Home » Zëri: “Haradinaj nderohet me medalje nga Iowa (Foto)” plus 29 more

Zëri: “Haradinaj nderohet me medalje nga Iowa (Foto)” plus 29 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Zëri: “Haradinaj nderohet me medalje nga Iowa (Foto)” plus 29 more

Haradinaj nderohet me medalje nga Iowa (Foto) Posted: 26 Jun 2017 02:52 PM PDT

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj gjatë ditës së sotme është takuar me miqtë e Kosovës nga shteti i Iowas së SHBA-ve. Haradinaj këtë e bëri të ditur përmes një postimi në facebook, ku u shpreh se Iowa është shtet partner shumë me rëndësi për Kosovën. Ai po ashtu u nderua me medaljen e partnertiteti të shtetit të Iowas  me Kosovën nga sekretari i shtetit për bujqësinë. Ky është postimi i Haradinajt: Me miqte e Kosoves nga shteti Ioëa i……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Shpërthen Bebe Rexha: Rihanna ma vodhi zërin, ajo nuk di të këndojë (Video) Posted: 26 Jun 2017 02:41 PM PDT

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha sapo i ka shpallur “luftë” këngëtares Rihanna. Shkak i kësaj “lufte të ftohte” është sërish kënga “Monster”. Duket se ky projekt i sjellë në bashkëpunim mes Rihanës dhe Eminem, ishte projektuar fillimisht për Beben e cila është dhe tekstshkruesja, por produksioni vendosi në fund që të mos ia jepte bukuroshes shqiptare. Por, diçka e padrejtë i ndodhi Bebes, Rihanna përdori zërin dhe notat e larta të këngëtares shqiptare dhe……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Veliaj i ruhet mallkimit: Nëse PS-së i ndodh në këto momente… Posted: 26 Jun 2017 02:40 PM PDT

Kryetari i bashkisë së Tiranës tha se festa e madhe e fitores do të jetë gjatë ditës së nesërme. Dhe ashtu siç kryeministri Rama kishte kërkuar edhe më herët, socialistët do të festojnë fitore  e zgjedhjeve parlamentare në sheshin e ri “Skënderbej”.  Kryebashkiaku dha një prononcim për gazetarët që kanë pritur thuajse gjatë gjiihë ditës së sotme para selisë së Partisë Socialiste për të marrë reagimet e para të përfaqësuesve të……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Lekaj: S’ka gjasa teorike që Albin Kurti ta formojë qeverinë Posted: 26 Jun 2017 02:29 PM PDT

Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka deklaruar se kandidati për kryeministër i koalicionit PDK-AAK-Nisma, Ramush Haradinaj, i ka siguruar 61 vota për formimin e qeverisë. Ai ka thënë për “Epoka e re” se pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve do të bëhet konstituimi i institucioneve të reja. “Ramush Haradinaj e ka mbështetjen e shumë deputetëve, edhe nga LDK’ja, edhe nga AKR’ja, edhe nga subjektet e tjera”, është shprehur Lekaj. Ai ka thënë se……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
ZYRTARE: Shkëndija prezanton Ilir Avdylin (FOTO) Posted: 26 Jun 2017 02:11 PM PDT

Shkëndija ka zyrtarizuar angazhimin e portierit kosovar, Ilir Avdyli. 27-vjeçari vjen për të rritur konkurencën në portë, ndërsa është regjistruar me kohë për ndeshjen në eliminatoret e Liga Evropës. Ilir Avdyli zyrtarisht është portier i ri i Shkëndijës. Pas kompletimit të dokumentacionit të nevojshëm, gardiani kosovar ka hedhur firmën e tij në marrëveshjen me “kuqezinjtë”, ku vjen për të rritur konkurencën mes shtyllave. Ai është shprehur i kënaqur që……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Si ta kuptoni kur dikush ka pësuar një goditje në tru, ky veprim i vetëm do i shpëtojë jetën Posted: 26 Jun 2017 02:00 PM PDT

Shumë sëmundje shfaqin shenja paralajmëruese, ashtu si shumë të tjera na gjejnë të papërgatitur dhe mund të rezultojnë fatale nëse askush nuk na jep ndihmën e parë. Një nga këto probleme është dhe ishemia cerebrale, apo goditja në try që mund të ndodhë pa dhënë asnjë shenjë. Shkaku kryesor i goditjes në tru është mungesa e furnizimit me gjak në këtë pjesë të trupit. Si rezultat, qelizat e trurit nuk marrin oksigjen dhe fillojnë të vdesin dhe aftësitë……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Nis procesi gjyqësor kundër shqiptarit më të urryer në Amerikë Posted: 26 Jun 2017 01:41 PM PDT

Martin Shkreli një sipërmarrës farmaceutik, akuzohet si “Pharma bro” për ngritjen e çmimit të në droge shpëtuese prej 5000 për qind. Për këtë ai do të dalë para gjyqit këtë të hënë, për atë të prokurorët amerikanë e quajtur si Skema e Ponzit në fondin e tij të mëparshëm dhe një kompani të drogës ku ai kishte vepruar dikur, shkruan Reuters, transmeton Klan Kosova. Prokurorët kanë akuzuar Shkrelin se ka gënjyer investitorët për fondin e mbrojtjes……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Messi martohet të premten dhe të gjithë po flasin për menu-n e dasmës (FOTO) Posted: 26 Jun 2017 01:40 PM PDT

Lionel Messi të premten do të kurorëzojë me martesë lidhjen e tij disa vjeçare me Antonella Roccuzzo. Dasma do të organizohet në vendlindjen e yllit të Barcelonës, në Rosario (Argjentinë), ditën e premte. Mediet në Argjentinë kanë arritur të zbulojnë menyn e dasmës që Messi dhe Antonella kanë përzgjedhur. Mysafirët do të kenë mundësinë të zgjedhin mes llojeve të ndryshme të proshutës dhe djathrave, ndërsa pjata kryesore do të jetë e përbërë me mish……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Numërimi në Tiranë, ndodh e papritura tek Njësia 5 Posted: 26 Jun 2017 01:38 PM PDT

Në një kuti votimi në Njësinë 5 në Tiranë në zonën e “Vasil Shantos” ka më shumë fletë se sa votues. Kutia i përket zonës së shkollës “11 Janari” në afërsi të Stadiumit Dinamo dhe i përket qendrës së votimit 1830, ku janë gjetur dy fletë më shumë se votues. Ora News njofton se kutia në fjalë nuk do të numërohet dhe nuk është pranuar të preket kodi i sigurisë dhe Partia Demokratike do të kontestojë rastin në Komisionin Qendror……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Khalilzad: Millosheviqi nuk la zgjidhje tjetër pos pavarësisë së Kosovës Posted: 26 Jun 2017 01:37 PM PDT

Ish-ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, Zalmay Khalilzad ka thënë se perceptimi i tij për Kosovën ishte zhvilluar në një mënyrë që e kishte bindur atë se plani që po zhvillohej në atë kohë ishte duhur. Kjo se pavarësia ishte e domosdoshme dhe se njerëzit e Kosovës kishin të drejtë të ishin të pavarur. Në intervistën ekskluzive për “Zona B” të Klan Kosova Khalilzad ka shpjeguar për kontributin e tij në procesin e mëvetësisë së……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Elita në pushime me Gjikon, i zbulohet diçka jo fort e këndshme në Santorini të Greqisë (Foto) Posted: 26 Jun 2017 01:27 PM PDT

Prezantuesja Elita Rudi komentohet shpesh për paraqitet e saj skenike. Aty ku provokimet me veshje estravagant nuk mungojnë por një foto e fundit e publikuar nga vetë ajo hedh poshtë të gjitha dyshimet nëse e përdor apo jo fotoshopin, shkruan lajmi.net Elita aktualisht është duke pushuar në Santorini të Greqisë mirëpo një imazh prej atje i zbulon asaj diçka jo fort të këndshme pasi në bikini trupi i saj nuk po duket aq seksi sa në fotot e tjera të publikuara. Atje prezantuesja ka shkuar me të dashurin e saj Gjikon dhe si……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Mërgimtari tentohet të plaçkitet nga persona me maska dhe kallashnikovë (Video) Posted: 26 Jun 2017 01:24 PM PDT

Mërgimtari Kastriot Bala, është ndalur në magjistralen Prishtinë-Podujevë është përballur me persona të armatosur të cilët kanë tentuar ta plaçkitin. Edhe policia e ka konfirmuar rastin. Kastriot Bala nga fshati Korroticë e Epërme e Drenasit të hënën në mëngjes erdhi nga Gjermania në Kosovë. Por ai sapo kaloi kufirin Kosovë-Serbi në Merdarë persona të panjohur tentuan ta plaçkitin. Thotë se personat që tentuan ta plaçkitin kishin armë të tipit……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
BE ‘vulos’ zgjedhjet në Shqipëri Posted: 26 Jun 2017 01:04 PM PDT

Bashkimi Evropian ka reaguar në lidhje me procesin zgjedhor të mbajtur të dielën e 25 qershorit në Shqipëri. Në një deklaratë të përbashkët të komisionerit evropian Johhanes Hahn dhe përfaqësueses së lartë të BE-së Federica Mogherini, thuhet se zgjedhjet në vendin tonë u zhvilluan të qeta dhe të rregullta dhe demokratike.  Por syrit të vëzhguesve të huaj nuk i ka shpëtuar edhe pjesa problematike, si politizimi i organeve zgjedhore. Misioni i Vëzhgimit të zgjedhjeve ka konstatuar edhe……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Basha nuk lëshon zyrën, ja çfarë detyrohet të bëjë bashkëshortja e tij (Foto) Posted: 26 Jun 2017 01:02 PM PDT

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha me përjashtim të një komunikimi të brendshëm për komisionerët dhe numëruesit e PD-së nuk ka dalë në asnjë prononcim për mediat gjatë ditës së hënë. Burime pranë selisë blu bëjnë me dije se prej orës 07:00 të mëngjesit të së hënës, Basha ndodhet në zyrën e tij në katin e dytë në PD dhe është shkëputur vetëm gjatë drekës për t’u rikthyer sërish pasdite.  “Panorama” ka……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Khalilzad: Presidentit Bush i thashë se pavarësia e Kosovës s’ka alternativë Posted: 26 Jun 2017 12:56 PM PDT

Ish-ambasadori amerikan në OKB, që mbështeti pavarësinë e Kosovës në organizmin më të lartë ndërkombëtar, Zalmay Khalilzad, ka folur për rolin që ka pasur në procesin e pavarësimit të Kosovës. Para se të vinte më 2007, për herën e parë, Khalilzad ka thënë se nuk ka ditur shumë për Kosovën. Khalilzad ka folur edhe për një iniciativë të ambasadorit rus në OKB atë botë, Vitaly Churkin. “Ishte një iniciativë e ambasadorit Churkin, i cili……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
PS fillon festën e fitores, ja çfarë po ndodhi në Tiranë (Video) Posted: 26 Jun 2017 12:44 PM PDT

Rezultatet e deri tanishme të nxjerra nga numërimi i votave kanë nxjerrë simpatizantët e PS në rrugët e  kryeqytetit. Kanë shpërthyer fishekzjarret  në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Simpatizantët janë duke festuar paraprakisht fitoren e PS. {“videoid”: “1114966”, “sid”:”4″}…This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ky është qarku i parë që ka mbyllur numërimin e votave Posted: 26 Jun 2017 12:42 PM PDT

Korça është qarku i parë që e ka mbyllur procesin e numërimit për zgjedhjet parlamentare që u mbajtën ditën e djeshme në Shqipëri. Kështu, nga 463 kuti, forcë e parë në Korçë është PS-ja, ku do të çojë në Kuvendin e Shqipërisë 6 deputetë. Nga rezultatet e KQZ-së, forcë e dytë është PD-ja ku ka marrë 4 mandate, ndërsa një i takon LSI-së. Ja emrat e kandidatëve që marrin mandatin e deputetit: LSI Edmond……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kush do t’i transmetojë ndeshjet e Trepçës ’89 dhe Prishtinës? Posted: 26 Jun 2017 12:28 PM PDT

Kampionët luajnë me Vikingurin e Ishujve Faroe në udhëtim. Dy ditë më vonë, Prishtina luan me Norrkopingun në udhëtim, në kuadër të Ligës së Evropës. Por brenga për tifozët është se cili televizion do të transmetojë ndeshjet. Gazeta Olle mëson se deri të hënën mbrëma, asnjë televizion vendor nuk ka siguruar transmetimin e ndeshjeve. Me gjasë, ndeshjet e para dhe historike do të kalojnë pa u parë nga tifozët e 89-shit, Prishtinës dhe gjithë Kosovës. …This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Çka po ndodh mes Lules dhe Medës, ajo ka diçka për t’i thënë publikisht (Foto) Posted: 26 Jun 2017 12:26 PM PDT

Bashkëshortja e këngëtarit Mehdin Përgjeqaj, Luljeta, për vite të tëra vazhdimisht ka pasur vëmendjen e medias. E në këtë pjesë, ajo ka qenë goxha hermetike duke mos i dhënë material portaleve për të shkruajtur mbi përditshmërinë e detajet tjera nga jeta private. Por, trendit të rrjeteve sociale që tashmë kanë depërtuar në secilin aspekt të jetës sonë nuk i ka shpëtuar as Lulja. Bashkëshortja e Medës ka tash e disa muaj që i është bashkangjitur jetës……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Lajm fantastik për tifozët e Interit Posted: 26 Jun 2017 12:24 PM PDT

Inter i ka bërë një “goditje” Manchester Unitedit. Italianët kanë vendosur ta largojnë nga tregu i transferimeve anësorin kroat, Ivan Perisic. Është trajneri i ri i Interit, Luciano Spalleti, që ka kërkuar më ngul të mbaj në skuadër 28-vjeçarin. Unitedi ka qenë i gatshëm të paguaj deri në 50 milionë euro për Perisic, të cilin Interi në verën e vitit 2015 e kishte transferuar nga skuadra gjermane e Wolfsburgut./Lajmi.net/ …This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Rezultat befasues në ‘djepin’ e drogës, ja kush ka fituar mbi 90% të votave në Lazarat Posted: 26 Jun 2017 12:21 PM PDT

Lazaratasit janë ‘”hakmarrë” ndaj Partisë Socialiste për aksionin e policisë ndaj kanabisit, zhvilluar 3 vite më parë. Tashmë numërimi i votave është mbyllur në këtë zonë, ku ka rezultuar një fitore e thellë e PD-së Partia Demokratike ka dalë fituese me 1.795 vota të përkthyera në përqindje janë 90.79%. LSI ka marrë 87 vota, 4.40 % të votave në total. Ndërsa PS ka marrë 78 vota , 3.95 % të totalit. Lazarati ka shënuar numrin më të lartë të……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
A do tërhiqet Lulzim Basha?! Halim Kosova e ‘zbulon’ Posted: 26 Jun 2017 12:15 PM PDT

Nga rezultati i deritanishëm i votimeve, Halim Kosova do të hyjë si deputet i PD-së në Parlamentin e ardhshëm pasi është i teti në listën e kandidatëve demokratë të Qarkut të Tiranës. I pyetur për parregullsitë që ka pasur gjatë procesit dhe veçanërisht në KZAZ e Tiranës nga ku po ndjek procesin, kandidati demokrat tha sinjalin e parë se opozita ka për të pranuar rezultatin e zgjedhjeve, të dhënat paraprake të të cilit flasin për humbjen e Partisë Demokratike. “Ka pasur……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Vazhdon numërimi: PS 73 mandate, PD 42, LSI 19 Posted: 26 Jun 2017 12:03 PM PDT

Janë numëruar deri në orën 20.20, 77.38 për qind e kutive të qendrave të votimit dhe nga rezultatet e deritanishme në rang vendi Partia Socialiste kryeson bindshëm me 73 mandate deputetësh. Pas kalimit të mesditës Partia Demokratike ka shënuar një rritje votash, kryesisht në Tiranë. Në të gjithë qarqet e vendit PS prin ndjeshëm, me përjashtim të Kukësit ku dominojnë demokratët. Në rang kombëtar deri tani janë numëruar 4149 kuti votimi nga 5362 që janë në total. Bazuar……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Khalilzad: Kosova është në rrugën e duhur (Video) Posted: 26 Jun 2017 12:01 PM PDT

Diplomati me prejardhje afgane Zalmay Khalilzad do të mësyente Kosovën, një territor që kërkonte pavarësinë por që kundërshtohej nga vendi më rival i SHBA’ve, Rusia. “Nuk dija shumë për Kosovën para se të vija këtu. Ishte një iniciativë e ambasadorit rus që kërkonte një mision faktmbledhës të vinte në Kosovë duke menduar se do të ndryshonte pikëpamjet e disa prej anëtarëve, veçanërisht të atyre të shteteve të zhvilluara të botës që të……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Libri i shenjtë islam që do ta marrë emrin ‘Kurani i Kosovës’ (VIDEO) Posted: 26 Jun 2017 11:49 AM PDT

Është shumë i vjetër, e po aq edhe i veçantë. Një Kuran, që gjendet në Bibliotekën Fakultetit të Studimeve Islame, për shkak që është i shkruar me ngjyrë ari, shpejt do ta marr edhe një epitet. Ai është i botuar në vitin 1505 dhe në të ardhmen pritet që të emërohet “Kurani i Kosovës”, njofton Klan Kosova. Përveç tij, këtu ka edhe Kuranë tjerë të moçëm. Krahas librit të shenjtë, në këtë bibliotekë, janë të……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Zyrtare: Real Madrid shet një lojtar (Foto) Posted: 26 Jun 2017 11:47 AM PDT

Real Madrid ka shitur Diego Llorenten në Real Sociedad Skuadra e Real Sociedadit ka njoftuar për transferimin e mbrojtësit të Real Madridit, Diego Llorente. Lojtari edicionin e kaluar ishte i huazuar në Sociedad, ndërsa tashmë ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare. “Real Sociedad dhe Real Madrid kanë arritur marrëveshje për transferimin e Diego Llorentes. Lojtari ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare”, thuhet në njoftimin e Real Sociedad. Llorente është largimi i parë nga Real Madrid gjatë kësaj……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Hakerat rusë sulmuan Shqipërinë?! KQZ zbulon të vërtetën Posted: 26 Jun 2017 11:45 AM PDT

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, KQZ, ka mohur raportimet në media se mosfunksionimi i faqjes së saj në internet mbrëmjen e së dielës të ishte rezultat i një sulmi kibernetik nga hakera rus. Mbrëmjen e së dielës, më 25 qershor 2017,  për më shumë se një orë disa faqe on line të institucioneve  kryesore në Shqipëri, përfshirë dhe faqja në internet e KQZ-së, nuk funksionuan. Kaq u desh që të raportohej se hakera të huaj kishin sulmuar  faqet e disa institucioneve kryesore të……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ngjarje e turpshme në mes të autobusit!!! Askush nuk reagon! (Video) Posted: 26 Jun 2017 11:40 AM PDT

Një djalë i ri në moshë ka bërë një gjest turpërues në një linjë të urbanit në Tiranë. Pasi ka zënë vend dhe nuk ja ka liruar një gruaje të moshuar që qëndronte në këmbë përpara tij, djali e ka sulmuar të moshuarën duke e qëlluar me shkelm. Ngjarje e turpshme ka ndodhur në autobusin e linjës Qendër – Sanatorium, në Tiranë. Në fakt, kjo do të ishte një gjest i pasjellshëm nga një i ri me tendenca dhune, por skandali në këtë histori……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Thaçi: Mandatarin për formimin e Qeverisë e përcaktuan qytetarët Posted: 26 Jun 2017 11:26 AM PDT

Presidenti Hashim Thaçi ka deklaruar se po pret certifikimin e rezultateve të zgjedhjeve të 11 qershorit për t'ia dhënë mandatin atij që ka fituar zgjedhjet. Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është shprehur se ai beson se do të Kosova do të ketë institucionet e reja në 10 ditshin e parë të korrikut, të cila do të jetë institucione të jenë kredibile, stabile, multietnike me orientim të qartë euroatlantik. Thaçi në një intervistë për televizionin publik, tha se për dhënien……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ndryshon rezultati në Tiranë, LSI merr një deputet tjetër Posted: 26 Jun 2017 11:09 AM PDT

Ka ndryshuar rezultati i zgjedhjeve parlamentare për qarkun e Tiranës, ku nga numërimi i 767 kutive, LSI-ja ka marrë edhe një mandat, duke shkuar në 5. Mandati që i ka kaluar LSI-së i është zbritur PD-së, duke shkuar kështu në 11 mandate. I pesti në listën e LSI-së është nënkryetari i LSI-së, Luan Rama, ku mesaduket deri tani rezulton deputet i ardhshëm i Kuvendit të Shqipërisë. LEXO EDHE: PS prin në 'betejën' për Tiranën Ndërsa, që në nisjen e numërimit……This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama