Home » Archives for Maj 2015

Muaj: Maj 2015

Qysh me fitu para online nga shorte.st?


Shorte.st është shërbim online për shkurtimin e linqeve që paguan për çdo klikim në linkun e shkurtuar.

Procedura është e thjeshtë, regjistrohuni ne http://www.shorte.st dhe më pas konfirmoni regjistrimin nëpërmjet email-it.
Vendosni linkun që dëshironi ta shkurtoni dhe klikoni SHORTEN.  Linku i shkurtuar pas 5 sekondave ju dërgon tek linku origjinal që dëshironi ta shpërndani.
Pagesa nga shorte.st bëhet pasi të arrini shumën $5. Pagesën mund ta pranoni në llogarinë tuaj Payoneer ose në Paypal.
Shembull i një linku të shkurtuar: http://sh.st/rEkYB
Reklama

Nuk kam parë grupe(xhematë) në islam që shfrytëzohen nga prijësit Tagut

Nuk kam parë grupe(xhematë) në islam që shfrytëzohen nga prijësit
Tagut, sikurse është shfrytëzimi i këtyre dy, dhe atë si shkak i
ndikimit të tyre:

❶ Ekstremistët (Gulatët) – duke prishur imazhin
e Islamit dhe luftës në rrugën e Allahut, me ç ‘rast i largojnë
njerëzit nga Islami dhe dashuria për të.

❷ Xhemati i mbretërve –
duke i mbrojtur ato prijës dhe duke ia humbur legjitimitetin luftës në
rrugën e Allahut vetëm me qëllim të mbrojtjes së parisë së tyre.


Andaj mos u habit kur do i gjesh mu këta dy grupe, por edhe prijësit
Tagut, të gjithë njëzëshëm -edhe pse të ndarë- duke kundërshtuar,
akuzuar, apo edhe luftuar mesatarët, ata që pasuan sunetin e të
dërguarit alejhi selam.

Burimi: Senad Ramadani

7 fobitë autoktone të shqiptarëve

Ripost ka përzgjedhur disa nga fobitë tipike vetëm për shqiptarët
(shumica). Pasi që këto fobi nuk janë prezente në botë dhe si pasojë
kanë mbetur të diskriminuara – të paemërtuara, ne kemi vendosur ta
zgidhim këtë problem. Tani fobitë tona, kanë nga një emër specifik.

1. Promaja 
 
Kemi konsideruar se si emërtim i përshtatshëm për këtë fobi të jetë i thjeshtë – promajofobia.
Një prej fobive më të mëdha. Gjithashtu promaja i rrokë  vetëm
shqiptarët (po flitet që edhe gjermanët). “Mbylle xhamin se ka me të
dalë goja mas veshit!”

2. Të mbetesh pa u martuar 

Duke i analizuar rrënjët latine të fjalës “martesë”, kemi ardhur në përfundim që duhet të emërtohet demaritusofobia.
Kjo frikë e çuditshme fillon që nga mosha 16 vjeçare, dhe po kaluam këtë
moshë e nuk u martuam puna nuk është mirë, sepse përndryshe “nuk të
merr kush”.

3. Babaroga (apo siç njihet me terme të tjera: lugati apo dhampiri) 

Eksipratusofobia është konsideruar si emërtim i përshtatshëm për këtë fobi.
Me këtë fobi përballemi pa mësuar si ta themi fjalën e parë, ndryshe edhe armiku i ëndërrave në fëmijëri.

4. Shkjau

Emri i fobisë për këtë fobi është vendosur të jetë slavikofobia.
Aq shumë frikohen nga sllavët shqiptarët sa që termi “shka” përdoret si ofendim.

5. Librat 

Fjala e përshtatshme për këtë fobi preferohet të jetë libellofobia.
Nuk ka mbetur pa ndonjë arsye shprehja “Mos lexo shumë se bëhesh budallë”

6. Mos me i pre thonjtë natën, mos me i pre thonjtë të martën

Ne mendojmë se këto fobi duhet të quhen unguisofobia dhe unguisomartisofobia.
Sepse kështu ka thënë ai i moçmi.

7. Zoti dhe dreqnit

Ne konsiderojmë se fjalët e përshtatshme për këto fobi duhet të jenë deusofobia dhe luciferobia.
Nëse bëni vepra të mira keni fobi nga zoti, e nëse bëni vepra të këqija frikohuni nga dreqi.

9 sjelljet e njerëzve me inteligjencë emocionale

1. Ju keni fjalorë të fuqishëm emocional.
Të gjithë njerëzit përjetojnë emocione,
por janë të pakët ata të cilët mund t’i identifikojnë ato kur janë duke
ndodhur. Sipas disa kërkimeve vetëm 36% e njerëzve mund ta bëjnë këtë,
gjë e cila është problematike sepse emocionet e pa emërtuara shpesh
keqkuptohen, i cili keqkuptim mund të na bëjë të marrim vendime të
paarsyeshme dhe veprime jo produktive. 

2. Jeni kurioz për njerëzit.
Nuk ka rëndësi nëse janë introvert apo
ekstrovert, njerëzit emocionalisht inteligjent janë kurioz për të gjithë
njerëzit rreth tyre. Ky kuriozitet është rezultat i ndjeshmërisë, një
nga rrugët më të rëndësishme për një inteligjencë emocionale të lartë.

3. Ju i përqafoni ndryshimet.
Njerëzit emocionalisht inteligjent janë
fleksibil dhe në vazhdimësi adaptohen ndaj ndryshimeve. Ata e dinë që
frika nga ndryshimi është paralizuese dhe kërcënim i madh i suksesit dhe
lumturisë së tyre.

4. Ju i dini pikat e juaja të forta dhe dobësitë.
Njerëzit emocionalisht inteligjent nuk
është se i kuptojnë vetëm emocionet; ata e dinë se në çka janë të mire e
në çka jo. Ata gjithashtu e dinë se çka dhe kush i shtynë përpara drejt
suksesit. Të jesh emocionalisht inteligjent do të thotë t’i dish pikat
tuaja të forta, si t’i përdorni ato në avantazhin e juaj të plotë, duke
mos i lënë dobësitë të i mbajnë prapa.

5. Jeni gjykues i mirë i karakterit.

Shumica e njerëzve inteligjent emocional
kanë vetëdije të lartë shoqërore; aftësi për t’i lexuar njerëzit e
tjerë, ta dinë se për çka janë ata, dhe ta kuptojnë se nëpër çka po
kalojnë. Pas një kohe, kjo aftësi ju bënë gjykues të jashtëzakonshëm të
karakterit. Njerëzit më nuk janë mister për ju.

6. Është vështirë të ju ofendojnë.
Nëse e keni një ide të qartë se kush
jeni, është e vështirë për dikë të ju thotë diçka ose të bëjë ndonjë gjë
që mund të ju bëjë me nerva. Njerëzit emocional inteligjent kanë
vetëbesim dhe janë të hapur, gjë e cila ju bënë me lëkurë të trashë.

7. Ju dini të thoni jo (vetës tuaj dhe të tjerëve).
Inteligjenca emocionale do të thotë të
dini si të keni vetëkontroll. Sipas një studimi, sa më shumë që e keni
të vështirë të thoni jo, aq më shumë do të përjetoni stres dhe
depresion. Të thoni jo është një sfidë shumë e madhe e vetkontrollës,
por fjala “JO” është një fjalë e fuqishme të cilën nuk duhet të keni
frikë ta përdorni.

8. Ju jepni dhe nuk prisni asgjë në këmbim.

Kur dikush ju jep ndonjë gjë
spontanisht, pa pritur asgjë në këmbim, lë një përshtypje të fortë. Për
shembull, nëse dikush ju flet për ndonjë libër, dhe pas një muaji kur e
takoni atë person përsëri, e keni librin për të cilin keni biseduar në
dorë. Njerëzit emocionalisht inteligjent ndërtojnë lidhje të forta sepse
atë vazhdimësisht mendojnë për njerëzit e tjerë.

9. Ju e limitoni konsumimin e kafeinës.
Pirja e teprueshme e kafesë nxitë
lirimin e adrenalinës, që është burim i parë i reagimit “lufto apo ik”.
Ky reagim shmangë mendimin e arsyeshëm për të reaguar më shpejtë në
mënyrë që të sigurohet mbijetesa. Kafeina mund të shkaktojë gjendje
stresi dhe bën që emocionet t’i udhëheqin sjelljet tuaja, pasi që merr
kohë të largohet nga turpi juaj. Njerëzit me inteligjencë emocionale e
dinë që kafeina është telashe dhe e lejojnë ta marrë më të mirën prej
tyre.

11 vende të çuditshme dhe të bukura në botë

1.Hidden Beach, Meksika

2. Sentinels of the Arctic, Finlanda

3. Reed Flute Caves, Kina

4.  Skaftafell Ice Cave, Islanda

5. Grand Prismatic Hot Spring, Wyoming

6. Turquoise Ice, Lake Baikal, Rusia

7. Glowworm Caves, Waitomo, Zelanda e Re

8.  Caño Cristaler River, Kolumbia

9.  Zhangye Danxia Landform, Gansu, Kina

10.  Lake Natron, Tanzania

11 Fingal’s cave, Skocia

11 zbulime më të panevojshme

Zbulimet që janë krijuar nga idetë e njerëzve, ndihmojnë që të jenë
më të dobishme për njerëzit. Por këto zbulime poshtë edhe më shumë e
kanë vështirësuar jetesën.

1. Shtypësi Ctrl+Alt+Delete

2. Rroba tharëse mbi veturë

3. Ndezja e cigares me energji të diellit

4. Mbajtës i letrave tualeti në kokë

5. Ndihmës për lyerjen e buzëve

6. Lyrës të bukës

7. Këpucë me çadër

8. Lopata zvicerane, 9 në 1

9. Ftohës të makaronave

10. Çadër për trupi

11. Ujë dietale