Home » “Daçiq: Dialogu me Prishtinën të bëhet në nivelin e presidentëve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

“Daçiq: Dialogu me Prishtinën të bëhet në nivelin e presidentëve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Daçiq: Dialogu me Prishtinën të bëhet në nivelin e presidentëve” plus 19 more Radio Evropa e Lirë

Daçiq: Dialogu me Prishtinën të bëhet në nivelin e presidentëve Posted: 26 Jun 2017 09:37 AM PDT

Ushtruesi i detyrës së kryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiq, njëherësh ministër i jashtëm, ka deklaruar sot se pret që dialogu ndërmjet Serbisë dhe Kosovës të vazhdojë në nivel të presidentëve, pasi të formohen qeveritë e reja në Serbi dhe Kosovë. “Nuk besoj se unë do të marr pjesë, kjo është çështje e formatit, i cili të jem i sinqert, kryesisht është përcaktuar sipas funksionit që e kryen Hashim Thaçi”, u tha Daçiq gazetarëve sot në Beograd, raporton agjencia Beta. Mëtutje, Daçiq ka theksuar se “është më e logjikshme që ky dialog të vazhdojë në formatin e presidentëve” dhe konsideron se kjo do të ndodhë “kur të zgjedhen qeveritë në Beograd dhe Prishtinë”.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Shqipëri: Partia Socialiste në rrugë për të fituar në zgjedhjet e djeshme Posted: 26 Jun 2017 09:14 AM PDT

Rezultatet preliminare tregojnë se Partia Socialiste e krahut të majtë në Shqipëri, duket se është në rrugën për një mandat të ri qeveritar, pas zgjedhjeve të djeshme parlamentare, që konsideroheshin madhore për synimin e Shqipërisë për t’i filluar negociatat për pranim në Bashkimin Evropian. Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, pasi janë numëruar më se 50% të fletëvotimeve, tregojnë se Partia Socialiste e kryeministrit, Edi Rama, i fitoi 52% të votave, ndërsa Partia Demolratike në opozitë e liderit, Lulzim Basha, i ka afro 29% të votave, ose 40 deputetë. Autoritetet zgjedhore thonë se ky numërim i pjesërishëm, tregon se socialistët i kanë fituar së paku 76 vende në Kuvendin e Shqipërisë me 140 deputetë, që do të thotë se tash PS-ja i ka 11 deputetë më tepër se sa i kishte nga zgjedhjet e vitit 2013. Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) i ka fituar gati 16% të votave, që është 4.5% më tepër se në zgjedhjet e kaluara. Dalja në zgjedhje ishte 45% – më e ulët se në zgjedhjet e vitit 2013. Mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe korrekte ishte kusht themelor për fillimin e negociatave për integrim të Shqipërisë në Bashkimin Evropian, pasi në vitin 2014 e mori statusin e vendit kandidat për anëtarësim. Aktualisht, Shqipëria është anëtare e NATO-s. Dalja e ulët në zgjedhjet e djeshme shpjegohet edhe me festën e Bajramit dhe me motin tejet të nxehtë prej 39 gradë Celsius. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Shefi i Shtatmadhorisë së ushtrisë amerikane arriti në Kabul Posted: 26 Jun 2017 08:49 AM PDT

Shefi i Shtatmadhorisë së Shteteve të Bashkuara, Joseph Dunford, ka arritur në Kabul të Afganistanit, në një viztitë të paparalajmëruar, derisa Uashingtoni e shqyrton mundësinë e dërgimit të më tepër ushtarëve në këtë vend. Gjatë vizitës së tij disaditëshe, gjenerali Dunford takohet me zyrtarët e lartë afganë, me komandantët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara dhe të koalicionit dhe me ushtarët që shërbejnë atje. Trupat ndërkombëtare e kanë përfunduar misionin e tyre luftarak në Afganistan, në dhjetor të vitit 2014, por tërheqja e ushtarëve të jashtëm e ka përkeqësuar situatën e sigurisë në këtë vend. Mediat amerikane kanë raportuar se sekretari i mbrojtjes, Jim Mattis, tash planifikon të rekomandoj dërgimin deri në 5 mijë ushtarë me qëllim që të ndihmohen forcat qeveritare afgane në luftën e tyre kundër talibanëve. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
SHBA: Gjykata Supreme vendosi për imponim të ndalesës së udhëtimit të Trumpit Posted: 26 Jun 2017 08:24 AM PDT

Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara e ka rrëzuar urdhrin e gjykatës më të ulët, me të cilin ishte bllokuar ndalesa e udhëtimit për shtatasit e gjashtë vendeve me shumicë myslimane, të administratës së presidentit, Donald Trump. Ky vendim i sotëm i Gjykatës Supreme do të thotë se urdhri ekzekutiv i presidentit Trump mund të imponohet pjesërisht. Gjykata e ka lënë një kategori të pandryshuar të mbrojtjes së personave të jashtëm, ata që janë “me pretendim të besueshëm për marrëdhënie me person ose entitet në Shtetet e Bashkuara”. Në opinionin e sotëm të gjykatës, i cili nuk është i nënshkruar, theksohet, po ashtu, se është pajtuar për dëgjim të argumenteve për këtë rast në muajin tetor. Ky vendim konsiderohet fitore e presidentit Trump në kundërthënien më të madhe juridike të presidencës së tij, që filloi më 20 janar të këtij viti. Ndalesa do të imponohet për shtetasit e Iranit, Libisë, Somalisë, Sudanit, Sirisë dhe Jemenit, që përpiqen të hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar zoti Trump tha se ndalesa do të fuqizohet 72 orë pasi të vendos gjykata. Administrata Trump insiston se ndalesa është e domosdoshme për sigurinë kombëtare të Shteteve të Bashkuara, përkundër ankesave të kritikëve që thonë se ajo i përmend myslimanët dhe kjo paraqet shkelje të Kushtetutës amerikane. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Hahn kërkon që Maqedonia të zbatojë reformat prioritare Posted: 26 Jun 2017 08:18 AM PDT

“Jam i kënaqur për klimën e krijuar pozitive, sa i përket perspektivës integruese të Maqedonisë”, theksoi Komisionari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johannes Hahn, gjatë vizitës së tij në Shkup. “Porosia ime për të gjithë këtu është të përqendroheni në detyrat që priten për tu realizuar. Të gjitha palët të cilat janë përgjegjëse përfshi këtu edhe opozitën, gjyqësorin dhe të gjitha institucionet relevante, të koncentrohen në ndërtimin e një shoqërie moderne e cila do të funksionojë dhe një shtetet i cili do të punojë në interes të të gjithë qytetarëve”, tha Hahn.  Ai në Shkup i porositi zyrtarët e Qeverisë së re të Maqedonisë që me ngulm të përkushtohen në realizimin e reformave nëse dëshirojnë që Maqedonia të bëhet pjesë e familjes evropiane, duke vendosur theksin mbi drejtësinë. “Rekomandimi për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, është ngushtë i lidhur me dinamikën e realizimit të reformave të apostrofuara, si detyrim për vendin në raportin e KE-së dhe atë të Pribesë”, tha komisionari Hahn, duke nënvizuar se agjenda reformuese, duke filluar që nga dita e nesërme (e marta ), do të ndihmohet edhe nga ekspertët e Bashkimit Evropian. Nga ana tjetër, kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev tha se në kuadër të mbledhjes tematike të Qeverisë së Maqedonisë, kushtuar prioriteteve reformuese për integrimin e vendit, Qeveria e Maqedonisë bashkë me euro-komisarin Hahn, ka precizuar një dokument punues i cili do të jetë gati deri më 1 korrik, që ka të bëj me reformat të cilat janë më me prioritet, siç është sundimi drejtësisë, lirinë e mediave etj. “Ky dokument i quajtur ‘udhërrëfyes’, del nga Marrëveshja e Përzhinës dhe rekomandimet e Pribesë. Prania e komisionarit Hahn paraqet sinjal të fuqishëm në vend, për integrimin tonë në Bashkimin Evropian”, tha Zaev, duke shtuar se qëllimi i këtij dokumenti është që Maqedonia të marrë datë për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE. Zaev ftoi opozitën të mbështet këtë dokument. Kryeministri maqedonas, në kuadër të mbledhjes tematike të Qeverisë, ku të pranishëm ishin dhe diplomatët e lartë të Brukselit, komisionari Hahn dhe ambasadori i BE-së në Shkup Samuel Zhbogar, tha se qytetarët e Maqedonisë meritojnë të jenë pjesë e familjes evropiane. “Kjo Qeveri ka marrë përsipër obligim serioz për të treguar para Bashkimit Evropian por edhe para vetes, se Republika e Maqedonisë dhe qytetarët e saj, meritojnë t`i bashkëngjiten botës së civilizuar demokratike nga e cila kish mbetur larg”, tha Zaev në fillim të mbledhjes tematike të Qeverisë. Zaev nuk dha përgjigje konkrete nëse ligji që avancon përdorimin e gjuhës shqipe do të vendoset ose jo në ligjet me prioritet si pjesë e veprimit të Qeverisë së re, për të përshpejtuar integrimin e vendit në strukturat euroatlantike. Ndryshe, nxitja e reformave që Brukseli pret të zbatohen në afat sa më të shkurtër kohor,me qëllim që Maqedonia sa më shpejtë të kthehet në rrugën e integrimeve euro-atlantike ka qenë temë debati edhe në takimin që gjatë ditës ka realizuar kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Shekerinska, zëvendëskryeministri për çështje evropiane Bujar Osmani si dhe shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov me delegacionin e Bashkimit Evropian, të kryesuar nga komisari evropian Johannes Hahn . Komisionari për politikë evropiane të fqinjësisë dhe negociata për zgjerim, Johanes Hahn, ishte pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në kompilimin e marrëveshjes politike të Përzhinos, e cila kontribuoi që vendi të dalë nga kriza pas publikimit të bisedave të përgjuara. Në ndërkohë në Maqedoni nga e premtja është duke qëndruar edhe eksperti gjerman, ish-drejtor i Drejtorisë për zgjerimin e Bashkimit Evropian Rajnhard Priebe, i cili për disa ditë me radhë do të realizojë takime intensive me zyrtarët e lartë të vendit dhe drejtuesit e institucioneve, për të definuar kapacitet e realizimit të reformave si dhe për planin veprues të Qeverisë për zbatimin e tyre. Raporti i Pribesë, i hartuar para dy vjetësh, identifikoi më shumë pika nevralgjike që kanë të bëjnë me mosfunksionimin e shtetit juridik, parregullsitë në procesin zgjedhor si dhe lirinë e medieve në Maqedoni, pika këto në të cilat pritet të fokusohet Qeveria e re e Maqedonisë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Shtyhet gjykimi i Yanukovychit për tradhti Posted: 26 Jun 2017 07:43 AM PDT

Është shtyrë gjykimi për ish presidentit ukrainas Viktor Yanukovych, i cili akuzohet për tradhti. Gjykatësi Vladyslav Devyatko e ka shtyrë seancën për datën 29 qershor pasi Yanukovych nuk është shfaqur në dhomën e gjykatës. Yanukovych gjendet në Rusi nga viti 2014. Avokati i tij, Vitaly Serdyuk, se Yanukovych ka pasur vullnet që të jetë pjesë e gjyqit përmes një video-lidhje për “të dëshmuar sipas normave të së drejtës ndërkombëtare”. Mirëpo sipas Serdyuk autoritetet ukrainase nuk e kanë bërë të mundur një gjë të tillë. Yanukovych pati braktisur zyrën e tij në shkurt të vitit 2014, dhe iku në Rusi në valën e protestave që nxiti vendimi e tij për të shmangur bashkëpunimin me Bashkimin Evropian dhe përmirësimin e marrëdhënieve të tregtisë me Moskën. Yanukovych është i akuzuar për tradhti, duke shkelur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Pasi ikjes së tij, Rusia e aneksoi gadishullin e Krimesë dhe nxiti separatizmin në lindje të Ukrainës. Gjatë luftimeve në mes të forcave qeveritare ukrainase dhe separatistëve prorusë janë vrarë më shumë së 10.000 persona. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Viktima e dhunës seksuale në Kosovë: Burrin e kam mbështetjen më të fuqishme Posted: 26 Jun 2017 07:35 AM PDT

Hajdari nga rrethina e Klinës, dy herë në muaj, udhëton mbi 60 kilometra deri në Gjakovë, për t’ia mundësuar gruas dhe vajzës së tij shërbimet e Shoqatës “Medica Gjakova”. Kjo shoqatë ofron këshilla psiko-sociale dhe shërbime shëndetësore për gratë, të cilat, ndër të tjera, kanë qenë të abuzuara seksualisht gjatë luftës në Kosovë, në vitin 1999. Bashkëshortja e Hajdarit, Lulja, e cila atë kohë ishte shtatzënë, si dhe vajza e mitur Shpresa, janë dhunuar nga pjesëtarët e forcave paramilitare serbe. Hajdari është një nga burrat e rrallë në Kosovë, i cili çdo ditë përpiqet ta ndihmojë bashkëshorten dhe vajzën e tij, pas asaj përvoje të hidhur.  “Çfarë të bëj. Tashmë ka ndodhur kjo. Tash, kah t’ia mbaj? Nuk mund ta zhbëjë njeriu këtë që ka ndodhur dhe duhet të pajtohet edhe me të këqijat. Kështu na e ka shkruar Zoti”. Lulja, e cila ishte viktimë e dhunimit nga pjesëtarët e forcave paramilitare serbe, thotë se bashkëshorti i saj e ka mbështetur pas gjithë asaj që i kishte ndodhur. “Gjithmonë e kam pasur përkrahje. Gjithmonë më ka ndihmuar, më ka folur dhe thënë shkurt, më ka mbajtur pavarësisht asaj që na ka ndodhur”, tha Lulja. Ajo rikujton ngjarjen e kobshme për të dhe vajzën e saj, asokohe të mitur. Lulja me bashkëshortin dhe vajzën e saj, gjatë luftës në Kosovë, netët i kalonin në afërsi të shtëpisë, duke besuar se ishte vend i sigurt. Lulja dhe vajza e saj Shpresa, atë mëngjes ishin nisur drejt shtëpisë së tyre për tu kujdesur për bagëtinë. Pas pak kishin arritur forcat paraushtarake serbe. “Vetëm kanë kërcitur dyert dhe janë futur brenda një mori prej tyre. mua më morën në njërën dhomë, e vajzën e kanë futur në dhomën tjetër. Ne u humbëm, nuk e dinim më as çfarë po ndodhë. Vetëm prisnim kur do të na e këpusnin kokën me thika. Nuk e mendonim atë që do të ndodhte, por thamë se kanë hyrë të na vrasin. Na ka humbur vetëdija. Nuk kemi ditur më gjë, vetëm kur jemi zgjuar e kemi parë veten të zhveshura. Ata (paramilitarët) kishin shkuar. Kishin humbur, më nuk i pamë. E pashë vajzën që kishte mbetur aty, pa vetëdije. I hodha ujë. Ja kam larë sytë, e kam veshur dhe jemi nisur”. Më pas Lulja i kishte treguar bashkëshortit të saj se çfarë kishte ndodhur dhe e përlotur rikujton reagimin e tij, i cili i kishte thënë se “e rëndësishme është se ju jeni gjallë”. Me vonë Lulja e kishte humbur foshnjën, ndërkaq që ngjarjen e hidhur e dinë vetëm familjarët. Aktualisht, Lulja dhe vajza e saj Shpresa, po përgatiten të aplikojnë për pranimin dhe verifikimin e statusit të personave të abuzuar seksualisht gjatë luftës në Kosovë, në mënyrë që të realizojnë benificionet e caktuara. Besohet se gjatë luftës në Kosovë kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual. Në mars të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të tillë t’iu rregullohet statusi. Por, që atëherë, shteti ka shkelur çdo afat kohor për zgjidhjen e statusit të tyre. Së fundmi ekzistojnë paralajmërime që Komisioni i Qeverisë për pranim dhe verifikim të statusit të viktimave të dhunës seksuale, i sapoformuar, do të fillojë punën në shtator. Minire Begaj, kryesuese e këtij Komisioni, që ka mandat pesëvjeçar, shpreson se do të ketë interesim, me vetë faktin se një nga nismat ka ardhur pikërisht nga organizatat joqeveritare. “Qëllimi i ligjit ka qenë mbrojtja institucionale për këtë kategori të shoqërisë. Është bërë një barazim social, është një barazim me të gjitha kategoritë tjera. Po shpresojmë që do të ketë interesim të tyre. Është me interes që afati i aplikimit është pesë vjet. Ligji në fuqi e njeh një afat pesëvjeçar edhe përkundër faktit që është një proces kompleks, është një proces i ndjeshëm dhe gradualisht me kohë, me vite, mund të arrihet te një pajtim dhe te një vullnet që me të vërtetë duhet të aplikojnë”. Begaj ka shtuar se vendimi për çdo rast do të merret brenda 30 ditësh. Katër organizata joqeveritare, të cilat janë marrë me këtë çështje, do të ndihmojnë në procesin e aplikimit nga ana e viktimave të dhunës seksuale. Një nga këto organizata është edhe Shoqata “Medica” nga Gjakova. Mirlinda Sada, drejtuese e kësaj shoqate, thotë se aktualisht rreth 300 gra, viktima të dhunës seksuale, i shfrytëzojnë shërbimet e kësaj organizate. “Deri para 3 vjetësh, kjo temë ka qenë tabu. Tash po flitet për këtë temë. Jemi të gjithë të vetëdijshëm se po flitet për këtë temë, por stigmatizimi është shumë i madh. Ende na nevojitet shumë punë që të punojmë për adresimin e stigmatizimit”. Sada ka shtuar se disa gra që kanë qenë viktima të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, deri më tash kanë vdekur. Por, sipas saj, ka pasur edhe mjaft raste kur gra të tilla viktima, kanë tentuar të vetëvriten, për shkak se nuk kanë pasur mbështetje ose nuk kanë folur fare për atë që ka ndodhur. ​Feride Rushiti, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës për rehabilitimin e viktimave të torturës, qendër kjo e cila gjithashtu do të ndihmojë në procesin e aplikimit të viktimave të dhunës seksuale, thotë se është e rëndësishme që personat e tillë të kenë pensione të dinjitetshme, të cilat do t’i ndihmonin. Sipas saj, i gjithë procesi i aplikimit bëhet në fshehtësi të plotë. “Për ato gra të cilat nuk i kanë ndarë rrëfimet e tyre me familjet e veta, kjo do të jetë sfidë”, thekson Rushiti. Ajo shton se tashmë janë duke u bërë përgatitjet për fushatë, e cila do ta ngrejë vetëdijen lidhur me këtë çështje. Hajdari mendon se shteti është dashur ta zgjidhë çështjen e statusit të këtyre grave, para se të merrej me cilëndo kategori tjetër të luftës. Lulja ndërkaq porosit të gjithë personat me përvojë të ngjashmë të shfrytëzojnë mundësinë që ua ofron ligji. “Është mëkat për një grua të heshtë dhe të mos e bisedojë me të shoqin atë që e mundon. Si mund ta quajnë veten burra ata që nuk mbështesin gratë e tyre në atë gjendje? Mua më vinte turp të vija në këtë organizatë, por im shoq më ka nxitur të vij dhe të bisedoj me viktimat tjera”, thotë Lulja. “Do të vazhdoj t’i sjell këtu derisa të mundem. Kur nuk mundem, do ta gjej dikë që mundet. Më pëlqen kur vijnë në këtë organizatë, sepse kur kthehen në shtëpi, vijnë krejt ndryshe, me disponim më të mirë. Dua t’i shoh të lumtura. Vetëm ashtu mund ta shijoj praninë e tyre”, thotë Hajdari. Përgatiti: Bekim Bislimi  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trump pret në takim kryeministrin e Indisë Posted: 26 Jun 2017 06:20 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, do të presë sot në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Indisë, Narendra Modi. Takimi do të jetë i pari midis liderëve të dy demokracive më të mëdha në botë. Ai zhvillohet në kohën e pasigurive për shkak të dallimeve të tyre mbi tregtinë dhe çështje të tjera. Trump është fokusuar në përafrimin me rivalin strategjik të Indisë, Kinën, të cilën e sheh si vend me ndikim te Koreja e Veriut. Por, Uashingtoni dhe Nju Delhi ndajnë shqetësimet për rritjen e Kinës si fuqi ushtarake. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Gjeorgjia dyfishon masat kundër martesave të çifteve me gjini të njëjtë Posted: 26 Jun 2017 06:03 AM PDT

Partia qeverisëse e Tbilisit, “Ëndrra Gjeorgjiane” ka marrë qëndrim të çuditshëm për të justifikuar propozimin e saj rreth ndalimit përmes Kushtetutës për martesat e çifteve të gjinisë së njëjtë në ish-republikën sovjetike. Në shumicën e vendeve, kundërshtarët e martesave të këtyre çifteve i bazojnë argumentet e tyre në doktrina fetare, tradita, çështje morale dhe shqetësime të ndryshme të prindërve. Mirëpo kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Irakli Kobakhidze, njëherësh edhe udhëheqës i Komisionit Shtetëror Kushtetues, ka thënë se “Ëndrra Gjeorgjiane” dëshiron të ndryshojë përkufizimin e martesës me Kushtetutë, për të parandaluar “grupet e caktuara” nga nxitja e ndjenjave homofobike dhe anti-perëndimore. Kobakhidze i bëri këto deklarata gjatë një prezantimi para Komitetit parlamentar për Integrime dhe të Drejta të Njeriut. “Ne i respektojmë të drejtat e çdo grupi, përfshirë minoritetet”, ka thënë Kobakhidze para këtij komiteti. “Prandaj një ndryshim i tillë, nuk do të jetë bazë për diskriminim”. Por, Beka Gabadadze, aktivist i shoqatës Temida me bazë në Tbilisi, që mbron të drejtat e komunitetit LGBTQI, ka thënë se ligjvënësit e “Ëndrrës Gjeorgjiane” janë përgjegjës për shtimin e homofobisë duke bërë fushata për ndalime kushtetuese për martesat e çifteve të gjinisë së njëjtë. “Në Ëndrrën Gjeorgjiane ka politikanë konservativë të cilët janë homofobik. Kryetari i Parlamentit frikësohet ta pranojë faktin se ata janë homofobik dhe po provojnë të miratojnë ligje të tilla”, ka thënë ai. “Unë si një person gej, mund të them se kampanja e tyre është duke forcuar stereotipet negative dhe po rritë komentet homofobike”, ka shtuar Gabadadze. Masat e reja janë në mesin e shumë amendamenteve kushtetuese të propozuara nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane”. Në Kushtetutën aktuale të Gjeorgjisë thuhet se “martesa duhet të bazohet në të drejta të barabarta dhe vullnet të lirë të bashkëshortëve”. Nuk deklarohet hapur se martesa është e lejueshme vetëm mes gjinisë së kundërt. Sidoqoftë amendamenti i propozuar nga “Ëndrra Gjeorgjiane”, definon martesën si “bashkim në mes të një gruaje dhe burri… e bazuar në të drejta të barabarta dhe vullnet të lirë të bashkëshortëve”. Pas draftimit të amendamentit nga Qeveria gjatë prillit, 11 organizata joqeveritare në Gjeorgji patën bërë thirrje që të shtohet edhe rregullohet me ligj edhe pjesa “forma të tjera të jetesës”. Me anë të kësaj shtese do të mund të mbetej e hapur mundësia për lidhjet në mes të personave të gjinisë së njëjtë. Gabadadze ka thënë se nuk pritet nga partia “Ëndrra Gjeorgjiane” të hap rrugë drejt lejimit të lidhjeve mes gjinisë së njëjtë në Gjeorgji. Ai ka parashikuar se do të rritet numri i sulmeve urrejtëse kundër këtij komuniteti nëse amendamenti do të miratohet. Miratimi pritet të bëhet pasi “Ëndrra Gjeorgjiane” ka 115 nga 150 ulëse sa ka gjithë Parlamenti. Ai po ashtu i ka fajësuar politikanët e kësaj partie pasi sipas tij, të njëjtit kanë përmendur këtë çështje, si pjesë të premtimeve në fushatën elektorale në zgjedhjet e vitit 2016. “Lëvizjet e komunitetit LGBT në Gjeorgji nuk kanë mbajtur ndonjëherë kampanja për legalizimin e martesave ose bashkimit të çifteve të gjinisë së njëjtë”, ka thënë Gabadadaze, duke shtuar se këto martesa janë të ndaluara hapur, në bazë të kodit civil të Gjeorgjisë. “Është e vërtetë se homofobia në Gjeorgji është shumë e pranishme, andaj politikanët janë duke përdorur homofobinë e tyre politike për të rritur ndikimin brenda shtetit”, ka shtuar më tutje Gabadadze. “Ne e dimë tashmë se deklarata të tilla për martesat e këtyre çifteve janë aktuale në Gjeorgji kur vjen koha e zgjedhjeve apo krizave politike”. Studimet e 15 viteve të fundit tregojnë se nga të gjitha grupet minoritare në Gjeorgji, anëtarët e komunitetit LGBT, gjenden në presionin më të madh, pasi 80 për qind e respodentëve të anketuar kanë pasur qasje shumë negative ndaj homoseksualitetit. Këto studime po ashtu tregojnë se si këto qasje negative vinë më së shumti si shkak i ndikimeve tradicionale, tabuve dhe vlerave që promovohen vazhdimisht nga Kisha Ortodokse e Gjeorgjisë. Pjesëtarët e këtij komuniteti mund të përballen me lloje të ndryshme të dhunës edhe brenda ambienteve familjare. Komisioni i Venedikut, në kuadër të Këshillit të Evropës, në një sesion të mbajtur në qershor, ka thënë se “dispozitat e barazisë së martesës nuk duhet të interpretohen në atë mënyrë që përjashtojnë njohjen e bashkimit të personave me gjini të njëjtë”. Komisioni i Venedikut po ashtu ka theksuar se Konventa Evropiane e të Drejtave të Njeriut kërkon nga shtetet anëtare “njohje ligjore të martesave të çifteve të gjinisë së njëjtë” dhe se “mosnjohja e këtij statusi konsiderohet si shkelje” e të drejtave të njeriut. “Gjeorgjia sikurse çdo vend tjetër i Këshillit Evropian është i obliguar t’iu përmbahet standardeve tona të përbashkëta andaj ky vend e ka të domosdoshme njohjen e martesave të gjinisë së njëjtë”, ka thënë ndër të tjera komisioni. Eksperti i të drejtave të njeriut, David Zedelashvili, ka thënë se ndalimi i martesave të komunitetit LGBT edhe me Kushtetutë, mund të dëmtojë të drejtat e njeriut në Gjeorgji. Ky hap mund t’i shkaktojë probleme “Ëndrrës Gjeorgjiane” në synimin e saj drejt integrimeve evropiane dhe anëtarësim në Bashkimin Evropian. Një studim i vitit 2016 i publikuar nga fondacioni Heinrich Boll vlerësoi pozitivisht Gjeorgjinë për “përparime të dukshme” në “fushën legjislative” të cilat janë kundërshtojnë qasjet homofobike. Në raport thuhet se përparimi përfshin një amendament në Kodin Penal i cili parasheh se sulmet kundër komunitetit LGBT klasifikohen si nxitje për urrejtje. Sipas këtij raporti ligjet e reja për mbrojtjen e të drejtave të këtij komuniteti në Gjeorgji më shumë kanë qenë rezultat i “synimeve pro perëndimore të vendit” sesa “zgjedhje politike” apo shenja për ndryshime shoqërore. Përgatiti: Krenare Cubolli  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Konkurs për punësim në Radion Evropa e Lirë Posted: 26 Jun 2017 05:49 AM PDT

Radio Evropa e Lirë kërkon gazetarë të medias digjitale. Klikoni vegëzat më poshtë për të mësuar më shumë rreth Njësive të Medias Digjitale të REL-it dhe aplikoni! ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX01-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX02-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX03-1701.html ~ https://www.rferl.org/jobs/detail/BSSBX04-1701.html   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Macron, Poroshenko shpresojnë të zgjidhin konfliktin në Ukrainë Posted: 26 Jun 2017 05:28 AM PDT

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, dhe ai i Ukrainës, Petro Poroshenko, shfaqen shpresë për zgjidhjen e konfliktit në lindje të Ukrainës. Pas takimit në Paris, dy liderët thanë se presin një takim të ri të Formatit të Normandisë për Ukrainën, i cili do të mbahej në fillim të korrikut. Formati i Normandisë është një grupim diplomatik i përfaqësuesve të Gjermanisë, Francës, Rusisë dhe Ukrainës. “Nuk kemi nevojë për bisedime që vazhdojnë me orë të tëra. Jemi të bindur se na duhen dokumente gjithëpërfshirëse që do të sillnin paqe në tokën e Ukrainës, që ka vuajtur aq shumë”, tha Poroshenko. Konflikti në lindje të Ukrainës midis forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë ka nisur qysh në vitin 2014 dhe ka marrë mbi 10,000 jetë njerëzish. Një marrëveshje për paqe, e nënshkruar në Minsk në vitin 2015, ka dështuar t’iu japë fund luftimeve. Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar Rusinë për nxitjen e këtij konflikti, si dhe për aneksimin e gadishullit ukrainas të Krimesë. Macron përsëriti të hënën se nuk e pranon këtë aneksim dhe tha se nuk është dakord me qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Rex Tillerson, se konflikti në Ukrainë mund të zgjidhet jashtë Marrëveshjes së Minskut. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
KQZ: Këtë javë shpallen rezultatet përfundimtare  Posted: 26 Jun 2017 05:00 AM PDT

Gjatë kësaj javë pritet shpallja zyrtare e rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka konfirmuar se ka përfunduar tashmë rinumërimi i rreth 425 kutive të votimit për të cilat është kërkuar një procedurë të tillë dhe atyre me postë. Kurse tash ka filluar numërimi i votave me kusht, që llogariten të jenë rreth 25 mijë. Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, tha për Radion Evropa e Lirë se procesi i rinumërimit të votave dhe atyre me postë është zhvilluar pa ndonjë problem. Ai i tha se gjatë kësaj jave, KQZ-ja do të dal me rezultate përfundimtare. “Janë 25 mijë vota më kusht që presim të numërohen shumë shpejtë dhe më pas do t’i vjen radha edhe shpalljes përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Po besojmë se gjatë kësaj jave, KQZ-ja do të dal më rezultate përfundimtare”, tha Elezi. ​Edhe organizatat joqeveritare që kanë monitoruar procesin e zgjedhjeve të 11 qershorit dhe po monitorojnë procesin e numërimit të votave, thonë se tek rinumërimi i kutive të votimit dhe atyre nga jashtë nuk është vërejtur ndonjë manipulim. Por, tek votat me kusht është paraqitur një mospërputhje e numrit të votave të deklaruara ditën e zgjedhjeve dhe atyre janë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve. Albert Krasiniqi nga koalicioni i organizatave “Demokracia në Veprim”, tha për Radion Evropa e Lirë se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të jep ndonjë sqarim për shpërputhjen e numrit të votave më kusht. “Tek votat më kusht është një mospërputhje sa i përket numrit të votave që janë deklaruar në rezultatet preliminare në ditën e zgjedhjeve, ku është thënë se janë 32 mijë vota më kusht, kurse aktualisht në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë vetëm 25 mijë vota me kusht. Është një mospërputhje prej rreth 7.000 votave”, tha Krasniqi. Edhe Rasim Alija, nga Organizata joqeveritare “Demokracia për Zhvillim”, që procesin zgjedhor e ka monitoruar në kuadër të koalicionit “Demokracia në Veprim”, thotë se procesi në përgjithësi ka shkuar në rregull, me disa probleme teknike. Alija shpreson se deri në fund të kësaj jave do të publikohen rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve. “Dhe potencialisht, ditën e enjte apo në fund të kësaj jave është dashur të kemi rezultatet e certifikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve” tha Alija . Pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve nga KQZ-ja, brenda 30 ditësh në bazë të Kushtetutës, duhet të mbahet seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës, thotë në anën tjetër, Albert Krasniqi. Më pas, nënvizon ai, fillon procedura e zgjedhjes së Qeverisë. “Seanca e konstituive parasheh verifikimin e deputetëve të cilët duhet të betohen dhe në këtë mënyrë të fillojnë mandatin e tyre. Kurse zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit duhet të bëhet me propozim të koalicionit PAN, si koalicion që ka dalë i pari në zgjedhje”. “Për t’u zgjedhur kryetar i Kuvendit duhet të sigurohen të paktën shumica e votave të deputetëve. PAN mund të propozojë për Kryetar të Kuvendit secilin prej 120 deputetëve të cilët janë zgjedhur në Kuvendin e Kosovës”, thekson Krasniqi.  Ndryshe, në bazë të rezultatit preliminar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, koalicioni i Partisë Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Nisma, ka fituar 34 për qind të votave, pasuar nga Lëvizja Vetëvendosje me 27 për qind, kurse në vendin e tretë është koalicioni Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re dhe Alternativa me 25.7 për qind të votave. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
May arrin marrëveshjen për qeverisje me partinë e Irlandës së Veriut Posted: 26 Jun 2017 04:38 AM PDT

Partia Konservatore e kryeministres brtanike, Theresa May, arriti marrëveshje me Unionistët Demokratë për formimin e qeverisë së pakicës. Dhjetë deputetë të partisë nga Irlanda e Veriut do t’i mbështesin Konservatorët në Parlament. Në këmbim, Irlandës do t’i jepen një milliard sterlina shtesë gjatë dy vjetëve të ardhshëm. Liderja e Unionistëve Demokratë, Arlene Foster, tha se marrëveshja “është e mirë edhe për Irlandën e Veriut, edhe për Mbretërinë e Bashkuar”. Marrëveshja vjen gati tri javë pas zgjedhjeve në Britani, në të cilat Konservatorët e kryeministres May kanë humbur shumicën parlamentare. May i ka thirrur zgjedhjet e 8 qershorit për të forcuar pozicionin e saj dhe të partisë së saj në negociatat për Brexit, por, ndryshe nga pritjet e saj, ajo ka humbur 13 ulëse.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Nëntë të vdekur nga fundosja e anijes në Kolumbi Posted: 26 Jun 2017 03:30 AM PDT

Nëntë persona kanë vdekur dhe 28 të tjerë konsiderohen të zhdukur, pasi anija që po barte rreth 170 turistë është fundosur në Penol-Guatape të Kolumbisë. Autoritetet në Kolumbi nuk kanë bërët të ditur shkaqet e fundosjes së kësaj anijeje. (Video: Reuters)This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kina liron laureatin e Nobelit, i diagnostikuar me kancer Posted: 26 Jun 2017 03:29 AM PDT

Laureati kinez i Çmimit Nobel për Paqe, Liu Xiaobo, u lirua nga burgu pasi u diagnostikua me kancer në mëlçi, tha avokati i tij. Mo Shaoping tha se Liu u diagnostikua muajin e kaluar dhe u lirua me kërkesën e mjekut. Aktivisti për demokraci, 61 vjeç, po trajtohet në një spital në verilindje të qytetit Sheniang. Nuk është e qartë nëse atij i janë lejuar vizitat. Liu është dënuar me 11 vjet burgim në vitin 2009 për, siç është thënë, angazhim në aktivitete për të përmbysur qeverinë. Në vitin 2010, atij i është ndarë Çmimi Nobel për Paqe. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Ueb-faqe zyrtare në SHBA “sulmohen” me mesazhe pro IS-it Posted: 26 Jun 2017 02:04 AM PDT

Disa ueb-faqe qeveritare në SHBA – shumica prej tyre në Ohajo – është dashur të mbyllen, pasi janë pirateruar nga hakerët, të cilët kanë postuar mesazhe në mbështetje të grupit ekstremist Shteti Islamik. Një grup që e quan veten Team System DZ postoi një mesazh në ueb-faqen e guvernatorit të Ohajos, John Kasich, i cili thotë se presidenti Donald Trump do të mbahet përgjegjës për “çdo pikë gjaku që derdhet në vendet myslimane”. “Unë e dua Shtetin Islamik”, u tha po ashtu në mesazh. Mesazhi është shkruar me shkronja të bardha dhe të zeza – ngjyrat e flamurit të Shtetit Islamik. Mesazhi ka infiltruar edhe ueb-faqe të tjera zyrtare në Ohajo, në Nju Jork dhe në Merilend. Disa ueb-faqe vazhdojnë të jenë të mbyllura. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
IS-i në Raka dhe Mosul po tkurret Posted: 26 Jun 2017 02:00 AM PDT

Forca arabo-kurde që lufton militantët e Shtetit Islamik në Siri, me mbështetjen e SHBA-së, ka marrë kontrollin e qarkut Al-Kadisia, jashtë qytetit Raka. Raka është kryeqyteti i vetëshpallur i Shtetit Islamik në Siri. Koalicioni ka nisur betejën për këtë qytet qysh në fillim të qershorit. Zëdhënësi i koalicionit, kolonel Ryan Dillon, tha se rezistenca e Shtetit Islamik në Raka po rritet, pasi militantët po bëhen gjithnjë e më të pashpresë. Koalicioni, që udhëhiqet nga SHBA-ja, ka siguruar artileri dhe mbështetje ajrore për forcat arabe dhe kurde në Raka. Koalicioni po ashtu tha se ka vrarë disa udhëheqës të Shtetit Islamik, përfshirë Turki Binali, klerik nga Bahrejni, i cili ka qenë njëri nga predikuesit më të zëshëm të grupit dhe është shfaqur rregullisht në videot e tij propaganduese. Raportet për përparim vijnë në ditën e njëjtë kur forcat irakiane, të mbështetura nga SHBA-ja, kanë hyrë më thellë në qytetin e Mosulit dhe janë pranë rikthimit të tij nga militantët e Shtetit Islamik. “Do ta përfundojmë operacionin brenda disa ditësh. Fundi do të jetë shumë shpejt”, tha komandanti i ushtrisë, Abdulwahab al-Saadim. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se forcat e Qeverisë janë afër shpalljes së fitores përfundimtare mbi bandat e Shtetit Islamik. Grupi ekstremist ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut, tash e tre vjet, ndërsa operacioni për rikthimin e tij ka nisur në tetor të vitit të kaluar. Në këta tetë muaj luftime, pjesa më e madhe e Qytetit të Vjetër të Mosulit është shkatërruar, përfshirë edhe xhaminë Grand al-Nuri, e vjetër 850 vjet. Humbja e Rakës dhe e Mosulit do të shënonte fitore të mëdha kundër Shtetit Islamik, i cili ka pushtuar territore të mëdha të Sirisë dhe Irakut qysh në vitin 2014. Në luftën civile të Sirisë, e cila zgjat tash e gjashtë vjet, SHBA mbështet forcat që luftojnë regjimin e presidentit sirian, Bashar al-Assad. Rusia dhe Irani mbështesin Assadin, ndërsa ekstremistët e Shtetit Islamik luftohen nga të gjitha palët. Përgatiti: Valona TelaThis posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Trump thyen traditën e darkës së Ramazanit në Shtëpinë së Bardhë Posted: 26 Jun 2017 01:19 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thyer traditën gati 20-vjeçare duke mos organizuar darkën që shënon fundin e Muajit të Ramazanit. Kjo darkë në Shtëpinë e Bardhë është mbajtur çdo vit që nga mandati i presidentit Bill Clinton. Në vend të saj, presidenti Trump dhe Zonja e Parë, Melania, kanë lëshuar një deklaratë, duke uruar besimtarët myslimanë për Festën e Fiter-Bajramit. “Kjo festë na kujton rëndësinë e mëshirës, dhembshurisë dhe vullnetit të mirë”, thanë ata.  Trump, më herët, është kritikuar disa herë për retorikën anti-myslimane. Gjatë fushatës, ai ka bërë thirrje për mbikëqyrjen e xhamive në SHBA.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Gjashtë të vdekur nga mbytja e anijes turistike në Kolumbi Posted: 25 Jun 2017 11:42 PM PDT

Së paku gjashtë njerëz kanë vdekur pasi një anije pasagjerësh është fundosur në veriperëndim të Kolumbisë. Autoritetet thanë se 133 njerëz janë shpëtuar, porse 16 vazhdojnë të jenë të zhdukur. Anija Almirante u mbyt pranë qytetit turistik Guatape. Disa të mbijetuar u ankuan se nuk u janë dhënë xhaketa shpëtimi. Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, shkoi në vendin e ngjarjes për të vlerësuar personalisht situatën. Guatape është një qytet i njohur për sportet ujore dhe aktivitetet rekreative. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Forcat irakiane avancojnë në betejën për Mosulin Posted: 25 Jun 2017 10:48 PM PDT

Forcat irakiane kanë hyrë më thellë në qytetin e Mosulit dhe janë pranë rikthimit të tij nga militantët e Shtetit Islamik. “Do ta përfundojmë operacionin brenda disa ditësh. Fundi do të jetë shumë shpejt”, tha komandanti i ushtrisë, Abdulwahab al-Saadim. Një tjetër komandant, Salam al-Obeidi, tha se 65 deri në 70 përqind e Qytetit të Vjetër të Mosulit është çliruar. Shteti Islamik ka marrë kontrollin e Mosulit, qytetit të dytë më të madh të Irakut, në verën e vitit 2014, ndërsa operacioni për rikthimin e tij ka nisur në tetor të vitit të kaluar. Në këta tetë muaj luftime, pjesa më e madhe e Qytetit të Vjetër të Mosulit është shkatërruar, përfshirë edhe xhaminë Grand al-Nuri, e vjetër 850 vjet. Kryeministri i Irakut, Haider al-Abadi, tha se forcat e qeverisë janë afër shpalljes së fitores përfundimtare mbi bandat e Shtetit Islamik. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama