Home » Archives for Tetor 2014

Muaj: Tetor 2014

Dallohu me çka të duash, por mos u bëj mendjemadh!

Dallohu me çka të duash, por mos u bëj mendjemadh!

Kundërshto kë të duash, por mos e fyej askënd!

Hidhërohu si dhe sa të duash, por mos e lëndo askënd!


Vepro çfarë të duash, por mos e dëmto askënd!

Përshtati: Valdet Kamberi

Reklama

Njerëzit mund ta shpallin dëshmor kë të duan

Njerëzit mund ta shpallin dëshmor kë të duan, edhe pse nesër do të
dëshmojnë për çdo dëshmi të kësaj bote që i përkiste të vërtetës dhe
gënjeshtrës. Ndërsa Zoti është Ai që e pranon dëshmor atë që duhet, atë
që me të vërtetë kishte qenë dëshmitar i një ngjarjeje madhështore!

Burimi: Iljasa Salihu

Ummeti ynë ka më shumë nevojë për…

Ummeti ynë ka më shumë nevojë për dituri, thirrje, mësim dhe edukatë, sesa që ka nevojë për gjykatës.

Ndërsa sot fatkeqësisht kemi shumë pakë besimtarë që veprojnë si
mësues, thirrës, edukatorë, ndërsa kemi shumë që veprojnë si gjykatës.

Burimi: Senad Ramadani

Kur dëgjon fjalët e disa ligjëruesve në hutben e Xhumasë

Kur dëgjon fjalët e disa ligjëruesve në hutben e Xhumasë dhe në anën
tjetër njeh realitetin e tyre, bie në atë pozitë që ta pyesësh veten:

A është Ai a pom bojn sytë !!!

Allahu na bëftë nga ata të cilët atë cka e flasin së pari vetë e praktikojnë.
Amin

Burimi: Senad Ramadani

Pensionistët udhëtojnë falas me autobusët e Trafikut Urban

Nga java e ardhshme, pensionistët do të mund të udhëtojnë pa para me
autobusët e linjës 3 dhe 4 të Trafikut Urban. Ky ka qenë premtim i
kryetarit Shpend Ahmeti, i cili do të nis së funksionuari nga muaji i
ardhshëm.

Ky premtim është konfirmuar në emisionin 038 të KTV-së, nga vet kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

Të moshuarit që udhëtojnë çdo mëngjes për në parkun e “Gërmisë” me
linjën 4, kanë thënë se janë të lumtur që kryetari Ahmeti ka mbajtur
premtimin dhe se do ishte mirë që rregulli në të ardhmen të vlejë edhe
për linjat tjera.

E kjo mund të ndodh vetëm kur të bëhet riformatizimi i tërë Trafikut Urban, një prej premtimeve kryesore të kryetarit Ahmeti

Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit

Përpara se të lavdërohet dikush prej kolltukut të pushtetit se ata ishin
që i zbuluan shqiptarët e Rekës së Epërme, duhet të turpërohen po të
njëjtit njerëz për dëbimin e shqiptarëve prej trojeve të tyre dhe
fashitjen e kulturës dhe historisë shqiptare përgjatë mbajtjes së
pushtetit nga ana e tyre. Me qindëra shqiptarë ia mbathin prej
vendlindjes si rrjedhojë e kushteve të rënda që i krijuan të
pushtetshmit, ndërsa tani që zbuluan “ujin e ngrohtë” desh fluturuan,
përkundër që edhe në këtë rast nuk janë të çiltër, ngaqë edhe ashtu vetë
këta “shqiptarë” po e mohojnë kombësinë e tyre shqiptare. Sidoqoftë,
shpresojmë t’i rikthehen natyrshmërisë së tyre!

Burimi: Iljasa Salihu

Kur Vetvendosje…

Kur i rrotullojke VV kerret e EULEX-it, u qartshe, se shih çka po bajnë këta barabat. Sot qe çka na doli EULEX-i.

Kur i rrotullojke VV kamionat me mall Serbie, këqyrshe shtrembët. Sot
miliardat vazhdojnë me i shkue ekonomisë së Serbisë, e cila i përdor
kundër teje.

Kur e rrotullojke VV qytetin se negociatat s’bajnë,
na u idhnojshe që po ta prishim teraqellëkun n’terasë të kafiqit. Sot
Serbia hala zullimin s’ta ndalë.


Kur i rrotullojshin deputetët e VV-së dajak nëpër asfallt sa dojshin me e
parandalue shitjen e KEDS, u bajshe kishe s’po sheh. Sot po të sillet
dhoma kur po të vjen fatura e rrymës.

Kur i rrotullojke VV do
tulla me i thye 2-3 xhama, që ti me i pa hajnat brenda institucioneve
kah i vjedhin milionat, ti na shajshe qe po e dëmtojmë pronën publike,
që nuk e ka tejkalue kurrë ma shume se 300-400 euro. Hajt, qe, 1000
euro. Qe bre edhe 5000. Sot qata hajna ta kanë bllokue shtetin.

Edhe sa fatkeqësi duhen me i ndodhë këtij vendi të shkretë, ma, të cilat
VV i ka parashikue disa vjet ma parë, por ti i ke shti veshtë në lesh
qatherë, e sot e vuen çdo gja që ka mujtë me u parandalue shumë moti?
Plus hala me vazhdue me thanë që VV s’po i din gjanat? Ma, breh!

Pikërisht pse VV po i din këto gjana, po i parasheh edhe po ofron
zgjidhje për çdo problem 4-5 vjet pa u paraqitë vetë problemi, ti ishe
dashtë me e përbi qat krenari, me e gjuejtë qat inat në kantë të
bërllogut, me i mbathë këpucët edhe me ardhë te zyra e VV-së, me u
anëtarësue, edhe bashkë me punue pa u ndalë deri ta kfillim këtë vend.

Vetë s’kemi me mujtë as ti, as na.

Burimi: Fisnik Ismaili