Home » Archives for Nëntor 2015

Muaj: Nëntor 2015

Si ta kursejmë karburantin në makinë?

 

Gjendja e rregullt teknike e makinës është shumë
e rëndësishme edhe për harxhimin e benzinës, gjë të cilën do ta shini
në tabelën e mëposhtme e cila ju njofton në detaje se sa, cila pjesë e
makinës, ndikon në këto harxhime:

Starti i motorit – Para se ta
startoni motorin, duhet ta shtypni kompllugun dhe të konstatoni nëse e
tërë aparatura po funksionon.
Nxehja e motorit – Motori, duhet sa
më parë, që ta arrijë temperaturën e punës, e kjo arrihet më se shpeshti
gjatë vozitjes. Sapo motori të punojë 30 sekonda, duhet të niseni
ngadalë, duke lëshuar kompllugun.
Nisja dhe ndalja e veturës –
Nëse niseni në një terren të rrafshët, nuk duhet t’i jepni shumë gaz
makinës, por as ta mbani shumë gjatë të shtypur kompllugun. Përpiquni që
sa më parë, me gaz optimal, ta vini në lëvizje veturën tuaj.
Ndërrimi
i marsheve – Në një kohë sa më të shkurtër duhet ta ndërroni marshet në
përputhje me lëvizjen, kurse marshin ta mbani sa më pak në pozitë
neutrale. Motori duhet të mbahet në secilën shpejtësi deri në
rrotullimet optimale. Gjatë ngasjes në qytet duhet të ndërrohen sa më
shpesh marshet.
Dozimi i gazit – Duhet t’i ikni shtypjes së
shpeshtë dhe të fuqishme të gazit. Në rrugë të hapur, duhet që sa më
parë të arrihet shpejtësia optimale dhe duhet ta përshtatni shpejtësinë
me kushtet e rrugës, kështu që do t’i përdorni sa më pak frenat.
Mbushja
me benzinë – Më se mirë është që makinën ta mbushni me benzinë që në
mëngjes sepse, atëherë është më ftohtë dhe benzina është më “e qetë”.
Verës, kur koha është shumë e ngrohtë, mos e mbushni përplot rezervuarin
e makinës suaj sepse, ai do të avullohet.
– kandelat 8%
– butoni i platinit 7%
– ndezja fillestare – parandezja 5%
– bobina 2%
– kabllot 2%
– termostati 1%
– karburatori 2%
– pajisja për start 10%
– filtri i ajrit 3%
– pompa e benzinës 1%
– nyjet për bartjen e benzinës 1%
– kompllungu 8%
– ventilet 7%
– boshti bregor 16%
– kompresioni 20%
– presioni në pneumatikë 4%
– lloji i pneumatikëve 5%
– balancimi i gomave dhe rrotave 2%
– sistemi i jashtëqitjes se gazrave 5%
– ngarkesa e tepërt 5%
– frenat 1%
– shtrati i rrotave 1%
– lyerja 5%
– aerodinamika e veturës 2%

Reklama

Li-Fi është një teknologji 100 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi

ledlight Li-Fi është një teknologji 100 herë më e shpejtë sesa Wi-Fi

Në një të ardhme të afërt botës do ti duhet të braktisë Wi-Fi në
favor të Li-Fi, një teknologji alternative me shpejtësi reale
transmetimi të dhënash deri në 1 Gbps, 100 herë më i shpejtë sesa
teknologjia Wi-Fi.

Më këtë shpejtësi secili prej jush do të ketë mundësi të shkarkojë një film në formatin HD në vetëm pak sekonda.

Një kompani e quajtur Velmenni ka zhvilluar një teknologji, e testuar
në laborator dhe në ambjente reale në Estoni, e cila mund të arrijë
këtë shpejtësi transmetimi.

Li-Fi transmeton të dhëna përmes dritave LED të cilat pulsojnë në
rangun e nanosekondave dhe janë të pakapshme për syrin njerëzor. Kjo
teknologji është shpikur në 2011 dhe në kushte laboratorike ka arritur
shpejtësi marramendëse transmetimi prej 224 Gbps.

Ndryshe nga sinjalet Wi-Fi të cilët mund të penetrojnë muret e
shtëpisë, teknologjia Li-Fi është e bazuar në sinjale drite që do të
thotë se teorikisht është më i limituar. Por duke qenë i limituar është
edhe më i sigurtë.

Teknologjia Li-Fi hap dyert për zhvillimin e teknologjive të reja në
kushte shtëpiake. Në të ardhmen llampat që ndriçojnë ambjentet e
shtëpisë pse jo mund për përdoren edhe për të shpërndarë internet.

Shkencëtari ia injekton vetes bakteren kundër plakjes

Anatoli Brouchkov, një shkencëtar rus, injektoi
një bakter rreth 3.5 milion të vjetër në trupin e tij dhe mendon se ka
gjetur burimin e rinis së përjetshme.

Ai thotë se e ndjen veten
shumë të shëndetshëm dhe mjaft energjik, krahasuar me moshën që ka. “Pas
eksperimenteve të suksesshme tek minjtë dhe tek disa insekte, mendova
se do të ishte interesante që të bëja një hap më tutje. Që kur nisa
eksperimentet tek vetja, prej dy vitesh nuk kam ndjerë asnjë shqetësim
shëndetësor, qoftë edhe temperaturë”, shpjegoi shkencëtari për ‘The
Siberian Times’.

Bakteri quhet Bacillus F dhe duket se nuk shfaq
ndonjë rrezik për njeriun, që nga momenti që gjendet tek uji i pijshëm
dhe që konsumohet rregullisht edhe nga banorët e zonës. “Për shkak të
shkrirjes së akujve në veri të Rusisë, bakteri qarkullon në ambient dhe
ujëra. Banorët e zonës, po jetojnë më gjatë se pjesa tjetër dhe nuk
preken nga gripi. Kështu që nuk ka rrezik për mua”, tha ai.

Ajo që
ka kryer Brouchkov, nuk është një eksperiment shkencor: mungon një
skuadër e specializuar, një klinikë dhe statistika. Pavarësisht se
profesori mund të konfirmojë efektet pozitive, të provuara në lëkurën e
tij, ai thotë: “Nuk mund të ju them profesionalisht, nuk e klasifikoj
këtë si një eksperiment shkencor”.

Por, mund të them se prej dy
vjetësh nuk kam pasur temperaturë. Mund të them se në botë ekzistojnë
baktere të pavdekshme. Ndërsa qelizat tona vdesin. Do të ishte
interesante të kuptojmë mekanizmin mbrojtës nga plakja, duke nisur nga
dëmet që pëson organizmi për shkak të moshës dhe të avancohet me
kërkimet. Tani kemi një çelës në dorë, bakterin antik, të gjetur në një
ambient antik dhe ekstrem”, thotë Brouchkov.

Çka është Logopedia? – Dr. Agon Bislimi

Mjekesia nukleare, Mjekesia ligjore, Onkologjia, Mjekesia Urgjente,
Radiologjia, Biokimia Mjekesore, Biokimia Klinike, Fiziatria, Mjekesi
fizikale me rehabilitim, Pulmologjia, Anesteziologjia, Neonatologjia,
Pediatria, Dermatologjia, Neurologjia, Psikiatria, Infektiva,
Infektologjia, Kirurgjia maksillo-faciale, Oftalmologjia,
Otorinolaringologjia, Gjinekologjia, Gastroenterologjia,
Endokrinologjia, Reumatologjia, Kardiologjia, Nefrologjia, Hematologjia,
Urologjia, Ortopedia, Kirurgjia e fëmijëve, Fiziologjia, Patologjia,
Anatomia, Anatomia Patologjike,Mjekesi dhe Shkence, Mjekesia, Shkenca, Teknologjia, Letersia, Gjuha shqipe, Analiza, Referate, Komente letrare,qka
eshte logopedia, logopedia definicion, logopedia ligjerata, logopedia
praktike, logopedia seminare, logopedia konferenca, logopedia
simpoziume, logopedia libra, libra logopedia, logopedi shkence,
logopedia praktike, praktika e logopedise, ushtrime nga logopedia, me
qka merret logopedia, qka studion logopedia, funksioni i logopedit,
logopedia ne shqip

Ese për dashuri: Gabimisht mos më harro mua

Më fal Artiola, më fal që të dua….çdo ditë e më
shumë…nuk e di…..kam pritur e luftuar me vite për ta takuar një
vajzë si ju….dhe më në fund kur mendova se e gjeta….edhe e
humba….nëse ndjen sadopak diçka ndaj meje….më jep edhe një
mundësi….më jep edhe një shancë……të lutem më jep mundësi për ta
përmirësuar veten….unë kërkoj falje sinqerisht dhe thellësisht nga
zemra dhe shpirti për tërë ato fjalë që ti kam thënë…..Të lutem
kuptoje këtë shpirt që të do, kuptoje këtë zemër që rrah orë e çast por
që asnjëherë nuk e shuajti ndjenjën për ty, përkundrazi i dha zjarr më
shumë që të digjet….të digjet….të digjet deri në pafundësi….unë
pendohem çfarë kam bërë…..por….nuk e di….ndonjëherë zhgënjehemi në
jetë por ç’ti bësh kështu e ka jeta…

Artiola ti je në zemrën time dhe do të jesh përherë
dhe të kesh një vend në zemrën e dikujt, do të thotë të mos jesh
asnjëherë vetëm….ndonjëherë nuk mjafton dashuria e tepërt sepse edhe
teprimi në dashuri sjell dëm dhe jo dobi….më fal që të deshta
shumë….nuk dita të dua pak ty….sepse më mahniti personaliteti dhe
karakteri juaj…sepse po të mos i kishe këto dyja as që do të shkruaja
më….dhe tani po e kuptoj shumë mirë dashurinë dhe lirisht mund ta
përkufizoj se dashuria është të mos hequrit dorë asnjëherë,edhe kur bota
po shembet përpara syve të tu. Dhe vërtet bota po shembet para syve të
mi sepse kam para, kam pasuri por nuk kam lumturi….dhe kjo mungesë e
lumturisë mu shtua që kur m’a ndërpreve bisedën…. dhe për
fund…..Nese gabimisht kam bërë një gabim..atëherë konsideroje gabim
dhe harroje..por harro vetëm gabimin..gabimisht mos më harro mua.. Të
dua Artiola.

500 GjENE NDIKOJNË NË DËGJIMIN TONË

Sqarimi për humbjen e
dëgjimit ,në të shumtën e rasteve ,mund të gjendet arsyeja në gjenet
tona.Më shumë se 500 prej gjithësej 30.000 gjene tek njeriu mund të
ndikojnë në dëgjim.Organizmi i njeriut përmban 30.000 gjene të cilat i
kontrollojnë funksionet e qelizave,duke formuar proteina të
ndryshme.Sipas Claes Möller(profesor i audiologjisë në Örebro pranë
Univerzitetit të Zvicrës) pohoet se prej gjithësej 30.000 gjeneve tona
,më së paku 5.000 ndikojnë në procesin e dëgjimit.

•Mutacionet e gjeneve shkaktojnë humbje të dëgjimit

Nëse një gjen i caktuar posedon çrregullime ,mund të sjellë deri tek
joprodhimi i proteinave të duhura ose të prodhohen shumë më pak se sa
është e nevojshme.Kjo gjendje ndodhë si rezultat i mutacioneve
gjenetike.Prej gjithë njerëzve ,të lindur me dëgjim të dëmtuar ,sëpaku 2
prej 3 rasteve janë të shkaktuara prej mutacioneve të njërit prej atyre
500 gjeneve.Prej humbjes së dëgjimit ,i shkaktuar nga mutacioni i
gjenit ,1/3 e rasteve posedojnë edhe të ashtu quajturën :Sindrom,që
domethënë humbja e dëgjimit paraqitet si rezultatë i kombinimit të më
shumë faktorëve dhe simptomeve tjera.Njëra prej tyre është edhe Sindromi
i Usherit i cili ndikonë në dëgjimin dhe të pamurit.
•Terapi gjenetike si tretman

Proteini më i zakontë që rezulton ,me humbje të dëgjimit quhet
Koneksin 26. Ky proteinë konsiderohet diku rreth 20 % shkaktar i
humbjes së dëgjimit që nga lindja .Me qëllim që të gjendet tretmani i
duhur për humbjen e dëgjimit ,është e rëndësishme të dihet se cili gjenë
e ka shkaktuar atë.Sipas Möller shkencëtarët ende janë duke bërë
hulumtime për të gjetur një terapi gjenetike të përshtatshme.

KUR ËSHTË KOHA E DUHUR PËR LOGOPED ?

Qoftë edhe nëse bëhet
fjalë për të folurit jo të zhvilluar mirë ,pengesa gjatë shprehjes
,leximit ose të shkruarit ,prindërit dhe personat që çdo ditë kanë
kontakt me fëmijët ,shpesh herë nuk e dinë se kur duhet kërkuar ndihmë
nga Logopedi (terapisti i të folurit).

Çrregullimi i parë ndodhë
në formë të një të folure jo aq të zhvilluar dhe zakonishtë
parashtrohet pyetja : “Përse femiju im nuk flet”? Kur vërreni se femiju
ka ngecje në të zhvilluarit normal (rritjen),shprehet me gabime ose rënd shprehet në krahasim me moshatarët ,prindërit shpesh i kaplon stresi.
 
Kur fëmiju arrin moshën 3 vjecare dhe fillon të shkon në çerdhe
,prindërit përfitojnë mundësi për të bërë krahasimin mes fëmijës së tyre
dhe fëmijëve të tjerë dhe atëherë ju bëhet e vetëdijshme se fëmiju
posedon çregullim .

Atëherë është e duhur që të konsultoheni me logopedin për këshillë.

E rëndësishme është që sa më herët të fillohet me tretmanet apo
këshillat ,sepse fëmiju në atë periudhë bëhet i vetëdijshëm dhe e kupton
që dallohet prej moshatarëve të tij.

Dëgjon ,por nuk kupton ,ose
dëshiron të përgjigjjet ,por mënyra e të shprehurit është e paqartë dhe
shpesh ndodhë që të tjerët të mos e kuptojnë.

Prindërit mësohen në të folurit e fëmijut ,kështu që vazhdojnë pa vetëdije ta perkrahin menyrën jo te rregullt të komunikimit.

Për atë shkak fëmijët mund të ndjehen : jo të lumtur,agresiv ,të frustërruar ose fare të mos të komunikojnë.

Që të stimulohet mënyra e komunikimit edhe më mirë ,përveç tretmaneve
me terapistin rekomandohet që edhe prindërit apo kujdestarët të jenë sa
më aktiv në këtë proces.

Roli i prindërve është jashtëzakonisht i rëndësishëm për shkak se ata kalojnë kohën më të gjatë me fëmijun e tyre.

Në moshën 21 muajsh duhet të shqipëtohen sëpaku 8 fjalë me kuptim ,të emiton zëra ,të kërkon ushqim ,lëngje etj.

Kur fëmijut i ritet fondi i fjalëve atëherë fillon të kupton se fjalët
mund të lidhen (psh: mami më jep ,mami ujë ) . Pra fëmiju fillon të
përdorë fjali të thjeshta në fillim të cilat nuk janë të plota, por
mjaft të qarta ta kuptojnë edhe të tjerët .