Home » Archives for Dhjetor 2014

Muaj: Dhjetor 2014

Hidhërohet kur i them se përse nuk e…

Hidhërohet kur i them se përse nuk e arsyeton besimin e marrë prej
popullit. Ndërkaq, nuk hidhërohet fare për premtimet e abortuara, madje
krenohet me aftësinë për mashtrim!

Burimi:Iljasa Salihu
 

Reklama

Funksionarët sa të mirë që janë për vetveten

Funksionarët sa të mirë që janë për vetveten. Asnjë ligj nuk e propozojë
dhe nuk e miratojnë në dëm të tyre. Atyre u mjafton dëmi që ia sjellin
popullit. Ata përkundër se marrin mëditje duke mos e ditur se për çka
marrin, prej kujt dhe sa është shuma e asaj mëditje, ata u kujtuan se
për mëditjet e pranuara duhet të mos paguajnë asnjëfarë tatimi. Ec e
guxo të thuash se nuk janë të mençur!

Burimi: Iljasa Salihu

Të tjerët po i edukojnë me helmim fëmijët tanë përmes filmave vizatimor

Të tjerët po i edukojnë me helmim fëmijët tanë përmes filmave vizatimor.
Aty krishtlindjet po i paraqesin si diçka joshëse për fëmijët, përmes
së cilave po mëtohet diçka e errët. Po ashtu ngjashëm po ndodhë edhe me
babadimrin. Fëmijët nuk kanë faj, por të rriturit servila të cilët
heshtin përballë këtyre mashtrimeve me pasoja tejet të rënda. Nuk jam
kundër festave të të tjerëve, por jam për ruajtjen e qenësisë dhe të
kulturës sonë. Festat e mia vërtetë nuk plasi që të tjerët të mi
festojnë. Zgjohuni prindër sa nuk është bërë vonë!

Burimi: Iljasa Salihu

Nuk kemi tolerancë në një vend ku kemi cenim të vlerave dhe kulturës së një populli

Nuk kemi tolerancë në një vend ku kemi cenim të vlerave dhe kulturës së një populli. Në emër të tolerancës të thonë se festat dhe mënyra e festimit të atyre festave duhet t’i festosh edhe ti, përndryshe nuk je tolerant dhe je primitiv, në mos edhe ekstremist. Këta harrojnë se kësaj nuk i thonë tolerancë, por demagogji dhe thirrje për nënshtrim e servilizëm, ngaqë festat janë rruga të gjera që me lehtësi udhëtarët e huaj do ta humbnin busullën. Falë Zotit si mysliman dhe shqiptar që jam, nuk jam pa festa, ndaj festat e të tjerëve do t’i respektoj dhe do t’i shikoj vetëm si festa të të tjerëve!

Burimi: Iljasa Salihu

Koncepti qytetar është plotësues i atij kombëtar e assesi zëvendësues

Atyre që thirren vetëm në konceptim kombëtar në një shoqëri shumetnike,
asnjëherë pema nuk u çeli. Unë nuk e di se cili njeri normal do ta
mohonte konceptin qytetar, duke qenë se natyrshëm është qytetar i këtij
shteti, si dhe të njëjtin koncept ta paraqes si koncept përjashtues ndaj
konceptit kombëtar. Në sajë të kësaj mendësie, del se shqiptarët duhej
të merren vetëm me të drejtën e përdorimit të gjuhës shqipe,
të flamurit, ndonjë mjet buxhetor për ndërtimin e teatrove shqiptar,
ndërsa rrjedhat madhore shtetërore i përkitkan vetëm maqedonasve, ngaqë
ata duhet parë shtetin edhe në prizmin qytetar. Madje del se shqiptarët
nuk duhet të protestojnë kundër fabrikës vdekjeprurëse “Jugohrom”, ngaqë
ajri i pastër i duhet të gjithëve dhe jo vetëm shqiptarëve, apo duhet
protestuar vetëm për pjesën e ajrit që parashihet ta thithin shqiptarët!
Shqiptarët në Maqedoni dështuan, pikërisht sepse qytetarinë ia lanë në
dorë maqedonasve, ndërsa sikur u vetëmjaftuan vetëm me kërkesat tona
kombëtare, të cilat po prej atyre që thirren në emrin e konceptit
kombëtar, me një çmim tejet të ulët u shitën. Vetëm si qytetar të
barabartë të këtij shteti do të mund t’i artikulojmë si duhet edhe
kërkesat tona kombëtare. Do ta dëshmojmë se ky shtet dhe ky buxhet është
i të gjithëve dhe se në shoqëritë shumetnike pronësia e shtetit nuk
përcaktohet në sajë të përkatësisë etnike, përndryshe jashtë këtij
koncepti duhet prishur vetë shtetin.

Burimi: Iljasa Salihu

Cilat janë top-fjalët e vitit 2014, sipas Fisnik Ismailit?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka bërë një postim ndryshe në profilin e tij në Facebook.

Përmes
këtij postimi, ai përmend “Top 5-Fjalët” e vitit 2014, të cilat sipas
tij janë: “1. Ngërç; 2. Shpërthen; 3. Godet; 4. Të pasmet; 5. Pivotal”!