Home » Archives for Mars 2015

Muaj: Mars 2015

Bilal Golemi

Dr. Bilal Golemi ( 1899 në Golem, Shqipëri – 15 mars 1955 në Stamboll, Turqi ) – doktor i shkencave të veterinarisë, shqiptarë nga Shqipëria.

Mjek veterinar, mikrobiolog i shquar në fushën veterinare e mjekësore, patriot atdhetar e demokrat përparimtar. U largua nga Golemi kur ishte 7 vjec duke shkuar pas të atit në Stamboll. Kreu shkelqyeshëm studimet e larta në mjekësinë veterinare.U specializua për mikrobiologji në institutin “Paster” në Paris. Punoi si asistent e më pas si bashkëpunetor i dy shkenectarëve francezë me famë botërore Ramon e Dyma ku shpalosi talentin e tij duke marrë graden Doktor i Shkencave në moshen 27 vjecare. Për talentin dhe famen që fitoi, Instituti e ftoi të punoje aty, por ai bashkë me të shoqen dhe vajzen më 1928 kthehet në Atdhe më ëndërren dhe dvshirvn pvr ti sherbyer popullit te tij. Me emrin dhe vepren e tij janë të lidhur ngritja dhe organizimi i sherbimit të veterinarisë, themelimi i të parit laborator bakteriologjik të veterinarisë, importimi i racave te kafsheve, ngritja e të parave stacione shkencore të permiresimit racor si në Selenicë e Rozafaj. Prodhimi për herë të parë nv vend i vaksinave kundër disa semundjeve të bagëtive, përgatitja e kuadrove të para veterinare, ndihmoi në organizimin e zhvillimin e para të shkollave bujqësore në Tiranë, Kavaje e Lushnje. Ndërkohë ai është një martir i shkencës, që për hirë të saj e ktheu trupin e tij në laborator studimi e vezhgimi e cila duke iu infektuar rëndë, i kushtoi me jeten e tij. Ai ishte sa shkencetar aq edhe njeri i thjeshtë i dashur patriot demokrat e perparimtar që gëzonte simpati e dashuri të jashtëzakonëshme nga njerezit brenda e jashte vendit.

Dr Bilali nuk u pajtua me shtypjen dhe shfrytezimin e egër prapambetjen e theksuar dhe varferinë e madhe prandaj u pozicionua përkrah forcave demokratike përparimtare dhe merr pjesë në lëvizjen e Vlorës që drejtohej kundër regjimit obscurantist të A.Zogut. Për këtë regjimi monarkist e burgosi më 1932 dhe e dënoi me 101 vjet burg. Mbajti një qëndrim burrëror e dinjitos para gjyqit ku demaskoi ashper regjimin e kalbur. Nën presionin e vijueshem te protestave brenda dhe jashte vendit me 13 shkurt 1935 u lirua nga burgu, por shkencetarit me permasa evropiane iu mohua e drejta e punes dhe e jeteses ne Shqipëri nga regjimi Zogist. I deshperuar ne kulm, detyrohet te shkoje ne Turqi ku e prisnin me padurim institucionet shkencore.

Me 1952 emerohet sekretar i pergjitheshem i institutit qendror veterinary ne Ankara, po kete vit zgjidhet ekspert i organizates Nderkombetare te Shendetesise (OMS). Studimet e tij paten jehone te madhe ne Evrope e Bote. Me 1952 per studimet e tij shkencore ne mikrobiologjine veterinare qeveria franceze e deklaroi me medaljen “Legion d’honneur – Merite agricole”. Kreu mbi 50 studime e kerkime e kerkime shkencore mori pjese ne studime e ejkspozita nderkombetare bashkepunoi me shume institute nga te gjitha anet e botes duke u bere keshtu nje figure e shquar ne forumet nderkombetare te Shendetesise.

Dr.Bilal Golemi, përveç se hodhi bazat e zooteknisë si shkencë, themeloi shërbimin veterinar, ngriti laboratorin bakteriologjik veterinar dhe prodhoi per herë të parë në Shqipëri vaksina ,serume dhe biopreparate të tjera , ai ka meriten e hartimit të shumë ligjeve të kësaj fushe, organizimin e konkurseve dhe ekspozitave blegtorale dhe organizimin per herë të parë në Shqipëri të garave të hipizmit. Ai u bë nismëtari i themelimit të shoqates për mbrojtjen e kafshëve me kryetar Mithat Frasherin, një gjë kjo e çuditçme dhe e parakohëshme për Shqipërinë e asaj kohe.Dr. B. Golemi ka hedhur bazat e shkencës së mikrobiologjisë Shqiptare në përgjithësi.Ishte nisma e tij që laboratori bakteriologjik human, që deri atëhere ishte në Durrës, të transferohet në Tiranë dhe e vuri atë mbi baza të mirëfillta shkencore, e paisi me mjete e aksesorët e nevojshëm, duke futur metoda të reja në diagnostikimin e sëmundjeve. Ishte Dr.B. Golemi dhe Dr. Bajram Emiri që diagnostikuan për herë të parë në Shqipëri sëmundjen e Leishmanjozës në disa fëmijë të Tiranës. Dr. Bilali ishte një liberal demokrat. Ai mori pjesë aktivisht në revolucionin demokratik Turk të udhëhequr nga M.Q. Ataturku, gjë për të cilën është dekoruar nga Qeveria Turke me medaljen e Indipedencës. Duke qënë i tillë ai ishte edhe kundër monarkisë që u vendos në Shqipëri në vitin 1928 dhe për këtë arësye ai u përfshi në lëvizien antizogiste të Vlorës të vitit 1932. I përzënë nga atdheu i tij, të cilit deshi ti shërbente me gjithë shpirt, ai u vendos përfundimisht në Turqi.Këtu ai në fakt nuk ka punuar në sistemin e Veterinarisë por në atë të shëndetësisë dhe pikërisht në Institutin Qëndror të Higjenës “R.S.Hivzisihha” Ankara ku pati edhe postin e Zv/Drejtorit dhe më vonë të sekretarit shkencor të këtij Instituti. Në Turqi, Dr. Bilali kreu shumë studime të rëndësishme, kryesisht në fushën e Zoonozave(sëmundjet që prekin kafshët dhe njerzit) të cilat u botuan në rreth 10 organe shkencore të institucioneve shkencore më prestigjioze të Europës dhe në rreth 15 organe të tilla në Republikën e Turqisë, duke u bërë kështu shkenctari Shqiptar më i botuar në Europë. Në Turqi, ai u angazhua me prodhimin e vaksinës së Difterisë së fëmijëve, me prodhimin e serumit kundër Tetanozit dhe studjoi në shkallën më të plotë sëmundjet e Brucelozës,Etheve Q, Aujeskut dhe Tularemisë prej së cilës edhe u infektua. Në katër vitet e fundit të jetës së tij ai punoi si drejtor i prodhimit të vaksinës kundër Tuberkulozit të fëmijëve ( BCG).

Me 15 mars te vitit 1955 pushoi zemra e ketij shkencetarite shquar e atdhetari te madh ne moshen me te pjekur e me produktive. Ne krye te varrit te tij ne Stinje ne Stamboll është gdhendur me mjështëri nje liber i madh ndersa ne faqet e hapura te librit te gurte është skalitur ne bazoreliev nje mikroskop. Ne nderim te vepres se tij Institutit te studimeve veterinare te Shqipërise iu dha emri “Instituti Dr. Bilal Golemi” Kushtuar jetës dhe veprës së këtij shkenctari dhe patrioti janë janë botuar monografia “Dr. BILAL GOLEMI” prej Dr.Vasfi Samimit e Dr.Hulo Hajdërit dhe libri ” NJË JETË PËR SHKENCË E ATDHE- DR.BILAL GOLEMI” me autor Manxhar Taka

Reklama

Ernesto Sabato – Biografia dhe krijimtaria letrare

 

Ernesto Sábato është shkrimtar argjentinas me prejardhje arbëreshe.

Biografia

Sábato ka lindur në Rojas, provincia de Buenos Aires në Argjentinë më 24 qershor, 1911. Nëna e tij Juana Maria Ferrari rridhte nga një familje arbëreshe e Italisë, ndërsa babai i tij, Franciso Sabato, po ashtu ishte nga Italia. Ata kishin njëmbëdhjetë fëmijë, të gjithë djem. Ernesto ishte fëmija i dhjetë i familjes Sábato. Ditën që lindi, vëllau më i madh vdiq dhe e ëma e pagëzoi Ernesto sipas vëllait të tij.

Ai kreu shkollën e mesme më 1928 dhe u regjistrua në Universidad de La Plata, ku studioi fizikë dhe matematikë. Në vitin 1930 ai iu bashkua partisë komuniste dhe në atë kohë takoi Matilde Kusminsky Richter, që atëherë ishte shtatëmbëdhjetë vjeç. Të dy lanë familjet dhe studimet dhe filluan të jetojnë bashkë. Ernesto përdorte një emër konspirativ dhe ishte mjaft aktiv në parti. Në vitin 1933 ai u bë sekretar i Rinisë Komuniste, por po fillonte të zhgënjehej me partinë dhe kishte dyshime. Më 1934 ishte dërguar si delegat në Bruksel në Kongresin kundër fashizmit dhe luftës, prej aty duhej të udhëtonte për Moskë për një periudhë ‘spastrimi’. Në Bruksel Ernesto kuptoi natyrën e vërtetë të partisë komuniste dhe iku në Paris, ku jetoi i fshehur pasi partia po e kërkonte. Pa miq dhe pa para, ai fillon të shkruajë romanin e tij të parë.

Në vitin 1935 ai kthehet në Argjentinë ku martohet me Matilden dhe vazhdon studimet në Universidad de La Plata. Në vitin 1938 doktoron në fizikë dhe fiton bursë për të hulumtuar rrezatimin atomic në Laboratorin Curie në Paris. Matilde dhe djali i tyre, Jorge Federico shkojnë me të. Gjatë qëndrimit në Francë ai vazhdon të shkruajë dhe të pikturojë. Më 1939 bursa iu transferua për Massachusetts Institute of Technology. Ai kthehet në Argjentinë dhe fillon të ligjërojë matematikë dhe fizikë në Universidad de La Plata. Ftohet t’i bashkohet revistës Jugu, ku takohet me Jorge Luis Borges dhe të dy bëhen miq. Më 1941 fillon të shkruajë për gazetën La Nacion.

Në vitin 1943 ai kalon një “krizë ekzistenciale” dhe vendos të lërë shkencën dhe t’i përkushtohet krejtësisht vetëm shkrimit dhe pikturimit. Jep dorëheqje nga univeristeti dhe bashkë me familjen zhvendoset në male (Provincia de Cordoba). Fillon të shkruajë dhe shpejt përfundon librin Njëshi dhe gjithësia, që u botua më 1945. Në këtë libër Sábato haptas mohon shkencën dhe racionalen. Fiton çmime dhe nderime për këtë libër.

Roman i tij i parë Tuneli botohet më 1948. Më 1951 botohet libri tjetër Njerëz dhe dhëmbëzorë, me refleksione për paratë, arsyen dhe kalueshmërinë e kohës. Një studim për konceptet e botës dhe jetës moderne duke filluar nga Renesansa. Në vitin 1953 botohet libri Heterodoxia, që është definuar si fjalor i njeriut në krizë. Më 1955 bëhet drejtor i gazetës Mundo Argentino. Në këtë kohë Argjentina ishte në trazira politike. Më 1956 botohen dy librat më kontraverse të Sábatos: El otro rostro del Peronismo (Fytyra tjetër e peronizmit) dhe Torturas y Libertad de Prensa (Torturat dhe liria e shtypit).

Në vitin 1961 boton romanin e tij të dytë Sobre héroes y tumbas (Mbi heronjtë dhe varrezat), një studim psikologjik i njeriut i thurur me idetë filozofike të botuara më parë në librat e tij me ese. Kapitullin Raport për të verbërit shumë studiues e quajnë kryevepër të letërsisë botërore.

Në vitin 1971 fillon të shkruajë për gazetën La Opinion. Në vitin 1973 boton romanin e tretë Abaddón, el exterminador (Abadon, engjëlli i shkatërrimit), një libër për vizionin apokaliptik të botës moderne dhe për triumfin e të keqës.

Në vitin 1977 Italia i akordon çmimin “Medicci”, ndërsa më 1978, në Spanjë e dekoron me urdhrin Gran Cruz de la Orden al Mérito Civil.

Më 1984 presidenti i Argjentinës Raúl Alfonsín e emëron kryetar të Comisión Nacional sobre la Desaparición de las Personas (CONADEP), (Komisioni Kombëtar për Personat e Zhdukur), komision që ka hulumtuar rastet e personave të zhdukur gjatë diktaturës ushtarake në Argjentinë. Libri Nunca Más (Kurrë më) në të cilin jepen dëshmitë e atyre që shpëtuan dhe të dëshmitarëve të zhdukjes dhe vrasjes së mëse njëzetmijë njerëzve, është botuar si rezultat i hulumtimit të këtyre tragjedive.

Organizata e Shteteve Amerikane (O. A. S.) i jep çmimin Gabriel Mistral, ndërsa mbreti i Spanjës, Huan Karlos, e dekoron me çmimin Miguel de Cervantes. Dekorohet prapë nga Italia më 1985 me Urdhrin për Merita dhe më 1987 Fransoa Miteran, kryetar i Francës e dekoron me gradën Komandant i Legjionit të Nderit. Ka marrë gradën “Doktor nderi” (Honoris causa) nga Univeristeti Murica, Spanjë, Universidad de Rosario, Argjentinë, Universidad de Campinas, Brazil, Universidad del Litoral, Santa Fe, Università degli Studi di Torino, Itali Më 1995 në Shqipëri merr titullin Ismail Kadare, të ndarë nga fondacioni Velija. Vdiq në shtëpinë e tij në Argjentinë, më 30 Prill 2011 në moshën 99 vjeçare..

Çka është Federata Mikroneziane?

Mikronezia është shtet ishullor e vendosur në Oqeanin e Qetë në
verilindje të Papuosë dhe Guinesë së Re.Përfshinë numrin më të masdh të
ujdhesave të regjionit të Mikronezisë. Mikronezija ka mardhënje të
veçantë me SHBA-të. Përbëhet nga katër shtete federale: Jap, Çuuk,
Ponpei dhe Kosrea.

Federatae Mikronezisë përfshinë gjthësejt 697 ishuj të përhapura në
arkipelagun e ishujve Karoline në një gjatësi 2900 km. Ishujt kan
prejardhje vullkanike, një pjesë e tyre me prejardhje korale. Gjinden
5.150 km në perëndim-jug-perëndim të Havajeve në Oqeanin e Qetë.

Çka është marksizmi kulturor?

Marksizmi kulturor është një degë e ideologjisë marksiste që i ka origjinat në pjesën e parë të shekullit të 20-të. Marksizmi kulturor lindi si përgjigje e intelektualëve marksistë europianë ndaj dështimeve ekonomike të ideologjisë marksiste, dhe e vë theksin e pabarazive tek kultura dhe jo tek arritjet personale të individëve. Kritikët e kanëparë Marksizmin Kulturor si një shkak kryesor të degradimit të degëve të humanitetit dhe shoqërore, të kulturës dhe civilizimiz në Perëndim. Ideja qëndrore e marksizmit kulturor është që të përgatisi Civilizmin Perëndimor për marksizmin ekonomik në një mënyrë graduale, hap pas hapi, duke sulmuar dhe degraduar të gjitha institucionet e kulturës Perëndimore, që nga kultura, shkollat, letërsia, arti, tradita Judeo-Kristiane, familja, dhe normat seksuale. Sulmet zakonisht kornizohen brenda termave Marksistë, si një përpjekje apo përplasje klasore mes shtypësve dhe të shtypurve – ku mes klasave të shtypura të pretenduara janë femrat, minoritetet, homoseksualët etj.

Terminologjia

Marksizmi kulturor është një term i përdorur nga kritikët pavarësisht se Marksistët e vet-deklaruar nuk e përdorin një term të tillë për të përshkruar veten e vet. Marksizmi kulturor i ka origjinat tek idetë e Marksit, megjithëse ata që përhapin idetë e Marksizmit kulturor jo gjithnjë e konsiderojnë vetem si ndjekës së Marksizmit (në kuptimin ekonomik). Më shpesh, promovuesit e Marksizmit Kulturor preferojnë ta përshkruajnëv eten dhe fushën e vet të veprimit me terma si Teoria Kritike, Postmodernizmi, Dekonstruksionizmi, Multikulturalizmi apo terma të ngjashëm.

Çka është PDA?

PDA gjithashtu i njohur si kompjuteri PALMTOP ose Asistenti Digjital Personal, është pajisje mobile që funksionon si menaxher informativ personal. PDA-të e sotme kanë mundësi të lidhen në internet. Kjo pajisje ka një ekran vizual elektronik, duke mundësuar përfshirjen e një shfletuesi në Web, por disa modele të reja gjithashtu kanë edhe mundësi zërimi (Audio), që mundëson përdorimin e tyre si telefon mobil ose si pajisje portabël për dëgjim të muzikës. Shumë PDA mund të kyçen në Internet, intranet ose ekstranete me anë të Wi-Fi ose Wireless Wide Area Networks. Poashtu këto pajisje janë të pajisura me ekran të ndjeshëm në prekje(ang. Touchscreen).

PDA-ja i parë është lansuar me 1986 nga Psioni, Organizer II. I përcjellur nga Psion’s Series 3, më 1991, i cili filloi t’i ngjajë stilit më të njohur PDA. Ai gjithashtu kishte tastierë të plotë.

Termi PDA është përdorur për herë të parë më 7 Janar 1992 nga Oficeri Ekzekutiv Kryesorë (CEO) i Apple Computers John Sculley në shoun “Consumer Electronics” të mbajtur në Las Vegas, Nevada, duke iu referuar platformës Newton të Apple. Më 1996 Nokia prezantoi telefonin mobil të parë me funksionalitet të plotë PDA, “9000 Communicator”, i cili u bë PDA më i shitur në botë. “Communicator”-i solli një kategori të re të telefonëve mobil të njohur si “PDA phones”,tani të quajtur “smartphone”. Një anëtarë tjetër në këtë treg ishte Palm, me linjë të produkteve PDA që filloj në mars 1996 me “Pilot 1000”.

Sot, pothuajse të gjithë PDA-t janë smartphone dhe tregu i tyre po rritet vazhdimisht, por një gjë është e sigurt ; PDA-të që nuk e kryejnë funksionin e telefonit shiten shumë më pak se sa ato që e ofrojnë këtë funksion.

Karakteristikat tipike

Një PDA tipike ka ekran të ndjeshëm në prekje për të futur të dhënat, një hapësirë për kartën memoruese (ang. Memory Card Slot) për të ruajtur të dhënat dhe IrDA (portin e infrared teknologjisë), Bluetooth dhe/ose Wi-Fi. Sidoqoftë, disa PDA mund të mos kenë ekran të ndjeshëm në prekje, duke përdorur një tastaturë numerike ose me karaktere për të futur të dhënat, tipike kjo për telefonët që janë PDA.

Nëse dëshirojmë të kemi funksionet e pritura nga PDA, një softuer i pajisjes tipikisht përfshinë një planifikim kalendarik, listë të punëve që do të kryhen, një adresar kontaktesh, kalkulator dhe disa lloje të programeve shënuese. PDA-t me lidhje pa tela (ang. Wireless) gjithashtu përfshijnë shfletuesin e internetit dhe një “email client”.

Ekrani i ndjeshëm në prekje (ang. Touchscreen)

Demonstrimi i ekranit Multi-touch Samsung Galaxy

Shumica e PDA-ve origjinal, psh si Apple Newton dhe Palm Pilot, përmbajnë këtë komponent për ndërlidhje me përdoruesin, duke pasur kështu vetëm disa butona, zakonisht të rezervuar për “shortcuts” për programet më së shpeshti të përdorura. Disa ekrane të tilla përfshirë pajisjet mobile Windows, kanë lapsin (ang. stylus) të ndarë për të lehtësuar seleksionimet. Përdoruesi bashkëvepron me pajisjen duke shtypur ekranin për të seleksionuar butonat ose komandat e caktuara ose duke zvarritur gishtin(lapsin) në ekran për të bërë seleksionimin ose lëvizjen poshtë lart.

Metodat tipike për të futur tekstin në një PDA përfshijnë :

    Tastierën virtuale, e cila shfaqet në ekran. Teksti futet duke shtypur atë tastierë me gisht ose me laps.
    Tastierën e jashtme të lidhur përmes USB, Infrared port-it, ose Bluetooth-it. Disa përdorues mund të zgjedhin për tastaturën me kabllo.
    Njohja e shkrimit me dorë – kur shkronjat ose fjalët shkruhen në ekranin e ndjeshëm në prekje dhe pastaj pajisja i kthen ato në tekst. Njohja dhe procesimi i shkrimit horizontal dhe vertikal të formulave, psh “1+2=”, mund të jetë gjithashtu një veçori.
    Njohja e goditjes lejon përdoruesin të para-definoj një bashkësi goditjesh në ekranin e ndjeshëm, nganjëherë në hapësirat hyrëse speciale, të shfaqin karaktere të ndryshme në hyrje. Goditjet janë forma të thjeshtësuara karakteresh, duke ia lehtësuar kështu pajisjes procesin e njohjes së tyre. Psh Palm’s Graffiti është një lloj i tillë i goditjes.

Pavarësisht nga projektet rigoroze kërkimore dhe zhvillimore, përdoruesit përjetojnë rezultate të përziera me sistemet që njohin shkrimin e dorës. Disave iu duket frustruese dhe joefektive, ndërsa disa të tjerë janë të kënaqur me cilësinë e njohjes.

PDA-t me ekrane të ndjeshme në prekje janë projektuar për përdorim biznesi, psh BlackBerry dhe Palm Treo]], zakonisht ofrojnë tastatura komplete dhe rrota rrotulluesë (scroll wheels) për të lehtësuar hyrjen e të dhënave dhe navigimin.

Shumë ekrane PDA-sh përkrahin disa forma të tastaturave të jashtme. Tastaturat kompakte të specializuara që ofrojnë qasje të plotë, por paraqesin problem në madhësinë për transport, janë të mundshme për shumë modele. Tastaturat e jashtme mund të lidhen drejtpërdrejtë në PDA, duke përdorur një kabllo, ose me anë të teknologjisë Wireless psh me Infrared ose Bluetooth. PDA-t e reja, si HTC HD2,Apple iPhone,Apple iPod Touch dhe Palm Pre, Pre Plus,Palm Pixi, Google Android (Sistem Operativ) përfshijnë forma më të avancuara të ekraneve të ndjeshëm në prekje që mund të regjistrojnë shumë prekje njëkohësisht. Këto ekrane “multi-touch” lejojnë ndërfaqe më të sofistikuara duke përdorur gjeste të ndryshme hyrëse me një ose më shumë gishta njëkohësisht.

Kartelat Memorike (ang. Memory Cards)

Kartelat Memorike

Edhe pse shumë nga PDA-t e hershme nuk kishin vende për këto karta, sot shumica kanë vende (ang. slots) të formatit “Secure Digital” ose “CompactFlash slot”. Edhe pse fillimisht i dizajnuar për memorie, Secure Digital Input/Output (SDIO) dhe CompactFlash kartat janë të disponueshme që të sigurojnë pajisje shtesë si Wi-Fi ose kamera digjitale, normalisht nëse pajisja i përkrah ato. Disa PDA kanë gjithashtu portin USB, kryesisht për lidhjen e “USB flash drives” e disa të tjera përdorin microSD kartat, të cilat janë elektronikisht kompatibile me SD kartat, por kanë madhësi fizike shumë më të vogël.
Lidhshmëria me tela

Përderisa PDA-të e hershme lidheshin me kompjuterët personal përmes porteve seriale ose ndonjë lidhje tjetër, sot shumica lidhet përmes USB kabllove. PDA-t nuk munden të lidhen tipikisht me njëri-tjetrin përmes USB, sepse USB kërkon që njëra makinë të jetë si “host” (prkth. mikpritës), që nuk është funksion tipik i një PDA-je.

Disa PDA të hershme kishin mundësinë e lidhjes në internet në mënyrë indirekte duke përdorur një modem të jashtëm që lidhej me PDA përmes portit serial ose “sync” konektorit, ose direkt duke përdorur një kartë integruese që ofron një port Ethernet.

Lidhshmëria pa tela

PDA-të më moderne kanë Bluetooth, një protokol i popullarizuar pa tela për pajisjet mobile. Bluetooth-i mund të përdoret për të lidhur tastaturat, dëgjueset, pranuesit GPS dhe pajisjet tjera të afërta. Ky protokol poashtu mundëson këmbimin e dosjeve ndërmjet dy PDA-ve. PDA-t modern kanë Wi-Fi (lidhmëri pa tela në rrjetë) dhe mund të lidhen me Wi-Fi hostët. Të gjithë smartphone-t dhe disa nga PDA-të modern si Apple iPod Touch, mund të lidhen në rrjetin e gjërë pa tela WWAN (akronim për Wide-Wireless-Area-Network), sikurse ato që ofrohen nga kompanitë e telekomunikimit me celularë.

PDA-të e vjetra nga 1990 deri më 2006 tipikisht kishin portin IrDA që lejonte një rang të shkurtër të përhapjes së valëve, për aq sa shiheshin dy pajisje afër njëra tjetrës. Disa modele të sotme përdorin këtë teknologji, edhe pse kjo është zëvendësuar nga Bluetooth-i dhe Wi-Fi. Për të komunikuar dy pajisje me IrDA atëherë ato duhet të kenë të dyja portin IrDA. Disa printerë kanë pranues IrDA, duke lejuar që PDA-të të printojnë nëse sistemet operative të tyre e përkrahin këtë. Tastaturat universale të PDA-ve përdorin teknologjinë infrared sepse shumë sosh që janë të vjetra e kanë atë. Teknologjia e Infraredit është më pak e kushtueshme dhe ka një përparësi që lejohet të përdoret edhe në bordin e avionit.

Sinkronizimi

Shumë PDA mund të sinkronizojnë të dhënat e tyre me aplikacione në kompjuterin personal të shfrytëzuesit. Kjo lejon që përdoruesit të aktualizojnë kontaktet, terminet ose informatat e tjera në kompjuterët e tyre duke përdorur softuer si Microsoft Outlook ose ACT! dhe të kenë të njëjtën transfer të të dhënash në PDA – ose të transferojnë informatat e aktualizuara nga PDA-ja prapa në kompjuter. Kjo eliminon nevojën që përdoruesit të aktualizojnë të dhënat e tyre në dy vende. Sinkronizimi gjithashtu parandalon humbjen e informatave të ruajtura në një pajisje nëse ajo humbet, vidhet ose shkatërrohet. Kur PDA-ja riparohet ose zëvendësohet, ajo mund të ri-sinkronizohet (“re-synced”) me kompjuterin duke kthyer të dhënat e përdoruesit.

Disa përdorues vërejnë se të dhënat janë më të shpejta në kompjuterët e tyre se sa në PDA, pasiqë hyrja e tekstit nga ekrani i ndjeshëm në prekje ose tastatura miniaturë është më e ngadalshme se sa tastatura reale fizike. Transferi i të dhënave në PDA me anë të kompjuterit është shumë më i shpejtë se sa futja manuale e këtyre të dhënave përmes pajisjes mobile të dorës. Shumë PDA posedojnë mundësinë të sinkronizohen me kompjuterin.Kjo mundësohet nga softuer sinkronizues të siguruar me pajisjet mobile të dorës ose nganjëherë me sistemin operativ kompjuterik.

Shembuj të softuerëve sinkronizues përfshijnë :

    HotSync Manager, për Palm OS PDA
    Microsoft ActiveSync, përdoren nga Win XP ose versione të vjetra të sistemeve operative
    Microsoft Windows Mobile Device Center për Win Vista
    iSync, i përfshirë me Mac OS X
    BlackBerry Desktop Softuer, vetëm për pajisjet BlackBerry.

Këto programe lejojnë PDA-në të sinkronizohet me “Personal information manager”, i cili mund të jetë pjesë e sistemit operativ kompjuterik, pjesë e PDA ose e shitur ndaras nga pala e tretë. P.sh. RIM BlackBerry vie me programin RIM Desktop Manager, i cili mund të sinkronizohet me Microsoft Outlook dhe ACT!. PDA-të e tjerë kanë vetëm softuerët e tyre të regjistruar (patentuar). Psh, disa Palm OS të hershëm kishin vetëm Palm Desktop-in, përderisa Palm PDA-të e mëvonshme si “Treo 650” kishin mundësinë të sinkronizoheshin tek Palm Desktop ose Microsoft Outlook. Microsoft ActiveSync dhe Windows Mobile Device Center sinkronizohen vetëm me MS Outlook ose MS Exchange server. Softueri sinkronizues i palës së tretë është i disponueshëm për disa PDA nga kompanitë si CommonTime dhe CompanionLink. Këta softuer mund të përdoren për sinkronizim të PDA-ve me Personal Information Manager të tjerë, të ndryshëm nga prodhuesi i PDA-së (GoldMine dhe IBM Lotus Notes).

Sinkronizimi pa tela

Disa PDA mund të sinkronizojnë disa ose të gjitha të dhënat duke përdorur aftësitë e rrjetës pa tela, në vend që të lidhen direkt me kompjuterin përmes kabllos. Pajisjet me Apple iOS, si iPhone, iPod Touch dhe iPad mund të përdorin shërbimin e nënshkrimit të MobileMe nga Apple për të sinkronizuar kalendarin, adresarin, e-mailin, “Internet bookmark” dhe të dhëna të tjera në një ose më shumë kompjuterë Macintosh ose Windows duke përdorur Wi-Fi ose lidhjet përmes celularit. RIM shet BlackBerry Enterprise Server tek korporatat e ndryshme kështu që përdoruesit e korporatës BlackBerry mund të sinkronizojnë PDA-të e tyre pa tela me kompanitë e Microsoft Exchange Server, IBM Lotus Domino, ose Novell GroupWise serverëve. E-maili, hyrjet kalendarike, kontaktet, punët dhe memo-t që ruhen në serverët e kompanisë sinkronizohen automatikisht me BlackBerry.

Përralla

Përralla është një nga format më të përhapura e më të njohura të prozës.

Përralla është një tregim i trilluar, plot fantazi dhe elemente të çuditshme në subjekt me anë të së cilës paraqiten mendimet dhe ëndërrimet e njerëzve në formë alegorike. Përrallat nuk nisen, si ndodh me këngët legjendare, nga një fakt i vërtetë (ndoshta edhe historik) që legjendarizohet, por nga një trillim i plotë, që megjithatë mban kurdoherë lidhje me probleme, me situata, me mendime filozofike, morale, shoqërore, estetike të jetës njerëzore.

Përrallat tregohen në prozë dhe kanë, domosdo, strukturën dhe elementet e tyre. Ato janë të përhapura në të gjithë botën dhe janë tepër të pëlqyera si për vlerat e tyre filozofike, ashtu edhe për vlerat e tyre didaktike. Pikërisht për vlerat e saj të gjithanshme, përralla ka tërhequr vëmendjen e shkencëtarëve : me të merren folkloristët, etnografët, psikologët, letrarët. Etnografia e studion përrallën si dokument kulturor e historik dhe merret me rolin e saj në shoqëri, psikologjia e sheh përrallën si shprehje të proceseve shpirtërore, ndërsa shkenca e letërsisë përpiqet të përcaktojë se ç’është ajo që e bën përrallën të jetë e veçantë edhe brenda llojeve të prozës gojore. Ajo synon të përcaktojë elementet më të qenësishme të këtij lloji dhe, ashtu si etnografia, të kërkojë zanafillën e saj.

Përrallat shqiptare shquhen për larminë e fantazinë e tyre dhe për thurjet interesante të subjekteve. Roli i fantastikës edhe në përrallat tona është shumë i madh. Me anë të saj rrëfimtari popullor deformon dhe përpunon qoftë artistikisht, qoftë në mënyrë filozofike subjektin, elementet e realitetit duke krijuar një simbolikë të pasur që flet alegorikisht për mësime shoqërore, etike dhe estetike për jetën. Pikërisht në vlerën e saj filozofike qëndron edhe një nga anët më të rëndësishme të përrallës. Nëpërmjet saj jepen gjykime për jetën, për lumturinë, për të mirën dhe të keqen, për të bukurën dhe të shëmtuarën, për aspiratat dhe ëndërrimet e njerëzve. Duhet thënë se vizioni i përgjithshëm që buron nga përrallat për botën e jetën është optimist. Kështu, edhe në përrallën tonë, e mira triumfon dhe njeriu me anë përpjekjesh dhe sakrificash, duke qenë kurdoherë i ndershëm, ia arrin më në fund lumturisë, arrin ta fitojë atë (e Bukura e Dheut, si simbol i lumturisë). Ky vizion optimist e realist e ka burimin te karakteri kolektiv i folklorit dhe shpreh soliditetin dhe qëndrueshmërinë e popullit përballë problemeve të jetës dhe vështirësive që dalin përpara.

Me afirmimin e leximit ndër masat e gjëra popullore, shumë shkrimtarë i kanë mbledhur përrallat së bashku me gojë dhënat popullore dhe nga to kanë krijuar gjini të ndryshme letrare, siç është p. sh. proza. Veqori kryesore e rrëfimit të përrallës është mënyra se si rradhiten episodet me qëllimin për ta mbajtur tensionin emocional deri në fund.

Takvimi 2015 – Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

1 Takvimi 2015 - Kohët e namazit 2015 për Kosovë

Takvimi per maqedoni, takvimi per Kosove, kohet e namazit 2015, kohet e
namazit per maqedoni, kohet e namazit per Kosove, takvimi 2015 per
shqiperi, takvimi 2014 shqiperi, kohet e namazit 2014 Shqiperi, namazi
2015 shqiperi, namazi 2015, falja e namazit 2015 shqiperi, shqipni
namazi 2015 kalendari i faljes se namazit 2016 shqiperi, shqipni 2015
namazi, Takvim per maqedoni 2015, takvimi per maqedoni, koha e faljes se
namazit per maqedoni, maqedoni takvimi 2015, takvimi maqedoni, koha e
faljes maqedoni, namazi maqe, takvimi 2015 per kosove, takvimi kosove,
takvim 2015, kohet e namazit 2015, koha e namazit 2015, namazi 2015,
koha per falje 2015, takvimi, shkarko takvimin 2015, shkarko takvim 2015, rapitful.blogspot.com, namazi, koha e faljes se namazit
2014,takvimi per kosove 2015, takvim 2015 shqip, takvimi janar 2015,
takvimi apo kohe e namazit, takvimi per kosove, takvimi per shqiperi,
falja e namazit 2015, koha e faljes se namazit 2015, falja e namazit 2015,kalendar takvim 2015 shqip, kalendari i namazeve, koha e namazeve 2015, shkarko kalendarin e namazeve, falja e namazeve 2015, namazi 2015,
falja e namazit 2015, takvim 2015 shqip,takvim kosova 2015, takvim
kosova 2015 janar, koha e faljes se namazit 2015 ne kosove, vaktija e
namazit 2015, vakti e namazit 2015, vaktia per namaz 2015, vakti e
namazit 2015, vaktia 2016, vakti i namazeve 2015,janar,shkurt,mars
prill,maj,qershor,korrik,gusht,shtator,t

­etor,nentor,dhjetor 2016

A ke pyetur ndonjëherë veten, a kam unë ndonjë cilësi të cilën e don Allahu dhe i dërguari i Tij ???

A ke pyetur ndonjëherë veten, a kam unë ndonjë cilësi të cilën e don Allahu dhe i dërguari i Tij ???

• Pejgamberi alejhi selam iu drejtua Eshexh Abdul Kajsit duke i thënë:
” Ti posedon dy cilësi të cilat i don Allahui i Lartmadhëruar: butësin dhe edukatën.


• Tha Eshexh abdul Kajsi: O i Dërguari i Allahut a thua vallë unë po e
stolisi veten më këto dy cilësi apo janë dhuratë nga Allahu i
Lartmadhërishem?

• Iu përgjegj Pejgamberi alejhi selam: Këto janë dhuratë nga Allahu i Lartmadhërishëm për ty.

• Tha Eshexh abdul Kajsi: Falenderimi i takon Allahut të
Lartmadhërishem që mi dhuroj dy cilësi të cilat i don Allahu dhe i
Dërguari I Tij.
(Muslimi)

Burimi: Senad Ramadani