planit të Marshallit për rindërtimin e Evropës pas Luftës së dytë Botërore. Mattis ka shtuar se “lideri rus nuk do të mund të ndryshojë fatin e këtyre vendeve me krijimin e problemeve përtej kufinjëve rusë”. Mattis e mbajti këtë fjalim në Qendrën Europiane për Studime të Sigurisë, George C. Marshall, në Gjermani. Mattis ka shtuar se Rusia ka vendosur të sfidojë “sigurinë dhe paqen”, duke dërguar në nivelin më të ulët marrëdhëniet me mes të Moskës dhe Perëndimit, prej përfundimit të Luftës së Ftohtë. Ai këto deklarata i bëri si shkak i ankesimit të Krimesë nga Rusia, dhe mbështetjes që Rusia po i bën, separatistëve në lindje të Ukrainës. Si problem tjetër u konsiderua edhe supozimi për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në Shtetet e Bashkuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
A do të jetë shqipja pjesë e ligjeve prioritare të Qeverisë së Maqedonisë? Posted: 28 Jun 2017 09:31 AM PDT

Partitë politike shqiptare, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Aleanca për Shqiptarët, që janë pjesë e koalicionit qeveritar, nuk japin detaje nëse në programin aksional të Qeverisë është përfshirë edhe miratimi i një ligji të ri për përdorimin e gjuhës së bashkësive etnike, në rastin konkret të gjuhës shqipe. Ato thonë se programi qeveritar ka përfshirë edhe pikat programore të partive shqiptare, por pa saktësuar përmbajtjen apo afatin e miratimit të tyre. “Vlerësuan punën e mirë që është bërë deri më tani. Bëmë një bilanc të të gjitha programeve zgjedhore të partive politike, me ç’rast konstatuan se një pjesë e atyre përcaktimeve veç më janë përfshirë në programin e punës së Qeverisë së Maqedonisë”, deklaroi kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, pas një takimi të partive politike shqiptare ku është diskutuar për deklaratën e përbashkët që ishte arritur me ndihmën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama. Detaje tjera nga ky takim nuk janë dhënë, përveç thirrjes drejtuar Lëvizjes Besa, që edhe ajo të jetë pjesë e takimeve të tilla dhe të drejtojë Komisionin për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut, që ka të bëjë me shqyrtimin e proceseve gjyqësore ndaj shqiptarëve, që besohet të jenë të montuara si rasti “Monstra”, “Kumanova”, “Sopoti”, Brodeci”, e të tjera. Por, nga Lëvizja Besa, paraprakisht kishin bërë të ditur se nuk marrin pjesë në këtë takim të cilin e kanë quajtur teatër. Kjo parti, që është opozita më e madhe shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë, ka kërkuar që takimi në mbahet në Kuvend mes grupeve parlamentare, me dy pika të rendit të ditës, “shqyrtimin e një raporti me shkrim nga BDI dhe Aleanca për Shqiptarët, se çfarë është përfshirë në programin qeveritar nga Deklarata e Përbashkët e Partive Politike Shqiptare në Maqedoni dhe me çfarë dinamike do të realizohet ajo”, si dhe pika e dytë që kërkon “hartimin e planit për propozim-ligjin e gjuhës shqipe dhe krijimin e grupeve të punës për përpilimin e tij”. Ekspertët, nga ana tjetër thonë se Ligji për gjuhët duhet të jetë ndër ligjet me prioritet për Qeverinë, pasi pikërisht për këtë edhe pati polemika e tensione të shumta në skenën politike që çuan edhe në dhunë në Kuvend më 27 prill. “Mendoj se partitë politike shqiptare nëse këto çështje nuk do të mund ta vendosin në rend dite të atyre ligjeve që janë me prioritet dhe të miratohen nga ana e Kuvendit, sigurisht se do të jetë dështim i politikës së tyre dhe besoj se ato subjekte duhet të distancohen pasi kanë bërë premtime për të realizuar një gjë të tillë”. “Pavarësisht se tentohet që t’i vihet hije kësaj, unë mendoj se është momenti i radhës që partitë të insistojnë në miratimin e ligjit për gjuhët nga ana e Kuvendit të Maqedonisë, në të kundërtën do të kemi kthim pas nga e gjithë ajo që është folur deri më tani”, thotë Besa Kadriu, njohëse e çështjeve juridike. Deklarata e partive politike shqiptare, e njohur ndryshe si “Platforma e Tiranës”, parasheh zgjerimin e përdorimit të gjuhës shqipe në nivel të Republikës, e barabartë me gjuhën maqedonase, përdorimin e simboleve kombëtare, rritjen e përfaqësimit në institucionet shtetërore, zbardhjen e shumë proceseve gjyqësore të dyshimta, politikën e fqinjësisë së mirë, përshpejtimin e integrimit të vendit në NATO dhe Bashkimin Evropian si dhe një sërë çështjesh tjera që kanë të bëjnë me të drejtat etnike dhe konsolidimin e institucioneve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trump pranon ftesën e Macronit për një vizitë në Paris Posted: 28 Jun 2017 09:08 AM PDT

Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se presidenti i SHBA-së, Donald Trump e ka pranuar ftesën e presidentit francez, Emmanuel Macron për të qenë pjesë e festës në Ditën Bastille në Francë më 14 korrik. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Macron i ka bërë ftesë Trumpit përmes telefonit. Dita Bastille përkujton marrjen me forcë të kalasë Bastille më 14 korrik 1789 nga një turmë. Kjo ngjarje konsiderohet si pike kthese dhe si simbol i rëndësishëm për francezët. Kjo ditë shënohet si Dita Kombëtare e Francës dhe festohet cdo vit. Shtëpia e Bardhë ka thënë se Trump ka vullnet për të riafirmuar marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Francës. SHBA-të, do të përkujtojnë edhe 100 vjetorin e hyrjes së vendit në Luftën e parë Botërore. Trump dhe Macron janë takuar për herë të fundit në Bruksel gjatë muajit maj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Policia e Kosovës arreston 10 persona dhe konfiskon disa armë Posted: 28 Jun 2017 08:27 AM PDT

Pas hetimeve tremujore, Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në bashkëpunim me Agjencinë amerikane për luftën kundër drogës (DEA), ka realizuar tri operacione policore, ku janë arrestuar 10 persona. Në një njoftim të Policisë së Kosovës thuhet se hetimet janë zhvilluar në bashkëpunim të ngushtë me zyrtarët amerikanë në mënyrë paralele në të dyja vendet. Dy operacione janë realizuar në Republikën e Kosovës (rajoni i Pejës) dhe një në New York. Operacionet kanë rezultuar me arrestimin e katër (4) personave në Kosovë dhe gjashtë (6) personave në New York si dhe janë konfiskuar armë dhe prova të tjera materiale. “Janë konfiskuar 15 armë automatike AK-47, 120 fishekë, 7.62 mm, 1 anti-tank (zolla), 1 pistoletë, 1 pushkë ajrore, 63000 €, dy vetura, katër telefona celuarë”, thuhet në komunikatë. Me urdhër të prokurorisë kompetente personat e dyshuar janë dërguar në qendrën e mbajtjes për procedura të mëtejme ligjore. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Serbët e Kosovës shënojnë festën e Vidovdanit Posted: 28 Jun 2017 07:42 AM PDT

Qytetarët serbë të Kosovës festuan sot Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si “Vidovdan”. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Brohoritje nacionaliste dhe fotografi të Putinit në shënimin e Vidovdanit Posted: 28 Jun 2017 07:35 AM PDT

Disa qindra qytetarë serbë janë tubuar sot në Gazimestan, për të shënuar Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si Vidovdan. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar. Ceremonia fetare në Gazimestan është mbajtur pranë monumentit të Betejës së Kosovës, të ndërtuar nga mesi i shekullit të kaluar, nën administrimin jugosllav, në një fushë ku besohet të jetë zhvilluar beteja e Kosovës e shekullit XIV. Qytetarët serbë të mbledhur në Gazimestan kanë brohoritur parulla nacionaliste “Kosova është zemra e Serbisë”, kanë bartur flamuj serbë dhe rusë, si dhe kanë mbajtur edhe portrete të presidentit rus, Vladimir Putin. Në mesin e tyre ka pasur pjesëtarë të organizatave me ngjyrime nacionaliste, sikurse organizata “Obraz” (“Fytyra”). Të tubuarve në Gazimestan u është drejtuar peshkopi i Kishës Ortodokse Serbe, Atanasije Jevtiq. Ai kritikoi autoritetet e Serbisë, duke aluduar në presidentin serb, Alekasandar Vuçiq, të mos konsiderojnë se serbët e shohin Kosovën vetëm si mit. “Është e vërtetë dhe nuk është mitologji, ashtu siç po na flasin në pashallëkun e Beogradit, ata që në fakt rrëfejnë mitologjinë e integrimeve euro-amerikane, të atyre që na bombarduan, dhe që nuk çojnë askund. Kjo është Kosova dhe është e vërtetë. Vetëm një anti-serb mund të thotë se Kosova është mitologji. Këtë mund ta thotë vetëm tradhtari serb”, tha peshkopi Jevtiq. Të pranishmëve në Gazimestan u ka folur edhe pretenduesi i trashëgimtarit të fronit mbretëror serb, princi Aleksandar Karagjorgjeviq. Ai tha se shteti i Serbisë dhe serbët nuk duhet tu frikësohen ndryshimeve në botë. “Serbia është para ndryshimeve të mëdha. Në gjithë botën po ndodhin ndryshime. Askush nuk ka arsye që t’i frikësohet të ardhmes, nëse në të ecet me vizion. Nuk duhet të ketë frikë nëse respektohen të drejtat e njeriut. Serbia ka në çka të mbështetet nga e kaluara, gjë që na tregon edhe drejtimin se kah të shkojmë në të ardhmen. Nuk e festojmë Ditën e Shën Vidit si ditë e mposhtjes, por e festojmë si simbol i shpirtit të kombit”, tha Karagjorgjeviq. Në kremten e Ditës së Shën Vidit, në Kosovë ka qëndruar drejtori i Zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Në manastirin e Graçanicës, ai deklaroi se Kosova nuk është vetëm zemra e Serbisë, por shpirti dhe fytyra e popullit serb. “Dita e Shën Vidit është festë e shpirtit serb dhe lirisë serbe. Vidovdani na kujton për atë që si popull nuk kemi të ardhme pa kultivimin e traditës, të historisë sonë dhe anës shpirtërore, pa ruajtjen e shkrimit të shenjtë dhe pa shqetësimin shpirtëror”, tha Gjuriq. Tubimi në Gazimestan për shënimin e Ditës së Shën Vidit dhe përvjetorit të Betejës së Kosovës, është tradicional për qytetarët serbë, ndonëse vitet e fundit është shënuar pjesëmarrje më e vogël në numër krahasuar me disa vite të mëparshme. Zhivorad Vuksanoviq, një qytetar serb i Obiliqit, tha për Radion Evropa e Lirë se Gazimestani është vend i rëndësishëm për traditën e popullit serb. “Kjo është ditë e rëndësishme dhe ne që jetojmë këtu e vizitojmë këtë vend, që është i shenjtë për ne. Kjo duhet të respektohet, sepse për këtë vend ka vdekur dikush, që të jetë i lirë. Por, tash po rikthehet situata, në të cilën nuk ka stabilitet dhe siguri”, tha Vuksanoviq. Momir Markoviq, një qytetar tjetër serb, i tha Radios Evropa e Lirë se shënimin e përvjetorit të betejës së Kosovës, nuk duhet ta bëjnë vetëm serbët, por edhe shqiptarët, për shkak se, sipas tij, në këtë betejë edhe shqiptarët kanë qenë pjesë e aleancës kundër Perandorisë Osmane. Por, ai fajëson regjimin Slobodan Milosheviqit, i cili në vitin 1989, shënimit të 600 vjetorit të kësaj beteje, i kishte dhënë ngjyra krejtësisht nacionaliste. “Atëherë nuk u ftuan në këtë festë politikanët dhe banorët shqiptarë të Kosovës. Për këtë shkak, edhe sot nënçmohet ardhja e tyre. Ndërkaq, në fakt, do të duhej që së bashku ta festojmë këtë ditë”, tha Markoviq. Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Sulmet kibernetike trazojnë botën Posted: 28 Jun 2017 06:40 AM PDT

Kompanitë në të gjithë botën ende janë duke u përballur me efektet e një sulmi masiv kibernetik, i cili bllokoi sistemet kompjuterike, përfshirë edhe Qeverinë dhe disa firma ukrainase. Duket se Ukraina ka qenë caku i sulmit të madh, i cili nisi më 27 qershor, pasi në këtë vend u sulmuan rrjetet kompjuterike, ueb faqet e bankave dhe kompanive tjera industriale, shërbimet postare, aeroporti ndërkombëtar i Kievit, dhe disa sisteme në centralin bërthamor në Çernobil. Mirëpo, cak i sulmit kanë qenë edhe shtete dhe kompani të tjera në të gjithë botën. Ritmi i virusit është zvogëluar gjatë ditës së mërkurë, pasi softueri kërkon lidhje direkte në rrjetet kompjuterike, një faktor i cili mund të ketë limituar shpejtësinë e përhapjes së virusit në rajonet ukrainase, të cilat kanë më pak qasje në internet. Sidoqoftë, shumë biznese në rajonin e Azi-Paqësorit, kanë njoftuar për probleme me të cilat janë përballur gjatë së sotme kur kanë tentuar të kryejnë operacionet e tyre me kompani evropiane të cilat po ashtu janë prekur nga ky virus. Ngjashëm me sulmin masiv të muajit të kaluar nga virusi WannaCry, sulmi i ri është shpërndarë me anë të një mjeti që ekspertët kibernetikë besojnë se është krijuar nga Agjencia Kombëtare e Sigurisë (NSA) në SHBA dhe është shpërndarë online nga një grup misterioz, që njihet si Shadowbrokers. Gjatë sulmit, ky softuer e bllokon qasjen e përdoruesit të kompjuterit derisa të kryhet pagesa në valutën vituale të njohura si Bitcoin. Kompania ruse kundër viruseve Kaspersky Lab, ka thënë se kanë zbuluar rreth 2000 sulme, shumica prej tyre në Ukrainë, Rusi dhe Poloni. Kryeministri ukrainas, Volodymyr Hroysman, ka thënë se Ukraina është përballur me një sulm “të paparë” kibernetik mirëpo ” sistemet vitale” nuk janë prekur. Banka Qendrore e Rusisë ka thënë se kanë qenë disa raste të izoluara që janë prekur nga ky virus. Kompania Rosneft, e cila është njihet si një ndër kompanitë më të mëdha të karburanteve në Rusi, ka thënë se serverët e tyre janë sulmuar mirëpo ajo nuk ka ndikuar në prodhimin e karburanteve. Edhe disa kompani siç janë WPP, kompani e reklamimit në Britani të Madhe apo DLA Piper, kompani ligjore në Shtetet e Bashkura janë prekur nga ky virus. Këshilli për Siguri Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë ka deklaruar se agjencitë qeveritare janë duke hetuar sulmin dhe se SHBA-ja është “e vendosur për t’i mbajtur përgjegjës aktorët e sulmit”. Departamenti i SHBA-së për Siguri Kombëtare u ka thënë atyre që kanë qenë viktima të këtij sulmi, që të mos bëjnë ndonjë pagesë pasi nuk ka siguri se dokumentet do të rikthehen prapë. Ky departament po ashtu ka njoftuar se janë duke monitoruar sulmin në bashkëpunim edhe me shtete të tjera. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në një konference në Bruksel, ka thënë se sulmet kibernetike “theksojnë rëndësinë e rritjes së mbrojtjes nga këto sulme dhe se NATO është duke punuar pikërisht në këtë aspekt”. Ekspertët e sigurisë besojnë se ndikimi këtij sulmi do të jetë me i vogël në krahasim me virusin WannaCry, i cili ka sulmuar me mijëra kompjuterë në të gjithë botën gjatë muajit maj. Në të njëjtën kohë, BBC ka raportuar se hulumtuesit e sigurisë kanë zbuluar një “vaksinë” kundër sulmeve kibernetike, e cila është në formë dokumenti dhe mund t’i pengojë sulmet. Mirëpo ekspertët kanë thënë se ende nuk kanë zbuluar diçka që mund pengojë virusin nga shpërndarja nëpër kompjuterët e cenueshëm. Përgatiti: Krenare Cubolli This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ndikimi në rritje i grupeve ekstremiste në Kosovë Posted: 28 Jun 2017 06:21 AM PDT

Analiza e fundit e bërë nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) dhe Agjencia për Zhvillim Ndërkombëtar i Shteteve të Bashkuara (USAID), mbi parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, ka vënë në pah se Kosova mund të bëhet objekt i sulmeve terroriste. Në këtë analizë janë dhënë perceptimet e qytetarëve të Kosovës lidhur me ekstremizmin e dhunshëm dhe rezistencën e shoqërisë ndaj presioneve që ndihmojnë depërtimin e ideologjive fetare ekstremiste.  Rezultatet e grupeve të fokusit konfirmojnë gjetjet se ndikimi i grupeve ekstremiste në Kosovë është rritur. Atdhe Hetemi menaxher i projektit në UNDP, ka thënë se rezultatet nga grupet e fokusit sugjerojnë se perceptimi i kërcënimit të sulmeve terroriste është më i lartë se gjatë viteve të mëparshme. “Janë disa faktorë që hartuesit e këtij dokumenti i kanë identifikuar si faktorë shtytës për ekstremizmin e dhunshëm në Kosovë. Ato janë pakënaqësia e qytetarëve me sistemin e ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqësorin në Kosovë. Pastaj mungesa e pjesëmarrjes në aktivitete të organizuara nga shoqëria civile, komunat ose institucionet e qendrore të Kosovës”. “Po ashtu si faktor është edhe ndjenja e izolimit, stigmatizimi nga shoqëria i atyre njerëzve që janë praktikues të fesë, papunësia, varfëria dhe kushtet e tjera socio-ekonomike, veçanërisht sistemi i dobët i arsimit”, ka theksuar Hetemi. Përveç faktorëve shtytës në radikalizmin e dhunshëm që shpie në terrorizëm, Hetemi thekson se studimi vë në pah edhe faktorët tërheqës. “Globalizimi si fenomen është faktor kyç tërheqës sa i përket radikalizmit të mundshëm të njerëzve në përgjithësi, mandej organizatat humanitare që kanë ardhur nga Lindja e Mesme gjithashtu kanë qenë faktorë tërheqës, literatura e printuar me përmbajtje radikale dhe ekstremiste të interpretimit të çështjeve të caktuara religjioze, interneti dhe rrjetet sociale”, thekson Hetemi. Në këtë studim, sipas Hetemit, potencohet se gratë në Kosovë kanë një potencial të madh për të ndihmuar në parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, sepse siç thekson ai, ato vërejnë shenjat e radikalizmit të anëtarëve të familjes në fazat e tyre të hershme. Për luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm, sipas UNDP-së kërkohen masa urgjente të ngritjes së bashkëpunimit ndërmjet institucioneve të pushtetit qendror dhe lokal në Kosovë. Edhe përfaqësues të mekanizmave të sigurisë dhe gjyqësorit në Kosovë, në një konferencë të mërkurën kanë thënë se janë të vendosur në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm. Ata kanë theksuar se një aspekt shumë i rëndësishëm i luftimit të terrorizimit është edhe identifikimi i kanaleve të financimit dhe pastrimit të parave. Sipas tyre, sa më të suksesshëm të jenë institucionet në ndaljen e financimit të terrorizmit, aq më të mëdha janë gjasat që të luftohet terrorizmi. Gjatë vitit të kaluar sipas të dhënave të Prokurorisë së Shtetit ka pasur ngrirje të parave të gatshme në vlerë prej 500.000 eurosh, kur para të dyshimta janë pranuar në llogari të disa individëve brenda vendit. Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka thënë se Kosova dhe sistemi prokurorial i ka dhënë rëndësi të posaçme luftimit të terrorizmit. Sipas tij, sistemi prokurorial ka goditur në themel aktivitetet dhe grupet terroriste. “Lufta kundër terrorizimit, pastrimit të parave, krimit të organizuar dhe korrupsionit, janë elemente të rëndësishme drejt rrugës së Kosovës në BE. Kjo rrugë kërkon që të zbulohen, hetohen dhe ndëshkohen të gjitha ata individë që paraqesin rrezik për sigurinë, lirinë dhe drejtësinë për vendin tonë. Terrorizmi është një problem ndërkombëtar, me të cilin po ballafaqohet bota; fatkeqësisht edhe vendi ynë nuk ka mbetur imun ndaj kësaj sfidë të sigurisë”, ka theksuar Lumezi. Për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që shpie në terrorizëm, Kosova tanimë ka në zbatim Strategjinë Nacionale. Së paku, 300 shtetas të Kosovës kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja në Siri dhe Irak, të pozicionuar në anën e organizatave të shpallura terroriste, siç është i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Nusra. Një numër prej tyre, kanë humbur dhe jetën e tyre në këto vatra. Strukturat e sigurisë në vend kanë theksuar se në fushëbetejat e huaja janë duke qëndruar ende 140 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë. Nga këto vende të luftës, në Kosovë tashmë janë kthyer 100 persona. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Aleatët e NATO-s i rrisin shpenzimet për mbrojtje Posted: 28 Jun 2017 05:28 AM PDT

Aleatët e NATO-s, me përjashtim të Shteteve të Bashkuara, do t’i shtojnë shpenzimet e mbrojtjes deri në 4.3% këtë vit, duke krijuar një ngritje të përgjithshme prej 46 miliardë dollarësh, prej vitit 2014, ka thënë sot sekretari i përgjithshëm i aleancës veri-atlantike, Jens Stoltenberg. “Pas viteve të rënies, në vitin 2015 ne e kemi parë një rritje reale në shpenzime të mbrojtjes në mesin e aleatëve evropianë dhe Kanadasë”, tha zoti Stoltenberg në Bruksel. “Për t’i mbajtur vendet tona të sigurta, ne duhet të punojmë për shtimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe ndarje korrekte të ngarkesës në gjithë aleancën tonë”, tha Stoltenberg gjatë një konterence për shtyp, një ditë para se ministrat e shteteve anëtare të NATO-s, të takohen për të diskutuar për shpenzime më të mëdha ushtarake. NATO-ja e kishte përcaktuar qëllimin për shpenzim të 2% të GDP-së për mbrojtje, për secilin anëtar, por vetëm Shtetet e Bashkuara, Britania, Estonia, Greqia dhe Polonia, e kanë arritur këtë qëllim, dhe kjo ka ndikuar që Shtetet e Bashkuara ta bartin barrën pothuajse 70% të shpenzimeve të aleancës. Gjatë një takimi me liderët e NATO-s në Bruksel, më 26 maj, presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kritikuar ashpër shumë shtete anëtare të NATO-s, për dështim që t’i plotësojnë synimet e përcaktuara të shpenzimeve ushtarake. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Gjykata Speciale e gatshme të nisë me aktakuzat e para për krime lufte Posted: 28 Jun 2017 04:59 AM PDT

Gjykata Speciale për krime lufte do të jetë e gatshme për punë brenda shtatë ditësh, përfshirë edhe trajtimin e rasteve gjyqësore. Fillimi i punës së kësaj gjykate e njohur si Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit Special, është mundësuar pas harmonizimit të Rregullores së Procedurës dhe Provave me Kushtetutën e Kosovës. Tani, thuhet se varet nga Gjykata Speciale se kur do të iniciojë aktakuzat e para. Selia e Gjykatës është në Hagë të Holandës, kurse përbërja e saj është nga prokurorë e gjykatës ndërkombëtarë. Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë do të hetojë krimet e pretenduara të pjesëtarëve të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që siç thuhet, ‘i kanë kryer ndaj pjesëtarëve të komuniteteve pakicë dhe kundërshtarëve politikë nga viti 1998 e deri në fund të vitit 2000’, siç e ka përshkruar në raportin e tij për Këshillin Evropian senatori Dick Marty. Kryetarja e Dhomave të Specializuara, gjykatësja, Ekaterina Trendafilova ka deklaruar se Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese konstatoi se Rregullorja e Procedurës dhe e Provave është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Së pari, vendimi i Dhomës së Specializuar të Gjykatës Kushtetuese garanton se Rregullorja përfshinë standardet më të larta të të drejtave të njeriut. Së dyti, me miratimin e Rregullores së Procedurës dhe të Provave, Dhomat e Specializuara mundësojnë një sistem të fortë për mbrojtjen e individëve të cilët mund të jenë të rrezikuar për shkak të pjesëmarrjes së tyre në procedura para Dhomave të Specializuara”, ka deklaruar Trendafilova. Së treti, sipas saj, me hyrjen në fuqi të Rregullores, pas shtatë ditësh nga dita e sotme (28 qershor) “nuk do të ketë kurrfarë pengese ligjore për marrjen e çfarëdo parashtrimi ose aktakuze nga Zyra e Prokurorit të Specializuar”. Pas shqyrtimit të Rregullave të Rishikuara të miratuara nga Plenarja, Gjykata konstatoi se ato ishin në përputhje me Kapitullin II të Kushtetutës së Kosovës. Rregullat të cilat nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, pamundësuan deri më tani procedurat e posaçme hetimore ndaj personave, përfshirë edhe masat tjera, deri te paraburgimi. Në prill të vitit 2017 ishte vlerësuar se nëntë nga 208 rregullat e dokumentit mbi të cilin funksionon kjo gjykatë nuk ishin në harmoni me Kushtetutën e Kosovës, kështu që ndërkohë erdhi deri te plotësimi dhe harmonizimi i tyre. Rregullorja e Procedurës dhe Provave u miratua në mars të vitit 2017 në seancën plenare të gjyqtarëve ndërkombëtarë të kësaj gjykate. Ky dokument parasheh mbrojtjen e dëshmitarëve, viktimave dhe personave të tjerë në rrezik për shkak të dëshmisë apo bashkëpunim me Dhomat e Specializuara. Gjykata Speciale ka nxitur debate të ashpra në Kosovë, këto dy vitet e fundit. Përderisa një pjesë e spektrit politik e konsideron atë të padrejtë dhe të njëanshme, pasi që do të hetojë vetëm krimet e supozuara të pjesëtarëve të UÇK-së, pjesa tjetër e spektrit që ka mbështetur edhe ndryshimet ligjore e kushtetuese për punën e kësaj Gjykate, ka vlerësuar se me gjykimet që priten, nuk atakohet lufta e UÇK-së por individët. Sidoqoftë, Qeveria e Kosovës, tashmë në largim, ka ndarë mbi 1. 5 milionë euro në buxhetin e këtij viti, për t’u ofruar ndihmë juridike dhe financiare personave që mund të akuzohen nga Gjykata Speciale. Kjo shumë, sipas Qeverisë, është ndarë në bazë të Ligjit për mbrojtjen juridike dhe financiare të personave të cilët mund të jenë akuzuar nga Gjykata Speciale. Sipas këtij ligji, të gjithë personat që mund të akuzohen kanë të drejtën e kërkesës për asistencë në mbulimin e shpenzimeve të mbrojtjes dhe të angazhimit të mbrojtësve të pavarur. Përveç kësaj mbështetjeje financiare, ligji i siguron edhe anëtarët e ngushtë të familjes të personave të akuzuar për krimet e pretenduara, përfshirë këtu edhe shpenzimet e ndërlidhura me udhëtimet e tyre kur procedurat gjyqësore zhvillohen jashtë Kosovës. Analistët politikë, kanë paralajmëruar se Kosova mund të përballet me situata të paparashikueshme, për shkak të fillimit të punës së Gjykatës Speciale.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Hyseni: Lufta kundër trafikimit me njerëz vazhdon Posted: 28 Jun 2017 04:34 AM PDT

Ministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë në largim të Kosovës, Skënder Hyseni ka thënë se Kosova është e përkushtuar në fushën e luftimit të trafikimit më qenie njerëzore. Duke komentuar raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), për këtë çështje, Hyseni tha gjatë një konference për media se “ekziston përkushtimi që kjo çështje të trajtohet në pajtim më dimensionin që ka si problem në shoqëri”. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikim me qenie njerëzore, të publikuar të martën, thuhet se Qeveria e Kosovës nuk i ka përmbushur plotësisht standardet për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim. Ministri në largim, Skënder Hyseni, është pajtuar me konstatimet dhe rekomandimet e paraqitura në raport dhe është zotuar që ato të zbatohet plotësisht. Raporti i DASH-it thekson se “zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë kryer hetime proaktive, përfshirë hetime të përbashkëta me Inspektoratin e Punës”. Megjithatë, vijon ai, gjykatësit kanë shqiptuar dënime të buta për trafikuesit dhe prokurorët kanë vazhduar t’i degradojnë rastet e trafikimit në krime më të vogla. “Siç është raportuar gjatë pesë vjetëve të kaluar, Kosova është burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar”. “Trafikantët i rekrutojnë viktimat me premtime të rreme për martesë ose oferta pune në kafene, klube nate dhe restorante”, thuhet po ashtu në raport. Departamenti amerikan i Shtetit thekson në raport se shumica e viktimave të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
BE-ja zyrtarisht i ka zgjatur sanksionet kundër Rusisë Posted: 28 Jun 2017 04:05 AM PDT

Shtetet anëtare të Bashkimit Evropian sot edhe zyrtarisht i kanë zgjatur sanksionet ekonomike kundër Rusisë edhe për gjashtë muaj. Javën e kaluar, gjatë një takimi dyditësh në Bruksel, shefat e shteteve dhe të qeverive të 28 vendeve anëtare të BE-së, janë pajtuar për zgjatjen e sanksioneve deri më 31 janar të vitit të ardhshëm. Në këtë samit, kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i kanë informuar zyrtarët e tjerë të lartë të shteteve anëtare, se në ç’mënyrë forcat qeveritare të Ukrainës dhe separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, po i respektojnë marrëveshjet e Minskut të arritura në vitin 2015, që kanë për qëllim përfundimin e konfliktit. Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar ky konflikt, e deri tash, janë vrarë më se 10 mijë njerëz. Diplomatët e Bashkimit Evropian i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se në mesin e shteteve anëtare ka pajtueshmëri të gjërë për qëndrim të ashpër ndaj Moskës lidhur me Ukrainën, derisa në të njejtën kohë, duhet mbetur të hapur për dialog dhe për çështje të tjera të politikës së jashtme. Sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë, që kryesisht janë të fokusuara në sektorin bankar dhe atë financiar, së pari ishin imponuar nga Brukseli në verë të vitit 2014, si përgjigje ndaj aneksimit ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Rusisë dhe për shkak të mbështetjes së Rusisë ndaj separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Lumezi: Terrorizmi – problem me të cilin po ballafaqohet bota Posted: 28 Jun 2017 03:40 AM PDT

Kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi, ka thënë sot në Prishtinë se “terrorizmi është një problem ndërkombëtar me të cilin po ballafaqohet bota” dhe ka sahtuar se “më shumë se kurrë kërkohet një koordinimi edhe më i ngushtë, bashkërendimi i aktiviteteve, shkëmbimit të informatave dhe të gjitha formave tjera të bashkëpunimit ndër fqinjësor e ndërkombëtar për një luftim sa më efikas kundër kësaj të keqeje të përbashkët që ka një emër të frikshëm: terrorizmi”. Këto komentet Lumezi i ka bërë në punëtorinë me temë Financimi i Terrorizmit dhe Pastrimi i Parave, që është organizuar nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve, Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnimin e Hetimeve Penale (ICITAP) dhe Programi për Ndihmë, Trajnim dhe Zhvillim Prokurorial Jashtë Vendit (OPDAT) në Kosovë. Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryeprokurori ka deklaruar se grupe të ndryshme nëpër vende të ndryshme duket se kanë zgjedhur që qëllimet e tyre politike, ideologjike apo të besimeve fetare, t’i arrijnë përmes dhunës dhe terrorit. Ai theksoi, po ashtu, se Kosova dhe sistemi prokurorial i saj i ka dhënë rëndësi të posaçme luftimit të terrorizmit dhe në këtë drejtim sistemi prokurorial i ka goditur në themel aktivitetit dhe grupet terroriste. “Nuk mungojnë as aktgjykimet dënuese. Gjatë vitit 2016 kemi pranuar 37 kallëzime penale me 103 persona ndërsa kemi zgjidhur 28 kallëzime penale me 66 persona. Ndërsa, gjatë periudhës janar – mars 2017, kemi pranuar 1 rast me 3 persona dhe kemi zgjidhur 6 kallëzime penale me 8 persona”, thuhet pos tjerash në një komunikatë nga kryeprokuroria. Një aspekt shumë i rëndësishëm i luftimit të terrorizimit, ka thënë Lumezi, është edhe financimi i terrorizmit dhe pastrimi i parave. “Gjatë vitit të kaluar kemi pasur ngrirje të parave të gatshme në vlerë prej 500 mijë eurove, kur para të dyshimta janë pranuar në llogari të disa individëve brenda vendit. Lufta e tillë duhet të përshkallëzohet dhe me konfiskimin e pasurive tjera të grupeve të tilla duke pamundësuar sa më shumë që është e mundur zhvillimin e aksioneve me pasoja të tmerrshme për civilët e pafajshëm, ngase ata pothuajse në shumicën e rasteve janë shënjestra e terroristëve”, ka thënë kryeprokurori i Kosovës, Aleksandër Lumezi. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Irani i akuzon SHBA-të për “përshkallëzim të rrezikshëm” në Siri Posted: 28 Jun 2017 02:31 AM PDT

Irani i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për “përshkallëzim të rrezikshëm” në Siri, pasi Uashigntoni ka tërhequr vërejtjen se presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, ndoshta është në përgatitje të një sulmi tjetër kimik, për të cilin, në rast se ndodhë, Damasku do të paguante “çmim të rëndë”. “Një tjetër përshkallëzim i rrezikshëm amerikan në Siri me pretekst të rrejshëm”, ka shkruar dje në rrjetin Twitter, ministri i jashtëm iranian, Mohammad Javad Zarif, dhe ka shtuar se kjo do t’i “shërbejë vetëm grupit Shteti Islamik, kur ai po çrrënjoset nga populli irakian dhe sirian”. Akuzat e Iranit janë bërë derisa presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i është bashkuar presidentit amerikan, Donald Trump, për përgjigje të përbashkët kundër çfarëdo sulmi të ri kimik nga Siria. Së bashku me Rusinë, Irani është aleati më i madh i presidentit sirian, Bashar al-Assad. Rusia, po ashtu, e ka kritikuar atë që Kremlini thotë se janë “kërcënime të papranueshme” të Uashingtonit. Irani e furnizon Assadin me ushtarë, ndërsa Rusia e mbështet me forcë ajrore, në luftën e Assadit kundër kryengritësve dhe ekstremistëve të Shtetit Islamik. Dje më herët gjatë ditës, Shtetet e Bashkuara thanë se Qeveria e Sirisë duket se po përgatit sulm me armatim kimik dhe ka tërhequr vërejtjen se Siria do “të paguante çmim shumë të rëndë”, nëse diçka e tillë ndodhë. Pentagoni tha se ky aktivitet është detektuar në bazën ajrore të ushtrisë siriane, Shajrat. Shtëpia e Bardhë tha se aktivitete të ngjashme ishin parë edhe para se gazi helmues sarin, ishte hedhur në qytetin Khan Sheikhoun, më 4 prill. Ky qytet ishte nën kontrollin e kryengritësve. Dhjetëra njerëz ishin vrarë dhe kjo ka ndikuar që presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar sulm raketor kundër bazës Shajrat, prej nga, sipas Uashingtonit, ishin nisur aeroplanët luftarakë sirianë, gjatë sulmit në Khan Sheikhoun. Qeveria në Damask e ka hedhur poshtë pohimin amerikan se po përgatit sulm kimik. Presidenti Bashar al-Assad, më herët ka thënë se incidenti në Khan Sheikhoun ishte i fabrikuar. Gjatë një bisede të djeshme telefonike të presidentit francez, Emmanuel Macron, me presidentin amerikan, Donald Trump, Parisi është pajtuar për “nevojën e veprimit për përgjigje të përbashkët në rast të sulmeve kimike në Siri”, ka njoftuar presidenca e Francës. Forcat amerikane e kanë shtuar praninë e tyre në Siri për afro një mijë ushtarë, gjatë muajve të fundit, derisa Pentagoni e ka shtuar fushatën e vet kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik, i cili sulmohet nga forcat e kryengritësve, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara në qytetin Raka në Siri, që është bazë e fuqishme e Shtetit Islamik. Por, forcat amerikane, po ashtu, i kanë intensifikuar edhe sulmet kundër forcave siriane dhe atyre që mbështeten nga Irani në këtë fushëbetejë. Shtetet e Bashkuara i kanë rrëzuar disa fluturake pa ekuipazh të Iranit, i kanë bombarduar milicitë e mbështetura nga Irani, që janë aleate të qeverisë së Sirisë, dhe e kanë rrëzuar një aeroplan luftarak sirian, për të cilin Pentagoni tha se ishte përgatitur për t’i bombarduar trupat kryengritëse, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara. Shtëpia e Bardhë e ka bërë të qartë se vërejtja e fundit kundër sulmeve kimike të Sirisë, nuk është e drejtuar vetëm kundër Assadit, por ka të bëjë edhe me aleatët e tij. “Qëllimi është në këtë pike, që jo vetëm Assadit t’i dërgohet mesazh, por edhe Rusisë dhe Iranit”, tha ambasadorja amerikane në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley. Assadi nuk u është përgjigjur kërcënimeve amerikane, derisa e ka vizituar një bazë ajrore në pjesën perëndimore të Sirisë, ku gjenden ushtarët dhe aeroplanët e Rusisë. I shoqëruar nga shefi i shtamadhorisë së ushtrisë ruse, gjenerali Valery Gerasimov, presidenti Assad është ngjitur në kabinën e aeroplanit luftarak rust të tipit, Su-35. “Populli i Sirisë nuk do ta harrojë mbështetjen e vëllezërve të tyre rusë”, ka shkruar Assadi në librin e kujtimeve në këtë bazë. Përgatiti: Fatmir BujupiThis posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Prishtina synon të jetë befasi në Ligën e Evropës Posted: 28 Jun 2017 02:10 AM PDT

Klubi i futbollit Prishtina, të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Evropës. Prishtina do të ndeshet me Norrkoepingun e Suedisë. Përfaqësuesit e klubit thonë se janë të gatshëm për ndeshjet e këtij rangu. Arsim Thaçi, trajner i ekipit, shprehet optimist që klubi do të arrij suksese në këtë garë, pavarësisht mungesës së përvojës. “Ne e kemi marrë vesh me vonesë që Prishtina do të jetë ekip që do të merr pjesë në Ligën e Evropës. Mundësitë për përgatitje maksimale kanë qenë të kufizuara. Ne jemi përgatitur brenda Kosovës edhe normal që kemi provuar ta përfundojmë një cikël stërvitor për t’u përgatitur dhe për ta prezantuar nivelin e futbollit të Kosovës, por edhe normal jemi të gatshëm të tregojmë edhe vlerat në aspektin sportiv dhe të cilësisë”. “Kështu që në atë aspekt edhe kemi punuar dhe jemi stërvitur dhe të shohim ndeshjen e cila normal për ne është domethënëse edhe historike”, tha Thaçi. Marrë parasysh nivelin e futbollit në arenën ndërkombëtare dhe futbollit në Kosovë, trajneri Thaçi, thotë se nuk mund të parashikohet kualifikimi i Prishtinës për në Ligë të Evropës, por premton angazhimin maksimal të ekipit që e udhëheqë.  “Në këtë drejtim, historike dhe befasia e xhiros së parë në Evropa Ligë kishte me qenë fitorja e ndaj këtij ekipi. Sido që të jetë ne kemi përball një ekip shumë të fortë edhe krejt çka është me rëndësi, do ta prezantojmë futbollin e Kosovës në mënyrën më të mirë të mundshme”, tha Thaçi. Ekipit të Prishtinës, sikurse edhe ekipeve tjera nga Kosova, u mungon përvoja e ndeshjeve ndërkombëtare. Por, kjo përvojë nuk i mungon kapitenit të ekipit, Armend Dallku. Ai beson se do t’i prijë ekipit drejt fitores së parë në Ligën e Evropës. “Ne jemi duke u përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje. Shpresojmë që të jemi befasia e këtij edicioni, sepse ne siç e dimë jemi fillestar në këto gara dhe është hera e parë që Prishtina merr pjesë në këto gara”.  “Normalisht jemi në disavantazh sepse në mesin tonë të ekipit kemi lojtar që për herë të parë bëjnë gara në ketë lloj kompeticioni”, ka thënë Dallku. “Çdo gjë është e mundur nëse ekziston dëshira dhe vullneti. Siç e dini për këto gara bëhet fjalë për dy ndeshje, kemi ndeshjen e parë si mysafir, kurse ndeshjen e dyte të kthimit e kemi në Mitrovicë. Kështu që asgjë nuk përfundon me një ndeshje. Duhen dy ndeshje dhe siç e thash, shpresojmë të jemi befasi”, tha Dallku. Ekipet nga Kosova, po marrin pjesë për herë të parë në kualifikimet për ligat evropiane.  Përveç përvojës, infrastruktura në stadiumet e futbollit të Kosovës është bërë pengesë për klubet e futbollit që t’i zhvillojnë stërvitjet dhe ndeshjet në terren e tyre. Zyrtarët thonë se është duke u punuar për renovimin e dy stadiumeve, që pritet të jenë të gatshme në një te ardhme të shpejt. Ekspertët e futbollit thonë se lidhur me infrastrukturën ka pasur mungesë të një strategjie afatgjate. Ndryshe, Kosovës, pranimi në FIFA, i ka hapur rrugën që të marrë pjesë në garat kualifikuese. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Serbët e Kosovës shënojnë festën e Vidovdanit Posted: 28 Jun 2017 01:31 AM PDT

Qytetarët serbë të Kosovës festojnë sot Ditën e Shën Vidit, të njohur më shumë si “Vidovdan”. Kremtimi i kësaj dite ndërlidhet me përvjetorin e 628 të Betejës së Kosovës, që historia serbe e njeh si fitoren shpirtërore të saj, pavarësisht një humbjeje të madhe të forcave ballkanike dhe vrasjes së princit serb Llazar. Për shënimin e kësaj dite, sot është mbajtur liturgjia e shenjtë në Manastirin e Graçanicës, ndërkohë që një ceremoni tjetër fetare është paralajmëruar të mbahet në Gazimestan, në një fushë ku besohet të jetë zhvilluar beteja e Kosovës e shekullit XIV. Në këtë ceremoni pritet të marrë pjesë patriarku serb Irinej, si dhe drejtori i zyrës për Kosovën i Qeverisë së Serbisë, Marko Gjuriq. Kremtimi i përvjetorit të Betejës së Kosovës në vitin 1989, në kohën e udhëheqjes së presidentit serb Sllobodan Millosheviq, u kthye në kulmin e nacionalizmit në ish-Jugosllavi, me shpalljen siç thuhej të bashkimit të Serbisë, përmes rrënimit të autonomisë së Kosovës dhe me paralajmërimin e luftërave të përgjakshme që çuan në shkatërrimin e ish federatës jugosllave.     This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ritmi i sulmit global kibernetik duket se është ngadalësuar Posted: 28 Jun 2017 01:28 AM PDT

Kompjuterët në gjithë botën janë goditur nga sulmi madhor kibernetik, ndërsa kompanitë në Ukrainë janë në mesin e atyre që janë prekur më së tepërmi. Dukej se Ukraina ishte caku kryesor i këtij sulmi që filloi dje, por ai i ka goditur edhe vendet e tjera dhe kompanitë ndërkombëtare në gjithë botën. Ritmi i sulmit duket se është ngadalësuar sot, pjesërisht edhe për shkak se ky virus duket se kërkonte kontakt direkt ndërmjet rrjeteve kompjuterike, faktor ky që ka mundur ta kufizoj përhapjen e tij në rajonet me më pak lidhje me Ukrainën. Megjithatë, bizneset në rajonin Azi-Paqësor sot kanë raportuar për disa çrregullime, ndërsa janë goditur operacionet e disa kompanie evropiane. Sulmi i ri kibernetik e ka përdorë të njejtin mjet depërtimi sikur me rastin e sulmit të ngjashëm muajin e kaluar. Softuerët keqbërës e bllokojnë kompjuterin e përdoruesit, derisa të paguhet një çmim në monedhën digjitale, Bitcoin.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trump e sulmoi rrjetin CNN pas tërheqjes së një raporti Posted: 28 Jun 2017 12:44 AM PDT

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shfrytëzuar tërheqjen e një artikulli për hetimet në Uashington lidhur me përzierjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar, për ta goditur këtë rrjet, duke thënë se kjo tregon se raportet e tilla janë “lajme të rrejshme”. “CNN e ka tërhequr tregimin e madh për Rusinë, me tre të punësuar që janë detyruar të paraqesin dorëheqje. Çka ndodhë me të gjitha raportet e tjera mashtruese që ata i bëjnë? Lajm i rrejshëm”, ka shkruar dje Trump në rrjetin Twitter. Mëtutje, zotit Trump e ka shtruar pyetjen se “çka do të ndodhë me rrjetet NBC, CBS dhe ABC” dhe gazetat “e dështuara, New York Times dhe Washington Post”, për të cilat ai thotë se ato po ashtu “të gjitha janë lajme të rrejshme”. Raporti i tërhequr ishte botuar në faqen në Internet të rrjetit CNN më 22 qershor dhe ishte tërhequr një ditë më vonë, me të gjitha lidhjet në Internet. CNN menjëherë ka kërkuar falje nga personi, Anthony Scaramucci, anëtar i ekipit të tranzicionit të zotit Trump, që ishte personazh i raportit të tërhequr. Autori i raportit, Thomas Frank, ka dhënë dorëheqje, së bashku me redaktorin Eric Lichtblau, dhe shefin e njësisë investigative të CNN-it, Lex Harris. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Prishtina në Ligën e Evropës Posted: 28 Jun 2017 12:43 AM PDT

Klubi i futbollit Prishtina, të enjten do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për Ligën e Evropës. Prishtina do të ndeshet me Norrkoepingun e Suedisë. Përfaqësuesit e klubit thonë se janë të gatshëm për ndeshjet e këtij rangu.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Rreth 113 milionë euro u janë shpërndarë punëtorëve nga privatizimi Posted: 27 Jun 2017 11:39 PM PDT

Mbi 113 milionë euro ka arritur shuma e shpërndarë nga Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) nga Fondi prej 20 për qind, që është ndarë për ish-punëtorët e ndërmarrjeve të privatizuara, thonë zyrtarë të kësaj agjencie. Ylli Kaloshi, zëdhënës në AKP, tha për Radion Evropa e Lirë se muajin e kaluar kjo agjenci ka shpërndarë 2.8 milionë euro për rreth 4 mijë ish-punëtorë të 28 ndërmarrjeve shoqërore. Sipas rregullores që daton që nga koha e Administratës së Kombeve të Bashkuara (UNMIK), fondi prej 20 për qind, ndahet nga shuma e përgjithshme e shitjes së ndërmarrjeve dhe ajo u takon punëtorëve.  “Nga fondet e 20 përqindëshit, deri me tani agjencia ka shpërndarë rreth 113 milionë euro dhe nga këto shpërndarje kanë përfituar rreth 46 mijë punëtorë dhe ish-punëtorë të ndërmarrjeve shoqërore”, tha Kaloshi. Procesi i privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore ka filluar që nga viti 2002. Deri më tani janë privatizuar mbi 1300 ndërmarrje, kurse shuma e mjeteve të grumbulluara nga ky proces ka arritur në mbi 760 milionë euro. Këto mjete mbahen të ngrira në Bankën Qendrore të Kosovës. Kurse, 90 milionë euro janë transferuar si fonde tepricë në buxhetin e Kosovës.  Në anën tjetër, përfaqësuesit e punëtorëve e konsiderojnë të zvarritur procesin e shpërndarjes se 20 përqindëshit, për shkak të, siç thonë ata, zgjatjes tej mase të procesit të privatizimit të ndërmarrjeve shoqërore. Kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Punëtorëve të Kosovës, Haxhi Arifi, tha se vonesat eventuale ndodhin për shkak të disa ankesave të ish-punëtorëve në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Megjithatë Arifi, tha për Radion Evropa e Lirë se edhe procesi i privatizimit duhet të ketë një periudhë kohore se kur do të përfundojë. “Po të kishte angazhim më të madh, si nga ana e ndërkombëtarëve po ashtu edhe vendorëve, do të realizoheshin më tepër lista të punëtorëve për 20 përqindësh”, tha Arifi.  Ndërkaq, ekspertë të çështjeve ekonomike nuk e mohojnë faktin e zvarritjes së lëndëve nga Dhoma e Posaçme e Gjykatë Supreme, por që problemi kryesor për vonesat e shpërndarjes se 20 përqindëshit, sipas tyre, është politizimi i Agjencisë Kosovare të Privatizimit. Ismail Kastrati, thotë se procesi i privatizimit ka filluar dhe vazhduar keq. Si i tillë, ky proces, sipas Kastratit, po sjell probleme edhe për shpërndarjen e 20 përqindëshit. “Është e vërtetë që gjykata i neglizhon lëndët, por problemi kryesor është brenda Agjencisë Kosovare të Privatizimit”.  “Agjencia Kosovare e Privatizimit është mjaft e politizuar. Prandaj, AKP-ja nuk ka mundur të veprojë në mënyrë profesionale, por më tepër ka vepruar me qëndrime politike”, tha Kastrati.  Sidoqoftë, zyrtarë të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, thonë se janë në proces të përgatitjes së dokumentacionit për shpërndarjen e fondeve të 20 përqindëshitpër punëtorët e kualifikuar edhe të ndërmarrjeve tjera. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama