Home » “Policia turke shpërndan protestuesit në marshin e komunitetit LGBT” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

“Policia turke shpërndan protestuesit në marshin e komunitetit LGBT” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Policia turke shpërndan protestuesit në marshin e komunitetit LGBT” plus 17 more Radio Evropa e Lirë

Policia turke shpërndan protestuesit në marshin e komunitetit LGBT Posted: 25 Jun 2017 09:14 AM PDT

Policia turke ka parandaluar mbledhjen e një numri të madh protestuesish në marshin e komunitetit LGBT në Turqi. Një grup i vogël ka vazhduar marshin, pavarësisht njoftimit që ka bërë qeveria për ndalimin e këtyre organizimeve. Qeveria ka bërë të ditur se parada e këtij komuniteti është ndaluar për të tretin vit për shkaqe të sigurisë dhe rendit publik. Të paktën 100 protestues u mblodhën afër lagjes Cihangir, duke mbajtur mbishkrimet: Thuajeni hapur , gejët ekzistojnë”!”. Policia ka përdorur gaz lotësjellës për të shpërndarë protestuesit, derisa aktivistët kanë thënë se janë përdorur edhe plumba gome , transmeton AP. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Iran: Arrestohen 50 të dyshuar për lidhje me grupe terroriste Posted: 25 Jun 2017 08:22 AM PDT

Autoritetet iraniane kanë arrestuar të paktën 50 persona të lidhur me grupet “terroriste” në një provincë perëndimore të Iranit, ka thënë një prokuror. Shkaku i arrestimeve janë dy sulmet e 7 qershorit që ndodhën në kryeqytetin e Iranit. Cak i sulmeve ishin parlamenti i Iranit dhe tempulli i Ayatollah Ruhollah Khomeinit. Për të dyja sulmet përgjegjësinë e ka marrë Shteti Islamik. “Pas sulmeve terroriste në Teheran, më shumë se 50 mbështetës dhe persona të lidhur me grupet terroriste janë arrestuar në provincën Kermanshah”, ka thënë prokurori Nemat Sadeqi, sipas agjencisë qeveritare të lajmeve IRNA. Ai ka shtuar se kanë gjetur tek të arrestuarit “një numër të konsiderueshëm të rripave vetëvrasës, lëndëve shpërthyese dhe armëve”.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
SHBA dënon “ashpër” sulmet në Pakistan Posted: 25 Jun 2017 07:51 AM PDT

Shtetet e Bashkuara i kanë dënuar “ashpër” sulmet terroriste që kanë ndodhur në Parachinar dhe Quetta. Nga këto sulme në Pakistan kanë mbetur të vdekur 85 persona.  Grupi ekstremist sunit, Lashkar-e Jhangvi, e ka marrë përgjegjësinë për sulmin në një market në qytetin e Parachinarit, vend i banuar kryesisht me popullësi shiite. Në Quetta 13 persona, duke përfshirë edhe shtatë policë, janë vrarë ndërsa 20 persona të tjerë janë lënduar nga një sulm me makinë bombë. Dy grupe militante, një fraksion i shkëputur i talibanëve dhe Shteti Islamik e kanë marrë përgjegjësinë për sulmin në Quetta. Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate ka thënë se këto sulme që me qëllim shënjestruan civilët janë ” përkujtim për kërcënimin e paraqitur nga terrorizmi në të gjithë rajonin “. “Jemi së bashku me popullin pakistanez në luftën ndaj ekstremizmit”, është thënë ndër të tjera ne deklaratë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Harmonia e cenuar brenda komunitetit mysliman Posted: 25 Jun 2017 06:39 AM PDT

Rrymat fetare që kanë shenja të devijimit nga islami tradicional dhe që janë të mbështetura nga vendet e Lindjes së Mesme, kanë cenuar harmoninë brenda përbrenda komunitetit mysliman në Kosovë, vlerësojnë sociologët e religjionit dhe ekspertë të çështjeve të besimit islam.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Arrin në 148 numri i të vdekurve nga zjarri në Pakistan Posted: 25 Jun 2017 06:24 AM PDT

Ka arritur në 148 numri i personave të vdekur në Pakistan pasi një kamion cisternë u përmbys në një autostradë, në jugperëndim të qytetit Multan. Personat ishin duke u munduar të merrnin karburantet nga rrjedhjet e kamionit. Policia u mundua që të lokalizojë vendin pas incidentit kur u përmbys kamioni,mirëpo banorët afër zonës u munduan të merrrnin karburantet para se të ndodhte shpërthimi, ka thënë zyrtari i lartë i qeverisë lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal. Ish punonjësi qeveritar, Khalil Ahmed, që ka qenë dëshimar i rastit ka thënë se kanë qenë rreth 500 persona kur ka nisur zjarri. “Pas rrjedhjeve nga kamioni, njerëzit filluan të thërrisnin të afërmit e tyre për të ardhur dhe për të mbledhur karburantet. Kanë qenë rreth 500 njerëz të mbledhur kur filloi zjarri”, ka shtuar tutje ai. Doktori, Mohammad Baqa, ka thënë se shumë persona kanë lëndime serioze dhe se numri i vdekjeve mund të rritet. Një polic ka thënë se nuk ka parë ndonjëherë një rast të tillë. “Nuk kam parë asnjëherë në jetën time, diçka të tillë, të gjithë po kërkonin ndihmë”, ka shtuar polici lokal Abdul Malik. Ushtria paksitaneze ka deklaruar se do të dërgojë disa helikopterë për të larguar të lënduarit nga vendi i ngjarjes. Televizioni Geo, ka cituar disa dëshitarë të cilët kanë thënë se disa persona kanë qenë duke konsumuar duhan, çka sipas tyre mund të ketë qenë shkaku i nisjes së zjarrit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Vendet e Gjirit Arab kërkojnë “garanci” nga SHBA-ja dhe BE-ja rreth Katarit Posted: 25 Jun 2017 05:52 AM PDT

Një zyrtar i lartë i Emirateve të Bashkuara Arabe ka thënë se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian duhet të jenë garantuese, në rast se do të ketë ndonjë marrëveshje potenciale, që synon përfundimin e mosmarrëveshjeve midis Katarit dhe vendeve të Gjirit Arab.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Statujë për sekretarin Seward që nëshkroi traktatin për blerjen e Alaskës Posted: 25 Jun 2017 04:57 AM PDT

Në Juneau të Alaskës do të vendoset një statujë e ish sekretarit të SHBA-së, William Henry Seward. Kjo statujë, që do të vendoset në datën 3 korrik është punuar në shenjë nderimi për sekretarin i cili nënshkroi traktatin me Rusinë që solli Alaskën në kontrollin e SHBA-së. Mary Becker, bashkëkryesuese e Komitetit për statujën e Sewardit, ka thënë se statuja do të përkujtojë përvjetorin e 150-të të Traktatit të vitit 1867 që e bëri Alaskën një territor të SHBA-së. Statuja në vlerë 250,000 dollarë do të vendoset në sallën e Gjykatës Dimond. Shtetet e Bashkuara kanë blerë Alaskën nga Rusia në vlerë të 7.2 milionë dollarëve. Alaska u pranua si shtet i SHBA-së në vitin 1959.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Talibanët sulmojnë digën Salma në Afganistan Posted: 25 Jun 2017 03:28 AM PDT

Zyrtarët afganë kanë thënë se dhjetë pjestarë të forcave të sigurimit janë vrarë nga militantët talibanë, gjatë një sulmi në digën Salma, në Afganistan. Zëdhënësi i guvernatorit të Heratit, Farhad Jailani, ka thënë se gjatë sulmit katër policë janë lënduar dhe katër militantë janë vrarë në provincën Herat. Kjo digë është duke u ruajtur me shumë kujdes pasi e njejta ka qenë objektiv i sulmeve talibane edhe në të kaluarën. Aktualisht diga hidroelektrike  në këtë provincë është duke u renovuar  dhe shpenzimet kapin shifrën e 300 milionë dollarëve.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Shqipëria voton Posted: 25 Jun 2017 03:15 AM PDT

Mbi 3 milionë e 450 mijë qytetarë të Shqipërisë, janë thirrur të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës për zgjedhjet parlamentare të radhës, pjesëmarrja në të cilat si zakonisht, kushtëzohet fort nga numri i lartë i emigrantëve që e kanë të pamundur të jenë pjesë e procesit.(Video: Reuters)This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kryeministri indian Modi do të takojë presidentin Trump Posted: 25 Jun 2017 02:51 AM PDT

Kryeministri indian, Narendra Modi po udhëton në SHBA, për t’u takuar me presidentin amerikan, Donald Trump dhe liderët e Kongresit të SHBA-së. Gjatë këtyre takimeve synohet lehtësimi i pengesave për tregti dhe investime në tregun indian. Ligjvënësit republikanë dhe demokratë, me anë të një letre, i kanë kërkuar presidentit Trump të bëjë presion ndaj udhëheqësit indian për hapjen e tregut indian. “Shumë sektore të ekonomisë indiane mbeten shumë të mbrojtura dhe India vazhdon të jetë një vend i vështirë për kompanitë amerikane në të bërit biznes”, kanë shtuar më tutje ligjvënësit. “Nëse ka ndonjë gjë që duam nga takimet, është krijimi i frymës së bashkëpunimit “, ka thënë një zyrtar i lartë indian. Tensionet midis Trump dhe Modi janë ngritur kohët e fundit pasi udhëheqësi indian pati deklaruar se në SHBA “po shtohen qëndrimet proteksioniste”. Nju Delhi gjithashtu ka shprehur shqetësime lidhur me ndryshimet e propozuara për një lloj të vizave që përdorin mijëra inxhinierë indianë për të punuar në Shtetet e Bashkuara. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kinë: 24 persona të vdekur nga shembja e dheut Posted: 25 Jun 2017 01:53 AM PDT

Ekipet e shpëtimit në Kinë kanë vazhduar kërkimet në ditën e dytë për më shumë se 100 persona të cilët supozohet të kenë mbetur nën rrënoja, pas një rrëshqitjeje masive të dheut në provincën Sichuan. Rreth 40 shtëpi të fshatit Xinmo, u përfshin nga shembja e cila bllokoi edhe dy kilometra të lumit. Sipas departamentit të propagandës në Xinmo, gjatë ditës së sotme janë gjetur edhe nëntë trupa të tjerë, duke e rritur numrin e trupave të vdekur në 24, derisa 109 persona janë ende të pagjetur. “Nuk kemi arritur të nxjerrin askënd të gjallë”, ka thënë Wu Youheng, banor i një fshati të afërm i cili ka ndihmuar ekipet e shpëtimit. Sipas autoriteteve, shiu i rrëmbyeshëm e ka shkaktuar fatkeqësinë, duke njoftuar se reshje të reja priten në ditët në vijim. Rrëshqitjet e dheut janë një rrezik i shpeshtë në pjesët rurale dhe malore të Kinës, veçanërisht në kohën e shirave të dendur. Të paktën 12 persona janë vrarë në janar, pas një rrëshqitje të dheut, në një hotel në qendër të provincës Hubei. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Pakistan: 120 persona vdesin nga zjarri pas përmbysjes së një kamioni cisternë Posted: 25 Jun 2017 12:30 AM PDT

Ekipet e shpëtimit në Pakistan kanë njoftuar se më shumë se 120 persona kanë vdekur dhe shumë të tjerë janë lënduar në një autostradë në jugperëndim të qytetit të Multan, pasi një kamionë cisternë me karburante u përmbys dhe shkaktoi një zjarr masiv. Kamioni u përmbys në mëngjesin e ditës së sotme pasi ngasësi i kamionit e humbi kontrollin. Kreu i ekipit të shpëtimit në provincën e Punjabit, Rizwan Naseer, është cituar të ketë thënë, se shumë persona tashmë janë vështirë të identifikueshëm, si shkak i zjarrit të madh. Zyrtari i lartë i qeverisë lokale, Rana Mohammad Saleem Afzal, i ka thënë televizionit shtetëror se numri i të vdekurve ka shkuar në 123 ndërsa më shumë se 100 janë të lënduar. Ushtria paksitaneze ka deklaruar se do të dërgojë disa helikopterë për të larguar të lënduarit nga  vendi i ngjarjes. Televizioni Geo, ka cituar disa dëshitarë të cilët kanë thënë se disa persona kanë qenë duke konsumuar duhan, çka sipas tyre mund të ketë qenë shkaku i nisjes së zjarrit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Rexhepi: Bashkësia Fetare Islame të ketë status të barabartë me Kishën Ortodokse maqedonase Posted: 25 Jun 2017 12:19 AM PDT

Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, Sulejman Rexhepi, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë thotë se institucioni që drejton, është diskriminuar në vazhdimësi në dhjetë vjetët e fundit dhe kjo praktikë, shton ai, përfundimisht duhet të ndërpritet. Për këtë arsye, ai thotë se i është drejtuar Qeverisë së Republikës së Maqedonisë me një shkresë, përmes së cilës kërkohet trajtim i barabartë i Bashkësisë Fetare Islame dhe Kishës Ortodokse në Maqedoni, përkatësisht aq sa investon shteti te Kisha Ortodokse po aq të investojë edhe te Bashkësia Fetare Islame. Kjo për faktin, siç thekson Rexhepi, se ky institucion më vete ngërthen rreth 1 milion besimtarë mysliman në Maqedoni, të të gjitha përkatësive etnike me theks ata shqiptarë. “Ne e falënderojmë Zotin për këtë multi-etnicitet që na ka dhuruar në këtë nënqiell, por fatkeqësisht neve si institucion, na diskriminoi politika shumëvjeçare që e udhëheq shtetin që nga pavarësia e Maqedonisë. Kërkesat tona kanë të bëjnë me atë që ajo, e cila na garantohet me nenin 19 të Kushtetutës së Maqedonisë ku të gjitha bashkësitë fetare gëzojnë të drejta të barabartam të mos mbetet vetëm në teori, por të jetësohet kjo dispozitë ligjore edhe në praktikë”, thekson Rexhepi. Ai nënvizon se politikat diskriminuese të shtetit ndaj Bashkësisë fetare Islame të Maqedonisë, kanë të bëjnë si në aspektin financiar, ashtu dhe goditjet që i janë bërë këtij institucioni përmes qarqeve të caktuara, por gjithmonë të mbështetura nga institucionet e shtetit. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoni, në festën e FitërBajramit, ka përcjellë porosi paqeje dhe mirëkuptimi ndërmjet njerëzve për të gjithë besimtarët myslimanë në Maqedoni, por edhe për ata të cilët ndodhen me punë të përkohshme në vendet e Evropës dhe në mbarë botën. Ai në bisedën për Radion Evropa e Lirë, thekson se në kohën që Evropa gjendet nën ankthin e sulmeve tororise, nga të cilat ethe nuk e anashkalon as Maqedoninë përmes departamentit të veçantë të BFI të Maqedonisë, thotë se imamët shqiptarë që emërohen në diasporë me dekretin e institucionit që përfaqëson, duhet të angazhohen për reflektimin e imazhit të paqes që për burim ka frymën e Kuranit, duke u kujdesur me përkushtim që këto parime të mos devijohen. “Imamët, të cilët janë zgjedhur në diasporë me dekretimin tonë, sepse i drejtohen xhematit tonë atje duke e ditur përgatitjen e tyre profesionale do t’i kisha lutur të jenë të vëmendshëm të ruajnë të ruajnë imazhin e islamit si sytë e ballit dhe njëherësh të prezantojnë islamin ashtu siç është në të vërtetë, reflektim i paqes dhe tolerancës”, shton Rexhepi. Ai njëherësh thekson se marrëdhëniet ndërfetare në Maqedoni në mesin e qytetarëve të të gjitha konfesioneve, janë të mira, por këto raporte atakohen jo rrallë nga politika. “Për fat të keq, nëna e të gjitha të mirave ose nëna e të gjitha të këqijave është politika ajo, e cila menaxhon me vendin. Po qe se politika është politikë raciste, është politikë e cila vuan nga komplekset e ndryshme siç është realiteti ynë, atëherë ajo për qëllime të caktuara tenton t’i çrregullojë, t’i prishë marrëdhëniet ndërfetare”. “Të përmend vetëm një rast në këtë drejtim. Ka dashur ose jo politikës së ish-qeverisë pak muaj më parë i është nënshtruar Kisha Ortodokse Maqedonase, e cila ka blerë pronat e BFI-së me një çmim simbolik nga Ministria e Financave. Është e paimagjinueshme se si xhamia e Shtipit, monument kulturo- historik i shitet Eparhisë së Shtipit. Jo që s`na kthehen pronat tona me procesin e denacionalizimit, por ata edhe shiten para syve tonë… kjo i tendos raportet ndërfetare”, deklaron Rexhepi. Kryetari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë, Sulejman Rexhepi njëherësh të gjithë besimtarëve myslimanë në Maqedoni u ka uruar festën e Bajramit duke u dëshiruar prosperitet dhe shumë begati. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
KQZ: Ecuri shumë e mirë e procesit të votimit në Shqipëri Posted: 24 Jun 2017 11:54 PM PDT

Nga ora 07:00 e mëngjesit, në Shqipëri janë hapur qendrat e votimit për zgjedhjet parlamentare. Të drejtë vote kanë mbi milionë e 452 mijë votues.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Tërnava fton të ruhet islami i pastër e të mos devijohen parimet e tij Posted: 24 Jun 2017 10:07 PM PDT

Besimtarët myslimanë në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Shënimi i kësaj feste ka nisur në orët e para të mëngjesit të së dielës në të gjitha xhamitë në Kosovë, ndërkohë që manifestimi qendror është mbajtur në Xhaminë e Madhe në Prishtinë.This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Kremtohet Fitër Bajrami Posted: 24 Jun 2017 10:03 PM PDT

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë festën e Fitër Bajramit. Fitër Bajrami ka pasuar muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë së cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Në Kosovë, manifestimi kryesori është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës ” Sulltan Mehmet Fati”.(Vdieo: Bujar Tërstena)This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Besimtarë myslimanë festojnë Fitër Bajramin Posted: 24 Jun 2017 09:15 PM PDT

Besimtarët myslimanë në mbarë botën kremtojnë sot festën e Fitër Bajramit. Festa e Fitër Bajramit ka pasuar muajin e shenjtë të Ramazanit, gjatë të cilit, sipas besimit Islam, agjërohet 30 ditë, në shenjë sakrifice dhe përkushtimi ndaj Zotit. Në Kosovë, manifestimi kryesori është mbajtur në Xhaminë e Madhe të Prishtinës ” Sulltan Mehmet Fati”. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
SHBA: Shitja e dronëve në Indi nuk është kërcënim për Pakistanin Posted: 24 Jun 2017 10:37 AM PDT

Administrata e presidentit Trump nuk beson se shitja e dronëve të teknologjisë së lartë në Indi paraqet një kërcënim për Pakistanin, ka njoftuar një zyrtar i lartë i Shtëpisë së Bardhë. Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, ky zyrtar ka thënë se vendimi për shitjen e këtyre pajisjeve është marrë duke pasur parasysh marrëdhëniet e tensionuara midis Islamabadit dhe Nju Delhit, veçanërisht në rajonin e kontestuar të Kashmirit, ku ka lëvizje sporadike të dhunës. Këto deklarata janë bërë përpara vizitës së parë të kryeministrit indian, Narendra Modi me presidentin e SHBA-vë, Donald Trump më 26 qershor. “Ne duam të shmangim situatat tensionuese” midis Indisë dhe Pakistanit. Këto dy vende duhet të angazhohen në bisedime të drejtpërdrejta dhe të kërkojnë normalizimin e marrëdhënieve, ka thënë zyrtari, i cili është deklaruar në kushte anonimiteti. Kompania amerikane General Atomics Aeronautical Systems, që prodhon këto pajisje, ka thënë se qeveria tashmë ka miratuar shitjen e 22 dronëve të paarmatosur me vlerë 2 miliardë dollarë në Indi. Flota indiane dëshiron që me këta dronë të mbajë në kontroll Oqeanin Indian, ku është në rritje prania e Kinës në det. Kjo do të ishte shitja e parë e dronëve të tillë në një vend që nuk është anëtar i NATO-s.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama