Home » Archives for Shkurt 2014

Muaj: Shkurt 2014

Disa njerëz që humbën dashurinë dhe respektin nga të gjithë

Disa njerëz që humbën dashurinë dhe respektin nga të gjithë, tentuan
ta shfrytzojnë facebookun për tu ngritur – por fatkeqësisht edhe këtu
dështuan !!!

” Nëse nuk posedon edukatën profetike do të jesh i dështuar si në botën reale ashtu edhe në atë elektronike.”

Burimi:Senad Ramadani

Reklama

O Allah sa i mëshirshëm që je!…

O Allah sa i mëshirshëm që je!… Me këto lajme për vepra monstruoze të
bashkëkombasve tonë, si vrasja e braktisja e foshnjave nga prindërit,
therrja tani edhe në shkolla fillore, njerëz që humbën çdo vlerë
njerëzore, që edhe fjalën Tënde e përqeshin… Po edhe gurë nga qielli
të binin do ishte e merituar. Ndërsa Ti, vetëm shiun e ndale. Këtë
mëshirë vetëm Ti e ke, Er-Rrahman.

Burimi:Enis Presheva

Ato të cilët të vlersojnë dhe të respektojnë kur pajtohesh me idetë e tyre

Ato të cilët të vlersojnë dhe të respektojnë kur pajtohesh me idetë e
tyre, ndërsa të nënvlersojnë dhe nuk të rrespektojnë kur i kundërshton
ata, dije se të tillët të llogarisin urë kaluese drejt ëndjeve të tyre e
jo rrugë që shpie tek e vërrteta.

| përshtatur nga AbulAziz eTarifi |

Burimi:Senad Ramadani

Ja se cila kategori pëllet kundër fesë

Aq shumë kishte qenë i
zënë me punë të atdheut, sa të atin 60 vjeçar e kishte dërguar në shtëpi
të pleqve! Kjo kategori harron se vetë fjala atdhe ka prejardhje prej
fjalës at dhe tokë ose dhe (tokë e babait).

Po këtë kategori
njerëzish i pashë të jenë bërë milionerë duke punuar për atdhe dhe duke e
strukur të atin në shtëpi të pleqve, edhe atë në emër të atdheut, edhe
pse asnjë qindarkë nuk e kishin dhënë për këtë vend, përkundrazi atë e
kishin vjel e mjel padhembshurisht.

Burimi:Iljasa Salihu