Home » Archives for Tetor 2013

Muaj: Tetor 2013

Mjeku politikan, pse jo dikur edhe politikolog, kurse politikologu asnjëherë mjek


Kam dëgjuar dhe parë shumë mjek ta kenë braktisur profesionin e tyre,
përkundër që me shumë vështirësi kryhen studimet për mjekësi, për t’u
marrë kështu me politikë ose me tregti, edhe pse politika dhe tregtia
sot nuk dallojnë gjithaq.

Ndërsa fatmirësisht ende nuk kam
dëgjur dhe parë politikolog (edhe pse ka dallim mes politikës dhe
politikologjisë, në këtë rast duken si shumë të përafruar, ngase
natyrshëm edhe ashtu janë) dhe ekonomistë ta kenë braktisur profesionin e
tyre, përkundër që këto dy fusha nuk janë aq të vështira për t’u kryer,
për t’u marrë kështu me mjekësi.

Ajo që në këtë rast më shumë
më habit, është fakti i braktisjes së asaj që me shumë sfilitje
rrumbullakohet dhe të qenit besnik të asaj që kryhet shumë më lehtë se
mjekësia. Ndoshta fitimi financiar është fajtori kryesor për gjithë këtë
mishmash? Unë nuk jam i sigurt në gjetjen e një përgjigje të duhur.
Kush ka ndonjë përgjigje tjetër, le të urdhërojë!

Burimi:Iljasa Salihu
Reklama

Prej dhikrit të mbrëmjes

أَعُوذُ بِكَلِمَاتِ اللَّهِ التَّامَّاتِ مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

E’udhu bi kelimatil-lahit-tammati min sherri ma halaka. (tre herë në mbrëmje).

Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të All-llahut nga sherri (e keqja) që ka krijuar.

Kush e thotë këtë tri herë në mbrëmje, nuk i bën dëm temperatura e asaj
nate. (Ahmedi 2/290, Nesaiu në “Amelul-jevmi vel-lejleh” hadithi
nr:590, Ibën Sunnijj nr:68). “Sahih Et-Tirmidhi” 3/187, “Sahih Ibën
Maxheh” 2/266 dhe “Tehfetul-Ahjar” fq.45.

 Burimi:Bekir Halimi
 

Një thënie për paranë, lumturinë dhe trishtimin

Edhe pse paraja nuk mund të blejë lumturinë , me siguri të lejon të zgjedhësh formën e trishtimit që dëshiron …
Thenie, Thenie per parane, Thenie per parate, Thenie per lumturine, Thenie per trishtimin
 

Po nuk pate Islam, nuk do kesh as shëndet !?

Sa është e qëlluar thënja popullore: “Kryesorja është me kanë shnosh (me shendet) tjerat vijnë vetë”

Muslimani e di se shëndeti pa iman nuk mund të mbijetoj gjatë, e dini pse ?

-Sepse po nuk e pate Islam, edhe nëse je me shëndet, nuk do e konsiderosh haram konsumimin e alkoholit dhe si pasoj e kësaj, ke për t’i pësu të gjitha dëmet e alkoholit dhe kështu shëndeti yt nuk do jetë më i mirë.

Po nuk pate Islam, atëherë nuk ke për ta konsideruar drogën si të ndaluar dhe kështu do të bëhesh narkoman dhe shëndeti yt, besa edhe jeta yte do cënohet deri në vdekje.

Po nuk pate Islam, atëherë para çdo sprove (sidomos ato përcaktimet e Zotit) do përjetosh depresion të madh (duke mos e pranuar përcaktimin e Zotit) dhe shpesh herë këto raste rezultojnë me vetëvrasje e varje.

Po nuk pate Islam, nuk do e konsiderosh të ndaluar të shkosh pas kurvërisë dhe si pasoj e kësaj do jesh i rrezikuar nga dhjetra sëmundje seksualisht të transmetuara (sic është AIDS).

Po nuk pate Islam, nuk do kesh ndërgjegjën e haramit që të bësh abort dhe kështu të vrasësh fëmijë dhe të dëmtosh shëndetin tënd (sepse thonë se një abort ka dëme shëndetësore sa 3 lindje). Etj etj..

Po nuk pate Islam, nuk do kesh as shëndet (kjo është thënjë popullore e muslimanit).

K. Gashi

Një tregti që do të zhdukë edhe vetë fjalën tregti!

Shqipëria ka menduar se si më së miri mund t’i rregullojë marrëdhëniet e mira ndërfqinjësore. Ajo përmes kërkesës për ligjësimin e martesave mes gjinive të njëjta, fillimisht ka menduar t’i martojë meshkujt me meshkuj e gjelat me gjelë, ndërsa tepricën e femrave për një kohë do ta eksportojë si prodhim i vyeshëm vendor për në Serbi dhe për në Maqedoni për t’i pajisur kështu me vajza të bukura shqiptare beqarët dhe vejanët serb e maqedonas, të cilët moti kohë i kishin braktisur femrat e kombësisë së tyre për të ikur gjithandej në Evropë ose për të ushtruar ndonjë profesion në vendin e tyre, profesion ky që ia pamundësonte martesën e rregullt.

Pasi Shqipëria mëmë të lodhet së përqafuari e ledhatuari dash me dash, atëherë do të kërkojë ndihmë prej nipave andej gardhit me identitet të pështjelluar. Fëmijët e gjorë, sigurisht që do të krenohen kur t’i shohin nga dy gjyshër në një shtëpi, kurse pas pak do të mallëngjehen rëndë kur të paktën nuk do ta shohin një gjyshe të vetme nëpër ato shtëpi, madje edhe do të habiten kur ta shohin kotecin e stërmbushur vetëm me gjela, prej të cilëve domosdoshmërisht kërkohet të bëjnë vezë, gjela këto që përmes këngës do t’i thonë, – kikirikuuu, ooo kikirikë, nuk mundemi të bëjmë vezë, ashtu si nuk mund të rrezatoni ju ndershmëri!

Iljasa Salihu

Myzhde nga Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem

Namazi i sabahut i rende per disa te ri.
Për të rritur motivin dhe forcuar vullnetin lexoni këto hadithe të Pejgamberit sal-lallahu alejhi ve sel-lem.
Pejgamberi sal-lallahu alejhi ve sel-lem thotë:
“Jepu myzhde atyre që ecin në errësirë (shkojnë në namaz të sabahut dhe jacisë) me dritë të plotë në Ditën e Kijametit”. Ebu Davudi dhe Tirmidhiu. Hadithi është sahih.
Gjithashtu thotë:
“Ai që fal jacinë me xhemat i llogaritet sikur të kishte falë gjysmën e natës dhe ai që fal sabahun në xhemat i llogaritet sikur të kishte falë tërë natën”.
Muslimi.
Gjithashtu thotë:
“Kush i fal dy të freskëtat hyn në Xhenet”. Buhariu dhe Muslimi.
Të mos harrojmë edhe faktin se namazi me xhemat vlerësohet 25 ose 27 fish ma shumë.
O Allah na ndihmo të jemi të rregullt në namazin e sabahut!

Burimi:Bekir Halimi