Home » Archives for Shtator 2012

Muaj: Shtator 2012

Ç ‘do te behem – vjershë

Ç ‘do te behem – vjershë

Në u bëfsha traktorist,
murator, elektricist,
gjeolog, a infermier,
kudo do të punoj me nder.

Po të bëhem aviator,
marinar a minator,
do të punoj unë me gëzim,
për lavdine e vendit tim.

Ç ‘do të bëhem nuk e di
Sepse ende jam fëmije;
Por sot duhet të mësoj,
Që të di si të punoj.

vjersha,vjershe,poezi,poezia,per,poezite,vargje,vargje per,poezi per.vjersha per femije,vjersha per fmije,cdo te behem,profesion,profesionin,profesionet

Reklama

Tire, Tire – vjershë

Tire, Tire

Tire, tire, tire
Moj gjyshja Nadire!
tire lesh prej dele
Të më bësh fanelle!
Mirë të më rrijë,
Dimrit t’mos më ngrije.
Tire mirë e hollë
Që të shkoj në shkolle!
Të më ket dhe hije
Se jam çun malsie.

vjersha,vjershe,poezi,poezia,per,poezite,vargje,vargje per,poezi per.vjersha per femije,vjersha per fmije,vjersha per gjyshen,gjyre,nadire,tire tire,tjerre,tjerre

Borgjezi fisnik – Molieri (Analiza)

 Shkruar nga: Agon Bislimi

Borgjezi fisnik është një nga veprat më realiste e me permbajtje të thellë shoqërore.

Molieri vazhdon traditat e komedisë popullore, por duke e ndryshuar në komedi balet, krijon ambientin për të goditur aristokracinë dhe për të vënë në lojë borgjezët mendjelehtë e hundëpërpjetë, që përpiqen të imitojnë në çdo gjë aristokracinë e oborrit mbretëror.

Si personazh kryesor i kësaj komedie del një tregëtar i pasur, Zhurdeni, i cili është krejt i paditur, mëndjeshkurtër dhe ambicioz.

Ai kërkon t’u përngjajë fisnikëve të mëdhenj, të lidhë krushqi me ta dhe, po pat mundësi, të fitojë edhe ndonjë titull fisnikërie.

Për të përvetësuar shkëlqimin e jashtëm të zotërinjve, mënyrat, veshjet, mësimin e tyre, ai merr nga mësues privatë mësime muzike, skermi, vallëzimi, filozofie.

Këta mësues që nuk dinë gjë të madhe, janë fodullë e qesharakë me rolin e tepruar, që u mveshin arteve të tyre (Asnjë shtet s’mund të ekzistoj pa muzikë — thotë p.sh. mësuesi i muzikës. — Gjithë luftërat, gjithë çrregullimet, që ndodhin në botë, shkaktohen nga mosditja e muzikës).

Ata përfitojnë nga budallallëku i tregëtarit për ta rrjepur mirë e bukur.

Zhurdeni nga dëshira për të hyrë në marrëdhënie me shoqërinë e lartë, mban lidhje miqësore me aristokratin Dorant, duke shpresuar të njoh nëpërmjet tij markezen Dorimenë.

Doranti përfiton nga kjo mani për të shfrytëzuar me lloj-lloj mënyrash tregëtarin mendjelehtë.

Ky s’dëgjon t’i japë për grua të bijën e tij Lucilën djaloshit të ndershëm Kleont, që e dashuron për të vetmen arsye se ai është borgiez e jo aristokrat.

Atëherë Kleonti sipas dëshirës së shërbëtorit të tij, Kovjelit, vendos të përdorë dredhi për t’ja arritur qëllimit: vishet si turk dhe duke u paraqitur si i biri i sulltanit të Turqisë, i kërkon Zhurdenit të bijën për grua.

Ky e jep pëlqimin e tij dhe Kleonti martohet me Lucilën.

Në kundërshtim me Zhurdenin, simpatizues budalla i bujarëve, qëndrojnë e shoqja dhe e bija si dhe Kleonti me shërbëtorin e tij Kovjel, qe janë pajisur me mjaft cilësi pozitive: gjykim të drejtë, dashuri për punë, ndershmëri, kuptim serioz të dashurisë.

Kleoni dhe e shoqja e Zhurdenit nuk e kanë për turp që njohin haptazi prejardhjen shoqërore borgjeze të tyre.

borgjezi fisnik,analiza,borgjezi xhentelmen,borgjezi kritika letrare,referate,referat shqip,analiza, analiza letrare,borgjezi fisnik,analiza letrare te veprave te molierit,molier

Çka është borgjezia ?

 Çka është borgjezia ?

Borgjezia është klasa sunduese në shoqërinë kapitaliste, që zotëron veglat dhe mjetet kryesore të prodhimit shoqëror dhe që shfrytëzon punën me mëditje të punëtorëve, duke nxjerrë fitime nëpërmjet mbivlerës.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth,
do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi,
eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me
fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka
kuptojme me termin, cfare do te thote fjala, c’ka,borgjezia,borgjezi,borgjezite,borgjez,borxhez, 

Çka është Aristrokracia ?

1.Aristrokracia është shtresa me e lartë e feudalëve, shtresa e fisnikëve të një vendi; pjesa më e privilegjuar e klasës sunduese në shoqërinë shfrytëzuese. Aristokracia e lartë. Aristokracia feudale. Aristokracia fisnore.

2. Aristrokracia është pjesë e vogël e një klase ose e një grupi shoqëror, që ka disa privilegje dhe një vend të veçantë. Aristokracia financiare. Aristokracia punëtore pjesa e borgjezuar e klasës punëtore.

3. hist. Aristrokracia është formë qeverisjeje, në të cilën pushtetin e ka një grup i vogël fisnikësh me tituj të trashëgueshëm.

Cka,qka,ceshte,cfare,qeshte,çka,çfarë,domethene,dmth,
do te thote, definicioni, perkufizimi,shpjegimi, kuptojm,shqip,nenkuptojm,nenkuptimi,
eshte,quajme, quhet, kuptimi i fjales, domethnja e fjales, jane, kuptojme me
fjalen, termi,paraqet, kuptimi, paraqesin, nocioni, perkufizimi,paraqet,perkufizon,definicioni,definimi,cka
kuptojme me termin, cfare do te thote fjala, c’ka, aristrokracia,aristrokrat,aristrokracia shqip

Analiza e veprës ”Lahuta e Malcisë” nga Gjergj Fishta

Lahuta e Malcisë Gjergj Fishta (Analiza)

Lahuta e Malcis nuk është vepër historike, edhe pse mbështetet në ngjarje historike dhe përshkruan persona të vërtetë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një trillim fantastik, megjithëse në të pasqyrohet një popull që bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat e veta.

Lahuta e Malcis është një poemë epiko-heroike, një vepër epope, subjekti i së cilës është ndërtuar mbi epizode të shumta, ku veprojnë një numër i madh personazhesh historike e mitologjike.

Baza kompozicionale e poemës është konflikti ndërmjet dy popujve më të vegjël në Ballkan: i shqiptarëve me malaziasit.

Ky konflikt nis në Vraninë, një ishull i vogël në Liqenin e Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Mali të Zi, dhe përfundon në Londër, në Konferencën e krerëve të Fuqive të mëdha, të cilët morrën vendimin që forcat shumëkombëshe të vendoseshin në qytetin e Shkodrës, për të zgjedhur këtë konflikt.

Në Vraninë ndeshet shkodrani Oso Kuka, në krye të rrojeve të postës kufitare, me malaziasin Vuk Drakoviqin, që i printe një bande cubash.

Më pas ndeshen forcat e Dervish Pashës, të dërguara nga sulltani, me ushtrinë e Mark Milanit, të ngritur nga Krajl Nikolla i Malit të zi për të pushtuar tokat e Perandorisë OsmaneBallkan.

Kjo vepër ka për temë heroizmin shqiptar, luftërat e popullit shqiptar për pavarësi, pra luftërat e shekullit të kaluar.

lahuta e malsise analiza,referat,vepra,kritika,analize,lahuta e malcise,lahuta e lahute e malcise,kritika,letrare

Lulja e kripës -Jakov Xoxa – Analiza

Lulja e kripës -Jakov Xoxa – Analiza

Edhe ky roman i dyti me radhë, shkruar nga Jakov Xoxa, trajton një temë nga e kaluara jo shumë e largët e popullit shqiptar, në të cilën shprehet epoka e sakrificës së madhe të njeriut tonë.

Ngjarjet e përfshira në këtë vepër janë ato të vitit 1940, pra koha kur Shqipëria ishte e okupuar nga pushtuesit fashistë.

 Edhe në këtë prozë autori e shfrytëzon lëndën nga legjendat dhe gojëdhënat dhe nga rrethanat e përgjithshme kombëtare, nga jeta shoqërore e historike e kohës.

 Kompozicionin e përbëjnë dy pika kryesore: fatet e dy familjeve, asaj të Grigor Dosarit dhe të Milto Sopit.

Në mënyrë të drejtpërdrejtë, shkrimtari flet edhe për rrugën e gabuar që kishin zgjedhur disa të rinj shqiptarë në kohën e okupacionit, të cilët duke mohuar vetveten, pranojnë modën dhe botën e degjeneruar të armikut.

lulja e kripes analiza,analiza e romanit lulja e kriposur,lulja e kripes,lulja e krypes,analize,kritike letrare,referat,referate

Lumi i vdekur – Jakov Xoxa (Analiza)

Lumi i vdekur – Jakov Xoxa (Analiza)

Ngjarjet te romani “Lumi i vdekur” shtrihen brenda viteve 1938 -1939 të shekullit XX.

Rrëfimi i ngjarjes në romanin “Lumi i vdekur” fillon me shpërnguljen e dhunshme të familjes së Pilo Shpiragut nga fshati Grizë dhe mbyllet pas një viti, me shpërnguljen po të kësaj familjeje, tani nga fshati Trokth.

Brenda këtij harku kohor janë vendosur një varg ngjarjesh, kryesisht dramatike, me intensitet shkallëzues.
Qerrja e ngarkuar me plaçkat e shtëpisë nis rrugën pa ditur ku do të degdiset. Sa për një natë Pilo Shpiragu vendos të strehohet tek hani i Bishtanakës, ku rastësisht ai do të gjejë “shpëtim” te tregtarët e Fierit, të cilët do ta punësojnë në fermën e fshatit Trokth.

Në të njëjtën kohë ai do të njihet dhe me familjen kosovare të Sulejman Tafilajt. Të dyja këto takime do të përcaktojnë rrjedhën e mëtejshme të jetës dhe të fatit të familjes Shpiragu. Ngjarja pas takimit në hanin e Bishtanakës do të lejojë degëzimin e rrëfimit dhe të gjurmëve të rrugës së familjes kosovare, por dhe të asaj të fshatarëve të Trokthit, ku kemi një përqëndrim të veçantë rreth historisë së familjes së Koz Dynjasë. Pilo Shpiragu me familjen e vet do të përfundojë në fshatin Trokth dhe do të marrë në dorëzim gjënë e gjallë të tregtarëve fierakë. Fshati nuk e pret mirë familjen e ardhacakut dhe e konsideron si dorë të zgjatur të tregtarëve fierakë, por Pilo Shpiragu përqendrohet i tëri vetëm në një pikë: si ta sigurojë ekzistencën e familjes së vet të mbetur në rrugë. Bota e fshatit të Myzeqesë, pra, shtrihet brenda projektit të gjerë përmes fatit të tri familjeve: të familjes Shpiragu, të dëbuar nga beu i vendit, të asaj kosovare Tafilaj, të dëbuar nga pushtuesi sllav dhe të familjes trokthase të Koz Dynjasë.

E para do sprovohet përmes kthesave më të mprehta dramatike, ajo e Kosovës do të sfidohet nga shija dhe ndjenja e ardhacakut, e të huajit, prandaj e nënshtruar do të provojë të përshtatet në kushtet e reja, si dhe familjet e fshatit Trokth të vendosura në luftë të përhershme për t’u mbrojtur dhe për të siguruar ekzistencën. Paralelisht me këto rrjedha dhe e gërshetuar me to do të zhvillohet edhe lidhja intime mes vashës së Shpiragajve me emrin Vita dhe kosovarit Adil. Kjo linjë nga ana e vet ka shijen dhe domethënien e një simbolike.Pakti mes Pilo Shpiragut dhe tregtarëve të Fierit nuk do të arrijë ta mbushë as rrethin kohor të një viti. Përmbytja simbolike e fshatit nga lumi i përçudnuar solli pasoja tragjike për Shpiragajt, të cilëve dhe ç’ka u mbeti nga gjëja e gjallë do t’ua rrëmbejnë përsëri trëgtarët.

Kështu, familja Shpiragaj mbeti në mes të rrugës më e vetmuar dhe më pa asgjë se kurrë më parë. Ballë për ballë me rrezikun për të mbetur pa ekzistencë, që të mbiietojë, Pilo Shpiragu ai vendos t’i bindet përsëri beut dhe të pranojë kërkesat e tij që si viktimë të parë lakmonte Vitën, ai vendos ta punësojë atë kopile në oborrin e beut. Por, shpleksja e narracionit të romanit do të nisë me arratisjen e Vitës dhe të Adilit në male. Figura e Pilo Shpiragut (dhe e familjes Shpiragaj) është strumbullar që i lidh tërë rrjedhat narrative të romanit.

Ky përcaktim kompozicional i autorit ka rezultuar që, edhe pse bëhet fjalë për një nga romanet më voluminose të letërsisë shqiptare, rrjedhat fabulare të tij lidhen përmes një kohezioni të qëndrueshëm, të brendshëm. Edhe atëhere kur rrëfehen “mesele” nga urtia dhe përvoja jetësore e popullit, që në fakt është karakteristike e rrëfimit romanesk të këtij autori, ato, qoftë drejtpërdrejt ose tërthorazi, lidhen dhe kanë të bëjnë me shtratin bosht të ngjarjes së rrëfyer. Pilo Shpiragu është figurë tek i cili është përqendruar vëmendja e autorit. Dhe, ai, Pilo Shpiragu, është nisur të jetë i përkryer si njeri, që ta ruajë deri në fund pastërtinë, por ligjet e jetës mbi të kanë rënë me tërë brutalitetin dhe në çaste të caktuara e kanë detyruar të lakohet.

Megjithatë, Pilo Shpiragun e përjetojmë si figurë që rrezaton domethënie përgjithësuese, si person që shpreh dhe një pjesë të sprovave e të dilemave të kohës së vet. Autori mëton që në tiparet e tij (edhe te Koz Dynjaja) të koncentrohen paragjykimet dhe morali i fshatarëve shqiptare të kohës; përmes tyre ai arrin të realizojë tipizimin letrar për rrethanat e mjedisit shqiptar të asaj kohe. Natyrë energjike dhe me inisiativë Pilo Shpiragu beson se do të arrijë pavarësinë ekonomike të familjes, falë krahëve dhe djersës së vet, duke mos e ndjerë nevojën për solidaritet. Por ky ishte një iluzion. Pilo Shpiragu,këtë nevojë do ta ndjejë vonë. Edhe figura e familjes kosovare, ajo e Sylejman Tafilajt, në vetvete është bërthamë që mpleks jehona të rëndësishme nga drama e përgjithshme kombëtare.

 E dëbuar dhunshëm nga pushtuesi serb ajo nuk do të rehatohet në moçalet malarike të Myzeqesë dhe nuk do ta gjejë ngrohtësinë e mjedisit. Fati i familjes së arratisur dhe të dëbuar kosovare do të vazhdojë dhe në epokën e komunizmit shqiptar.

Jakov Xoxa i ka vërejtur me mprehtësinë e intuitës krijuese raportet mes fshatarëve të Myzeqesë dhe të Kosovës që në fillim e kanë përjetuar si kundërshtar njëri-tjetrin, si palë që do ta rrezikonte apovështirësonteekzistencënesecilit.

Tek romani Lumi i vdekur, krahas rrjedhave spontane të veprimeve të personazheve, qoftë të përcaktuara ato nga shtysat e jashtme ose të brendshme, ndjehet ndërhyrja e autorit, sado e fshehtë qoftë. I tillë duket dhe veprimi i arratisjes së dy të rinjve, i Vitës dhe Adilit. A është ky një veprim i paramenduar si zgjidhje e mundshme, apo vetëm veprim i turbullimit të çastit, që se ka të qartë ecjen, drejtimin, cakun? Sikur ky vendim të ishte vendosur në një kontekst tjetër kohor, bie fjala në fillim të viteve ’30, do të dukej plotësisht pa rrugëdalje, si një ikje drejt një horizonti fare të mbyllur.

Kurdisjen e zgjidhjes si arratisje nga kurthi, autori e bën duke thirrur në ndihmë një alibi të fortë: arratisja në fund të viteve ’30 përputhet me fillimin e një përmbysjeje të madhe historike, përmbysje që do ta sillte dhe që e solli Lufta e Dytë Botërore.

Vetëdijshëm apo jo, dy të rinjtë do të gjenden në krahët e kësaj lëvizjeje për ndryshime të mëdha. Një parim tjetër në praktikën krijuese të Jakov Xoxës është edhe synimi për të rrëfyer bindshëm.

Ai që rrëfen, pra tregimtari në emër të autorit, dëshiron ta bindë lexuesin në atë shkallë vërtetësie që nuk është e mundur pa qenë njëherë i bindur vetë, ai që rrëfen.

Ky parim tregimtar e kultivon praktikisht sqarimin, arsyetimin, mbështetjen absolute të çdo detaji dhe të çdo veprimi.

Një dimension që romanin e Jakov Xoxës e bën tërheqës, është ndjenja se tërësinë e fabulës e rrëfen një dëshmitar i vërtetë i ngjarjeve dhe se ky tregimtar thotë të vërtetën, di të zgjedhë fjalë e shprehje të vërteta, t’i shqiptojë qetë ato, të nxisë kërshërinë për të dëgjuar e për të ditur ” Ç’ndodhi më vonë”; të zgjojë interesim për personazhet.

Kështu, Jakov Xoxa në mbështetje të përvojës krijuese realiste dhe të filozofisë jetësore të shpirtit kolektiv, ka artikuluar stilin, shkollën e vet në zhanrin e romanit shqiptar në përgjithësi.

lumi i vdekur analiza,analiza e romanit lumi i vdekur,lumi i vdekur analize,referat,referate,kritika e romanit lumi i vdekur,lum i vdekur,analiza e romanit lumi i vdekur,Jakov Xoxa, lumi i vdekur ese,trajtim,kritike