Home » Archives for Dhjetor 2012

Muaj: Dhjetor 2012

Dy organet me te mira dhe me te keqija

Transmetohet që Lukmani i urtë ka qenë shërbëtor te një i pasur.

Një ditë, zotëriu i tij e urdhëroi ta therrë një dele dhe t’ia sjellë dy organet më të mira. Lukmani pasi e therri delen, ia dërgoi zotëriut të tij gjuhën dhe zemrën. Pas një kohe përsëri e urdhëroi ta therrë një dele dhe tani t’ia sjellë dy organet më të këqija, dhe Lukmani përsëri solli gjuhën dhe zemrën.
I çuditur me sjelljen e tij, zotëriu i tha:

– Unë të urdhërova që të më sjellësh dy organet më të mira, e ti më solle gjuhën dhe zemrën, pastaj të urdhërova që të më sjellës dy organet më të këqija, e ti përsëri më solle gjuhën dhe zemrën – ku është fshehtësia e sjelljes tënde në këtë mënyrë?”

Lukmani u përgjigj:

– Vërtetë nuk ka gjë më të bukur se gjuha dhe zemra kur janë të pastërta, dhe asgjë më të keqe se këto kur janë të prishura.

Përktheu dhe përshtati:
Prim.dr.med.sc. Ali F. Iljazi

Reklama

Kamomili dhe vetitë e saj


Kamomili eshte nje bime barishtore, mjaft e përhapur, rritet pothuajse gjithandej.

Bimes i perdoren lulet,sepse te lulet perqendrohen te gjitha vlerat e saj kurative.

Lulet
mblidhen kur jane te çelura sepse ne kete moment ajo ka maksimumin e
lendeve aktive dhe thahen per tu ruajtur.

Duhet bere kujdes te mos
ngaterrohet me nje lule tjeter qe i perngjan shume, tjetra quhet kamomil
i eger, ose kamomil ferre, ose kamomil bastard.

Eshte e ngjashme me
Kamomilin e zakonshem, por nuk ka aftesi terapeutike dhe mund te jep
shpesh reaksione alergjie.

Lulja e kamomilit te zakonshem  pasi mbaron çeljen, i kthen mbrapa petalet.

Kjo e dallon nga “kamomili i ferrres” i cili nuk vepron keshtu.

Vetite Kurative:

1-Qe ne lashtesi Kamomili eshte njohur per vetite e tij kurative si
qetesues ne gjendjet e ankthit dhe ne pagjumesi. Qeteson sistemin
nervor, ne kete menyre edhe gjumi te ze me shpejt.

2-Qeteson dhimbjet dhe spazmat e stomakut dhe te zoreve. Ka efekt
antiinflamator ne stomak dhe ne zorre si psh: kur keni dhimbje barku, ose
kur keni ngrene shume.

3-Kamomila perdoret edhe per shperlarje sepse ka veti antimikrobike,
ne infeksione gjenitale te femrat, ne skuqje, ne kruajtje perdoren
shpelraje me uje kamomili.

rendesia e cajit te kamomilit,kamomili dhe shendeti,shendeti dhe kamomili,rendesia e kamomilit

Si t’i largojmë brengat?!

Një ditë i Dërguari i Allahut saws hyri në xhami. Ai pa një ensar me emrin Ebu Umame dhe i tha:
“Ebu Umame, përse të shoh në xhami jashtë kohës së namazit?”

“Brengat dhe borxhet më kanë kapluar, o i Dërguari i Allahut” – tha ai.

Pejgamberi saws i tha: “A do të t’i mësoj disa fjalë, të cilat kur t`i thuash, Allahu do të mënjanojë brengën dhe do ta paguash borxhin tënd?”. “Po, o i Dërguari i Allahut” – tha ai. Pejgamberi saws i tha:

“Në mëngjes dhe në mbrëmje thuaj: “O Zot, më mbroj nga brenga dhe pikëllimi, më mbroj nga pafuqia dhe përtacia, më mbroj nga qyqaria dhe koprracia dhe më mbroj nga vështirësitë, borxhi dhe anashkalimi i njerëzve“.

Ebu Umame më vonë tregon: “Veprova kështu dhe Allahu ma largoi brengën e më ndihmoi ta kthej borxhin tim”.