Home » INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more

INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more

Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit Posted: 24 Jun 2017 09:33 AM PDT

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh. Vetëvendosje ka thënë se pas muajit të Ramazanit, muaj ku ndërlidhen përkushtimi e sakrifica duke u bërë një shkëputje nga përditshmëria materiale e muajve të tjerë, besimtarët muslimanë festojnë Fitër Bajramin, festën që shton mëshirën dhe solidaritetin ndaj njëri-tjetrit. “Urojmë që sikurse në këtë ditë kur ata që kanë më shumë japin për nevojtarët (zeqatin), t’i gjendemi përherë pranë të varfërve dhe të angazhohemi përditë për një shoqëri të barabartë e solidare”, thuhet në urimin e VV-së. Sakrifica dhe devotshmëria e muajit të Ramazanit duhet të jetë shembull i angazhimit për shoqërinë e shtetin tonë, kurse solidariteti dhe dashuria që e karakterizojnë festën e Fitër Bajramin të jenë vlera të përhershme të shoqërisë dhe mbarë njerëzimit, thuhet në njoftim. “Gëzuar Fitër Bajrami me urimet më të përzemërta për sa më shumë mbarësi e begati në familjet tuaja. Shëndet e mirësi për secilin! Urime!”, shkruan Vetëvendosje. /Insajderi.com The post Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit appeared first on INSAJDERI.
Thaçi uron myslimanët për Fitër Bajram Posted: 24 Jun 2017 09:27 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, pas muajt të shenjtë të ramazanit. “Të gjithë besimtarëve myslimanë ua uroj festën e Fitër Bajramit. Në këto ditë feste, që gjithmonë kremtohen me solidaritet dhe humanizëm të madh, me unitet dhe mirëkuptim mes njerëzve, ne çdo herë e më shumë po ndajmë me njëri-tjetrin vlerat që kemi, po ndajmë devotshmërinë tonë dhe po e thellojmë edhe më shumë frymën e tolerancës”. “Qytetarët tanë gjithmonë kanë qenë të bashkuar rreth kultivimit të këtyre vlerave humane”, ka shkruar presidenti në Facebook The post Thaçi uron myslimanët për Fitër Bajram appeared first on INSAJDERI.
“SHBA nuk mbështet referendumin për pavarësi të Irakut Verior” Posted: 24 Jun 2017 09:17 AM PDT

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson porositi se vendi i tij nuk mbështet referendumin për pavarësi të Irakut Verior, zbatimi i të cilit është planifikuar më 25 shtator. Në njoftimin e kabinetit të kryeministrit irakian Haydar Al-Ibadi, theksohet se Ibadi ka kryer bisedë telefonike me shefin e diplomacisë amerikan, Rex Tillerson. “Tillerson porositi se nuk mbështet referendumin i cili planifikon të zbatohet në Administratën Rajonale Kurde të Irakut Verior. Theksoi se për stabilitetin dhe për rindërtimin përsëri të vendit është e domosdoshme të investohen përpjekje të përbashkëta dhe të bashkëpunohet me Qeverinë qendrore në vend”, theksohet në njoftim. Gjatë bisedës është folur edhe për aksionin e çlirimit të Mosulit, si dhe vizitat e fundit të Ibadit, në kuadër të së cilave qëndroi në Arabinë Saudite, Iran dhe Kuvajt, raporton AA. Presidenti i Administratës Rajonale Kurde të Irakut Verior, Mesut Barzani, deklaroi se nuk do të heq dorë nga vendimi për shpalljen e referendumit për pavarësi dhe se “bëhet fjalë për një vendim për të cilin nuk mund të bëhen hapa prapa.” The post “SHBA nuk mbështet referendumin për pavarësi të Irakut Verior” appeared first on INSAJDERI.
Goli i pazakontë i futbollistit meksikan ndaj Rusisë Posted: 24 Jun 2017 09:17 AM PDT

Sulmuesi meksikan Hirving Lozano ka shënuar një gol pazakontë me kokë ndeshjen e Kupës Konfederatave ndaj Rusisë. Teksa po zhvillohej minuta e 52-të e ndehsjes, Lozano realizoi me kokë nga rreth 17 metra distancë, jashtë zonës rreptësisë, për ta kaluar avantazh 2-1 Meksikën ndaj Rusisë. Rezultati momental i takimit Meksikë – Rusi është 2 me 1 për meksikanët. Me këtë fitore, meksikanët kalojnë gjysmëfinale Kupës Konfederatave. /Insajderi.com The post Goli i pazakontë i futbollistit meksikan ndaj Rusisë appeared first on INSAJDERI.
Gjuriq uron myslimanët e Kosovës për festën e Bajramit Posted: 24 Jun 2017 09:11 AM PDT

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq uroi sot qytetarët e fesë myslimane në Kosovë për festen e Bajramit të Madh. Gjuriq, në urimin e tij për besimtarët myslimanë, ka uruar vikend të mirë për festën e Bajramit të Madh. “Nga ditët festive, tradicionalisht, dërgohet mesazh i qartë për ata që duan harmoni, unitet dhe tolerancë, vlera të pavdekshme që kontribuojnë në përparimin personal dhe të përgjithshëm”, shkruan Gjuriq në letrën e tij të urimit. Gjuriç tha se “festat fetare” duhet të vënë në pah respektin dhe vlerësimin e ndërsjellë, dhe të jenë një shenjë “afërsia, mirësia dhe mëshire”. /Insajderi.com The post Gjuriq uron myslimanët e Kosovës për festën e Bajramit appeared first on INSAJDERI.
Mustafa: Bajrami forcon vlerat më të larta njerëzore të humanizmit Posted: 24 Jun 2017 09:11 AM PDT

Kryeministri në detyrë, Isa Mustafa, ka uruar besimtarët mysliman me rastin e festës së Fitër Bajramit. “Urimet më të përzemërta për besimtarët myslimanë dhe të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e përfundimit të Muajit të Ramazanit dhe kremtimit të Festës së Fitër Bajramit. Muaji i shenjtë i Ramazanit dhe përmbyllja e tij me Festën e Bajramit, forcojnë besimin dhe vlerat më të larta njerëzore të humanizmit, sakrificës, dashurisë dhe mirësisë”. “Festat e tilla janë, po ashtu, një rast i mirë për njerëzit e vullnetit të mirë që të fuqizojnë përkushtimin dhe vendosmërinë për të ardhmen. Urime!”, ka shkruar Mustafa./Insajderi.com The post Mustafa: Bajrami forcon vlerat më të larta njerëzore të humanizmit appeared first on INSAJDERI.
Shukri Buja: Koalicioni me AAK-në e Nismën ishte gabim Posted: 24 Jun 2017 09:08 AM PDT

Ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovë, Shukri Buja ka thënë se koalicioni me AAK-në dhe Nisman ishte gabim. Ai ka thënë se votuesi i PDK-së nuk e pranoj Haradinajn për Kryeministër dhe as emrat e rinj për deputetë të kësaj partie. “Një pjesë e elektoratit ka qenë e zhgënjyer për Ramush Haradinajn Kryeministër dhe nuk kanë dalë në zgjedhje”, ka thënë ai. Ish-Kryetari i Lipjanit thotë se faktori tjetër që ndikoi në rënien PDK-së ishte edhe koalicioni me Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin të cilët kishin drejtuar akuzat më të rënda ndaj PDK-së. “Realisht, jemi bërë bashkë me njerëzit që jemi sha deri në momentin e fundit. Faktori tjetër, anëtarësia e PDK-së s’ka mundur ta pranojnë Ramush Haradinajn Kryeministër. Pastaj një pjesë e kandidatëve nuk ishin në lista për shkak të kufizimeve”, ka thënë ai për Gazeten Express. Në zgjedhjet e fundit, PDK bashkë me AAK-në e NISMA-n dhe 11 parti tjera kanë fituar 39 mandate në Parlament. Buja paralajmëron rezultatet të këqija për PDK-në edhe në zgjedhjet lokale nëse nuk ndodhin reforma rrënjësore madje ai thotë se s’ka interes as të rikandidojë për Kryetar të Lipjanit. “Nuk jam i interesuar për kandiduar për Kryetar të Lipjanit”, ka shtuar ai. The post Shukri Buja: Koalicioni me AAK-në e Nismën ishte gabim appeared first on INSAJDERI.
Dogna nuk ia ndaloi operimin kompanisë që ia ka 489 mijë euro borxh shtetit Posted: 24 Jun 2017 09:02 AM PDT

Një kompani e cila bënte eksport dhe import produkteve Kosovë, ishte e detyruar paguante taksa vlerë prej 489 mijë e 762 eurove Doganën e Kosovës. Afati për paguar borxhin ishte 10 ditë, por kompania nuk e pagoi këtë borxh dhe u lejua ekportonte dhe importonte mallra edhe tutje. Këto janë gjeturat e Zyrës Kombëtare Auditimit (ZKA) Doganën e Kosovës për vitin 2016, raporton Insajderi. Sipas gjeturave Zyrës Kombëtare Auditimit, edhe pse kjo kompani nuk i kishte kryer obligimet, kishte vazhduar me importin dhe eksportin edhe gjatë vitit kaluar. “Drejtori i DK-së konform kompetencës ligjore deleguar nga Drejtori i ATK-së me nr. ZDP-14/2014 për subjektet cilat janë aktive dhe kanë obligime taksës doganës dhe TVSH-së, duhet merr vendim ju ndalohet zhvillimi i procedurave eksport-importe”, njofton Auditori Gjeneral. Ndërsa, Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur se një kompani nuk e kishte paguar borxhin paraprak prej rreth 500 mijë eurove, dhe kishte vazhduar bëjë eksport dhe import mallrave. “Ndaj një subjektit ishte lëshuar aktvendimi, sipas cilit ishte obliguar afat prej dhjetë (10) ditësh paguaj obligimin prej 489,762€, ose bëjë programim borxhit, kundërtën do t’i ndalohet zhvillimi i procedurave eksport-import”, thuhet raport. “Auditimi ynë shpalosi se edhe pse ky subjekt nuk kishte kryer obligimet dhe nuk kishte bërë marrëveshje për ri-programim borxhit, kishte realizuar eksporte-importe gjatë gjithë vitit 2016″, njofton Auditori Gjeneral. Sipas Zyrës Kombëtare Auditimit (ZKA), mos ndërmarrja e veprimeve konkrete për ndalimin e zhvillimit procedurave eksport-importe, ndikon pamundësinë e inkasimit arkëtueshmeve si dhe trajtimin jo barabartë raport me subjektet tjera ndaj cilave është pezulluar e drejta për eksport-importe./Insajderi.com The post Dogna nuk ia ndaloi operimin kompanisë që ia ka 489 mijë euro borxh shtetit appeared first on INSAJDERI.
Capital T dhe Mixey sjellin këngën “Hatixhe” Posted: 24 Jun 2017 08:51 AM PDT

Reperi i njohur shqiptar, Capital T, sapo ka publikuar këngën e tij re titulluar “Hatixhe”. Kënga, e paralajmëruar para disa ditëve, vjen bashkëpunim me Mixey. Muzika, e cila përmban edhe pjesë nga kënga e vjetër shqiptare “Hatixhe me shami kuqe”, është realizuar nga producenti Mixey. Teksti është shkruar nga vetë reperi Capital T, ndërsa video nga MaxProduction. Gjatë klipit vërehet se gati gjithë veshjet janë me motive kombëtare, pra janë veshje kombëtare paksa modifikuara. The post Capital T dhe Mixey sjellin këngën “Hatixhe” appeared first on INSAJDERI.
“Gjermania rrezikon që të shembet” Posted: 24 Jun 2017 08:48 AM PDT

Teutonët përbëjnë etninë e parë e Shteteve të Bashkuara. Pse Uashingtoni nuk ka qenë kurrë progjerman? Siç u ka ndodhur edhe emigrantëve të tjerë që në shekuj kanë ardhur në Shtetet e Bashkuara, gjermanët kanë ardhur në Botën e Re me objektivinin e ndërprerjes së çdo lidhjeje me atdheun e tyre, për ta mbyllur përfundimisht me të kaluarën. Në shumë raste arratiseshin nga vendi i origjinës. Ndarja e kërkuar apo e detyruar i ka penguar që të veproni në favor të Gjermanisë dhe të shteteve të tjera gjermanike të prejardhjes (Austri, Zvicër, Prusi, Bavari). Veç të tjerash, në vend që të ndërtonin një monolit, gjermano – amerikanët qenë shumë të ndryshëm midis tyre për nga gjuha, besimi fetar, prejardhja sociale. Në fakt ishte e pamundur që bavarezë, saksonë, turingasm prusianë, katolikë, luteranë, konservatorë, socialist të mund të mblidheshin në një trup unik, në gjendje që të influenconte politikën e jashtme e Shteteve të Bashkuara. Përkundrazi, ishte e pashmangshme që të asimiloheshin, që të bëheshin pjesë përbërëse e popullit amerikan. Saktësisht ajo që ka ndodhur. E megjithatë për shumë kohë ka ekzistuar frika se mos gjermanët mbeteshin të huaj nga shoqëria amerikane. Kur ka ndodhur përfundimisht asimilimi? Pikat e kthesës kanë qenë dy luftërat botërore. Të dërguar në front për të luftuar më parë perandoritë e Boshtit dhe më pas Rajhun e Tretë, gjermano – amerikanët kuptuan papritmas se nuk qenë më gjermanë. Atëherë zgjodhën Amerikën, duke e mohuar atdheun e origjinës së tyre. Aq sa si në Luftën e Parë, ashtu edhe në të Dytën, në krye të trupave amerikane u vendosën komandantë me origjinë gjermane, të tillë si John Pershing, Chester Nimitz, Carl Spaatz dhe Presidenti i ardhshëm Dwight Eisenhower. Një zgjedhje që përfshiu dhe bëri të përgjegjshëm Deutschamerikaner-ët. pse jo edhe demonstrimi i prekshëm sesi vetë historia po përshpejtonte një proces tashmë në veprim. Përtej gjeografisë, cili ka qenë kontributi kryesor gjerman për kulturën amerikane? Vetëdija se ishte e nevojshme për t’u pajisur me një klasë drejtuese të nivelit të lartë, e përbërë nga shërbëtorë të shtetit. Burokracia në kuptimin më të lartë të termit, kategori atëhere e panjohur në Shtetet e Bashkuara. Një koncept i përpunuar fillimisht nga Georg Wilhelm Friedrich Hegel, i përhapur në Botën e Re nga emigrantët gjermanë dhe i përqafuar nga amerikanët si funksional me makinën federale. Akoma më kuadrin filozofik, në vitet Gjashtëdhjetë të Nëntëqindës qe e ashtuquajtura Shkollë e Frankfurtit që rriti të majtën amerikanë të markës progresiste, e ngjitur në qendër të skenës gjatë manifestimeve kundër luftës në Vietnam. Një e majtë dukshëm më radikale sesa ajo autoktone. Për një qëllim të tillë rezultoi thelbësore vepra e Herbert Marcuse, filozof berlinas i emigruar në Shtetet e Bashkuara në vitet Tridhjetë dhe i bërë shumë i njohur gjatë periudhës së tij të mësimdhënies në Harvard. Henry Kissinger është padyshim ndër gjermanët më influentë të Amerikës. Çfarë opinion keni për të? Kissinger ka qenë një takticien i jashtëzakonshëm. Sigurisht që do të hyjë në histori hapja e realizuar ndaj Republikës Popullore të Kinës dhe manovra me të cilën arriti që t’i zhvasë Egjiptin frontit sovjetik. Por nuk ka qenë strateg i madh, pasi nënvlerësonte instrumentin ushtarak. Për Kissinger vlente pothuajse ekskluzivisht diplomacia, negociata. Një qasje që në atë kohë rezultoi efikase, pasi pas humbjes së pësuar në Vietnam Amerika perceptohej si në mbrojtje. Por një fuqi e madhe duhet të dijë të hidhet në sulm dhe ta bëjë luftën nëse është e nevojshme. Nuk mjafton të kuptohen dinamikat e marrëdhënieve ndërkombëtare nëse nuk je i gatshëm që t’i trondisësh ato. Kissinger ishte impenjuar në ruajtjen e forcës në vend që ta rriste atë. Për këtë arsye ka siguruar vetëm suksese taktike dhe nuk ka çuar në rënien e Bashkimit Sovjetik. Gjatë gjithë historisë, Shtetet e Bashkuara kanë kundërshtuar shumë shpesh ushtarakisht ambiciet gjeopolitike të Gjermanisë. Çfarë e bën Berlinin kaq të rrezikshëm? Fakti i vetëm që Gjermania posedin dimension të konsiderueshëm në vendin e gabuar. Problem nuk është Berlini, sesa nevoja e pashmangshme për Uashingtonin që të pengojë çdo forcë të dominojë kontinentin euraziatik, pasi një gjë e tillë do t’i kërcënonte kontrollin e rrugëve detare, nënshtresë e dominimit global. Gjatë dekadave, gjeografia, demografia dhe teknologjia i kanë mundësuar Berlinit që të marrë rolin e hegjemonit potencial europian, duke shkaktuar kështu reagimin e përpiktë të Uashingtonit. Por rezultati ka qenë i njëjti kur në vend të Gjermanisë është gjetur Bashkimi Sovjetik. Amerika nuk ka as interes special, as ndonjë gjë ndaj Gjermanisë, kufizohet që të zbatojë me vendosmëri premistat strategjike të saj dhe do të bëjë të njëjtën gjë në të ardhmen. Bëhet fjalë për një objektiv të ndjekur në mënyrë shkencore sa nga klasa politike, aq edhe nga agjencitë federale? Urgjencat me natyrë strategjike u imponohen spontanisht politikanëve dhe apareteve, thjesht për inerci. Të vendosur në një kontekst të caktuar, qeniet njerëzore veprojnë sa më mirë që munden për të mbrojtur vetveten. E njëjta gjë vlen edhe për shtetet kombëtare. Kjo shpjegon se pse politikanët janë saktësisht të detyruar që të hedhin poshtë premtimet e bëra në fushatë elektorale apo pse burokratët konsiderohen llogaritës të pamëshirshëm. Siç e dimë mirë, “Kukuvajka e Minervës” e nis fluturimin e saj në perëndim të diellit. Ajo që ndodh është shpesh e lexueshme vetëm ex post. Pse në përfundim të Luftës së Ftohtë Shtetet e Bashkuara e favorizuan ribashkimin gjerman? Për dy arsye të thjeshta. Administrata Bush ishte e vetëdijshme se ribashkimi ishte i pashmangshëm dhe se çfarëdo tentative amerikane për ta shmangur do të rezultonte e kotë, në mos kundërprodhuese. Me pak fjalë: nuk do të kishte qenë e urtë t’i kundërviheshe rrjedhës së historisë. Veç kësaj, aparatet federale menduan se një Gjermani e bashkuar do të kishte qenë më e dobishme për interesat e superfuqisë, pasi do të pengonte synimet ekspansioniste të Rusisë, të Francës apo të Mbretërisë së Bashkuar (që jo rastësisht qenë kundër shkrirjes së Bonit me Berlinin). Edhe atëhere, në vend që të arsyetohej në raport me vendet e veçanta, Shtetet e Bashkuara zbatuan në kontekstin europian strategjinë që adoptojnë në çdo skakierë të rëndësishme: kërkimin e një ekuilibri asetual të forcës. Qasja klasike e Mbretërisë së Bashkuar, e ripërshtatur me nevojat amerikane dhe e përdorur edhe kundër vetë Londrës. Çfarë momenti jeton sot Gjermania? Një moment shumë kritik. Gjatë viteve të fundit, Berlini ka krijuar marrëdhënie ekonomike të jashtëzakonshme dhe rezistenca po aq të jashtëzakonshme politike. elitat e vendeve të huaja përfitojnë nga shkëmbimet që kryejnë me Gjermaninë, ndërsa klasat e mesme – të ulëta janë dëmtuar. Nga këtu lindja e lëvizjeve proteksioniste dhe antigjermane, të kalëruara në nivel kombëtar nga njerëz të rinj, apo të instrumentalizuara nga eksponentë të vegjël të klasës drejtuese. Por Berlini nuk duket në gjendje ta tejkalojë një impas të tillë, ta ndryshojë forcën ekonomike të tij në rentë gjeopolitike. Përkundrazi, u tërhiqet me dyshim këtyre fenomeneve. E konsideron të mjaftueshëm ruajtjen e shkëmbimeve tregtare: tregohet i paditur për masën e vet. Një mospërputhje e tillë rrezikon që t’i përcaktojë fatin. Pse Gjermania nuk di të shndërrohet në perandorinë që rishpërndan pasuri, që krijon varësi midis vetvetes dhe anëtarëve të sistemit? Për të njëjtën arsye sipas së cilës asnjë vend europian nuk është në gjendje të asimilojë emigrantët. Në Gjermani, ashtu si në pjesën tjetër të kontinentit, kombi është pazgjidhshmërisht i lidhur me historinë, me kulturën, me gjuhën e një populli të caktuar. Nuk është një ide që mund të ta përqafojë edhe një i huaj, shtetësia praktike nuk mund t’i akordohet cilitdo. Asnjë vend europian nuk gjendet i prekur nga një funksion universal, me detyrën që të rregullojë sistemin. Pastaj, Gjermania është një vend tmerrësisht i brishtë, pasi eksporton pothuajse 50% të PBB-së së saj pa kontrolluar rrugët detare dhe nuk posedon barriera orografike, përveçse në frontin jugor. Një dobësi e tillë i ka bindur gjermanët për nevojën e të përqëndrimit vetëm mbi mbijetesën në kuptimin më të ngushtë, pa menduar për pjesën tjetër. Duke vënë kështu në lëvizje një mekanizëm pervers që shpesh e shtyn Berlinin që ta komplikojë më tej jetën.   Përshtypja është se midis të qenit perandori dhe kthimit në një vend konvencional, Gjermania ka zgjedhur që ta formalizojë sferën e saj të influencës në zemër të kontinentit. Është kjo që po ndodh? I varur nga eksprti dhe që synon që të shmangë lindjen e poleve industrial në vendet limitrofe, objektivi i Berlinit është të ruajë në tërësinë e saj zonën eruopiane të shkëmbimit, mundësisht duke e pajisur me monedhën e tij. Integrimi politik – një ide amerikane – ka vlerë dytësore, në mos anësore. Për këtë arsye Republika Federale nuk synon realisht ta përzërë nga euroja Greqinë apo Italinë; për të njëjtën arsye është e preokupuar nga dalja e Mbretërisë së Bashkuar nga tregu i përbashkët. Në të ardhmen e afërt Gjermania do ta pranonte një reduktim të hapësirës tregtare të përbashkët vetëm nëse do të detyrohet apo prej braktisjes së shteteve të tjera anëtare. Në një rast të tillë do të mblidhet në sferën e saj të influencës. Një mundësi konkrete – megjithëse prej vullnetit të të tjerëve – pasi Bashkimi Europian është në limitet e kolapsit. E pamundur ta imagjinosh për një kohë të gjatë në këtë formë atë zonë të shkëmbimit të lirë të ndërthurur me interesat gjermane. Do ta konsideronin të rrezikshme Shtetet e Bashkuara një hapësirë gjermane të përqëndruar mbi Mitteleuropën, përfshi pjesë të Skandinavisë? Shumë do të varej nga aftësia gjermane për të shkuar përtej limiteve të veta, për të ndërtuar përreth fuqisë ekonomike një entitet korrespondues gjeopolitik. Nëse një gjë e tillë do të verifikohej, përballë mundësisë të një gjysmëhegjemoni të vendosur në kontinentin europian, si gjithmonë Shtetet e Bashkuara do të reagonin për ta përmbysur situatën. Por për momentin nuk i nuhaten shenja. Për të mbijetuar, Berlinit nuk i mjafton Bashkimi Europian në depresion, le më pastaj një rajon me sipërfaqe dhe popullsi më të vogla. As nuk perceptohet një vendosmëri gjermane për të ndërtuar një komb të plotësuar, në gjendje që të ndjekë interesat e veta në çdo përmasë të forcës. Megjithatë, prej vitesh raportet bilaterale janë mjaft të tendosura. Marrëdhëniet janë të komplikuara nga vullneti i Uashingtonit për ta reduktuar deficitin tregtar të tij dhe detyruar Berlinin që të investojë më shumë në sigurinë e tij. Në të ardhmen, përplasja mund të ashpërsohet, por për momentin nuk bëhet fjalë për çështje përcaktuese. Përtej disa deklarimeve të improvizuara nga ana e disa politikanëve gjermanë, Gjermania është akoma kundër pajisjes me instrumentin ushtarak, deri më tani ngurruese që t’i rrisë relativisht shpenzimet për mbrojtjen. A do të duhet të presim një rritja apo një reduktim të pranisë ushtarake amerikane në kontinent? Shtetet e Bashkuara do të donin ta reduktonin impenjimin e drejtpërdrejtë, si në terma të instalimeve, ashtu dhe të efektivave, për t’ua “tenderuar” frenimin e Rusisë vendeve të Europës Lindore, Polonisë e Rumanisë mbi të gjitha. Duke rezervuar të drejtën e ndërhyrjes vetëm në rast lufte të hapur. Përveçse të shpresohet një përfshirje më e madhe e shteteve anëtare të NATO-s në luftërat në Lindje të Mesme, duke filluar nga ajo kundër Shtetit Islamik. Fazën aktuale mund ta përshkruajmë me një paradoks: amerikanët do të donin që më së fundi europianët të merrnin pjesë në Aleancën Atlantike. Por janë pikërisht shtetet anëtare që e kërkojnë me zë të lartë të ruhet prania jonë në kontinent, në mos deri edhe ta rrisim. Jo vetëm qeveritë e ardhura së fundmi, por deri edhe Berlini, pavarësisht çdo nuance sovraniste. A është e mundshme në këtë fazë një konvergjencë interesash midis Gjermanisë dhe Rusisë, domethënë anathema klasike e strategjisë amerikane? Sigurisht që është një skenar i mundshëm, por jo probabël. Sot Moska dhe Berlini nuk duken realisht të përputhshëm. Gjermania ka nevojë për një subject në gjendje që ta mbrojë, por Rusia është një vend në vështirësi të madhe ekonomike dhe gjeopolitike, e impenjuar që të tregohet më e fuqishme nga sa është. Tri vite më parë ka humbur Ukrainën dhe nuk arritur as ta sigurojë në ndonjë mënyrë, as që të nxisë një rebelim real në rajonin lindor të vendit. Bile Kievi ka vazhduar të afrohet me Perëndimin, moskokëçarës për kërcënimet e Kremlinit. Anasjelltas, Moska ka nevojë të madhe për likuiditet, por financa dhe industria gjermane nuk i besojnë investimit në vend, prej paqëndrueshmërisë endemike të brendshme dhe prej mungesës së një shteti efektiv të së drejtës në garanci të kapitalit të tyre. në ndryshim nga disa dekada më parë, nuk arrij të imagjinoj një skenar në të cilin Gjermania dhe Rusia të veprojnë në unison. Sidomos në kurriz të Shteteve të Bashkuara. Si do të evoluojë përplasja midis Gjermanisë dhe Shteteve të Bashkuara? Shumë do të varet nga qëndrimi i Berlinit. Në vitet e ardhshme ekonomia gjermane do të kalojë momente shumë të vështira. Duke filluar nga viti 2008, Gjermania ka arritur që t’i shmanget rënies ekonomike të Bashkimit Europian falë rritjes së eksporteve në drejtim të Kinës dhe Shteteve të Bashkuara, por Republika Popullore e Kinës është tronditur nga një krizë akute strukturore dhe brenda disa vjetësh Amerika do të përjetojë një reçision koniuktural. Zvogëlimi bashkëkohor i aftësisë blerëse të dy vendeve do ta godasë rëndë ekonominë gjermane. Me fekte të paparashikueshme dhe potencialisht dramatike për kontinentin europian. Më shumë sesa të mendojë për një sferë të tij të influencës, Berlini do të jetë i detyruar që të përqëndrohet në mbijetesën e modelit të vet të zhvillimit. Atëherë Shtetet e Bashkuara mund ta braktisin ofensivën. Prej rrëzimit të kundërshtarit./Bota.Al The post “Gjermania rrezikon që të shembet” appeared first on INSAJDERI.
Schulz: Erdogan, Trump dhe Putin janë sundimtarë autokratë Posted: 24 Jun 2017 08:41 AM PDT

Bashkimi Evropian duhet të forcohet në përgjigje ndaj dobësimit të demokracisë në Shtetet e Bahskuara të Amerikës, Rusi dhe Turqi, ka thënë sot ish-presidenti i Parlamentit Evropian Martin Schulz. Schulz, i cili është lider i Partisë Soacial-Demokrate në Gjermani, ka thënë se presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, Vladimir Putin i Rusisë dhe presidenti turk Rexhep Taip Erdogan janë duke u sjell sikur “sundimtarë autokratë”. “Është e rëndësishme që ta ringjallim Evropën dhe ta bëjmë më të fortë, jo vetëm përmes fjalëve, por përmes politikave konkrete”, ka thënë Schulz, raporton Reuters. Ish-presidenti i Parlamentit Evropian akuzoi direkt tre liderë. “Janë disa liderë në Samitin e G-20 që sillen sikurse sundimtarë autokrat: Presidenti turk Erdogan, Presidenti rus Putin dhe po ashtu Presidenti amerikan Trump”, ka thënë Schulz. /Insajderi.com The post Schulz: Erdogan, Trump dhe Putin janë sundimtarë autokratë appeared first on INSAJDERI.
Rritet në 63 numri i të vdekurve nga sulmi me bombë në Pakistan Posted: 24 Jun 2017 08:41 AM PDT

Autoritetet e Pakistanit thonë se ka shkuar në 63 numri i të vdekurve dhe në 220 i atyre të plagosur nga sulmi me bombë, i ndodhur ditën e djeshme në qytetin Kuetta dhe Paraçinar. Përmes një deklarate për mediat, Beshir Han Vezir, një zyrtar i qeverisë rajonale, të Paraçinarit ka thënë se numri i të vdekurve nga sulmi i dyfishtë i ndodhur ditën e djeshme ka shkuar në 50, ndërsa 200 persona janë të plagosur. Ai ka thënë se shpërthimi i dytë ka ndodhur gjatë kohës kur ekipet e ndërhyrjes së shpejtë dhe njerëzit ishin mbledhur për të shpëtuar të plagosurit nga sulmi i parë. Ai ka shtuar gjithashtu se ka frikë për përkeqësim të bilancit, raporton AA. Nga ana tjetër autoritetet e spitalit të Kuetta-s, kanë thënë se të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 20 të tjerë janë plagosur si pasojë e një sulmi me autobombë ditën e djeshme në Kuetta. Autoritetet spitalore kanë thënë gjithashtu se 7 nga viktimat janë efektivë të policisë. Ndërkohë që sulmi në Paraçinar nuk është marrë ende përsipër nga askush, kurse ai në Kuetta është marrë përsipër nga organizata terroriste e DEASH-it. The post Rritet në 63 numri i të vdekurve nga sulmi me bombë në Pakistan appeared first on INSAJDERI.
Roma dëshiron transferimin e mesfushorit shqiptar Posted: 24 Jun 2017 08:38 AM PDT

Transferimi i i Mohamed Salah tek Liverpool ka bërë që Roma të kërkoj një mesfushorë që do ta zëvendësonte atë. Sipas Calciomercato, Roma është duke e menduar seriozisht transferimin e Xherdan Shaqirit nga Stoke City. Xherdan Shaqiri edhe më herët kishte luajtur në Serie A, ku kishte luajtur një sezon në Inter ndërsa nga aty kaloj tek skuadra angleze Stoke City./Insajderi.com The post Roma dëshiron transferimin e mesfushorit shqiptar appeared first on INSAJDERI.
Anëtari i PDK-së: Po t’u pyetsha unë do të shkonim në opozitë Posted: 24 Jun 2017 08:14 AM PDT

Ish-deputeti në kuvendin e Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Shukri Buja ka thënë se partia e tij duhet të shkojë në opozitë për të nisur reformat dhe për të shpëtuar nga rënia e përkrahjes. Buja, i cili ishte njëri ndër anëtarët e PDK-së më të zëshëm për shkarkimin e Isa Mustafës dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, tash pas zgjedhjeve, ai thotë se partia e tij duhet të shkojë në opozitë për të shpëtuar nga rënia e mëtutjeshme e përkrahjes së votuesve. “Sipas meje, më së lehti PDK ta qartësojë pozicionin e vet politik, të formojë grup të jetë në opozitë. AAK e Nisma të shkojnë në opsione tjera”, thotë Buja. Buja thotë se PDK mori 16 deputetë më pak në zgjedhjet e fundit për shkak se koalicioni me AAK-në dhe Nismen “Ka shumë por hala s’i kanë analizuar. Realisht ne jemi dobësuar shumë me koalicionin që e kemi bërë. Një pjesë e elektoratit ka qenë e zhgënjyer për Ramush Haradinajn Kryeministër dhe nuk kanë dalë në zgjedhje”, thotë Buja, në një intervistë për Express. Më tutje Buja ka thënë se po të pyetej ai, PDK do të shkonte në opozitë. “Po të pyetesha unë do të shkoja në opozitë. Do të ishim një opozitë konstruktive. Me refermu partinë në kuptimin pozitiv jo të eliminimit. Me analizë se kush politikan, kush është hyn vetëm për poste e dredhi”, ka shtuar ai. The post Anëtari i PDK-së: Po t’u pyetsha unë do të shkonim në opozitë appeared first on INSAJDERI.
Reali bind Mbappen për t’u transferuar në Madrid Posted: 24 Jun 2017 08:07 AM PDT

Kylian Mbappe mund bëhet shumë shpejt futbollist i Real Madridit pasi klubi spanjoll e ka bindur Monakon për lirimin e sulmuesit, raporton sot gazeta spanjolle AS. Përmes një shkrimi botuar faqen e parë gazetës, AS shkruan se Mbappe ka vendosur për transferimin Madrid, pas një takimi ka pasur me Zinedine Zidane dhe Fiorentino Perez, javën e kaluar. Zidane dhe Perez kanë përdorur dy argumente për ta bindur 18-vjeçarin e talentuar, raporton AS, përcjell Insajderi. pari, ata kanë shprehur synimin e tyre ta bëjnë Mbappen futbollistin mirë botë, dhe dyti ata i kanë premtuar francezit talentuar se njëri nga tre sulmuesit e Realit, Cristiano Ronaldo, Gareth Bale apo Karim Benzema, do largohen nga skuadra këtë verë. mbappe INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more Sipas raportimeve medieve portugeze këtë muaj, Cristiano Ronaldo do largohet nga Madridi këtë verë. Këtë vendim, sipas përditshmes portugeze A Bola, Ronaldo e ka marrë pas akuzave për evazion fiskal Spanjë. Ndërkaq, uellsiani Gareth Bale, edhe pse ka qenë futbollist i preferuar nga Fiorentino Perez, asnjëherë nuk ka pranuar përkrahje madhe nga tifozët madrilenë – cilët shumë përkrahje u kanë dhënë dyshës spanjolle Isco dhe Asensio. Bale mund largohet nga Madridi, shkruan AS. Mirëpo, është babai i Kylian Mbappes, Wilfreidi, e sheh me një sy dyshimtë lëvizjen e djalit tij Bernabeu. Ai preferon një kalim Mbappes Arsenal. Trajneri francez i Arsenalit, Arsene Wenger ka shprehur interesim dhe është shumë i interesuar ta ofrojë skuadrës Mbappen, sipas përditshmës franceze L’Equipe. Sipas kësaj gazete, Wenger ka biseduar me Mbappen javën e kaluar. Sidoqoftë, raportimet fundit bëjnë ditur se Real Madridi është i avantazhuar ndaj Arsenalit, për transferimin e Mbappes. /Insajderi.com The post Reali bind Mbappen për t’u transferuar në Madrid appeared first on INSAJDERI.
Fotot dhe gjërat personale që tregojnë jetën e militantit krah ISIS-it Posted: 24 Jun 2017 08:07 AM PDT

Tre militantë rinj ISIS’it kishin mbetur vrarë buzë lumit Tigër Irak. Ata lanë prapa disa gjëra personale, mes tyre edhe disa fotografi tregojnë mënyrë paparë deri tani jetën e tyre si anëtarë organizatës terroriste, shkruan BBC. Fotografitë e riut vrarë tregojnë jetën e tij dhe familjes, si dhe kohën kur shkoi luftonte për ISIS’in. mbappe INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more mesin e gjërave gjenden edhe disa shënime merrnin ata gjatë betejave front. mbappe INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more Një prej fotografive rënda është kjo paraqet militantin veshur një këmishë ngjyrë kafe dhe doreza zeza, teksa duart i mban bark. mbappe INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more trup ai ka mbështjellë një rrip mbushur me mjete shpërthyese, kurse dorezat i mban për ta fshehur telin detonon bombën për ta vrarë atë bashkë me viktimat pranë tij.   mbappe INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more Nga fotografitë mund shihet se gati gjithë militantët bënin pjesë atë grup ishin rinj, iu nënshtruan lehtë propagandës terrorizmit. mbappe INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more një paketim barnash, mund shihet se si terroristët kanë prerë me thikë sytë e një foshnjeje paraqitur fotografi. mbappe INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more Organizata terroriste ISIS gjithnjë e shumë po humb territor vendet ku ende është aktive. mbappe INSAJDERI: “Urimi i Lëvizjes Vetëvendosje për festën e Bajramit” plus 19 more The post Fotot dhe gjërat personale që tregojnë jetën e militantit krah ISIS-it appeared first on INSAJDERI.
Vuçiq: Me Yee nuk folëm për qendrën ruse në Nish Posted: 24 Jun 2017 07:57 AM PDT

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq ka thënë këtë të shtunë se në takimin për projekte bilaterale me zëvendës-ndihmës Sekretari e shtetit, për çështjet evropiane dhe euro-aziatike, Hoyt Bryan Yee kanë diskutuar një numër çështjesh. Temë ka qenë edhe vizita e 17 qershorit në Uashington, por jo edhe qendra humanitare ruse në Nish, shkruan Tanjug, transmeton Klan Kosova. Vuçiq ka thënë se ai dhe mysafiri nga SHBA kanë përcjell të premten ceremoninë në Pallatin e Serbisë kanë diskutuar për raportin mes Serbisë dhe SHBA, marrëdhëniet ekonomike dhe bilaterale, dialogun në Bruksel, si dhe për rajonin dhe rolin e Serbisë aty. The post Vuçiq: Me Yee nuk folëm për qendrën ruse në Nish appeared first on INSAJDERI.
Më shumë se gjysma e rasteve sociale janë të huaj Posted: 24 Jun 2017 07:52 AM PDT

shumë se gjysma e përfituesve asistencës sociale Zvicër, janë huaj. 285.756 persona kanë marrë ndihmë sociale 2015-ën, duke përfshirë gjithashtu refugjatët e njohur dhe pranuar përkohësisht jetojnë Zvicër për pak se pesë apo shtatë vjet. Bëhet fjalë për 18 për qind shumë se pesë vjet parë. Sipas “20min”, numri i përfituesve zviceranë asistencës sociale u rrit me 12 për qind, 139,255, ndërsa numri i përfituesve huaj me 25 për qind, 146,501. sektorin e refugjatëve, numri i përfituesve asistencës u dyfishua nga 9440 (2010) 20.130 (2015) brenda pesë vjetëve. shumë se gjysma e tyre erdhën nga Eritreja, ndjekur nga nga Siria dhe Kina. vitin 2015, 51 për qind e gjithë përfituesve ndihmës sociale nuk kishin pasaportë zvicerane. Kostoja e mirëqenies sociale po rritet mënyrë qëndrueshme: Një përfitues i ndihmës ekonomike ka marrë një mesatare prej 9880 frangash vitin 2014. total, Konfederata, kantonet dhe bashkitë lëshuan 7.9 miliardë franga vitin 2014 për ndihma sociale.

The post Më shumë se gjysma e rasteve sociale janë të huaj appeared first on INSAJDERI.

Hamilton i pandalshëm, “pole position” në Azerbajxhan Posted: 24 Jun 2017 07:48 AM PDT

Lewis Hamilton konfirmoi edhe në pistën azere formën e tij prefekte që po kalon në Formual 1. Piloti britanik i Mercedes u rëndit i pari në provat zyrtare të zhvilluara këtë të shtunë, të vlefshme për garën e Çmimit të Madh të Azerbajxhanit. Valteri Bottas do të niset i dyti dhe menjëherë pas tij dy Ferrarit me Kimi Raikonen të tretin dhe Sebastian Vettel të katërtin. Ky ishte “pole position” i 66-të për Lewis Hamilton, që tashmë ndodhet vetëm dy “pole position” larg rekordit të Michael Schumacher. Gara për Çmimin e Madh të Azerbajxhanit zhvillohet të dielën në orën 15:00 dhe transmetohet drejtpërdrejtë në Top News. The post Hamilton i pandalshëm, “pole position” në Azerbajxhan appeared first on INSAJDERI.
Verratti: Qëndroj tek PSG, nëse ndërtohet një skuadër e mirë Posted: 24 Jun 2017 07:48 AM PDT

Mesfushori italian, Marco Verratti ka thënë se skuadra e Paris Saint-Germain duhet ndërtojë një skuadër mirë për stinorin e ardhshëm, si kusht edhe ai qëndrojë kryeqytetin francez. Italiani, i cili po kërkohet me ngulm nga Barcelona, deklaroi se do ishte i lumtur tek PSG-ja nëse ndërtohet një skuadër e mirë për stinorin e ardhshëm. “Nuk është se unë dua largohem me çdo kusht, vetëm dua shoh nëse ata vërtet do ta bëjnë një skuadër mirë kësaj radhe. këtë rast, do isha i lumtur qëndroja”, ka thënë Verratti, një prononcim për Gazzeta Dello Sport. “Çdo vit ata thonë se do ndërtojnë një skuadër mirë, por pastej i kemi parë edhe rezultatet. Premtimet nuk janë mjaftueshme”, ka deklaruar ai. 24-vjeçari ka kaluar tashmë pesë vite suksesshme kryeqytetin francez pas transferimit nga Pescara vitin 2012. /Insajderi.com The post Verratti: Qëndroj tek PSG, nëse ndërtohet një skuadër e mirë appeared first on INSAJDERI.
Reklama