Home » Archives for Prill 2015

Muaj: Prill 2015

Gruaja nuk është shërbëtore por nuk është as…

Gruaja nuk është shërbëtore por nuk është as për të komanduar,

Ajo është bashkëshorte, dhe nëse nuk trajtohet si e tillë martesa do jetë ose me probleme ose e dështuar !!!

Burimi: Senad Ramadani

Reklama

Ese për Prindërit – Shkruar nga Megi Lumi

Çdo prindi nuk i mungon dashuria për femijen.Jam shume e sigurt qe
dashuria e tyre per ne nuk ka limit.Keshillat e tyre per mire me
ngjasojne me perkedheljet qe merrja cdo sekonde kur isha e vogel,me ate
zerin melankolik te mamit qe me vinte ne gjume.Ai entuziazmi i tyre aq i
madh kur vijme ne jete,sidomos kur jemi femija i pare.Baballaret nuk
durojne dot nga emocioni i tyre i madh dhe lotet shkojne rreke.Ne ate
moment mbizoteron vetem dashuria,lumturia,gezimi i tyre,per
vrazhdesi,inat apo merzitje nuk ka vend.Zemrat e tyre gati sa s’po
dalin nga vendi.Ato rrahjet e zemres aq te shpejta nga emocioni I
madh.Mos permendim pastaj dhe bisedat e tyre per tiparet e te
porsalindurit.Mami dhe babi jane ne dileme te madhe per fizikun e
bebit.Hunda e vockel,vetullat,qepiket me ka ngjare mua thote mami.Ndersa
babit nuk i kane kaluar akoma ato emocionet dhe rri i heshtur ne qoshe
duke perkedhelur floket e bebit.Jam krenare per ata dy yje qe kam,dua te
ndjek shembullin e tyre dhe dua te jem kopja e tyre.Por a jane krenare
prinderit e mi per mua?A i kam bere gjithnje te lumtur?E c’mund te them
per ta.Ata jane gjithcka qe une kam,ata jane te vetmit qe me keshillojne
ne menyren me te mire qe mund te ekzistoje.Jane ilaci im i vetem qe
mund te me sheroje.E di qe cdo fjale e tyre,thuhet per te miren time dhe
te behem ajo,qe ne ardhmen te ndihen krenare per mua.Edhe prinderit e
mi perpiqen gjithmone qe te mi plotesojne te gjitha deshirat,ose me mire
te gjitha tekat qe une kam.Merakosen per gjene me te vogel,frikesohen
thjesht per nje te gervishtur,dhe shpesh here u them,-Mjaft se vetem ju
beni keshtu.Dhe te vetmet fjale qe me thuan jane:-Do ta kuptosh kur te
rritesh me teper dhe kur te behesh vete prind.Nuk besoj se jam bere
llastica dhe e perkedhelura e tyre.Kjo gje shpjegohet shume thjesht me
jeten normale qe une dua te bej dhe te mirat qe me ofrojne ate.

Ese, prinderit, ese per prinderit, ese per babain, ese per nenen, ese per babin

“Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Robëri” – Ese për dashurinë

“Ti Dashuri je Liri, ti Dashuri je Robëri”

Pa dyshim që
per njeriun, ndjenja me e bukur qe mund te provoje ne jete eshte
dashuria. Ajo dashuri e cila eshte nje force madhore, te ngre peshe
shpirtin, te ben me te mire, nje force universale dhe misterioze
njekohesisht. Per dashurine jane thurur poema, romane te tera, jane bere
serenata, flijime dhe sakrifica, qe ne fillimet e njerezimit. Dashuria
na vjen ne shume forma, dashuri per nje djale ose vajze, dashuri per
atdheun, dashuri per prindin, per jeten apo dhe per sende ndonjehere.
Mirepo sado qe kjo ndjenje me gjithe lartesine e saj na mbush me gaz dhe
emocion, nuk eshte gjithmone kaq shperblyese.

Dashuria eshte
bipolare, ajo nuk vjen gjithmone me gaz e lumturi, dashura ka vuajtje,
ka brenga me rrjedhen e vrullshme qe sjell. 
 
Kur nje njeri
dashuron, ai harron gjithcka te trishte dhe fluturon me mendime per
vashen e bukur apo djalin e zemres. Behet njeri me i mire, dashuron dhe
gjerat me te vogla qe gjen cdo dite perreth, ndihet sikur do te pushtoje
boten. Padyshim qe dashuria i jep njeriut nje force sa tokesore aq edhe
qiellore ne shpirt. Dhe gjithe keto gjera pozitive e bejne njeriun me
te lire, te afte te beje gjithcka, me forcen dhe vullnetin e duhur per
te arritur dhe me te pamunduren.
Mirepo dashuria nuk ka vetem keto ane te mira te saj, sic permendem dhe me pae, ajo eshte bipolare.
 
Dashuria shpesh
na ben te vuajme, na roberon shpirtim me skutat e saj te erreta dhe
kthetrat qe nuk te leshojne, dashuria na roberon. Ajo na roberon kur
personi i cili duam nuk na e kthen ndjenjen e paster. Dhe njeriu thyhet
ne shpirt, zemra i copetohet, por dashurine nuk mund ta lere dot
menjane…ajo qendron aty, e palevizur dhe kokeforte. Dashuria eshte
roberuese kur personi i zemres ndodhet larg, i distancuar…dhe ne
ndjejme mall, nje mall akoma me roberues se refuzimi, nje mall vajtues.
Sado qe perpiqemi te mbledhim copat e zemres se roberuar dhe ti ngjisim
serish, ajo na e thyen serish, nuk do tja dije.
 
Megjithate, sado
roberuese ne shpirt apo sado me jete dhe gaz te na mbushe dashuria, mund
te themi qe ajo eshte nje ndjenje universale, e paperseritshme dhe mbi
te gjitha e domosdoshme per njeriun. Dashuria eshte eliksiri i jetes,
ajo na ben qe te bejme cmendurite me te medha. Dashuria thyen cdo
barriere, ajo kerkon ne kembim vetem pak besim.

ese per dashurine, ese per dashni 

Ese për dashurinë – Ese mbi dashurinë

ESE MBI DASHURINË

Sigurisht që keni dëgjuar për këtë ndjenjë, ose të paktën keni parë ndonjë film për të. Mund të ketë ndodhur që keni qarë dukë parë filmin, ose të paktën, jeni përmalluar, ose keni mundur ta quani budallallëk, tërë atë që ndodhte aty, por a e keni pyetur ndonjëherë veten se a do ta bënit të njëjtën? Apo, a u ka shkuar mendja ndonjëherë të pyesni veten se çka është dashuria dhe ashtu papritur të hutoheni dhe të mos e gjeni përgjigjen e duhur, ose thjesht të gaboni në përceptimin e ndjenjës më madhështore që njeriu ka brenda?
Që në çastet e para të jetës sonë, jemi të mbushur me dashuri. Nëna bie në shikim të parë në dashuri me fëmijën e saj, saqë edhe qan dhe shumica e prindërve nuk mund ta përshkruajnë dashurinë e tyre prindërore. Shumica e atyre që duan tepër, sakrifikojnë po aq, a mund t’i numëroj ndokush tërë sakrificat e prindërve?
Dashuria nuk është instikt, shumica e quajnë ndjenjë, por është më shumë se ndjenjë, ashtu si gjaku që është një faktor i pakontestueshëm për mirëqenien e trupit, dashurinë mund ta quaja një faktor të pakontestueshëm për mirëqenien e shpirtit.

Do ta quaja trim të pashembullt njeriun që dashuron, do ta lavdëroja me fjalët më epike këtë lloj të karakterit njerëzor sepse me gjithë humbjet që mund të përjetoj, mund të kaloj një jetë pa jetë, e megjithatë merr guximin që veten mos ta fus fare në listen e gjërave të rëndësishme.

Para një viti, jetoja në një konvikt privat. Isha mësuar që brushën dhe furqën e dhëmbëve ti mbaja një gotë të gjelbër, ndër gjërat e para kur zgjohesha nga gjumi ishin telefoni im, pasi e fikja zilen e tij që më zgjonte nga gjumi, merrja peshqirin dhe gotën e gjelbër. Ajo që më binte gjithmonë më së shumti në sy, ishte ajo gotë e gjelbër. Javën e parafundit të qëndrimit në konvikt, gota mu thye. Nuk e keni idenë më të vogël se si u mërzita pa gotën time të gjelbër! Çdo mëngjes që zgjohesha për disa javë rresht, më binte në mend për të, pra më mungonte! Edhe kjo është një lloj i dashurisë.

Njeriu mund të dashuroj Zotin e tij, familjen, shokët, sportin, notin, makinën e tij, lopën e tij, edhe një lis në rrugë mund ta dojë. Pra, njeriu mund të dojë gjithçka, është një mekanizëm pa të cilin nuk mund të jetojë dhe kur ndjen se ka humbur diçka nga këto që ka dashur, pa dyshim që bie në mërzi jo fort lehtë të kalueshme, nganjherë edhe të papërballueshme, varësisht vlerës që ai i ka përcaktuar asaj dashurie. Dashuriçkat e vogla po t’i humbësh, është si një gërvishtje e lëkurës, po ta humbësh një dashuri me rëndësi dhe vlerë, është e njëjtë sikur të humbësh një dorë a një këmbë, mund ta ndjesh gjithmonë mungesën e saj por mund të jetosh pa të. Por kur të humbësh diçka që ke adhuruar e që adhurimi është shkalla më sipërore e dashurisë, të humbësh këtë është si një aksident fatal që s’do të mund të rikuperohesh, që nuk do arrish kurrë më të jesh i njëjti! Kalon në një jetë tjetër.

Megjithatë, duhet të dashuroni, për hirë të njerëzores që është brenda secilit prej nesh, se nëse ndalojmë së dashuruari, do të jemi si një sirtar i parëndësishëm që ruhen gjëra të pavlera, asgjë s’do të bëzdisë përveç boshllëkut tënd. Kurse njeriu që dashuron, ai edhe po ti ketë dy cent në xhep, do të jetë aq i pasur, ndoshta nuk do të mund ta blesh një shtrat të mirë, por do të flesh shumë i qetë. Siç thotë një fjalë e urtë: “duaj që të duan”. Dashuro sepse do të jesh i lumtur.

IBM krijon energji të pastër për gjithë planetin

1215-655x356 IBM krijon energji të pastër për gjithë planetin

Një ekip nga IBM kohët e fundit ka arritur të krijojë të
ashtuquajturin sistem termik të përqëndrimit të lartë fotovoltaik
(HCPVT), i aftë të grumbullojë energjinë e 2000 diejve.

Procesi i kapjes së dritës së diellit prodhon ujë i cili mund të
përdoret për të prodhuar ujë të pijshëm të filtruar apo për sistemet e
prodhimit të ajrit të kondicionuar.

Shkencëtarët parashikojnë që sistemi HCPVT mund të sigurojë energji
të qëndrueshme dhe ujë të freskët për komunitetet në të gjithë botën.

“Çdo cip, me sipërfaqe 1 x 1 cm mund të konvertojë dhe të prodhojë
mesatarisht 200-250 wat energji gjatë një dite tipike 8 orëshe me diell.
Në sistemin HCPVT, në vend të ngrohjes së ndërtesës, uji në 90 gradë
celcius kalon përmes një sistemi distilimi me membranë poroze ku ai
avullon dhe shkripëzohet. Një sistem i tillë mund të sigurojë rreth
30-40 litra ujë të pijshëm për metër katror të sipërfaqes së sistemit
thithës në ditë, ndërkohë që ende prodhohet energji me kapacitet më
shumë se 2 kiloëat orë për ditë.”

Sipas Greenpeace, kjo teknologji mund të cilëoshet si lojtari i tretë
më i madh në industrinë e prodhimit të energjisë së qëndrueshme. Ata
vlerësojnë se do të duhen vetëm 2% të sipërfaqes së shkretëtirës së
Saharasë për të plotësuar të gjitha nevojat për energji të planetit.

Një problem kolektorëve modern të energjisë diellore është se ata mund
të thithin vetëm një sasi të vogël e minimale të energjisë, ndërsa pjesa
më e madhe humbet e nuk mund të shfrytëzohet. Teknologjia në fjalë e
eleminon këtë problem. Panelet diellore arrijnë të thithin aq shumë
enegji sa, në raste të caktuara, rrezikojnë të shkrijnë vetveten nga
sasia e madhe e energjisë së thithur.

Ky projekt është financuar nga Komisioni Zviceran për Inovacionin dhe
Teknologjinë, me një investim prej 2.4 milion dollarësh për zhvillimin e
teknologjisë. Prototipët e parë janë krijuar dhe po testohen.