Home » “Bota arabe kushtëzon Katarin” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

“Bota arabe kushtëzon Katarin” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

“Bota arabe kushtëzon Katarin” plus 14 more Radio Evropa e Lirë

Bota arabe kushtëzon Katarin Posted: 23 Jun 2017 08:05 AM PDT

Katër shtete arabe i kanë dërguar Katarit një listë prej 13 kërkesash që duhet t’i përmbushë, nëse do që t’i hiqen sanksionet. Arabia Saudite, Egjipti, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Bahrejni i kanë kërkuar Katarit, mes tjerash, të mbyllë transmetuesin e tij, Al Jazeera-n, të reduktojë lidhjet me Iranin dhe të mbyllë një bazë ushtarake turke – që të gjitha brenda dhjetë ditësh. Katari, për më shumë se dy javë, është izoluar nga fqinjët arabë, nën akuzat se financon terrorizmin dhe nxit jostabilitet. Ministri i Jashtëm i Katarit, Sheikh Mohammed bin Abdulrahman al-Thani, ka thënë më herët se nuk do të negociojë derisa të hiqen masat ndëshkuese. Ai po ashtu ka mohuar se vendi i tij mbështet “ndonjë organizatë terroriste”. Klikoni edhe këtë: “Kur peshku i madh e ha të voglin”   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Qeveria ua paguan borxhet për ujë banorëve të veriut të Kosovës Posted: 23 Jun 2017 07:03 AM PDT

Banorët e komunave veriore të Kosovës me vite nuk kanë paguar për shpenzimet e ujit, rrymës dhe shërbimeve tjera, thonë vetë qytetarët dhe autoritetet kompetente.  Mbi 12 milionë euro llogaritet vlera e faturave të ujit të shpenzuar, e të cilat nuk janë paguar nga banorët serbë të këtyre komunave që nga përfundimi i luftës. Katër komunat në veri të Kosovës janë të banuara më shumicë serbe, të cilat ndër vite kanë funksionuar jashtë sistemit juridik-kushtetues të Kosovës. Kompania Rajonale Ujësjellësi “Mitrovica”, që gjendet në Shipol, është e vetmja kompani e licencuar që kryen veprimtarinë e furnizimit më ujë të pijshëm dhe mirëmbajtjen e kanalizimit në rajonin e Mitrovicës, ku përfshihen komunat e Mitrovicës jugore dhe veriore, Vushtrrisë, Skenderajt dhe Zveçanit. Kryeshefi ekzekutiv në këtë kompani, Sami Miftari tregon se rreth 40 për qind e ujit të përgjithshëm shpenzohet për pjesën veriore të Kosovës, por çmimi është pesë herë më i ulët sesa në rajonet tjera.  Për mospagesën e faturave të ujit të shpenzuar, Miftari thotë se një veprim i tillë e ka vështirësuar gjendjen financiare të kompanisë, duke rrezikuar edhe sigurimin e pagave të punëtorëve.  “Herë pas here, Qeveria e Kosovës ka ndihmuar subvencionimin e ujit që distribuojmë për veri, mirëpo në këtë vit nuk ka shprehur interesim. Për arsye se veriu i Mitrovicës dhe Zveçanit, marrin para nga buxheti i Kosovës, sikurse çdo komunë tjetër. Por, deri më tani asnjë cent nuk është derdhur në llogarinë e ujësjellësit”, thotë Miftari. Edhe disa nga qytetarët e asaj pjesë e pranojnë se nuk e paguajnë ujin, madje sipas tyre, për këtë shërbim nuk u shkojnë as faturat. Njëri nga ta është Millosh Jankoviq. “Jo nuk paguaj. Askush nuk ka kërkuar dhe nuk e paguaj”, thotë Jankoviq. Edhe një qytetare tjetër thotë se në pjesën veriore nuk e paguajnë ujin. “Ujin, jo nuk e paguaj. Askush nuk e paguan këtu. Në jug nuk e di”, thotë kjo qytetare. Por, Miodrag Ralliq, drejtor i Ujësjellësit në veri të Mitrovicës thotë se komunat Zubin Potok dhe Leposaviq kanë sistemin e tyre të furnizimit me ujë. Sa u përket borxheve, ai thotë se kjo çështje po teprohet, ngase flitet vetëm mbi bazën e vlerësimeve paushall. Fabrika e ujit furnizon Mitrovicën veriore dhe Zveçanin, thekson Ralliq. Ai thotë se nuk ka kontakte me udhëheqësit e Fabrikës së ujit në Shipol dhe se për të gjitha problemet, ai i raporton kryetarit të Komunës veriore të Mitrovicës, Goran Rakiq. Ralliq ngreh dyshime nëse Mitrovica veriore shpenzon 40 për qind të sasisë së ujit, pasi që jugu i qytetit të Mitrovicës, siç nënvizon ai, është pjesë shumë më e madhe. Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë në largim nuk kanë dashur të deklarohen për këtë problem. Ndërkaq në shpjegimet e mëhershme, nga Qeveria e Kosovës ishte bërë me dije se kjo është një çështje politike dhe se në disa raste, sipas tyre, ka intervenuar edhe Bashkimi Evropian që borxhi për pjesën veriore të Kosovës të mbulohet nga buxheti i shtetit. Në Kosovë funksionin Autoriteti Rregullator për Shërbimet e Ujit, që është kompetent të sigurojë ofrimin e shërbimeve cilësore, të sigurta dhe më çmim të përballueshëm për gjithë banorët e Kosovës. Edhe zyrtarë të këtij autoriteti, thonë se banorët e pjesës veriore nuk paguajnë ujin e shpenzuar. Lule Aliu, zyrtare për marrëdhënie më publikun në këtë autoritet tha për Radion Evropa e Lirë se vitin e kaluar mbi katër milionë metra kub ujë janë dërguar në atë pjesë, më një çmim prej 0.17 centë për metër kub. “Sa i përket faturimit, është kompania ajo që i bënë faturat, por nuk dërgohen në pjesën veriore. Do të thotë pjesa veriore nuk paguan ujin”, tha Aliu. Por, kryeshefi ekzekutiv, Sami Miftari, nga Ujësjellësi Rajonal “Mitrovica” tregon se vitin e kaluar ka qenë i detyruar të ndërpresë furnizimin me ujë të pijshëm në atë pjesë, por në raste të tilla, thotë ai, ndërhynë bashkësia ndërkombëtare dhe Qeveria e Kosovës. “Vitin e kaluar kemi ndërprerë furnizimin më ujë gjashtë herë, por përfaqësuesit e pjesës veriore kanë thirrur në Beograd ose në Bruksel. Më pas, Brukseli ka thirrur Prishtinën dhe në këtë mënyrë është alarmuar situata dhe Qeveria e Kosovës, herë pas herë ka paguar një pjesë të mjeteve”, shprehet Miftari.  Përveç 12 milionë euro borxh për uji, banorët e komunave veriore të Kosovës, shpenzojnë rreth 8 milionë euro në vit fatura të energjisë elektrike, shifër kjo që nuk paguhet nga ta, por nga qytetarët e pjesëve tjera të Kosovës. Mospagesa e shërbimeve publike në këtë pjesë të Kosovës, ndodh që nga përfundimi i luftës së fundit në Kosovë, në vitin 1999, ku autoritete kompetent e kishin të pamundur qasjen në veri të Kosovës. Procedimin e borxheve të qytetarëve serbë nga veriu i Kosovës tek buxheti apo pjesa tjetër e banorëve, është adresuar si problematikë edhe nga Avokati i Popullit. Ai e ka cilësuar jo vetëm si shkelje të drejtave të njeriut këtë veprim të autoriteteve të Kosovës, por edhe si mënyrë joligjore të inkasimit të mjeteve.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Pakistan: Një grup taliban e mori përgjegjësinë për vrasjen e 13 vetëve Posted: 23 Jun 2017 05:28 AM PDT

Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 13 vetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët. Eksplodimi i sotëm në Kueta, kryeqytet i provincës Baluçistan, është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar rëndë dritaret në ndërtesat e afërta, ka thënë zhëdhënësi i policisë, Shahzada Farhat. Një grup taliban pakistanez, që veten e quan Jamat ul Ahrar, e ka marrë pëgjegjësinë për sulm. Udhëheqës të një spitali thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa pesë prej të vrarëve ishin policë. Provinca e pasur Baluçistan, në kufi me Afganistanin dhe Iranin, është shkatërruar nga dhuna sektare, sulmet e militantëve islamikë dhe kryengritja separatiste, që ka shkaktuar mijëra viktima prej vitit 2004. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Mitrovicë: Ngritet aktakuzë për krime luftë Posted: 23 Jun 2017 05:22 AM PDT

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur aktakuzë për krime lufte kundër të pandehurit, Z.V.[ nga komuniteti serb]. Aktakuza ëshët ngritur pranë Departamentit për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, kundër personit Z.V. në drejtim të veprave penale të cilat ndërlidhën me krime lufte kundër popullsisë civile. Sipas aktakuzës, thuhet në komunikatën e lëshuar për medias, i pandehuri gjatë kohës së konfliktit të armatosur në Kosovë, në vitin 1999, në afërsi të varrezave në Vushtrri, në bashkëkryerje me personat (n.n.), në cilësinë e rezervistit të policisë, të veshur me uniforma të policisë serbe dhe të armatosur, kanë vepruar në kundërshtim me normat e së Drejtës Ndërkombëtarë nё fuqi gjatë konfliktit në Kosovë. Në komunikatë thuhet se të njëjtit akuzohen për vrasje, plaçkitje dhe djegie të shtëpive. “Aktakuza është ngritur nga një prokuror vendas i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në bashkëpunim me një prokuror të misionit EULEX, të cilët i kanë propozuar gjykatës kompetente që të pandehurin ta shpallë fajtor për veprat e kryera penale dhe ta dënojë sipas ligjit”, thuhet në komunikatën e Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.   This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
S’ka ende aktakuza ndaj deputetëve të përfshirë në incidentin e 27 prillit Posted: 23 Jun 2017 05:17 AM PDT

Kanë kaluar afërsisht dy muaj nga ngjarjet e dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë, por ende nuk është njoftuar zyrtarisht të kenë nisur hetimet ndaj deputetëve që dyshohet se ishin përfshirë. Kryesisht bëhet fjalë për deputetë të VMRO DPMNE-së, së Nikolla Gruevskit, të cilët dyshohen të kenë ndihmuar protestuesit që më 27 prill, ‘pushtuan’ Kuvendin duke sulmuar fizikisht deputetët e shumicës parlamentare pas zgjedhjes së kryetarit të ri të Kuvendit, Talat Xhaferi. Nga Prokuroria Publike nuk kanë dhënë detaje rreth nisjes eventuale të procedurave hetimore edhe pse raportet e Ministrisë së Punëve të Brendshme flasin për përfshirjen e të paktën gjashtë deputetëve të VMRO-së në trazirat në Kuvend. Disa prej tyre, dyshohet se kanë hapur dyert e Kuvendit për protestuesit, ndërsa të tjerët i kishin udhëzuar protestuesit për tek salla e konferencave për mediat, ku ndodheshin deputetët e shumicës të cilët më pas iu nënshtruan dhunës së ashpër. Disa deputetëve të sulmuar, iu rrezikua edhe jeta nga plagët e marra. E gjithë skena e dhunshme ishte regjistruar nga kamerat brenda Kuvendit të cilat edhe janë treguar në opinion. Njohësit e çështjeve juridike, thonë se hezitimi i gjyqësorit për nisjen e hetimeve për këtë rast të rëndë, edhe një herë vërteton gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet drejtësia, e cila sipas tyre, ka nevojë për ndryshime rrënjësore. “Duhet bërë një revidim rrënjësor të rregullativës ligjore, por gjithsesi se reformat më të mëdha duhet të bëhet në pjesën e sistemit të drejtësisë për të funksionuar sistemi gjyqësor i cili, siç duket, nuk është në nivel të detyrës dhe është i politizuar në nivelin më të lartë të mundshëm. Pa një sistem gjyqësor të pavarur nuk mund të ketë sundim të ligjit në vend”, thotë Nikolla Tupançevski, profesor në Fakultetin e Drejtësisë në Shkup. Lidhur me dhunën në Kuvend, gjykatat kishin ndaluar rreth 20 persona, por vetëm nëntë prej tyre ishin dënuar, ndonëse edhe ata morën dënime me kusht, duke nxitur kështu reagime të shumta në opinion. Në rast të mungesës së vullnetit të prokurorisë së rregullt për të hetuar rastin, nuk përjashtohet mundësia që këtu të përfshihet edhe Prokuroria Speciale, e themeluar pikërisht për shkak të politizimit të institucioneve aktuale gjyqësore. Kjo prokurori, ndërkohë është në përfundim të hartimit të akuzave ndaj dhjetëra zyrtarëve të akuzuar për shpërdorim të detyrës. Prokurorja Speciale, Katica Janeva, tha se paditë pritet të zyrtarizohen javën e ardhshme. “Mendoj se shumë nga hetimet që janë hapur do të përfundojnë me padi penale. Ka edhe për zyrtarë të lartë, por edhe për personalitete tjera që kanë qenë pjesë e aferës së përgjimeve nga periudha 2008-2015”, ka thënë ajo. “Për disa nga personat e dyshuar do të ketë padi penale, për disa do të ketë ndërprerje të procedurës. Shpresoj se gjykatat do të marrin në konsideratë dëshmitë tona lidhur me paditë që do të paraqesim dhe të njëjta do të marrin edhe epilogun konkret”, ka deklaruar prokurorja speciale, Katica Janeva. Megjithatë, ajo nuk ka saktësuar emra konkret, por në mesin e tyre, besohet se do të gjenden ish-ministra të Qeverisë së Nikolla Gruevskit, përfshirë edhe vet ish kryeministrin.  This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Iran: Mbahen tubimet vjetore kundër Izraelit Posted: 23 Jun 2017 05:15 AM PDT

Qindra mijëra njerëz kanë dalur sot në rrugët e Teheranit dhe të qyteteve të tjera në Iran, për të marrë pjesë në tubimet anti-izraelite vjetore të organizuara nga shteti, me ç’rast shënohet dita Quds, kanë raportuar mediat shtetërore iraniane. Disa protestues i kanë ndezur flamujt izraelitë dhe ata amerikanë, ndërsa të tjerët kanë brohoritur “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”. Demonstruesit, po ashtu, kanë brohoritur kundër familjes mbretërore të Arabisë Saudite dhe kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik. Dita Quds, që është emri historik arab i Jerusalemit, ishte shpallur nga themeluesi i Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, për të treguar mbështetje për palestinezët dhe kundërshtimin për izraelitët. Marshet në Teheran janë nisur nga pika të ndryshme në qytet dhe kanë përfunduar me Faljen e Xhumasë në Universitetin e Teheranit. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
K. Veriore e ka hedhur poshtë keqtrajtimin e studentit amerikan Posted: 23 Jun 2017 04:50 AM PDT

Koreja Veriore e ka cilësuar vetveten si “viktima më e madhe” me rastin e vdekjes së studentit amerikan, Otto Warmbier, i cili ishte i burgosur në këtë vend të izoluar për 17 muaj, dhe vdiq disa ditë pasi ishte liruar derisa ishte në gjendje kome. Agjencia shtetërore e lajmeve verikoreane, KCNA, sot i ka hedhur poshtë pohimet se Koreja Veriore e kishte torturuar studentin 22 vjeçar. Kjo agjenci i ka akuzuar Shtetet e Bashkuara dhe Korenë Jugore, për fushatë të qëllimshme me të cilën ofendohet trajtimi “humanitar” i studentit amerikan, Otto Warmbier. Profesionistët mjekësorë amerikanë, që e kanë ekzaminuar Warmbierin, pas lirimit të tij më 13 qershor, kanë thënë se ai vuante nga një lëndim i rëndë neurologjik nga shkaktari i panjohur. Warmbier vdiq më 19 qershor. Familjarët e studentit të ndjerë thanë se ai ishte në gjendje kome prej se ishte dënuar me 15 vjet burg në Korenë Veriore, në mars të vitit të kaluar. Ai ishte akuzuar për vjedhje të një parulle propaganduese. Familja e Warmbierit dhe të tjerët e kanë fajësuar Korenë Veriore për gjendjen e tij. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Rusi: Raketat kundër IS-it në Siri janë lansuar nga Mesdheu Posted: 23 Jun 2017 03:53 AM PDT

Ministria e mbrojtjes e Rusisë tha se i ka sulmuar pozicionet e grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), në Siri, me raketa speciale të lansuara nga Deti Mesdhe. Në deklaratën e sotme të kësaj ministrie theksohet se janë hedhur gjashtë raketa të tipit Kalibr, kundër qendrave komanduese të Shtetit Islamik dhe depove të municionit në Akirbat në provincën Hama në Siri. Pastaj, aeroplanët luftarakë rusë kanë ndërmarrë sulme me të cilat “janë shkatërruar luftëtarët e mbetur të IS-it dhe kapacitetet e tyre”. Në këtë kumtesë nuk thuhet se kur janë bërë këto sulme. Moska, edhe më herët, ka hedhur raketa nga Mesdheu kundër pozicioneve të militantëve në Siri. Rusia, mbështetësi kryesor i presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad, tash e dy vjet ndërmerr sulme ajrore në Siri. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
SHBA: Kryesuesi Ryan dëshiron lëvizje më të shpejtë për sanksionet ruse Posted: 23 Jun 2017 02:26 AM PDT

Kryesuesi i Dhomës Përfaqësuese të Shteteve të Bashkuara, Paul Ryan, ka thënë se dëshiron lëvizje më të shpejtë për legjislacionin e Senatit, me të cilin imponohen sanksione të reja kundër Rusisë dhe Iranit, derisa komitetet e Kongresit punuan për zgjidhjen e çështjes proceduarale që e kishte bllokuar këtë dokument. “Ne vetëm dëshirojmë që të lëvizim”, u tha gazetarëve zoti Ryan, republikan nga Viskonsini, dhe ka shtuar se “i mbështes sanksionet”. Mëtutje ai theksoi se kryesuesi i Komitetit të Punëve të Jashtme të Dhomës Përfaqësuese, Ed Royce, “ka indikuar se dëshiron të lëvizet shpejtë dhe ne dëshirojmë ta respektojmë këtë”. Ky legjislacion në Senat ka kaluar bindshëm: 98 vota për dhe vetëm dy kundër, por hasi në pengesë në Dhomën Përfaqësuese këtë javë, kur ligjvënësit gjetën se me këtë dokument shkelet parimi në Kushtetutën amerikane se çfarëdo legjislacioni, me të cilin rriten të ardhurat e Qeverisë, duhet ta ketë origjinën në Dhomë. Ndihmësit në Kongres thanë se sanksionet ose gjobitjet kundër vendeve të tjera, sikur ato në këtë legjislacion, mund të interpretohen se kanë ndikim në të ardhurat e Qeverisë amerikane. Zoti Ryan tha se çështja procedurale duhet të zgjidhet para se Dhoma të ndërmarrë aksion për këtë legjislacion. Republikani Kevin Brady, kryesues i Komitetit për mënyrat dhe mjejet e Dhomës Përfaqësuese, u tha gazetarëve se Senatit i ka dërguar sugjerim për ndryshim në legjislacion, i cili do ta zgjidhë problemin procedural. Sipas tij, ndryshimi do t’i lejoj Senatit fillimin “e një procesi shumë të thjeshtë për ta tërhequr prapa legjislacionin, ta ndryshojë atë dhe pastaj ta dërgojë për procedurë të mëtejshme”. Liderët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Senatit thanë se ndryshimet nuk duket se e ndryshojnë në mënyrë substanciale legjislacionin dhe se ekipet e tyre po e rishqyrtojnë atë për të vendosur se si të lëvizet përpara. Disa ligjvënës thanë se Shtëpia e Bardhë ishte e shqetësuar për dispozitën në legjislacionin e Senatit sekërkohet që presidenti, Donald Trump, të sigurojë miratim të Kongresit, para se eventualisht t’i lehtësojë çfarëdo sanksionesh kundër Rusisë. Sekretari amerikan i shtetit, Rex Tillerson, javën e kaluar, ka kërkuar nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara të siguroj se pakoja e sanksioneve i mundëson zotit Trump fleksibilitet për harmonizim të sanksioneve, nëse përmirësohet sjellja e Rusisë në Ukrainë, Siri ose hapësirat e tjera, që janë në shënjestër të sanksioneve. Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Sean Spicer, tha se administrata synon të punojë me Kongrsin për disa pjesë të legjislacionit. Por, demokratët janë shprehur kundër zbutjes së legjislacionit, me të cilin synohet ndëshkim i Moskës për dyshime lidhur me përzierje në zgjedhjet amerikane të vitit të kaluar dhe për agresionin e Rusisë në Ukrainë dhe armatimin e Sirisë. “Përpjekjet e republikanëve në Dhomë për ta penguar dhe dobësuar legjislacionin dypartiak për sanksione kundër Rusisë në Senat, nuk është vetëm papërgjegjësi; kjo e rrezikon sigurinë tonë kombëtare dhe e kërcënon demokracin tonë”, tha liderja demokrate në Dhomën Përfaqësuese, Nancy Pelosi. Zoti Ryan tha se ai nuk e din nëse Dhoma do ta dërgojë legjislacionin nëpërmjet një debati formal të korrigjimit dhe procesit të amandamentimit. Një proces i tillë do të zgjaste disa muaj. Dhoma Përfaqësuese ka të drejtë që ligjvënësit eventualisht ta përpilojnë një legjislacion të tyre, nëse e dëshirojnë një gjë të tillë. Së bashku me imponimin e sanksioneve kundër Rusisë, për dyshime lidhur me përzierjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane, pastaj për ndërhyrjet në Ukrainë dhe Siri, legjislacioni i Senatit do t’i forcojë sanksionet ekzistuese kundër Rusisë, duke i shndërruar në ligj. Ky legjislacion, po ashtu, do të impononte sanksione të detyrueshme kundër njerëzve të përfshirë në programin e raketave balistike iraniane dhe zbatimin e sanksioneve për terrorizëm kundër njësiteve të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit. Përgatiti: Fatmir Bujupi This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Pakistan: Nga sulmi me makinë-bombë janë vrarë 11 vetë Posted: 23 Jun 2017 02:22 AM PDT

Nga sulmi me një makinë-bombë kundër zyrës së shefit të policisë rajonale në pjesën jugperëndimore të Pakistanit, janë vrarë 11 veetë dhe plagosur 20 të tjerë, thanë zyrtarët. Eksplodimi i sotëm në Kueta, kryeqytet i provincës Baluçistan, është dëgjuar në gjithë qytetin, ndërsa janë dëmtuar rëndë ndërtesat e afërta, ka thënë zhëdhënësi i policisë, Shahzada Farhat. Udhëheqës të një spitali thanë se disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike shëndetësore, ndërsa katër prej të vrarëve ishin policë. Askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por zyrtarët provincialë e kanë fajësuar Indinë për shpërthim, duke mos dhënë ndonjë provë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
May: Shtetasit e vendeve të BE-së nuk do të dëbohen menjëherë Posted: 23 Jun 2017 12:17 AM PDT

Kryeministrja e Britanisë, Theresa May, ka premtuar mbrëmë se shtetasit e vendeve të Bashkimit Evropian nuk do të dëbohen menjëherë nga Britania, kur ajo të largohet nga Bashkimi Evropian, në procesin e njohur si Brexit. Kjo deklaratë e saj është pritur me kënaqësi nga liderët e BE-së. Kancelarja gjermane, Angela Merkel, vlerësoi se propozimet e zonjës May për shtetasit e BE-së në samitin në Bruksel, paraqesin “fillim të mirë” në negociatat për daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian, që kanë filluar këtë javë. Sipas propozimit të zonjës May, shtetasit e BE-së me leje të rregullt të qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, nuk do të kërkohet që të largohen dhe do tu ofrohet mundësi për rregullimin e sistuatës së tyre pas Brexitit, kanë thënë zyrtarët. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Fëmijët, kureshtarë apo të indoktrinuar nga politika?! Posted: 22 Jun 2017 11:44 PM PDT

Indoktrinimi i fëmijëve në politikë, nga qytetarët dhe sociologët shihet si dukuri negative, derisa, përfshirjen e të rinjve në politikë e shohin si hap para për zgjidhjen e problemeve dhe ndryshimin e situatës aktuale. Radio Evropa e Lirë ka anketuar disa qytetarë për të marrë mendimet se si e shohin ata indoktrinimin e fëmijëve dhe përfshirjen e të rinjve në politikë. Genc Ramadani, studion ekonomi dhe është në vitin e tretë. Ai mbështet përfshirjen e të rinjve në aktivitete politike, por jo edhe indoktrinimin e fëmijëve.  ”Mendoj që është hap i duhur përfshirja e të rinjve në politikë, pasi mendoj se askush nuk i dinë më mirë problemet dhe nevojat e të rinjve siç i dinë vet të rinjtë”. “Derisa indoktrinomi i fëmijëve mendoj se është dukuri negative. Mendoj se askund në botë (qytetari) nuk është i përfshirë më shumë në politikë sesa në Kosovë”, thotë Ramadani. ​Elbasan Cekaj, është student i bujqësisë. Edhe ai thotë se rinjve duhet t’u jepet hapësirë në politikë, por në asnjë formë fëmijëve.  “Mendoj që është meritë e madhe nëse të rinjtë do ta merrnin shtetin në dorë, pasi të vjetrit janë shpenzuar, sipas meje. Do duhej që t’u lënë hapësirën të rinjve”. “Kurse, mendoj që fëmijët nuk duhet të kyçen në aktivitete politike. Këta që janë 18 plus, derisa nën këtë moshë, nuk mendoj që do duhej të merreshin me politikë.Gjithashtu, mendoj që papunësia e bën gjithë këtë që të rinjtë të merren me politikë, derisa tek fëmijët mendoj se kanë ndikim familja”, shprehet Cekaj. Kurse, Sejdi Komati, qytetar nga Prishtina, thotë se fëmijët janë të mbrojtur me ligj dhe nuk duhet askush t’i keqpërdorë, aq më pak për interesa partiake. “Indoktrinimin e fëmijëve në politikë nuk e shoh pozitiv. Duhet t’u përshtaten normave që i lejon Kushtetuta”, thotë Komati. Përderisa, Sokol Krasniqi, mësimdhënës i lëndës së Edukatës Qytetare, thotë se fëmijët kanë shumë interesim për politikën, çka sipas tij, është ndikim që e marirn nga familjarët.  “Sa u përket fëmijëve nuk është veti e mirë. Mendoj se familja i nxit apo edhe ndikon që fëmijët të jenë pjesë e politikës. Unë ligjëroj Edukatën Qytetare dhe kur kemi tema për presidentin apo partitë politike, menjëherë fëmijët kyçen dhe janë shumë në rrjedha. Por, nuk kam vërejtur që ka pasur ndonjëherë konfrontim mes fëmijëve për parti politike”, thotë Krasniqi. Edhe Mal Lokaj, mendon se indoktrinomi i fëmijëve në politikë është manipulim me ta. “Pa qenë 18 vjeç, është manipulim i fëmijëve. Është e keqja e vendit. Është manipulim edhe nga ana e prindërve, mësimdhënësve dhe edukatorëve. Nuk është e nevojshme që fëmijët të ngarkohen me politikë. Është e dëmshme për fëmijën”, thotë Lokaj. Por, çka thonë sociologët lidhur me indoktrinimin e personave që ende nuk i kanë mbushur 18 vjet, në politikë. Sociologu Leotrim Sahiti, tha për Radion Evropa e Lirë se fëmijët dhe në përgjithësi qytetarët kanë prirje të tregojnë interesim të lartë për politikën. “Fëmijët duhet t’i ndjekin programet e tyre edukuese dhe specializuese dhe të mos i lejojnë prindërit dhe kujdestarët që të shikojnë debate politike mes kundërshtarëve politikë, sepse debatet e ashpra mes kundërshtarëve politikë, ndikojnë edhe tek fëmijët, edhe në orët mësimore ku ato devijojnë më pastaj”, thotë Sahiti. Sipas Leotrim Sahitit, janë shënuar edhe raste kur kishte konflikte verbale nëpër shkolla për shkak të preferencave të ndryshme politike, çka dëshmon për indoktrinimin e tyre. Edhe organizatat joqeveritare që kanë vëzhguar zgjedhjet e fundit parlamentare në Kosovë, të mbajtura më 11 qershor, kanë nxjerr si një prej shkeljeve të partive politike, përdorimin e fëmijëve nëpër fushata dhe tubime politike. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Rusi: Me “gjasë të mëdha” është vrarë lideri i Shtetit Islamik Posted: 22 Jun 2017 11:22 PM PDT

Zyrtarë të lartë të Rusisë thanë mbrëmë se ka gjasë të mëdha që lideri i grupit ekstremist, Shteti Islamik (IS), është vrarë nga një sulm ajror rus. Zëvendësministri i jashtëm i Rusisë, Oleg Syromolotov, i tha agjencisë shtetërore të lajmeve, RIA Novosti, se “sipas informacionit të Ministrisë së mbrojtjes, ka gjasë të mëdha se al-Baghdadi ishte vrarë kur forca ajrore ruse e ka qëlluar selinë e militantëve në pjesën jugore të Rakës, në fund të muajit maj”. Ministria e mbrojtjes e Rusisë së pari më 16 qershor ka pretenduar se Abu Bakr al-Baghdadi, është vrarë në sulmin më 28 maj, por kjo ende “po verifikohet nëpërmjet kanaleve të ndryshme”. Zëvendësministri Syromolotov ngjashëm tha se përpjekjet për verifikim po vazhdojnë. Sipas tij, vrasja e liderit të Shtetit Islamik, që është parë rrallë herë, do të shënonte “sukses madhor në luftën kundër terrorizmit ndërkombëtar” dhe do të përhapë “frikë dhe panik” në mesin e udhëheqësve militantë. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
SHBA: Separatistët në Ukrainë ushtrojnë dhunë kundër monitoruesve Posted: 22 Jun 2017 11:11 PM PDT

Zyrtarë të Shteteve të Bashkuara mbrëmë i kanë akuzuar separatistët e mbështetur nga Rusia në pjesën lindore të Ukrainës, se po ndërmarrin fushatë të “dhunës dhe keqtrajtimit” kundër monitoruesve ndërkombëtarë me qëllim që të parandalohet raportimi i tyre për shkeljet e armëpushimit. Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Heather Nauert, tha se Uashingtoni është “thellë i shqetësuar” për këtë situatë, duke i përshkruar separatistët si “të udhëhequr nga rusët, të financur nga rusët dhe të stërvitur nga rusët”. Zëdhënësja Nauert tha se forcat separatiste kanë hapur zjarr kundër automobilave me monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian (OSBE), që ishin në tërheqje e sipër, ndërsa në muajin prill makina e një personi mjekësor amerikan, që i shoqëronte vëzhguesit, kishte hasur në eklsploziv. “Këto incidente janë pjesë e përpjekjeve të gjëra për ta penguar komunitetin ndërkombëtar që të jetë dëshmitar i asaj që po ndodhë në pjesën lindore të Ukrainës”, tha Heather Nauert, dhe ka shtuar se “i bëjmë thirrje Rusisë ta përdorë ndikimin e vet për ta ndalur këtë fushatë të keqtrajtimit dhe t’i respektoj përkushtimet e veta për lejimin e qasjes së lirë, të plotë dhe të sigurt të monitoruesve të OSBE-së”. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
BE: Liderët u pajtuan për zgjatjen e sanksioneve kundër Rusisë Posted: 22 Jun 2017 10:33 PM PDT

Liderët e vendeve të Bashkimit Evropian janë pajtuar për t’i zgjatur sanksionet ekonomike të BE-së kundër Rusisë për 6 muajt e ardhshëm, deri më 31 janar të vitit 2018. Të 28 shefat e shteteve dhe të qeverive të BE-së, këtë vendim e miratuan mbrëmë gjatë samitit dyditësh në Bruksel, pasi kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti francez, Emmanuel Macron, raportuan se si kryengritësit e mbështetur nga Rusia dhe forcat e Ukrainës, që po luftojnë në pjesën lindore të këtij vendi, po i respektojnë Marrëveshjet e Minskut. Këto marrëveshje ishin përpiluar nga liderët e Francës, Gjermanisë, Rusisë dhe Ukrainës, në Minsk, në vitin 2015, në përpjekje për ndaljen e luftimeve. Sanksionet, në shënjestër të të cilave janë kryesisht sektorët bankar dhe ai financiar i Rusisë, së pari janë imponuar në qershor dhe korrik të vitit 2014, si përgjigje ndaj agresionit rus në pjesën lindore të Ukrainës dhe për invadimin dhe më vonë edhe aneksimin ilegal të Krimesë së Ukrainës nga ana e Moskës. Pakoja e sanksioneve pastaj është ripërtrië për çdo 6 muaj. This posting includes an audio/video/photo media file: Download Now
Reklama