Home » Mesazhi.com: “Kështu u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video)” plus 9 more

Mesazhi.com: “Kështu u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video)” plus 9 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

Mesazhi.com: “Kështu u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video)” plus 9 more

Kështu u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video) Posted: 25 Jun 2017 11:24 AM PDT

Me thirrjet për ruajtjen vlerave islamit si dhe paqes e tolerancës, Kosovë po kremtohet dita e Fitër Bajramit, shënon edhe fundin e muajit shenjtë Ramazanit. Edhe kësaj radhe kremtimet po përshkohen me thirrjet e Bashkësisë Islame Kosovës për luftimin e çdo përpjekjeje, emër besimit mbillet urrejtje mes besimtarëve duke shtrembëruar dhe keqinterpretuar parimet e islamit. The post Kështu u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Sulmohen muslimanet ne Londer kur po dilnin nga Namazi i Bajramit Posted: 25 Jun 2017 04:12 AM PDT

Gjashtë persona, duke përfshirë tre fëmijë janë dërguar në spital ngase u sulmuan pasi e falen namazin e Bajramit. Një turme muslimanesh u sulmuan me veture teksa po dilnin nga një qender sportive në Newcastle, ku po falej Namazi i Bajramit. Qindra vetë ishin në qendrën sportive për të festuar Fiter Bajramin, dhe per ta falur namazin qe shenon fillimin e festes. Gjashtë personat e lënduar u derguan në spitalin me te afert. Policia ende nuk ka dhene detaje nese behet fjale per nje sulm terrorist. Një grua 42-vjeçare është arrestuar dhe aktualisht është në paraburgim. /MESAZHI/ The post Sulmohen muslimanet ne Londer kur po dilnin nga Namazi i Bajramit appeared first on Mesazhi.com.

Spanjë, shpëtohen rreth 200 emigrantë nga përmbytja Posted: 25 Jun 2017 12:57 AM PDT

Rojet detare spanjolle dje shpëtuan më shumë se 200 emigrantë pasi ata u përpoqën të bënin kalimin ga Afrika e Veriut në Europë. Shpëtimet e para ndodhën në orët e hershme, ku dhjetëra emigrantë janë shpëtuar në jug të Gjibraltarit përmes tri varkave. Një tjetër grup prej 72 personash u shpëtuan më vonë. Shërbimi spanjoll i rojeve detare tha se kishte shpëtuar më shumë se 400 emigrantë vetë këtë javë. Kalimi relativisht i shkurtër i detit nga Maroku në Spanjë është një rrugë mjaft e frekuentuar nga emigrantët afrikan. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin, 3,314 persona tentuan këtë kalim prej 1 janarit, deri më 30 prill të këtij viti. Gjatë kësaj periudhe u regjistruan 59 vdekje gjatë së njëjtës periudhë në këtë pjesë të Mesdheut. /MESAZHI/ The post Spanjë, shpëtohen rreth 200 emigrantë nga përmbytja appeared first on Mesazhi.com.

Njeriu më i sjellshëm që mund ta keni takuar (VIDEO) Posted: 25 Jun 2017 12:43 AM PDT

Ky është një eksperiment social i kryer se fundmi, ku një djalë i ri i kërkon një burri ulet pranë tij. Sapo e merr lejen, ai e pyet pse duket i mërzitur. Pasi djali ia shpjegon arsyet, ai nuk ngurron ta ndihmojë. Por historia e njerëzishme nuk mbaron këtu… Burri human i ofron holla, dhe te nesermen kur djali e gjen dhe do te ja kthej borgjin, ai nuk pranon t’i marr. “Gjithmonë mund gjesh dikë ka nevojë për ndihme”, i përgjigjet ai. Cfarë gjesti!!! /MESAZHI/ The post Njeriu më i sjellshëm që mund ta keni takuar (VIDEO) appeared first on Mesazhi.com.

Britania ua uron muslimanëve Bajramin në një mënyrë mjaft të veçantë Posted: 25 Jun 2017 12:09 AM PDT

Kryeministrja britanike Theresa May ka u ka shkruar një mesazh Bajrami muslimanëve që festojnë Bajramin në Britani dhe në mbarë botën. Në letër thuhet: Ua dërgoj urimet e mia më të ngrohta muslimanëve këtu në Mbretërinë e Bashkuar dhe në të gjithë botën, të cilët po festojnë festën e Fitër Bajramit. Për më shumë se tre milionë muslimanë britanikë, të cilët japin një kontribut të madh për kombin tonë, Bajrami është një festë vërtet e veçantë. Si një festë që vie pas një reflektimi të thellë të muajit të shenjtë të Ramazanit, Bajrami është një festë që ndahet me familjen dhe miqtë. Në Mbretërinë e Bashkuar, me të drejtë ndjehemi krenarë për demokracinë e hapur dhe e larminë multietnike dhe multifetare. Gjatë muajit të kaluar, shumë myslimanë britanikë kanë ndarë me fqinjët e të gjitha besimeve vepra bamirëse, duke ndihmuar në bashkësinë lokale. Kjo frymë shoqërie dhe shërbimi qëndron në zemrën e çdo besimi të madh dhe është diçka rreth së cilës ne të gjithë bashkohemi. Mjerisht këtë muaj ka pasur edhe  ngjarje të errëta dhe tragjike, si sulmi i tmerrshëm në xhaminë e Finsbury Park. Ky ishte sulmi i dytë terrorist në rrugët e kryeqytetit tonë këtë muaj, dhe kjo ishte po aq e dhimbshme sa ato që ndodhën përpara. Sulmet si ky kërkojnë të na largojnë nga qëndrimet tona, nuk duan të na shohin të afërt dhe të bashkuar.  Por ne besojmë se urrejtja dhe e keqja nuk do të mbizotërojnë kurrë. Pra, në këtë frymë uniteti – në emër të të gjithë popullit britanik – më lejoni t’ju uroj një festë të lumtur dhe të qetë. Eid Mubarak. /MESAZHI/   The post Britania ua uron muslimanëve Bajramin në një mënyrë mjaft të veçantë appeared first on Mesazhi.com.

Namazi i Bajramit falet për herë të parë tek vendi i Xhamisë së Ibrit në veri të Mitrovicës Posted: 25 Jun 2017 12:00 AM PDT

Qindra qytetarë kanë falur namazin e Fitër Bajramit për herë të parë 18 vjet pas luftës, në vendin ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri të Mitrovicës. Ata u shprehën tejet të lumtur që pas 18 vitesh sërish po dëgjohet ezani në këtë vend. Kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Burim Veliu, ka uruar që shqiptarët e veriut, por edhe të tjerët, në të ardhmen të falen në këtë vend ku ka qenë xhamia e Ibrit në veri, dhe jo nëpër xhamitë e ndryshme në jug të qytetit. Ceremonia e faljes së namazit është zhvilluar nën masa të shtuara të sigurisë dhe nuk është shënuar ndonjë incident. The post Namazi i Bajramit falet për herë të parë tek vendi i Xhamisë së Ibrit në veri të Mitrovicës appeared first on Mesazhi.com.

Interesim i madh i drenicasve per te falur Bajramin Posted: 24 Jun 2017 11:57 PM PDT

Xhamia ne Arllat te cilen e shfrytezon edhe Negroci ishe e vogel per ti zene te gjithe falesit e Bajramit. Kolona e automjeteve ishe me kilometra e gjate ne mungese te nje parkingu te madh afer xhamise. Qytetaret pasi falen Bajramin uruan njeri tjetrin per paqe, solidaritet dhe tolerance. 19251020-10154754415222218-1189947634-n Mesazhi.com: “Kështu u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video)” plus 9 more 19251020-10154754415222218-1189947634-n Mesazhi.com: “Kështu u kremtua Bajrami nëpër Kosovë (Video)” plus 9 more The post Interesim i madh i drenicasve per te falur Bajramin appeared first on Mesazhi.com.

Shpërthen cisterna, 123 persona të vdekur Posted: 24 Jun 2017 11:55 PM PDT

Të paktën 123 persona kanë mbetur të vdekur kur një kamion që transportonte naftë, shpërtheu në flakë pranë qytetit pakistanez të Bahawalpur. Një turmë e madhe njerëzish është mbledhur për të mbledhur karburantin që po rrjedh nga automjeti i përmbysur. Dhjetëra prej tyre janë duke u trajtuar tashmë në spitale. Raportet e pakonfirmuara sugjerojnë se cisterna ka qenë duke ecur me shpejtësi të madhe kur u përmbys në mës të një rrugë dytësore. Disa persona që erdhën afër automjetit pas aksidentit ishin duke pirë duhan, rrëfejnë dëshmitarët. Mesa duket ata mund të kenë qenë shkaktarët e zjarrit dhe shpërthimit të fuqishëm , raporton televizioni shtetëror i Pakistanit, duke cituar dëshmitarë okularë. Megjithatë rrugët e vendit janë të pasigurta, me mirëmbajtje të dobët dhe shoferët shpesh herë ecin në mënyrë të pakujdesshme , thonë korrespondentët e BBC-së. Helikopterët e ushtrisë u dërguan për të transportuar viktimat në spitale, tha zëdhënësi i ushtrisë pakistaneze. The post Shpërthen cisterna, 123 persona të vdekur appeared first on Mesazhi.com.

Tërnava: Ka vetëm një rrugë të vetme, e paqes harmonisë dhe e respektit në mes të njerëzve Posted: 24 Jun 2017 10:08 PM PDT

Myftiu i Kosovës, Naim Ternava, thotë se mesazhi më i mirë që jep agjërimi i muajit të shenjtë të Ramazanit është të kujdesemi për jetimët, invalidët, të varfëritë dhe njerëzit në nevojë. Në mesazhin e tij pas faljes së namazit të Fitër Bajramit, Tërnava është lutur që në botë të mbretërojë paqja dhe mëshira. “Një pjesë e madhe e botës islami është në krizë,” deklaroi Ternava në mesazhin e tij. Për ta ruajtur porosinë hyjnore, nga çdokush që tenton t’i devijojë ato, Tërnava thotë se duhet të themi se Islami është i pastër nga çdo gjë e ligë. “Ka vetëm një rrugë të vetme, e paqes harmonisë dhe e respektit në mes të njerëzve.” Ai është lutur për paqe mirësi e mbarësi mbi popullin tonë dhe në mbarë botën. “Apeloj me urtësinë e zemrës tek të gjithë faktorët politik që të lënë anash interesat e ngushta dhe të angazhohen në të mirë të popullit, që vendin ta bëjmë ashtu siç dëshirojmë.” The post Tërnava: Ka vetëm një rrugë të vetme, e paqes harmonisë dhe e respektit në mes të njerëzve appeared first on Mesazhi.com.

Falja e Namazit të Fitër-Bajramit në Prishtinë (Video) Posted: 24 Jun 2017 09:31 PM PDT

Myslimanë anë e kënd botës sot festojnë festën e Fitër Bajramit. Kosovë, falja e namazit Fiter Bajramit ka nisur nga ora 05:30. E kryeqytet, falja është bërë xhaminë e Madhe Prishtinës, ku si çdo vit janë mbledhur shumë mysliman për ta falur namazin. Manifestimi ka filluar ora 04:15, me faljen e namazit sabahut, pas cilit ishte ligjërata tematike kushtuar kësaj feste nga Ekrem Maqedonci. The post Falja e Namazit të Fitër-Bajramit në Prishtinë (Video) appeared first on Mesazhi.com.

Reklama