Home » INSAJDERI: “Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet” plus 19 more

INSAJDERI: “Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet” plus 19 more

h1 a:hover {background-color:#888;color:#fff ! important;} div#emailbody table#itemcontentlist tr td div ul { list-style-type:square; padding-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div blockquote { padding-left:6px; border-left: 6px solid #dadada; margin-left:1em; } div#emailbody table#itemcontentlist tr td div li { margin-bottom:1em; margin-left:1em; } table#itemcontentlist tr td a:link, table#itemcontentlist tr td a:visited, table#itemcontentlist tr td a:active, ul#summarylist li a { color:#000099; font-weight:bold; text-decoration:none; } img {border:none;}

INSAJDERI: “Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet” plus 19 more

Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet Posted: 22 Jun 2017 10:25 AM PDT

Donald Tusk e lë të hapur mundësinë që “Brexit”-i të mos materializohet asnjëherë. Në komentet e bëra për mediet përpara samitit të BE-së në Bruksel, presidenti i BE-së la të kuptohet se procesi mund të përmbyset, duke i ilustruar pohimet e tij edhe me disa vargje të famshme të John Lennon. “Disa miq të mi britanikë më pyetën nëse ‘Brexit’ mund të zhbëhet, e nëse unë mund ta imagjinoja një skenar sipas të cilit Britania vazhdon të mbetet pjesë e Bashkimit Europian. U thashë se blloku është ndërtuar mbi ëndrra që dukeshin të pamundura për t’u vënë në jetë, prandaj kush e di? Mund të më quani ëndërrimtar, nëse doni, por ama nuk jam i vetmi”, tha Tusk. Britania e tronditi bllokun europian, kur votoi në vitin 2016 për t’i dhënë fund anëtarësimit 40-vjeçar në BE. Megjithatë, paraqitja katastrofike e konservatorëve të Theresa May në zgjedhjet e 8 qershorit, prej të cilave humbën shumicën parlamentare, u ka dhënë jetë spekulimeve se planet e “Brexit”-it mund të zbuten, ose edhe të rrëzohen fare. Presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe ministri gjerman i Financave deklaruan që të dy javën e kaluar se, për Britaninë, dera e qëndrimit në Bashkimin Europian vazhdon të mbetet e hapur. The post Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet appeared first on INSAJDERI.
Deda: Nuk do të ndodhë që PAN-i të qeverisë me vendin Posted: 22 Jun 2017 10:21 AM PDT

Ilir Deda, kandidat për deputet nga koalicioni LDK-AKR-Alternativa, ka thënë se partitë që dolën si të tretat dhe të katërta, duke ju referuar PDK-së dhe AAK-së, po duan ta qeverisin vendin në të ardhmen por kjo nuk do të mund të ndodhë. “Tash jemi me një paradoks sepse partia e tretë dhe e katërt po duan me qeverisë me gjithë Kosovën dhe kjo nuk mundë të ndodh. Koalicioni PAN janë të parët, por kur e sheh PDK-në është partia e tretë dhe AAK-në që është e katërta”, ka thënë Deda në TV Dukagjini. Deda më tutje ka folur edhe për dy koalicionet mes LDK-AKR-Alternatives dhe koalicionit tjetër PDK-AAK-Nisma. Ai ka thënë se koalicioni PAN është bërë vetëm për shkak të frikës së humbjes së pushtetit. “Dy koalicionit nuk mund të maten me të njëjtën peshore sepse koalicioni jonë është bërë për qëllime të ndryshme. Koalicioni jonë ka pas një logjikë, koalicioni andej e kanë bërë prej një frike se do ta humbas pushtetin”, ka thënë Deda. Deda më tutje ka thënë  se qytetarët në këto zgjedhje e kanë fuqizuar brezin e ri të politikes duke votuar gjeneratën e re në politik./Isajderi.com The post Deda: Nuk do të ndodhë që PAN-i të qeverisë me vendin appeared first on INSAJDERI.
Skuadra nga La Liga ofertë për Januzajn Posted: 22 Jun 2017 10:16 AM PDT

Manchester United ka pranuar një ofertë 9,7 milionë funtesh nga Real Sociedad për Adnan Januzaj, e cila ofertë korrespondon me kërkesat e United. 22-vjeçarit i është ofruar një kontratë prej 70 mijë funtesh në javë nga klubi i La Ligës por kushtet personale nuk janë finalizuar ende. Manchester United ka qenë i hapur ndaj ofertave për anësorin, pasi menaxheri Jose Mourinho vendosi se lojtari nuk ka më të ardhme në klub, shkruan SkySports. Oferta e klubit spanjoll është njëra nga disa oferta të tjera, të cilat United është duke i konsideruar për Januzajn, i cili sezonin e kaluar ka qenë në huazim nga Sunderland. Januzaj u ngrit në epërsi në vitin 2013 pas një numri të performancave shumë impresive nën menaxhimin e ish-menaxherit të United, David Moyes. Por, që nga ajo kohë Januzaj nuk ka mundur të rindezë të njëjtën formë. Ai ishte betuar të ua dëshmonte të kundërtën dyshuesve të tij pasi ishte lëvizur për në Wearside verën e kaluar, por u lëndua, duke shkaktuar kështu mos dashjen e tij nga Old Traffod. Kosovari me nënshtetësi belge, kishte nënshkuar kontratë me United si lojtar i ri në vitin 2011 /Insajderi.com The post Skuadra nga La Liga ofertë për Januzajn appeared first on INSAJDERI.
Thënie nga Putin që tregojnë se si “i pushtetshmi” i Rusisë e sheh botën Posted: 22 Jun 2017 10:13 AM PDT

Ish-agjenti i KGB-së, Vladimir Putin, është pushtet për afër dy dekada, vazhdon jetë figurë e debatuar mediat ndërkombëtare. The Independent ka përmbledhur disa prej thënieve tij, japin një pasqyrë lidhur me atë se si Putin e sheh botën.. “Unë nuk jam një grua, kështu nuk kam ditë këqija.”
Burimi: USA Today. “Është shumë e rrezikshme inkurajohen njerëzit shohin veten e tyre si jashtëzakonshëm, pavarësisht rrethanave.”
Burimi: Neë York Times “Ndonjëherë është e nevojshme jesh i vetmuar mënyrë dëshmosh se ke drejtë.”
Burimi: Time “Ne do t’i ndjekim terroristët kudo. Nëse ndodhen aeroport, atëherë aeroport. Pra, nëse i gjejmë tualet, falni, ne do futemi aty. Kjo është e tëra, çështja mbyllet.”
Burimi: Thë Telegraph “Sa shumë mësoj për njerëzit, aq shumë i dua qenët. Unë thjesht i dua shtazët.”
Burimi:The Telegraph “Unë jam njeriu i pasur botë,  jo vetëm Evropë, por tërë botën. Unë grumbulloj emocione.”
Burimi: Fortune “Me sa duket nuk do jetë gjithçka rregull. Por ne duhet përpiqemi për këtë.”
Burimi: The Guardian./Insajderi.com The post Thënie nga Putin që tregojnë se si “i pushtetshmi” i Rusisë e sheh botën appeared first on INSAJDERI.
Gjermania zvogëlon numrin e trupave në Kosovë Posted: 22 Jun 2017 10:00 AM PDT

Parlamenti gjerman ka vendosur të zgjasë mandatin e KFOR-it gjerman në Kosovë me më pak ushtarë se më parë. Të enjten, 513 prej 573 anëtarëve të parlamentit votuan pro zgjatjes së mandatit, me 55 vota kundër dhe 5 abstenime. Maksimumi i trupave gjermane të lejuara në Kosovë ka qenë 1350 ushtarë, ndërsa tani ka rënë në 800. Arsye për reduktimin e numrit është situata e sigurisë së qëndrueshme në Kosovë. Ministria gjermane e mbrojtjes ka deklaruar koston të zgjatjes së mandatit për një vit tjetër, e cila është 42 milionë euro, shkruan EpochTimes.de. Momentalisht, gati 500 ushtarë të KFOR-it janë të stacionuar në Kosovë. /Insajderi.com The post Gjermania zvogëlon numrin e trupave në Kosovë appeared first on INSAJDERI.
Trump i ka sulmuar hetimet për përzierje të Rusisë në zgjedhje Posted: 22 Jun 2017 09:55 AM PDT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka sulmuar hetimet e Kongresit dhe agjencisë FBI për përzierjen ruse në fushatën zgjedhore të vitit të kaluar, duke i cilësuar akuzat si mashtrim. Këto komente ai i ka bërë në disa postime të sotme në rrjetin Twitter, një ditë pasi sekretari i sigurisë së brendshme, Jeh Johnson, dëshmoi para një komiteti të Dhomës Përfaqësuese për përzierjen ruse. Trump ka pretenduar se Johnson ishte “zyrtari i fundit i lartë i inteligjencës që thotë se nuk ka skemë të madhe ndërmjet Trumpit dhe Rusisë”. Zoti Johnson tha se nuk ka parë kurrfarë dëshmie për marrëveshje të fshehtë ndërmjet ndihmësve të Trumpit dhe zyrtarëve rusë, përtej asaj që komuniteti i inteligjencës ka deklaruart publikisht. Donald Trump, po ashtu, e ka fajësuar ish-presidentin, Barack Obama, se nuk është përgjegjur më fuqishëm ndaj ndërhyrjes ruse. “Nëse Rusia kishte punuar aq fuqishëm në zgjedhjet e vitit 2016, e gjithë kjo ka ndodhur gjatë administratës Obama. Përse nuk i ka ndalur ata”, ka shkruar Trump. Komuniteti i Inteligjencës i Shteteve të Bashkuara në muajin janar të këtij viti, e ka publikuar dokumentin i cili ka vlerësuar se Moska ishte angazhuar në sulme kibernetike dhe fushatë të keqinformimit, në përpjekje për të ndikuar në votimet e vitit 2016. Për këtë çështje aktualisht hetime po zhvillojnë disa komitete të Kongresit amerikan, ndërsa agjencia FBI, zhvillon hetime për ndërlidhjet eventuale të ndihmësve të Trumpit me zyrtarët rusë. The post Trump i ka sulmuar hetimet për përzierje të Rusisë në zgjedhje appeared first on INSAJDERI.
Vuçiqit i kërkohet ta shkarkojë Dikovicin për shkak të krimeve në Kosovë Posted: 22 Jun 2017 09:43 AM PDT

Qendra për Studime Euro-Atlantike (CEAS) i ka bërë thirrje Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq që ta shkarkojë shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Serbisë, Lubisha Dikoviq. Kjo thirrje e CEAS, vjen pas të dhënave, siç thuhet, provave të reja të prezantuar për vrasjen e civilëve shqiptarë të Kosovës gjatë luftës së fundit në Kosovë nga njësia që ishte nën komandën e tij. Deklarata e CEAS-së kujton se në fillim të muajit janar të vitit 2012, Fondi për të Drejtën Humanitare, akuzon Dikoviqin për krime të rënda të luftës, krime në masë kundër civilëve shqiptarë, të kryera në prill-maj 1999 në fshatrat: Izbicë, Rezallë, Çikatovë e Vjetër, Vërbofc, Zabeli i Poshtëm, Gllanasellë, Gllogofc (të Drenicës), vrasjen në masë të civilëve, në mesin e të cilëve afro 50 të mitur, plaçkitje, dhunime, granatime e djegëje të shtëpive, transportimin dhe fshehjen e së paku 250 kufomave në varrezën masive në Rudnice, afër Rashkës. Më pas akuza tjetër është në vitin 2015, ku janë lëshuar fakte të tjera ndaj Dikoviqi që ai dhe njësiti i tij pë krimet që kanë kryer në Rudnicë.(gazetaexpress)   The post Vuçiqit i kërkohet ta shkarkojë Dikovicin për shkak të krimeve në Kosovë appeared first on INSAJDERI.
SHBA: Kanadezi u akuzua për “terror” pas sulmit kundër policit Posted: 22 Jun 2017 09:30 AM PDT

Një shtetas kanadez, ka brohoritur në gjuhën arabe, para se ta therrte me thikë në qafë një polic në aeroportin në Miçigen të Shteteve të Bashkuara, që nga zyrtarët amerikanë është vlerësuar se ishte përpjekje për sulm terrorist. Personi Amor Ftouhi, 49 vjeçar nga Kuebeku, menjëherë është arrestuar. Sulmi i djeshëm po hetohet si akt i terrorizmit, por autoritetet nuk kanë shenja në këtë moment se porsoni i arrestuar ishte i involvuar në “komplot më të gjerë”, ka thënë agjenti special i FBI-së, David Gelios. Në akuzën penale thuhet se Ftouhi e ka therrë policin Jeff Neville, me thikë të madhe, duke brohoritur “Allahu Akbar”, që në gjuhën arabe do të thotë “Zoti është i madh”. Sipas agjencisë FBI, Amor Ftouhi ka thënë diçka të ngjashme sikur “ju keni vrarë njerëz në Siri, Irak dhe Afganistan dhe ne të gjithë do të vdesim”. Polici Nevilli është në gjendje të kënaqshme shëndetësore pas trajtimit mjekësor, kanë thënë zyrtarët. The post SHBA: Kanadezi u akuzua për “terror” pas sulmit kundër policit appeared first on INSAJDERI.
Libri i publikuar me fotot që Instagrami nuk dëshiron që t’i shihni Posted: 22 Jun 2017 09:25 AM PDT

Arvida Bystrom dhe Molly Soda kanë publikuar një libër plotë fotografi cilat kanë shkelur udhëzimet e komunitetit Instagramit. A e keni pyetur ndonjëherë vetën për gjithë fotografitë cilat janë larguar nga Instagrami për shkak se kanë shkelur rregullat e këtij komuniteti? Pasi kishin bërë një thirrje hapur duke i pyetur përdoruesit e Instagramit ua dërgojë fotot e tyre cilat ky aplikacion kishte fshirë, Arvida Bystrom dhe Molly Soda kanë realizuar një libër me titull “Pics or It Didn’t Happen: Images Banned From Instagram” (Fotografi apo Nuk ka Ndodhur : Fotot e Ndaluara nga Instagrami) cilin libër ka me qindra foto tilla, shkruan Dazzed. 1205028-730x487 INSAJDERI: “Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet” plus 19 more Censura e Instagramit ka qenë një temë e ndërlikuar e diskutimit kur ky aplikacion ka filluar ekzistojë, dhe Bystom me Sodan kanë qenë gjithmonë zëshme për opinionet e tyre lidhur me këtë gjë. “Trupi i femrës gjatë gjithë kohës kontrollohet – pse do ishte Instagrami ndryshe?”, kishte thënë Soda një herë, për Dazzed. 1205028-730x487 INSAJDERI: “Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet” plus 19 more Me mbi 220 mijë ndjekës, autorë “Pics or It Didn’t Happen” punojnë dhe përpjeken për shtyrë kufijtë e asaj se si njerëzit e shohin trupin e femrës përmes artit tyre dhe fotove panumërta cilat u janë larguar edhe vetë atyre nga Instagrami. “Si gra, ne rritemi duke mësuar jemi kritike për trupat tanë, dhe për trupat e grave tjeraështë një ndjesi e madhe e turpit i është vendosur”, ka shpjeguar ajo. 1205028-730x487 INSAJDERI: “Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet” plus 19 moreKa një frikë madhe e rrethon trupin femëror – një fotograf i trupave lakuriq menjëherë bëhet pornografik edhe pse nuk është ky qëllimi”, ka shtuar ajo. Udhëzimet e Komunitetit Instagramit thonë se do largojnë gjithçka “ dhunshme, lakuriqe, gjysmë-lakuriqe, diskriminuese, paligjshme, nëpërkëmbëse, urryese, pornografike, ose me sugjerime sekuale”. 1205028-730x487 INSAJDERI: “Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet” plus 19 more Përderisa disa foto duket se janë shkelëse këtyre rregullave – lakuriqësi totale e përparme, themi – disa tjera janë pak dukshme – një grua me telefonin e saj mobil i cili mbahet veshin e saj përmes shamisë. 1205028-730x487 INSAJDERI: “Tusk: “Brexit” edhe mund të anulohet” plus 19 morePics or It Didn’t Happen: Images Banned From Instagram” (Fotografi apo Nuk ka Ndodhur : Fotot e Ndaluara nga Instagrami) është publikuar 6 mars nga Prestel. /Insajderi.com The post Libri i publikuar me fotot që Instagrami nuk dëshiron që t’i shihni appeared first on INSAJDERI.
Roberto Carlos mund të ulet në stolin e trajnerit të kombëtares shqiptare Posted: 22 Jun 2017 09:19 AM PDT

E gjendur e papërgatitur përballë largimit të menjëhershëm të Gianni De Biasit, Kombëtarja shqiptare e futbollit është kthyer në pistën e preferuar të jo pak emrave të njohur të trajningut. FSHF ka bërë të ditur se, trajneri i ri i kuqezinjve do të zgjidhet brenda korrikut. Kontaktet dhe bisedat me kandidaturat e mundshme, të cilat janë në një numër të konsiderueshëm, kanë sjellë jo pak CV të njohura në zyrat në Tiranë. Por kush janë disa prej atyre që po lakohen në ditët dhe orët e fundit, për të pasuar Gianni De Biasin në drejtimin e Shqipërisë? I fundit që i bashkohet karvanit të emrave prestigjiozë për kuqezinjtë është Roberto Carlos. Ish-futbollisti brazilian që shkëlqente me “Selecao”-n dhe fitoi zemrat e tifozëve me golat e tij spektakolarë, asnjëherë në pankinë nuk është ngritur në lartësinë e popullaritetit që kishte si lojtar. Skuadra modeste si Akhisar, Sivaspor apo Delhi Dinamo, e pa rezultate për t’u spikatur, por sërish Roberto Carlos është në orbitën e FSHF-së. Edhe Filippo Inzaghi është kontaktuar për të drejtuar përfaqësuesen kuqezi në mesin e fushatës së kualifikueseve të Botërorit 2018. Trajneri aktual i Venecias do të linte ekipin italian përballë një vitrine ndërkombëtare, me Shqipërinë, dhe në Veneto e dinë se klauzolat e kontratës nuk do t’i rezistojnë temperaturave të larta të verës. Një tjetër kandidat, italiani Ëalter Zenga u vetofrua për të marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare. Karriera e tij si trajner është më e pasur sesa rivalët e mësipërm, me provën e fundit në Angli te Ëolverhampton (Ëolves), që gjithsesi u mbyll para kontratës. The post Roberto Carlos mund të ulet në stolin e trajnerit të kombëtares shqiptare appeared first on INSAJDERI.
“Do të angazhohemi çdo ditë për qeveri pa Listën Serbe dhe klanin Pronto” Posted: 22 Jun 2017 09:13 AM PDT

Kandidatja për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu edhe një herë është shprehur e gatshme se do të angazhohet çdo ditë për një qeveri pa Listën Serbe dhe klanin Pronto. “Kosova ka nevojë për një Qeveri që përjashton klanin Pronto dhe Listën serbe. Çdo ditë që e kemi përpara do të angazhohemi për këtë. Vullnetin e qytetarëve të shprehur në zgjedhjet e 11 qershorit, duhet jetësojmë”, ka shkruar ajo në Facebook. Lëvizja Vetëvendosje doli e dyta në zgjedhjet e jashtëzakonshme të mbajtura me 11 qershor, ndërsa refuzon në çdo variant një bashkëpunim të mundshëm mes Vetëvendosjes dhe PDK-së. Vetëvendosje në anën tjetër ka ftuar deputet e koalicionit PAN dhe koalicionin LDK-AKR-Alternativa që t’i bashkohen asaj për krijimin e qeverisë./Insajderi.com The post “Do të angazhohemi çdo ditë për qeveri pa Listën Serbe dhe klanin Pronto” appeared first on INSAJDERI.
Lladrovci e dëshiron një mandat të plotë në krye të Drenasit Posted: 22 Jun 2017 09:05 AM PDT

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi gjatë ditës së djeshme ka caktuar datën 22 tetor 2017 për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. E në këto zgjedhje shumë nga kryetarët e tanishëm të komunave kanë deklaruar se do të rikandidojnë sërish, e disa prej tyre kanë thënë që vendin do t’ua lënë të tjerëve. Duke pasur parasysh se Komuna e Drenasit ka qenë ajo e cila para gjashtë muajve iu është nënshtruar procesit të zgjedhjeve ku kryetar u zgjodh Ramiz Lladrovci, i njëjti ka thënë se për rikandidimin e tij, ose jo, do të vendos Kadri Veseli. “Kryetari Veseli dhe organet drejtuese të PDK-së do të marrin qëndrim meritor për punën time, përkushtimin dhe kandidaturën e sërishme. Mirëpres vendimin, unë kam energji dhe vullnet për mandatin tjetër për të realizuar premtimet e mia dhe PDK-së, për mandatin e plotë në shërbim të qytetarëve”, ka thënë Lladrovci për Telegrafin. Edhe Xhavit Drenori, i cili në zgjedhjet e fundit kandidoi për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se tani do të fokusohet në zgjedhjet lokale.   The post Lladrovci e dëshiron një mandat të plotë në krye të Drenasit appeared first on INSAJDERI.
Mjekët besojnë se kanë zbuluar shkaktarin e vdekjes së Prodigy Posted: 22 Jun 2017 09:01 AM PDT

Prodigy, reperi i njohur amerikan që ndërroi jetë të martën, dyshohet se është ngulfatur përderisa ishte duke ngrënë vezë, njofton Mirror. Artisti 42 vjeçar i grupit Mobb Deep po trajtohej në spital nga një sëmundje e rrallë e dobësimit të qelizave,  por mjekët dyshojnë se ngufatja me vezë mund të ketë ndihmuar në vdekjen e tij. Megjithatë, një gjë e tillë mbetet ende për t’u konfirmuar. Shumë fansa kanë shprehur tronditjet e tyre për vdekjen e reperit.  Reperi Prodigy ishte pjesë e Mobb Deep së bashku me Havoc, emri i të cilit është Kejuan Muchita./Insajderi.com   The post Mjekët besojnë se kanë zbuluar shkaktarin e vdekjes së Prodigy appeared first on INSAJDERI.
Mustafi: Alexis mund të luaj për Bayernin Posted: 22 Jun 2017 08:51 AM PDT

“Alexis mund të luajë për çdo skuadër, madje edhe te Bayern Munich”. Kështu mendon shqiptari i Arsenalit, Shkodran Mustafi, teksa e konsideron bashkëlojtarin kilien si “një nga më të mirët në botë”. Për të nuk ka asnjë dyshim, Sanchez është plotësisht i aftë të luajë për bavarezët. Shqiptari i kombëtares gjermane shpreson se do të vazhdojë të luajë së bashku me sulmuesin nga Kili në “Emirates” edhe në sezonin e ardhshëm, por ka parë spekulime për një lëvizje drejt “Allianz Arena”. Alexis duhet të pajtohet me një zgjatje të kontratës, që do të skadojë më 2018, duke shkaktuar një interesim të tillë nga Bayern, Manchester City dhe Paris Saint-Germain. Mustafi pranon se ish-sulmuesi i Barcelonës po joshet nga skuadra të tjera, por kërkon që Arsenali të bëjë gjithçka që mundet për ta mbajtur një pasuri të tillë të çmuar. Ai foli për “Bild” nga Rusia, ku ndodhet për Kupën e Konfederatave: “Natyrisht, unë shpresoj që ai të qëndrojë. Do të ishte për të ardhur keq nëse do ta humbasim atë. Ai luan në çdo ekip, madje edhe për Bayern Munich. Alexis është një lojtar i jashtëzakonshëm, për mua një nga futbollistët më të mirë në botë. Kam njohur pak lojtarë që janë aq të uritur sa ai”, ka thënë ai. “Është i shkathët, driblues, një lojtar i plotë. Sapo ai të marrë topin, të gjithë e dinë: mund të ndodhë diçka. Kurrë nuk e dini se çfarë po planifikon në minutën e ardhshme. Është padyshim e këshillueshme që të mos lejohet një situatë një për një, por të luhet kundër tij me mbulim zonal”.(telesport)   The post Mustafi: Alexis mund të luaj për Bayernin appeared first on INSAJDERI.
Nisma do të mbetet pjesë e PAN-it Posted: 22 Jun 2017 08:41 AM PDT

Nisma për Kosovën do vazhdojë të jetë pjesë e koalicionit PDK-AAK-Nisma, pavarësisht se pas konstituimit të legjislaturës së re të dal nga zgjedhjet e 11 qershorit, do të veprojë si grup i vetëm parlamentar. Anëtarja e kryesisë së Nismës, Valdete Bajrami ka thënë për lajmi.net se kjo parti ka dhënë kontribut të madh në koalicionin PAN dhe se do të jenë pjesë e tij. Ish-shefja e grupit parlamentar të Nismës në legjislaturën e fundit, Valdete Bajrami pret që shumë shpejtë të formohet qeveria e drejtuar nga Ramush Haradinaj. ” Nisma ka dhënë kontributin të madh në rezultatin e PAN-it dhe do vazhdojmë të jemi në koalicion. Ndërsa, sa i përket çështjes së grupit parlamentar së pari ne presim që shumë shpejtë do të konstituohet kuvendi  dhe të formohet qeveria e Kosovës nën udhëheqjen e z. Ramush Haradinaj, dhe pas konstituimit të kuvendit ashtu siç edhe kemi deklaruar më parë ne do jemi pjesë e koalicionit por që brenda kuvendit do të funksionojmë si grup parlamentarë”, ka thënë Bajrami. Nisma për Kosovën në zgjedhjet e 11 qershorit si pjesë e koalicionit me AAK-në dhe PDK-në, ka shënuar rritje të numrit të deputetëve. Sipas të dhënave të Nismës, kjo parti ka fituar 8 ulëse në Kuvendin e Kosovës. E për këtë rritje Bajrami ka një shpjegim. “Nisma për Kosovën ashtu siç e kemi thënë edhe para zgjedhjeve ka arritë të shtrihet në tërë Kosovën edhe vazhdimisht ne kemi qenë afër qytetarëve anë e kënd Kosovës dhe gjithë kjo rezultoi me korrjen e suksesit të madh ku Nisma arriti të ketë mbi 40% rritje në tërë vendin”, është shprehur ajo, njofton rtklive. Rezultatet e zgjedhjeve të 11 qershorit ende nuk janë certifikuar. Sipas rezultatëve preliminare, koalicioni PAN ka fituar 33,92%, Vetëvendosje 27,16% dhe LDK-AKR-Alternativa 25,79%.   The post Nisma do të mbetet pjesë e PAN-it appeared first on INSAJDERI.
Diskriminim i pagave në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë Posted: 22 Jun 2017 08:22 AM PDT

Ministria e Tregtisë dhe Industrisë po bënë dallime në dhënien e pagave për zyrtarët e ministrisë të cilët e kryejnë punën e njëjtë. Raportit Financiar vjetor për Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë për vitin 2016, i hartuar nga Auditori Kombëtarë i Auditimit ka vërejtur disa raste të diskriminimit në paga, shkruan Insajderi. Sipas të gjeturave të auditimit, Asistentët administrativ në gjashtë raste paguhen me koeficient 5, ndërsa në katër raste me koeficient 6. “Asistentët administrativ – në gjashtë raste paguhen me koeficient 5,ndërsa në katër raste me koeficient 6. Të punësuarit si zyrtarë – në pesë (5) raste paguhen me koeficient 6, në 34 raste me 7, ndërsa në katër raste paguhen me koeficient 7”. “Zyrtarët e lartë – në katër raste paguhen me koeficient 7, në tre raste me koeficient 7.5, ndërsa në 27 raste me koeficient 8. Udhëheqësit e sektorëve – në një rast paguhen me koeficient 7, një rast me koeficient 7.5, në tri raste me koeficient 8, ndërsa në gjashtë raste me koeficient 9”, thuhet në raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Gjithashtu më tutje sipas këtij raporti,Udhëheqës i Drejtoratit – në një rast paguhet me koeficient 9, ndërsa në një rast tjetër paguhet me koeficient 10. Sipas ZKA-së mos harmonizimi i pagesave të zyrtarëve për pozitat e njëjta me kompensim të njëjtë ndikon në cilësinë e punëve të kryera nga zyrtarët përkatës dhe në arritjen e objektivave të organizatës si tërësi./Insajderi.com LEXO DHE: RAMADAN MUJA NËNSHKROI KONTRATA 89 MIJË EURO, POR MUND T`I PAGUANTE VETËM 11 MIJË KOMUNA E RAHOVECIT LIDH KONTRATË NË VLERË MË TË MADHE SESA BUXHETI VLERËSIMI I VONUAR I TENDERIT NË MINISTRINË E FSK-SË The post Diskriminim i pagave në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë appeared first on INSAJDERI.
“Luftëtarët e huaj” kërcënim për sigurinë në Kosovë Posted: 22 Jun 2017 08:19 AM PDT

Luftëtarët e kthyer në Kosovë nga vatrat e luftërave në Siri e Irak, mund të paraqesin sfidë serioze për sigurinë, madje edhe nëse tashmë janë nëpër burgje. Një konstatim të tillë e ka dhënë Komandanti i KFOR-it, Giovanni Fungo, me të cilin pajtohen edhe përfaqësuesit e institucioneve të Kosovës. “Siguria në Kosovë mbetet e brishtë dhe mjaftë e paqëndrueshme”, ka vlerësuar komandanti i forcës paqeruajtëse të KFOR-it në Kosovë. Gjatë një fjalimi në Bruksel, ai ka thënë se ka shumë rrethana që mund të prodhojnë dhunë. Në Kosovë “çdo ditë ballafaqohemi me sfida politike e acarime multietnike, pastaj ato të ekstremizmit fetar, probleme të refugjatëve e të migrantëve, si dhe me ndikimin rus”, ka vlerësuar komandanti i KFOR-it. “Muajt e ardhshëm do të shohim se disa luftëtarë, pjesëmarrës në luftërat e huaja, do t’i përfundojnë dënimet e tyre nëpër burgje dhe do të kthehen në shoqëri, çka mund te jetë mjaftë sfiduese”, ka thënë komandanti i KFOR-it. Zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Qeverinë ne largim të Kosovës, Valdet Hoxha, tha për Radion Evropa e Lirë se Komandanti i KFOR-it, me të drejtë i ka ngritur këto shqetësime. Në fillim institucionet e Kosovës janë ballafaquar me sfidën e shkuarjes së qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja në Siri e Irak, një dukuri kjo e cila sipas Hoxhës është stopuar pas disa veprime të ndërmarra. Kurse tash, sfidë mbetet deradikalizimi dhe ri-integrimi i këtyre personave, që njihen edhe me termin “luftëtarët e huaj”, ndonëse ata do të ballafaqohen edhe me drejtësinë për veprimet e tyre. “Me të drejtë kemi konstatimin që pas një kohe mund të kemi të liruarin e parë apo të liruarit e parë për veprat që i përkasin terrorizmit. Prandaj, ne e kemi orientuar strategjinë tonë, ndërveprimin tonë, fillimisht të ndërtimit të disa dokumenteve që i japin drejtim trajtimit të këtyre personave, por pa lënë anash edhe familjet e tyre”, ka thënë Hoxha. Institucionet e Kosovës kanë një strategji për deradikalizim dhe ri-integrim. Ato po ndihmohen nga ICITAP-i, (Programi Ndërkombëtar i Asistencës për Trajnime në Hetimet Kriminale) në lidhje me trajtimin e personave të përfshirë në aktivitete radikale apo edhe terroriste. Qëllimi i strategjisë për integrimin e personave të përfshirë në aktivitete terroriste, sipas Valdet Hoxhës, është që ata të ri-integrohen në familje e shoqëri, ngase shumica prej tyre, nënvizon ai, tashmë kanë deklaruar se janë penduar. Një pilot-projekt i strategjisë është zbatuar në komunën e Gjilanit, thotë zëvendësministri Hoxha. Sipas tij, rezultatet e para janë pozitive. “Ka edhe disa raste konkrete të cilat qysh në fazën e parë kur janë vërejtur disa elemente të ekstremizmit dhe radikalizmit tek disa të rinj, janë lajmëruar organet kompetente, janë trajtuar personat e tillë dhe kështu i kemi shpëtuar radikalizmit të mëtejmë të tyre dhe të keqes më të madhe që do të mund të ndodhte po të mos ishte ky mekanizëm, pra këta qytetarë do të mund të përfundonin në luftërat e Lindjes së Mesme”, tha Hoxha. Ndërkohë, Burim Ramadani, nga Qendra Kërkimore për Politika të Sigurisë thotë se institucionet dhe shoqëria në Kosovë janë angazhuar në aspektet e parandalimit dhe luftimin e radikalizmit, kurse u mungon përvoja në programet tjera të de-radikalizimit, rehabilitimit dhe ri-integrimit. “Institucionet e Kosovës kanë kohë, maksimalisht deri në prill të vitit 2018, që të vendosin në zbatim një program të veçantë për de-radikalizim dhe ri-integrim, sepse në prill të vitit 2018, pritet që i dënuari i parë ta përfundojë dënimin dhe të kthehet në jetën shoqërore”, tha Ramadani. Në bazë të shifrave aktuale, nënvizon Ramadani, për përfshirje apo bashkëveprim në aktivitete terroriste, janë dënuar 50 qytetarë të Kosovës, kurse ndaj 34 personave po zhvillohen procedura gjyqësore. Ndërkaq, nën hetime, janë 131 persona. Një fenomen tjetër që ka përcjellë shtimin e rrezikut nga përhapja e radikalizmit dhe ekstremizmit ishte shtrirja e këtyre dukurive nëpër burgjet e Kosovës. Ministri në largim i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, kishte deklaruar se të radikalizuar janë jo vetëm ish-luftëtarët e luftërave të huaja, por edhe të burgosur tjerë. Ndërkohë që Radio Evropa e Lirë kishte raportuar edhe për fenomenin e përhapjes së literaturës islame nëpër burgje, për çka më pas patën reaguar institucionet duke ndërmarrë veprime në drejtim të pengimit të shtrirjes së radikalizmit nëpër burgje. Gjatë vitit 2016, Gjykata Themelore në Prishtinë u ka shqiptuar dënime 31 personave për pjesëmarrje në aktivitete terroriste. Vetëm gjatë janarit të këtij viti, shtatë persona janë dënuar me gjithsej 18 vjet e gjysmë burgim. Të dënuar janë edhe ish-imamë të Kosovës, siç ishte rasti me Zeqirja Qazimin, i dënuar me 10 vjet burg. Në kuadër të luftimit të terrorizmit dhe radikalizmit, Kuvendi i Kosovës pati nxjerrë dhe një ligj i cili e sanksionon pjesëmarrjen e qytetarëve të Kosovës në luftërat e huaja, duke paraparë edhe dënime të rrepta deri në 15 vite heqje lirie. Së paku, 300 shtetas të Kosovës kanë marrë pjesë në konfliktet e huaja në Siri dhe Irak, të pozicionuar në anën e organizatave të shpallura terroriste, siç është i ashtuquajturi Shteti Islamik dhe Al-Nusra. Një numër prej tyre, kanë humbur dhe jetën e tyre në këto vatra. Strukturat e sigurisë në vend kanë theksuar se në fushëbetejat e huaja janë duke qëndruar ende 140 persona, në mesin e të cilëve ka edhe gra dhe fëmijë. Nga këto vende të luftës, në Kosovë tashmë janë kthyer 100 persona.(REL) The post “Luftëtarët e huaj” kërcënim për sigurinë në Kosovë appeared first on INSAJDERI.
Mbi 30 të vrarë nga një sulm në Afganistan Posted: 22 Jun 2017 08:15 AM PDT

Nga shpërthimi i një makine bombë në provincën Helmand të Afganistanit, janë vrarë të paktën 34 persona dhe 58 të tjerë janë plagosur, kanë njoftuar autoritetet. Zyrtarët lokalë kanë thënë se bomba ka shpërthyer jashtë një dege të Bankës së Re të Kabulit, në kryeqytetin provincial, Lashkar Gah. Në mesin e viktimave ka civilë, punëtorë të bankës dhe anëtarë të forcave të sigurisë. Presidenti afgan, Ashraf Ghani ka dënuar sulmin, duke thënë se sulmuesit janë “armiq të njerëzimit” dhe nuk kanë “respekt për asnjë fe”. Sulmi ka ndodhur në kohën kur zyrtarët policorë dhe ushtarët po prisnin para bankës për të marrë rrogat e tyre, para festës së Bajramit. Shpërthimi i bombës është pasuar me të shtëna armësh ka thënë Mohammad Karim Atal, i cili është anëtar i këshillit provincial. Askush deri më tani nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por grupet militante, përfshirë talibanët dhe Shtetin Islamik, në të kaluarën kanë kryer sulme ndaj bankave, ku policët, ushtarët dhe punëtorët e tjerë shtetëror marrin rrogat e tyre. The post Mbi 30 të vrarë nga një sulm në Afganistan appeared first on INSAJDERI.
Mustafa në takim me liderët e Partive Popullore në Bruksel Posted: 22 Jun 2017 08:14 AM PDT

Kryeministri në detyrë i Kosovës, njëherësh kryetar i LDK-së, Isa Mustafa, po merr pjesë në Samitin e Liderëve të Partive Popullore Evropiane, i cili po zhvillohet në Bruksel.  Në Samit janë të pranishëm presidentët e Këshillit Evropian, Komisionit Evropian dhe Parlamentit Evropian, udhëheqësit e shteteve dhe qeverive, si kancelarja gjermane, Angela Merkel, kryeministri spanjoll, udhëheqësit e institucioneve të Rumanisë, Bullgarisë, Hungarisë, Kroacisë, Irlandës dhe të vendeve tjera të BE-së e rajonit. Ky Samit, ka fokus të rëndësishëm Ballkanin Perëndimor, ku u shpreh përkrahja e EPP-së për shtetet e rajonit, duke përfshirë Republikën e Kosovës, njofton Zyra e Kryeministrit. Gjatë qëndrimit në Bruksel, kryeministri Mustafa do të takojë personalitete dhe drejtues të BE-së dhe vendeve anëtare. The post Mustafa në takim me liderët e Partive Popullore në Bruksel appeared first on INSAJDERI.
E ardhmja e Alban Hoxhës në Itali Posted: 22 Jun 2017 08:12 AM PDT

“Sirenat” e Serisë A bien për kapitenin e Partizanit, Alban Hoxha. Mediat italiane raportojnë se klubi i sapongjitur këtë vit në kategorinë maksimale të futbollit italian, SPAL, është pranë mbylljes së marrëveshjes me Partizanin për transferimin e portierit përtej Adriatikut për shumën e 200 mijë Eurove, lajm ky që gjen konfirmim edhe nga burime brenda klubit të kuq ku saktësojnë gjithsesi se oferta e Spal nuk është e vetmja pasi për 29-vjecarin kanë shfaqur interes edhe klube të tjera. Kjo sipas të gjitha gjasave është vera e duhur për Alban Hoxhën për të bërë një hap të rëndësishëm në karrierë duke provuar një eksperiencë të re jashtë vendit pasi ka konfirmuar vlerat e tij në Kategorinë Superiore. Interesi për të nuk mungoi edhe verën e kaluar kur pjesëmarrja e Partizanit në kualifikueset e Champions dhe vecanërisht ndeshja me Ferencvarosh rezultoi vitrina ideale për portierin për të shfaqur vlerat e tij, por atëkohë u fol për pretendimin e një shume prej 500 mijë Eurosh nga ana e 15 herë kampionëve të Shqipërisë dhe u vendos që Hoxha ta vazhdonte karrierën në Shqipëri. Vetë portieri është shprehur prej kohësh se ndihet i joshur nga ideja për të provuar veten jashtë vendit, ndërkohë që edhe drejtuesit e Partizanit gjithmonë kanë deklaruar se nuk do të bëheshin kursesi pengesë për një hap cilësor në karrierën e një profesionisti që gjatë 4 viteve qëndrimi në klubin e kuq ka merituar respektin e të gjithëve me paraqitjen dhe sjelljen e tij.(Gazeta-Shqip)   The post E ardhmja e Alban Hoxhës në Itali appeared first on INSAJDERI.
Reklama