Home » “DASH: Kosova ka rritur përpjekjet për eliminimin e trafikimit me njerëz” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“DASH: Kosova ka rritur përpjekjet për eliminimin e trafikimit me njerëz” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“DASH: Kosova ka rritur përpjekjet për eliminimin e trafikimit me njerëz” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

DASH: Kosova ka rritur përpjekjet për eliminimin e trafikimit me njerëz Posted: 27 Jun 2017 09:02 AM PDT

Qeveria e Kosovës nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eliminimin e trafikimit me njerëz, por po bën përpjekje të rëndësishme në këtë drejtim, thotë Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore. Raporti thekson se Qeveria e Kosovës, krahasuar me periudhën e mëparshme raportuese, ka identifikuar më shumë viktima dhe ka ndjekur dhe dënuar më shumë trafikues. “Qeveria identifikoi 36 viktima të trafikimit, krahasuar me 28 në vitin 2015”. “Zyrtarët e zbatimit të ligjit kanë kryer hetime proaktive, përfshirë hetime të përbashkëta me Inspektoratin e Punës”, thekson raporti. Megjithatë, vijon ai, gjykatësit kanë shqiptuar dënime të buta për trafikuesit dhe prokurorët kanë vazhduar t’i degradojnë rastet e trafikimit në krime më të vogla. “Siç është raportuar gjatë pesë vjetëve të kaluar, Kosova është burim dhe vend destinacioni për burra, gra dhe fëmijë që i nënshtrohen trafikimit seksual dhe punës së detyruar”. “Trafikantët i rekrutojnë viktimat me premtime të rreme për martesë ose oferta pune në kafene, klube nate dhe restorante”, thuhet po ashtu në raport. Departamenti amerikan i Shtetit thekson në raport se shumica e viktimave të trafikimit seksual në Kosovë janë vajza. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
BE gjobit gjigantin Google me miliarda euro Posted: 27 Jun 2017 08:28 AM PDT

Komisioni Evropian e ka gjobitur gjigantin e internetit Google me 2.42 miliardë euro, pasi ka konstatuar se kompania ka abuzuar me fuqinë që ka duke promovuar shërbimin e saj të blerjeve në krye të rezultatit të kërkimeve. Gjoba e rregullatorit të Komisionit Evropian është dënimi më i madh i shqiptuar kundër një kompanie të akuzuar për çrregullim të tregut. Vendimi po ashtu e urdhëron kompaninë Google t’iu japë fund praktikave antikonkurruese brenda 90 ditësh – në të kundërtën mund të përballet me tjetër ndëshkim. “Ajo që ka bërë Google është e paligjshme me rregullat e BE-së”, tha Margrethe Vestager, komisionare e BE-së për çështje të konkurrencës. “Google u ka mohuar kompanive të tjera mundësinë për të konkurruar me meritat e tyre. Për më tepër, u ka mohuar konsumatorëve evropianë përfitimet nga konkurrenca, zgjedhja e vërtetë dhe inovacioni”, shtoi Vestager. Komisioni Evropian ka hetuar platformën Google Shopping që nga fundi i vitit 2010. Google, kompani amerikane, tha se po shqyrton mundësinë për ta apeluar vendimin.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Pentagoni: Qeveria siriane po përgatitet për sulm kimik Posted: 27 Jun 2017 08:17 AM PDT

Pentagoni tha se Shtetet e Bashkuara kanë parë prova të përgatitjes aktive të forcave të Qeverisë siriane për sulm të mundshëm me armë kimike. Zëdhënësi i Pentagonit, Jeff Davis, tha se aktiviteti është zbuluar në bazën ajrore Shayrat të Sirisë – baza që është sulmuar me raketa nga SHBA-ja, në muajin prill. Davis tha se inteligjenca amerikane ka zbuluar përgatitje që përfshijnë avionë specifikë, të cilët lidhen me përdorimin e armëve kimike. Edhe Shtëpia e Bardhë tha të hënën se Qeveria e Sirisë duket se po përgatitet për një sulm me armë kimike. Shtëpia e Bardhë tha se aktivitete të ngjashme janë parë përpara sulmit me agjentin nervor Sarin, që është kryer në muajin prill në qytetin Khan Sheikhoun. Pas këtij sulmi, që ka lënë të vrarë dhjetëra njerëz, presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar sulme me raketa kundër bazës ajrore Shayrat të Sirisë. Presidenti sirian, Bashar al Assad, ka thënë se sulmi kimik në Khan Sheikhoun ka qenë i fabrikuar. “Siç e kemi thënë më herët, Shtetet e Bashkuara janë në Siri për të eliminuar (grupin militant) Shtetin Islamik. Nëse Assadi kryen vrasje të tjera masive, duke përdorur armët kimike, ai dhe ushtria e tij do të paguajnë çmim të lartë”, tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer. Ambasadorja e SHBA-së në Kombet e Bashkuara, Nikki Haley, tha se Rusia dhe Irani – aleatë të Assadit në luftën civile të Sirisë – do të mbahen po ashtu përgjegjës nëse ndodh një sulm i tillë. Klikoni edhe këtë: Si do t’i përgjigjet bota helmimit të fëmijëve? This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Thaçi: Kosova e Shqipëria me traditë të mirëfilltë në organizimin e zgjedhjeve Posted: 27 Jun 2017 08:00 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e uroi presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, për, siç tha, mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në Shqipëri. “Institucionet, partitë politike dhe qytetarët atje, sikurse edhe në Kosovë, dëshmuan pjekuri dhe kulturë të lartë politike, duke organizuar zgjedhje të lira, fer dhe demokratike”, tha Thaçi përmes një postimi në Facebook “Kosova dhe Shqipëria kanë krijuar traditë të mirëfilltë të organizimit të zgjedhjeve me standarde evropiane”, shtoi ai. Zgjedhjet parlamentare në Shqipëri janë mbajtur të dielën dhe Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka fituar bindshëm.     This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Partitë politike heshtin dhe kalkulojnë koalicionet Posted: 27 Jun 2017 07:57 AM PDT

Partitë politike në Kosovë, tash e disa ditë, janë duke heshtur lidhur me mundësitë e koalicioneve për formimin e Qeverisë së re të Kosovës, pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 11 qershor.  Pas përfundimit të votimeve, si dhe publikimit të rezultateve preliminare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, partitë politike patën dhënë një varg deklaratash lidhur me mundësitë e krijimit të koalicioneve, që do ta krijonin ekzekutivin e ri të vendit. Por, heshtja e tanishme, në opinion po shihet edhe si mungesë opsionesh nga partitë politike pas rezultatit te zgjedhjeve, i cili nuk u garanton atyre formimin e Qeverisë, pa lidhjen e koalicioneve të reja paszgjedhore.  Politologu Ramush Tahiri, duke folur për Radion Evropa e Lirë shpreh mendimin se heshtja e partive politike lidhur me koalicionet e mundshme është kalkulim i tyre, veç e veç, që do të zgjasë deri sa të certifikohen rezultatet e zgjedhjeve, si të verifikohet mandati. Sipas tij, në momentin që certifikohen rezultatet dhe secila parti do ta dijë se sa deputet i ka, atëherë do të fillojnë bisedimet dhe marrëveshjet për bërjen e koalicioneve. “Ajo që tash shihet është se janë tri grupe të mëdha. Asnjëra nuk i ka më shumë se 35 për qind të votave dhe koalicioni detyrohet të bëhet me njërin nga këto tri grupet, plus minoritetet. Pas verifikimit të mandateve, është e kuptueshme që koalicioni i parë do të synojë që t’i bëj numrat dhe do të kërkojë bisedimet, fillimisht me koalicionin, e pastaj, është taktikë, do të kërkojë edhe me partitë brenda koalicionit. Së fundmi edhe me individët e veçantë”, tha Tahiri. Politologu Belul Beqaj, profesor i Shkencave Politike, thotë për Radion Evropa e Lirë se faza aktuale është ajo e mundësisë potenciale të konkretizimit të deklaratave publike të subjekteve të caktuara dhe liderëve potencialë. Tashmë, sipas politologut Beqaj, pritet një fazë e re për subjektet politike. “Ata do të ballafaqohen me realitetin, të hidhur ose me shpresën se munden eventualisht të bëjnë koalicione, varësisht prej kalkulimeve me parti, por edhe me individë të caktuar. Por, një çështje, sipas mendimit tim, do të ishte gabim që të jetë pjesë e kalkulimeve. Kjo ndërlidhet me formimin e Qeverisë, e cila do të varej më shumë nga Lista Serbe se sa që do të varej nga deputetët dhe subjektet tjera politike”, thotë Beqaj. Por, a ekziston mundësia potenciale për bllokimin e procesit për krijimin e Qeverisë së re, për faktin se asnjë nga subjektet politike nuk e ka përqindjen e votave që i garanton formimin e Qeverisë si e vetme? Politologu Tahiri shpreh mendimin se nuk do të ketë ndonjë bllokadë për formimin e ekzekutivit të ri, për faktin që, sipas tij, mundësitë kushtetuese dhe ligjore ekzistojnë që një gjë e tillë të mos ndodhë. “Nëse mandatari i parë nuk arrin ta bëj Qeverinë dhe t’i ketë 61 vota të deputetëve, atëherë e dorëzon (mandatin). Atëherë, mandatari tjetër nga koalicioni tjetër do t’i ketë numrat, sepse 50 përqindëshi është ose herën e parë ose herën e dytë. Nuk ka herë të tretë. Dhe, varet se si do ta ndajnë pushtetin, do të thotë, postet ministrore dhe kryeministrin. Gjithashtu, pjesë e dytë, por që nuk është më pak e rëndësishme, është ajo se çfarë programi qeverisës do të harmonizojnë dhe me të cilin do të dalin para deputetëve”, thotë Tahiri. Edhe politologu Beqaj nuk beson se mund të ketë ndonjë bllokadë për formimin e ekzekutivit. Sipas tij, partitë politike kanë nxjerrë mësimin nga përvoja e kaluar, kur pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2014, formimi i Qeverisë së re ishte bllokuar për 6 muaj. Megjithatë, sipas tij, në rast se përsëritet një situatë e ngjashme, atëherë partitë politike duhet të kërkojnë zgjidhje të situatës. “Por, mundet shumë shpesh të mendohet, nën një, që sipas mendimit tim nuk është e gabuar, për formimin e një Qeverie teknike, me një mandat prej 6 ose 12 muaj, e cila do të shërbejë si fazë kalimtare për reformën e sistemit zgjedhor; për reformën e partive politike, të cilat kanë nevojë për tu reformuar; për arritjen e disa vendimeve, të cilat nuk adresojnë përgjegjësi konkrete te askush, por tek të gjithë, siç është Demarkacioni dhe Asociacioni. Pastaj, të përgatitet një fazë e re e vetëdijesimit të elektoratit dhe të partive, me një kualitet të ri të bërjes politikë”, tha Beqaj. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka paralajmëruar se certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 11 qershorit, do të bëhet gjatë kësaj jave. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Zarif: Ndalesa e udhëtimit e SHBA-ve është për “keqardhje” Posted: 27 Jun 2017 07:13 AM PDT

Ministri i jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, e ka dënuar vendimin e Gjykatës Supreme të Shteteve të Bashkuara për ripëtritjen e pjesërishme të ndalesës së përkohshme të presidentit amerikan, Donald Trump, për udhëtarët nga gjashtë vende me popullatë shumicë myslimane. “Është për keqardhje, pasi shtetasit e vendeve në këtë listë kurrë nuk kanë marrë pjesë në çfarëdo akti terrorist kundër Shteteve të Bashkuara dhe tash ata ndëshkohen për aktet e terrorizmit nga shtetasit e vendeve të tjera, që nuk janë në listë”, tha sot në Berlin ministri Zarif. Ndalesa e udhëtimit “nuk ndihmon, nuk e shton sigurinë e askujt”, tha Zarif. Shtetet e Bashkuara e akuzojnë Iranin për mbështetje të terrorizmit. Teherani i mbështet grupet siç janë Hamasi në Rripin e Gazës dhe milicinë shiite Hezbollah në Liban, që nga Departamenti amerikan i shtet konsiderohen organizata terroriste. Gjykata Supreme amerikane dje e rrëzoi një vendim të gjykatës më të ulët, për bllokimin e pezullimit 120 ditësh të programit amerikan për refugjatë dhe të ndalesës së udhëtimit në Shtetet e Bashkuara për 90 ditë, të vizitorëve nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni. Këtë zhvillim presidenti Trump e shpalli “fitore të qartë për sigurinë tonë kombëtare”. Departamenti amerikan i shtetit ka njoftuar se ndalesën e udhëtimit do ta zbatoj prej mëngjesit të 29 qershorit.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Thaçi zhvillon bisedë telefonike me Vuçiqin Posted: 27 Jun 2017 07:05 AM PDT

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun e tij nga Serbia, Aleksandar Vuçiq, të cilin e ka uruar për detyrën e re. “Gjithashtu, diskutuam dhe u pajtuam të vazhdojmë dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe të punojmë bashkërisht për zgjidhjen e të gjitha çështjeve me interes të ndërsjellë”, ka shkruar Thaçi në rrjetin social, Facebook. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Lavrov – Tillersonit: Të ndalen “provokimet” ndaj forcave siriane Posted: 27 Jun 2017 06:35 AM PDT

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka thënë sekretarit amerikan të shtetit, Rex Tillerson, që të “ndërmerr masa për parandalimin e provokimeve” kundër forcave qeveritare siriane. Gjatë një bisede të mbrëmshme telefonike me zotin Tillerson, Lavrov ka kërkuar nga Uashingtoni “që të ndërmarrë masa për parandalimin e provokimeve kundër trupave qeveritare siriane, që po kryejnë operacione kundër terroristëve”, ka kumtuar Ministria e jashtme e Rusisë. Nuk ka pasur koment të menjëhershëm nga Departamenti amerikan i shtetit. Kjo deklaratë ruse u publikua pas njoftimit të Izraelit se i ka sulmuar pozicionet e Sirisë pardje, në përgjigje të projektileve nga Siria, që kanë rënë në Rrafshnaltën e Golanit, që është territor i okupuar. Kjo ishte biseda e dytë telefonike Lavrov – Tillerson për më pak se një javë. Biseda ndodhi derisa raportet amerikano-ruse vazhdojnë të përkeqësohen. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Tenistja Williams akuzon kolegun McEnroe për deklarata të pabaza Posted: 27 Jun 2017 06:21 AM PDT

Ylli i tenisit, Serena Williams, ka kërkuar nga ish-tenisti amerikan, John McEnroe, që “ta respektojë” atë, pasi McEnroe deklaraoi se Williams do të rangohej “në vendin e 700-të në botë”, sikur ajo të garonte në konkurrencën e meshkujve. Gjatë një interviste në Radion Publike Kombëtare të Shteteve të Bashkuara, ish-tenisti McEnroe tha se Williams, që ka fituar në 23 turne Grand Slam, ishte “tenistja më e mirë e të gjitha kohërave”, por shtoi se “nëse ajo do të luante në konkurrencën e meshkujve, ajo do të ishte diku e 700-ta në botë”. Serena Williams, e cila aktualisht është jashtë terreneve të tenisit pasi është shtatzënë, është përgjegjur në mënyrë të ashpër në rrjetin Twitter. “I dashuri John, ju admiroj dhe ju respektoj, por ju lutem mos më përfshini në deklaratat tuaja, që janë faktikisht të pabaza”, ka shkruar Williams. Williams ka fituar më së shumti tituj Grand Slam në arenën profesionale në tërësi. Ajo i ka fituar pesë tituj më tepër se zvicerani, Roger Federer, që është tenisti më i sukseshëm në kategorinë e meshkujve, raporton agjencia Reuters. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
AP: Kryeministrja e ardhshme e Serbisë e ka propozuar një qeveri pro-ruse Posted: 27 Jun 2017 06:11 AM PDT

Kryeministrja e ardhshme e Serbisë, Ana Bërnabiq, e ka propozuar një politikan pro-rus për ministër të mbrojtjes, duke i dëmtuar shpresat në perëndim se nominimi i saj sinjalizonte largim nga ndikimi i Moskës, raporton agjencia AP nga Beogradi. Televizioni shtetëror i Serbisë ka raportuar se kryeministrja e nominuar, Ana Bërnabiq, sot e ka propozuar listën e ministrave të kabinetit të saj për miratim në parlament. Në këtë listë përfshihet edhe Aleksandar Vulin, ish-ministër i punës, i cili do ta udhëheq Ministrinë e mbrojtjes së Serbisë. Në listën e saj përfshihen edhe disa zyrtarë, që hapur janë pro-Kremlinit dhe kundër Perëndimit, raporton AP. Kur presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ish-kryeministër, në fillim të këtij muaji e nominoi për kryeministre, Ana Bërnabiq, e cila ishte shkolluar në Shtetet e Bashkuara dhe Britani, kjo lëvizje u pa si përpjekje për zbutjen e shqetësimeve perëndimore se Serbia po i afrohej shumë Rusisë. Ana Bërnabiq, që do të jetë femra e parë kryeministre e Serbisë, pritet ta fillojë punën këtë javë. Ajo është deklaruar hapur se është lezbike. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Siri: Dhjetëra të vrarë nga sulmet ajrore kundër burgut të IS-it Posted: 27 Jun 2017 06:00 AM PDT

Së paku 57 vetë janë vrarë nga një sulm ajror, që konsiderohet se ishte ndërmarrrë nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, kundër një burgu të grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në pjesën lindore të Sirisë, kanë thënë aktivistët. Observatori sirian për të drejtat e njeriut me seli në Londër, që i ka vëzhguesit në terren, ka njoftuar se 42 të burgosur dhe 15 militantë të IS-it janë vrarë nga sulmi i djeshëm në kapacitetin, Al-Mayadeen, në provincën al-Zour. Sulmet ishin kryer kundër “kapaciteteve të njohura të komandimit dhe të kontrollit të ISIS-it dhe infrastruktura tjetër e ISIS-it”, në rajon, më 25 dhe 26 qershor, ka thënë sot zëdhënësi i koalicionit, koloneli Joe Scrocca, duke e përdorë emrin alternativ ISIS, për Shtetin Islamik (IS). Kapaciteti Al-Mayadeen, që gjendet 45 kilometra në juglindje të qytetit Deir al-Zour, shpeshherë ishte cak i sulmeve nga aeroplanët e koaliconit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Urdhri i ndalim-udhëtimit, fitore për politikat e Trumpit Posted: 27 Jun 2017 05:56 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e cilësoi si fitore vendimin e Gjykatës Supreme për të vënë në zbatim urdhrin e tij ekzekutiv, i cili u ndalon përkohësisht hyrjen në SHBA shtetasve të gjashtë vendeve me shumicë myslimane. Ndalimi i udhëtimit do të zbatohet për shtetasit nga Irani, Libia, Somalia, Sudani, Siria dhe Jemeni – vende që Trump i konsideron si të prira për terrorizëm. Gjykata la “të mbrojtur” nga urdhri vetëm një kategori të të huajve, përkatësisht ata që dëshmojnë se kanë “marrëdhënie të mirëfillta” me një person apo entitet në SHBA. Administrata amerikane e ka dërguar rastin në Gjykatën Supreme, pasi disa gjykata më të ulëta e kanë pezulluar zbatimin e urdhrit duke e cilësuar si diskriminues ndaj qytetarëve myslimanë. Trump tha javën e kaluar se ndalesa do të hyjë në fuqi 72 orë pasi të qartësohet nga gjykata. Trump këmbëngul se ndalesa është e nevojshme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, pavarësisht ankesave të kritikëve, të cilët thonë se ndalesa i veçon myslimanët dhe se kjo është në kundërshtim me Kushtetutën amerikane. Administrata Trump thotë se ndalesa është e nevojshme derisa të bëhet një rishikim i brendshëm i lëshimit të vizave për aplikantët e gjashtë vendeve në fjalë. Rishikimi pritet të përfundojë para 2 tetorit. “Si president, nuk mund të lejoj të hyjnë në vendin tonë njerëz që duan të na dëmtojnë. Unë dua njerëz që e duan SHBA-në dhe gjithë shtetasit e saj dhe që mund të jenë punëtorë dhe produktivë”, tha Trump pas vendimit të Gjykatës Supreme. Departamenti amerikan për Siguri Kombëtare tha se do ta zbatojë ndalimin e udhëtimit “në mënyrë profesionale, me njoftime të qarta dhe në kohë për publikun, sidomos për udhëtarët që mund të preken”. Qeveria e Jemenit tha se është e zhgënjyer me vendimin e Gjykatës Supreme të SHBA-së dhe se nuk beson se ndalimi i udhëtimit do ta ndihmojë luftën kundër terrorizmit. Gjykata Supreme e SHBA-së po ashtu ra dakord që të dëgjojë argumente për rastin në muajin tetor. Një numër i demokratëve në SHBA dhe i mbështetësve të të drejtave të migrimit u zotuan se do të vazhdojnë të luftojnë kundër ndalesës. Tom Perez, kryetar i Komitetit Kombëtar Demokrat, tha se urdhri i Trumpit mbetet antikushtetues dhe antiamerikan. “Demokratët do të vazhdojnë ta luftojnë këtë urrejtje”, tha ai. Urdhri fillestar i Trumpit për ndalim-udhëtimin është lëshuar më 27 janar dhe ka shkaktuar protesta masive në aeroportet e SHBA-së. Urdhri i parë ka përfshirë edhe Irakun në mesin e vendeve, qytetarët e të cilave ndalohen të hyjnë në SHBA. Presidenti e ka lëshuar më 6 mars versionin e rishikuar të urdhrit, për të shmangur disa probleme ligjore. Përgatiti: Valona Tela This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Disa biznese në Ukrainë cak i sulmeve kibernetike Posted: 27 Jun 2017 05:52 AM PDT

Banka Qendrore e Ukrainës ka njoftuar se një numër i bankave dhe bizneseve të sektorit publik dhe privat kanë qenë cak i sulmeve kibernetike nga “viruse të panjohura”. “Si rezultat i këtyre sulmeve, disa banka janë përballur me probleme gjatë ofrimit të shërbimeve tek klientët”, është thënë përmes njoftimit, pa u specifikuar emri i ndonjë institucioni. “Banka Qendrore është e bindur se është ka ngritur masat e mbrojtjes ndaj sulmeve të tilla dhe gjendja do të normalizohet”, është shtuar më tutje në njoftim. Ukraina e ka fajësuar Rusinë për sulmet e mëhershme kibernetike. Marrëdhëniet në mes të këtyre dy vendeve janë prishur në vitin 2014, pasi Rusia aneksoi Krimenë dhe mbështet separatisët në lindje të Ukrainës. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Numërohen shumica e votave në Shqipëri, PS prin bindshëm Posted: 27 Jun 2017 05:25 AM PDT

Partia Socialiste në Shqipëri ka siguruar mandatin e dytë qeverisës në zgjedhjet e 25 qershorit. Partia Socialiste e kryeministrit Edi Rama ka fituar 48 për qind të votave, ose 74 ulëse në kuvendin e Shqipërisë. Partia Demokratike e Lulzim Bashës ka fituar 29 për qind të votave , apo 43 ulëse nga 140 sa i ka kuvendi i Shqipërisë. Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalur e treta në këto zgjedhje me 19 ulëse të fituara. “Vëzhguesit ndëkombëtar kanë njoftuar për disa incidente si blerja e votës, dhe fotografimi i fletës së votimit. Institucionet përgjegjëse kanë kryer disa arrestime pas këtyre njoftimeve për parregullësi”, ka njoftuar Ambasada Amerikane në Shqipëri. Ndonëse disa parregullësi ishin të domosdoshme për t’i adresuar, ato nuk ndikuan në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve”, u tha tutje në deklaratën e kësaj ambasade. Shefja e Politikës së Jashtme të BE-së, Federica Mogherini dhe komisionari për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn, i kanë bërë thirrje qeverisë së re për të vazhduar procesin e reformave. “Vazhdimi i reformave në drejtësi dhe lufta kundër kultivimit dhe trafikimit të drogës duhet të jenë disa nga prioritetet në këtë aspekt” kanë deklaruar Mogherini dhe Hahn përmes një deklarate të përbashkët. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
BIK-u pranon lëshimin e bërë për rastin “Lavdrim Muhaxheri” në Kaçanik Posted: 27 Jun 2017 05:23 AM PDT

Bashkësia Islame e Kosovës e konsideron si lëshim të saj rastin e lajmërimit të vdekjes së militantit famëkeq të grupit Shteti Islamik [IS], Lavdrim Muhaxheri, që ishte bërë në xhaminë e qytetit të Kaçanikut. Këshilli i Bashkësisë Islame në Kaçanik, pati shfrytëzuar xhaminë e qytetit dhe mikrofonët në minaren e saj për të njoftuar komunitetin për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit. Në xhami, po ashtu ishin dhënë njoftimet, në emër të familjes së tij, për ata që donin të shprehnin ngushëllimet e tyre. Zëdhënësi i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ahmet Sadriu, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se në rastin e lajmërimit të vdekjes së Lavdrim Muhxherit nga ana e Këshillit të Bashkësisë Islame ka qenë një rast unik i pa ndodhur më parë. “Në rastin e Lavdrim Muhaxherit ka qenë një rast unik. Nuk kemi pasur raste të tilla më herët dhe njoftimi për të është bërë si i përgjithshëm. Është bërë një lëshim në këtë rast që besoj se në të ardhmen do ta rregullojmë. Nuk besoj që në të ardhmen në raste të tilla të bëhet një njoftim i tillë, do ta rregullojmë edhe këtë çështje. Nuk do të përsëriten rastet e tilla”, ka thënë Sadriu. Ai ka treguar se është traditë e besimtarëve të besimit islam që rastet e vdekjes t’i lajmërojnë në xhami, në këtë rast në Këshillin e Bashkësisë Islame. “Zakonisht në xhami shkojnë tek imami dhe është traditë që kërkohet të njoftohet xhemati nëpërmes një thirrje që quhet sallë apo ‘temxhid’, që i njofton të gjithë qytetarët që ka një rast vdekje dhe për të marrë pjesë në varrim. Kjo është traditë e kahershme”, thotë Sadriu. Bashkësia Islame e Kosovës, ka thënë Sadriu, ka marrë masa ndaj kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik, Florim Neziraj, i cili kishte shfrytëzuar xhaminë e qytetit për të njoftuar qytetarët për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit. Neziraj, ka shtuar Sadiku, është shkarkuar nga detyra e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame në Kaçanik. “Florim Neziraj është shkarkuar nga pozita e kryetarit të këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut”, ka thënë Sadriu. Radio Evropa e Lirë ka bërë përpjekje për të kontaktuar Florim Nezirajn, por nuk ka arritur të marrë përgjigje. Megjithatë, kohë më parë Neziraj, i kishte thënë Radios Evropa e Lirë se është i vetëdijshëm për atë që ka bërë dhe kishte thënë se për rastin dhe veprimet e tij kishte biseduar edhe me Myftiun e Kosovës, Naim Tërnava. ​”Normalisht, Myftiut nuk i ka ardhur mirë, por ne e bëjmë këtë për të gjithë qytetarët dhe nuk kam llogaritur se u bë keq diçka. Këtu ka qenë në pyetje familja, e jo Lavdrimi. Absolutisht, unë i kam bërë një shërbim familjes. Pra, unë i kam bërë një shërbim familjes dhe nuk e ndjej si një gabim. Nuk jam penduar për këtë punë”, pati thënë Neziraj. Ndërkohë, veprimi i Florim Neziraj, sipas ekspertit të çështjeve të sociologjisë së religjionit, Ismail Hasani, ka shkaktuar indinjatë të thellë tek qytetarët e Kosovës. Në rastet e lajmërimeve të tilla për vdekje që bëhen në xhami, Hasani thotë se më me rëndësi është elementi i kodit etik të njerëzimit, sesa eventualisht ndonjë mospërcaktim i kodeve edhe rregullave të sjelljeve në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës. “Vendimi i BIK-ut për shkarkimin e imamit të xhamisë në Kaçanik me rastin e veprimit të tij incidental për vdekjen e Lavdrim Muhaxherit, është veprim i marrë në mënyrë korrekte. Pa marrë parasysh që me normativat fetare këto gjëra nuk janë të rregulluara se kujt duhet t’i thirret lajmërimi për vdekje apo ngushëllime, megjithatë provinenca jonë ka një kod etik që duhet t’i përmbahemi, jo vetëm njerëzit e thjeshtë, por edhe ata që janë prijës fetar”, thotë Hasani.  Lavdrim Muhaxheri, qytetar nga Kaçaniku i Kosovës thuhet të ishte vrarë gjatë një sulmi ajror të Shteteve të Bashkuara në Siri, në natën ndërmjet 7 dhe 8 qershorit. Muhaxheri njihej si një udhëheqës i shqiptarëve në formacionet terroriste të të ashtuquajturit Shteti Islamik [IS]. Kosova është përballur që nga viti 2012 me përfshirjen e qytetarëve të saj në zona të luftërave në Siri dhe Irak. Deri më tani, sipas autoriteteve të sigurisë, janë regjistruar rreth 316 persona që kanë marrë pjesë në konfliktet në Lindjen e Mesme, ndërsa në zonat e luftës vlerësohet se ndodhen edhe rreth 140 të tjerë. Bazuar në të dhënat e deritashme, rreth 117 veta janë kthyer në Kosovë, dhe deri më tani rreth 40 veta janë dënuar për përfshirje në luftërat në Lindjen e Mesme, nxitje dhe rekrutim të luftëtarëve. Kosova tashmë ka miratuar Ligjin i cili sanksionon pjesëmarrjen në konfliktet e huaja dhe që parasheh dënimin me burg deri në 15 vjet. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
SHBA dhe India zotohen për luftimin e ekstremizmit Posted: 27 Jun 2017 04:30 AM PDT

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe kryeministri indian Narendra Modi, i kanë bërë thirrje Pakistanit “të sigurohet se territori i tij nuk po përdoret për nisje të sulmeve terroriste në vendet e tjera”, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë. Sipas njoftimit që është bërë publik pas takimit Trump – Modi në Uashington, të dy palët u zotuan për forcimin e bashkëpunimit në luftimin grupeve militante me bazë në Pakistan. Nju Delhi ka fajësuar militantët e grupeve Jaish-e-Mohammad dhe Lashkar-e-Taiba për sulmet e viteve të fundit të territorin indian. Trump ka thënë se India është pajtuar për të bashkëpunuar me Shtetet e Bashkuara në luftën kundër ” terrorizmit radial” si dhe e falenderoi kryeministrin indian për blerjen e paisjeve ushtarake ajrore nga SHBA-ja, në vlerë 2.4 miliardë dollarë. Administrata e Trumpit është e para që ka vendosur t’i shesë pajisje të tilla Indisë. Në to përfshihen disa dronë të me anë të të cilëve Kina synon mbikqyrjen e Oqeanit Indian, krahas rritjes se prezencës së Kinës së këtë hapësirë. Shtëpia e Bardhë ka thënë se shitja e dronëve të pa armatosur nuk paraqet kërcënim për Pakistanin.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Hahn: Qytetarët e Maqedonisë meritojnë gjykata të pa korruptuara Posted: 27 Jun 2017 04:29 AM PDT

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi i Bashkimit Evropian, Johanes Hahn, thotë se reformat në sistemin e drejtësisë janë thelbësore në konsolidimin e institucioneve, e në veçanti në vendosjen shtetit ligjor në vend. Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, komisioneri Hahn, thotë se procesi i reformave është në fillimet e tij dhe se i beson ekspertit gjerman, Reinhard Pribe, i deleguar për të mbikëqyrur planin aksional të Qeverisë për zbatimin e reformave prioritare. “Është shumë me rëndësi që të kthehet besimi në sistemin e drejtësisë, në kualitetin e gjyqësorit. Mendoj se ky është edhe qëllimi i njerëzve që punojnë aty, i prokurorëve, gjykatësve, shërbyesve publik dhe mendoj se kjo është ajo që njerëzit e meritojnë, që të mund të kenë gjyqësor funksional, transparent dhe të pa korruptuar”, ka deklaruar komisioneri Hahn. Sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe hetimeve të nisura nga Prokuroria Speciale, Hahn, thotë se ligjet duhet të funksionojnë dhe se duhet kohë për zbatimin e hetimeve që të mund të ketë edhe epilog konkret. “I takon Qeverisë që të diskutojë se si të mund të ketë shtyrje të afatit, apo të ndonjë konstruksioni tjetër të mundshëm. Edhe njëherë e them se është me rëndësi që njerëzit të kenë përshtypjen, nëse dëshironi që të besojnë se të gjitha rastet kriminale do të hetohen në tërësi dhe nëse ka nevojë, të ketë akuza dhe të ketë edhe dënime nëse kjo e domosdoshme. Bëhet fjalë për gjithë sistemin gjyqësor që duhet të funksionojë”, shprehet komisioneri Hahn. Kryeministri Zoran Zaev pas takimit me komisionerin Johanes Hahn, tha se pavarësia e gjyqësorit mbetet një nga prioritetet e angazhimit të tij dhe se këtë do të synojë ta arrijë përmes një rizgjedhjes së gjykatësve për të pastruar këtë pushtet nga elementët e korruptuar. Por, kjo nga opozita që drejtohet nga ish kryeministri Nikolla Gruevski, shihet si hakmarrje dhe tendencë për politizimin e gjyqësorit, siç ka thënë ai. Ekspertët nga ana tjetër, thonë se politizimi i gjyqësorit nivelin më të lartë e ka arritur në qeverisjen e VMRO-së në 11 vitet e fundit. Osman Kadriu, profesor i së Drejtës Kushtetuese, thotë se Qeveria e re ka shumë punë, nëse vërtetë synon funksionimin e shtetit ligjor. Sa i përket paralajmërimit për rizgjedhjen e gjykatësve, ai thotë se kjo do të jetë e pamundur pa ndryshime të shumta ligjore, që kërkojnë edhe dy të tretat e votave, të cilat nuk i ka shumica e re parlamentare. Deri në krijimin e kushteve për këtë, ai thotë se duhet të miratohen ndryshimet ku nuk kërkohet një shumë absolute apo e dyfishtë. “Këtu kemi ligjet disa ligje për gjyqësorin për prokurorinë speciale, për prokurorinë shtetërore… pra mund të vendosin për ato ligje për të cilat nuk kërkohet shumica e dyfishtë por shumica relative apo vetëm se 61 vota të deputetëve”, thotë Kadriu. Sipas tij, prioritet në hartimin e paketës së ligjeve reformuese duhet të ketë edhe ligji për përdorimin e gjuhëve të bashkësive etnike, që edhe ishte një nga çështjet më të debatueshme në periudhën e para formimit të Qeverisë së re, por edhe premtim i partive politike shqiptare me deklaratën e përbashkët. Deri në fund të muajit, Qeveria bazuar në deklaratat pas takimit të së hënës me komisionerin Johanes Hahn duhet të miratojë planin aksional të reformave prioritare. Se cilat sfera do të përfshijë, do të varet nga bisedimet intensive që do të zhvillohen me ekspertin gjerman Reinhard Pribe i cili deri në fund të qershorit do të qëndrojë në Maqedoni. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ukrainë: Vritet një kolonel ushtarak, incidenti cilësohet si “terror” Posted: 27 Jun 2017 04:07 AM PDT

Koloneli i forcave të armatosura të Ukrainës, Maksim Shapoval, është vrarë sot nga një makinë-bombë në Kiev, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për “sulm terrorist”. Policia tha se oficerët e zbatimit të ligjit sot në mëngjes e kishin marrë një mesazh, sipas të cilit në kryeqytetin Kiev kishte eksploduar një automobil i tipit Mercedes, në një udhëkryq në rajonin Solomyansky, me ç’rast është vrarë një person brenda në makinë dhe është plagosur një kalimtar rasti. “Policia kombëtare, ekipet e shpëtimit dhe ekspertët e mjekësisë ligjore dhe të eksplozivit, po punojnë në skenë”, thuhet në kumtesën e autoriteteve dhe shtohet se “ngjarja është kualifikuar si akt terrorist”. Nuk janë dhënë detaje të tjera. Ministria e Brendshme e Ukrainës tha se i vrari në këtë shpërthim ishte i lindur në vitin 1978. Gazeta Ukrainska Pravda, ka raportuar se Maksim Shapoval, ishte komandant i forcave speciale në Drejtoratin kryesor të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes së Ukrainës. Prej prillit të vitit 2014, kur ka filluar lufta në pjesën lindore të Ukrainës, ndërmjet forcave qeveritare dhe separatistëve të mbështetur nga Rusia, kanë ndodhur një numër i incidenteve me eksplodime jashtë zonës së konfliktit, megjithqë sulmet me makina-bomba janë relativisht të rralla. Incidenti i fundit madhor në kryeqytetin Kiev, ka ndodhur në korrik të vitit të kaluar, kur Pavel Sheremet, gazetar rus i lindur një Bjellorusi, ishte vrarë kur me makinën e tij po shkonte në punë. Ky gazetar në raportimet e tij, shpeshherë ishte kritik ndaj liderëve të lartë politikë dhe ndaj zyrtarëve të tjerë qeveritarë. Në shkrimin e tij të fundit para se të vritej, gazetari i ndjerë, Pavel Sheremet, kishte shkruar se politikanët ukrainas, që dikur ishin anëtarë të batalioneve vullnetare, që kanë luftuar kundër separatistëve në pjesën lindore të Ukrainës, mund të ndërmarrin grushtshtet në Kiev. Hetimet e Ministrisë së brendshme të Ukrainës për vrasjen e këtij gazetari, “kanë çuar në konkludim se ky krim ishte përgatitur me kujdes nga një grup i njerëzve”. Sipas Kombeve të Bashkuara, nga luftimet në pjesën lindore të Ukrainës deri tash, janë vrarë më se 10 mijë njerëz. Përgatiti: Fatmir Bujupi This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ukrainë: Sulm me makinë-bombë Posted: 27 Jun 2017 04:03 AM PDT

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin kur një makinë-bombë ka eksploduar në Kiev të Ukrainës. Sipas autoriteteve ukrainase, nga shpërthimi është vrarë një kolonel i ushtrisë ukrainase. (Video:Reuters)This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Gjykata e apelit në Hagë konfirmon përgjegjësinë e Holandës në Srebrenicë Posted: 27 Jun 2017 02:24 AM PDT

Një gjykatë e apelit në Holandë ka konfirmuar se Holanda mban pjesërisht përgjegjësinë për vdekjen e më shumë se 300 myslimanëve në Srebrenicë, nga të cilët ishte kërkuar të largoheshin nga një bazë holandeze në kuadër të Kombeve të Bashkuara.  Vendimi I Gjykatës së Apelit në Hagë konfirmon vendimin e vitit 2014, në bazë të të cilit paqeruajtësit holandezë e kanë ditur se personat që kishin kërkuar strehim brenda bazës së tyre në fshatin Potoçari do të vriteshin nga forcat serbe të Bosnjës, gjë e cila edhe ka ndodhur. Vendimi shihet si i jashtëzakonshëm, duke qenë se Kombet e Bashkuara gëzojnë imunitet nga përndjekja ligjore. Megjithatë, rasti i paqeruajtësve holandezë është i veçantë, sepse bën fjalë për përgjegjësinë e një shteti pjesëmarrës në një mission paqeruajtës në kuadër të Kombeve të Bashkuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama