Home » Archives for Qershor 2015

Muaj: Qershor 2015

4 dobitë mjekësore të syfyrit

Dihet se ne ngrënien e syfyrit ka bereqet siç
është transmetuar ne hadith autentik dhe se shpëtimi i një populli
qëndron në vonimin e ngrënies se tij…

Por, Syfyri sipas shkencës se mjekësisë ka edhe dobitë trupore, prej tyre janë këto:

1-Te ruan nga ndjenja e lodhjes dhe dhimbjes se kokës gjate ditës se Ramazanit

2-Te ndihmon qe sa ma pak ta ndiesh urine dhe etjen e madhe

3-Pengon ndjenjën e dembelisë (përtacisë) dhe humbjen e qelizave kyçe te trupit

4-E aktivizon aparatin tretës si dhe ruan nivelin e nevojshëm te glukozës ne gjak gjate agjërimit.

Reklama

7 emrat tanë dhe kuptimet e tyre

1. Shpresa; që ka shpresë, me të ardhme (me rrënjë nga folja “pres”)

2. Çiljeta;  që çel jetë, pjellore, jetëdashëse

3. Zana; me zë, që ka zë të bukur

4. Artan;  i artë, i rrethuar me ar nga të gjitha anët, i tëri në ar

5. Sidita;  si dita, porsi dita, e bardhë, e kthjellët

6. Valona dhe Valon;  që valon, si valë, lëkundës

7. Hirushe;  e përhirtë, punëtore, e qetë

7 raste ku me qenë djalë edhe shqiptar ta qet ma mirë

 1. Trashegëmia

     
Edhe pse tash ka filluar që trashegëmi ti lihet edhe vajzave, djemtë janë ata që gëzojnë më shumë këtë epitet.

2. PrivilegjiNë familje janë më të privilegjuar djemtë sesa vajzat.

3. Kanë liri më të madheNë rast se duan të bëjnë qejf nuk duhet shume mund para prindërve, je djal dhe mund të dalësh.

4. Çikat është marreShumë veprime të ngjashmë, nëse i bën ndonjë vajzë është marre, ndërsa nëse i bën djali thjesht i ka hije.

5.  Burri ështe për 7 graKu ka “më mirë sesa të jesh djalë”

6. Nëse një çift i martuar ndahen, gruaja gjithmonë paragjykohetFatkeqësisht këtu ska çka të komentohet, një nga të vërtetat më të hidhura.

7. KanuniPo ne e kemi me traditë, sepse që nga Kanuni më shumë i janë dhënë të drejta djemëve sesa vajzave.

Çka është shpërlarja e parave?

Shpërlarja e parave
është proces nëpërmes të cilit kriminelët
tentojnë të fshehin origjinën e vërtetë dhe
pronësinë e të ardhurave nga aktivitetet e tyre kr
iminale me qëllimin e vetëm për të siguruar një
mbulesë legjitime dhe legale të burimeve dhe përfitimeve të tyre financiare. Është një mjet nëpërmes
të cilit, organizatat e krimit serioz jetojnë nd
ershmërisht pa ndonjë lidhje të dukshme me botën
kriminale.

qka eshte shperlarja e parave, qeshte shperlarja e parave, cka eshte shperlarja e parave

Namazi i istihares

     Transmetohet nga Xhabir
ibën Abdullah (Allahu qoftë i kënaqur me të!) se   Profeti (Paqja
dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!) ua mësonte duanë e
istihares për çdo çështje, sikurse ua mësonte suret e
Kuranit dhe thoshte: “Kur dikush prej jush dëshiron të
vendosë për një punë me rëndësi, le t`i falë dy rekate (nafile)
namaz dhe pastaj le të thotë:
“All-llahume inní estehíruke
bi ‘ilmike ue estakdiruke bi kudretike ue es`eluke min
fadlikel ‘adhim, fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu
ue la a’ëlemu ue ente al-lámul gujúb. All-llahume in kunte
ta’ëlemu enne hadhel emru  (e emërton nevojën që ke)  hajrun
lí fi diní ue me’áshí ue ‘ákibeti emrí ue ‘áxhilihi ue
áxhilihi fakdirhu lí ue jessirhu lí thumme barik lí fihi. Ue
in kunte ta’ëlemu enne hadhel emru (e emërton nevojën e tij)
sherrun lí fi diní ue me’áshi ue ‘ákibeti emri ue ‘áxhilihi
ue áxhilihi, fasrifhu anní uesrifní anhu uakdir lí el-hajre
hajthu kane thumme erdiní bihi.”
” O Zot, me diturinë  Tënde
kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej
të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je
i Gjithëfuqishëm e une jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk
di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e
imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për
fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj
të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për
të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje
dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hajrin kudo qoftë,
pastaj më bëj të kënaqur me të!”
(Transmeton Buhariu)
Komenti i hadithit
Njeriu në këtë botë
ballafaqohet me sprovime dhe probleme të ndryshme, 
shpeshherë mbetet edhe në udhëkryq kur duhet të vendosë për
diçka,  nuk di çfarë të zgjedhë, prandaj ka nevojë t`i
drejtohet Zotit të tij dhe çështjen e tij  ia lenë Atij që
është më i Dijshmi për të gjitha gjërat.
Namazi i istihares është një
nga adhurimet më të rëndësishme për muslimanin kur përballet
me hutinë në zgjedhjen e çështjes që është më e drejtë për
te  dhe nuk di çfarë të zgjedhë.
Ç’është  istiharja
Istiharja është të kërkosh 
më të mirën nga dy apo më shumë zgjedhje.
 P.sh: dëshiron të udhëtosh
diku, dëshiron të martohesh, dëshiron të blesh një veturë,
etj., para se ta bësh këtë hap i fal dy rekate dhe pastaj e
bën lutjen që thuhet pas këtij namazi, siç e përmendëm në
hadithin e mësipërm. E nëse të lehtësohet ajo punë, dije se
kjo është mirë për ty, e nëse të vështirësohet dije se ka
qenë keq dhe mosrealizimi i kësaj vepre është më  mirë për
ty.
Si falet namazi i istihares
Namazi i istihares falet dy
rekate, sikurse çdo namaz tjetër nafile në çfarëdo kohe,
gjatë ditës apo natës. Nuk ka të caktuar se çfarë të
këndohet, kështu që mund të këndojmë pas sures Fatiha çdo
sure apo pjesë nga Kurani. Pas namazit i ngre duart dhe
lavdëron Allahun, dërgon salavate mbi Profetin (Paqja dhe
bekimi i Allahut qofshin mbi të!) pastaj thua duanë e
istihares, të cilën e kemi përmendur më lartë.
Vlera e këtij namazi
Po të mos kishte ndonjë të
mirë tjetër përveç se ai që e praktikon këtë, do t’i
mjaftonte, duke pasuar kështu Profetin (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi të!).
Imam Neveviu thotë: “Pas
istihares duhet ta bëjmë atë çështje për të cilën na hapet
zemra dhe nuk bazohemi në atë që kemi pasë dëshirë para se
të falnim namazin. Prandaj kërkohet nga ne që ta ndërpresim
zgjedhjen dhe të mos mendojmë për të derisa ta falim namazin
e nëse nuk e bëjmë kështu, atëherë   nuk numërohet se  ne i
jemi drejtuar Allahut me sinqeritet që të na zgjedhë
çështjen që është më e mirë për ne.
Domosdoshmëria e të
përmbajturit me atë që na është transmetuar rreth istihares
Duhet të kemi kujdes nga ajo
që e bëjnë disa nga njerëzit injorantë apo edhe nga ata që
dijnë, por nuk e kanë kuptuar urtësinë e istihares, kështu
që përdorin disa lutje të posaçme për istihare e jo atë
lutje që na ka mësuar Profeti (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!)
Disa të tjerë e falin
namazin dhe lutjen e bëjnë ashtu siç duhet, pastaj presin të
shohin ëndërr se si të veprojnë edhe kjo është gabim për
shkak se Muhamedi         (Paqja dhe bekimi i Allahut
qofshin mbi të!) kur na e mësoi se si të veprojmë gjatë
istihares nuk  ka përmendur se me anë të ëndërrës duhet të
vendosim se çfarë të bëjmë.

Dobitë nga
praktikimi i namazit të istihares

1.    

Personi që praktikon istiharen vërteton se zemra e tij ëshë
e lidhur me Allahun e Lartësuar për cdo vepër.

2.    

Është i kënaqur në caktimin e Allahut.

3.    

Istiharja është shkak që muslimani të gjejë lumturinë ne
këtë botë dhe në ahiret.

4.    

Besimtari që praktikon istiharen është i qetë për arsye se e
jep mundin e tij në këtë botë duke i realizuar shkaqet që
janë të nevojshme pastaj e kërkon zgjedhjen e më të mires
nga Allahu i Lartësuar.

5.    

Nevoja për të është e domosdoshme për çdo punë

6.    

Me
anë të namazit të istihares muslimanit i ngritet    besimi
se Allahu do ta ndihmojë atë në çdo punë dhe për çdo
problem.

7.    

Me
istihare muslimanit i shtohen shpërblimet për shkak se ai i
drejtohet Allahut,  falet, lutet  dhe bën adhurime të
ndryshme gjatë kryerjes së këtij adhurimi.

8.    

Me
anë të istihares muslimani e madhëron Allahun, për arsye se
i drejtohet Atij që t`i ndihmojë në zgjedhjen e çështjes më
të mirë për të.

9.    

Me
atë ai praktikon sunetin e të Dërguarit (Paqja dhe bekimi i
Allahut qofshin mbi të!)

 
Përgatiti: Alaudin Abazi

5 armët më shkatërruese të ushtrisë amerikane

 

Ushtria e SHBA-ve ka pranuar se ka
dizajnuar bombën e cila është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është
hedhur në Nagasaki dhe atë bombë e quajnë „Fat Man“.

Ushtria e
Shteteve të bashkuara të Amerikës është një ndër fuqitë më të mëdha në
botë, është superfuqi dhe për njeriun e thjeshtë mbase është vështirë të
supozohet dhe të paramendohet se me çfarë armësh ata shërbehen në
luftimet që i dëgjojmë çdo ditë. “Business Insider” sjell listën e
armëve më efektive në arsenalin amerikan, ndërsa ju bëjmë me dije dhe ju
zbulojmë edhe atë se cila armë është e para ndër ato pesë (5) armët më
shkatërruese.

1. MOP bomba – Në vendin e parë me
meritë është bomba masive penetruese, e rëndë kagti 14.000 kg. Në vete
mund të posedojë 2.5 mijë kilogram material me cilësi të lartë
shpërthyese. Kjo është bomba më e madhe e këtij lloji në botë dhe vetëm
disa aeroplanë janë të aftësuar ta bartin këtë ngarkesë. Shkurtimisht e
quajnë “MOP bomba” (Massive Ordnance Penetrator), dhe besohet se kjo do
të jetë faktor kyç në aspektin e kërcënimeve bërthamore – nukleare të
Iranit.

 

2. Bomba atomike – Ushtria e
Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka pranuar po ashtu se ka disajnuar

bombën që është 1.000 herë më e fuqishme se bomba që është hedhur në
Nagasaki, dhe e quajnë „Fat Man“ (në përkthimin e lirë “njeriu i
trashë’). Ka një peshë prej 5.000 kg dhe teknika për përdorimin e kësaj
bombe është paramenduar shumë thjeshtë, që të jetë e gatshme në rast
nevoje për sulm. As nuk duam të dimë e as të paramendojmë se çfarë mund
të ndodhë nëse kjo bombë përdoret.

3. Aeroplanbartësi i bazuar në përdorimin e energjisë bërthamore-nukleare

Ky
aeroplanbartës mbase më shumë ka bërë për paqe se sa për luftë, pohojnë
analitikët ushtarak, dhe supozohet se stabilimentet e posaçme të këtij
aeroplanbartësi i shërbejnë ushtrisë amerikane kudo që janë dhe sa herë
u duhet. Kjo është e mundur edhe për shkak se shumë qytete të mëdha
nëpër tërë botën ndodhen pikërisht në breg të detit dhe “USS Eisenhower”
ka edhe “Starbucks” të veçantë që 5.000 anëtar të ekuipazhit-ushtrisë
amerikane të ketë mundësi ku të pinë një kafe.

4. Nëndetset bërthamore Ohio Class

Janë
të rënda ndërmjet 16 dhe 19 mijë tonë, dhe këto lloj nëndetëse janë
pozicionuar në pozitën e katërt ndër armët më shkatërruese të ushtrisë
së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Munden të bartin peshë-ngarkesë
të përbërë prej torpedove-silurëve, bombave bërthamore-nukleare dhe
bombave të tjera dhe natyrisht edhe ekuipazhin. Edhe më tutje një ndër
armët kryesore të mbrojtjes së Amerikës, sepse ndalon edhe paramendimin e
ndonjë armiku potencial të SHBA-ve në rast të sulmit tokësor, nuk do të
mund të mbrohet nga deti..

 
5. Aeroplani ushtarak “AC130H Spectre Gunship”

Radiusi,
largësia e fluturimit është 4.000 km dhe me 61 tonelatë peshë, e bënë
këtë aeroplan një nga aeroplanët më të fuqishëm dhe atutin kryesor të
ushtrisë amerikane. Mundësia e tij për të sulmuar ose për të çrregulluar
planet e ushtrisë së armikut prej mbi 1.000 ushtar e kanë bërë këtë
aeroplan “legjendë ndër forcat ushtarake në botë”. Po ashtu, të gjitha
aksionet që ndërmerren me këtë lloj aeroplani pa kurrfarë probleme mund
të realizohen edhe gjatë natës sepse ka sistemin më të mirë të sensorëve
për kërkim të caqeve-cakut. (INA)

8 gjëra që i bëni që e bëjnë një mashkull të ju lë

1. Kur bëni selfie menjëherë në takimin e parë.

2. Kur në çdo përlarje, e zgjidhi problemin duke qarë.

3. Kur e thërrisni në çdo çast në telefon apo i dërgoni mesazh.

4. Edhe pse sapo ja keni filluar lidhjes, e sillni në tryezë temën e martesës dhe planeve për të ardhmen.

5. Kur e përsëritni gabimin që e ka bërë ma përpara.

6. Kur e vëni para zgjedhjes: juve ose shoqërinë.

7. Kur ia merrni passwordin e Facebook-it e duke i fshirë disa persona në të, posaçërisht vajzat.

8. Kur pasi që ndodh diçka mes jush, problemi të reflektohet menjëherë në Facebook-un tuaj, me këngë apo foto.

12 vepra që nuk e prishin agjërimin

Sot
gjendemi në ditën e parë të Muajit të Ramazanit. Mbarë botën, miliona
myslimanë i përkushtohen këtij riti fetar i cili zgjat për një muaj. Dhe
shpeshherë ekzistojnë disa dilema rreth asaj se çfarë mund ta prish
agjërimin. Këto janë 12 vepra që nuk ua prishin agjërimin:

1. Të ngrënët, të pirët dhe marrëdhëniet seksuale me harresë

2. Të vjellët pa provokim: Kjo bazohet në hadithin e përmendur më lart.

3. Futja e pluhurit, grimcave të rërës apo e ndonjë insekti pa dashje në stomak:
Dihet që është shumë e vështirë që njeriu të ruhet prej këtyre gjërave.
Gjithashtu në këtë logjikë futet edhe mbajtja e ndonjë sendi në gojë,
si laps, gomë apo ndonjë gjë tjetër, por me kusht që të mos ketë shije,
ngjyrë apo erë që arrin në fyt.

4. Përdorimi i misvakut (shkopit pastrues të dhëmbëve) nuk e prish agjërimin

5. Përdorimi i gjilpërave jo ushqyese për trupin, të cilat vendosen në damar ose në mish:
Kjo gjë nuk e prish agjërimin për arsye sepse nuk konsiderohet si
ushqyes për trupin. Në këtë pjesë si shembull mund të përmendim kurimin
me ilaçe mbi plagë të ndryshme, edhe në qoftë se ilaçi arrin të
depërtojë në brendësi të trupit. Nuk duhet harruar se transfuzioni i
gjakut dhe serumi e prishin agjërimin, pasi janë ushqyese për trupin e
njeriut.

6. Përcjellja e pështymës ose e ushqimit që ndodhet ndërmjet dhëmbëve, nëse është shumë pak.

7. Futja e ujit në gojë, me kusht që të mos shkojë në fyt: Kjo ndodh kur marrim abdest apo kur shpëlajmë gojën për shkak të vapës. Lejohet gjithashtu edhe larja e trupit për freskim etj.

8. Puthja e gruas, prekja, përqafimi etj. Kjo vlenë për ato raste kur njeriu e kontrollon veten

9. Ai që ha, pi ose bën diçka tjetër nga ato gjëra që e prishin agjërimin me mendimin se akoma nuk ka filluar dita e agjërimit. Ky person nuk e ka prishur agjërimin, pasi origjina është vazhdimi i natës dhe dyshimi i tij nuk merret në konsideratë.

10. Provimi i shijes së ushqimit me majën e gjuhës nuk e prish atë.

11. Larja e dhëmbëve, me kusht që pasta e dhëmbëve mos ta kalojë fytin.

12. Shkulja e dhëmbëve ose kurimi i tyre, në qoftë se lëndët e përdorura nga mjeku nuk arrijnë në fyt.