Home » Archives for Prill 2012

Muaj: Prill 2012

Sekuestrimi i sendeve

Sekuestrimi i sendeve apo marrja e përkohshme e sendeve është një veprim procedural që konsiston në marrjen për ruajatje të sendeve dhe mjeteve që kanë lidhje apo i përkasin veprës penale, nga ana e organit procedues.

eng/en: sequestration of property

Reklama

Çka është simulimi ?

 Çka është simulimi ?
Simulimi është paraqitja e qëllimtë e sëmundjeve dhe të metave psikofizike, të cilat nuk i ka nga ana e personit i cili merret në pyetje.
 
eng/en: pretending

ceshte simulimi,cfare eshte simulimi,cka eshte simuli,simulimi shqip,cka eshte simulimi,cfare eshte simulim,simulimi shqip,simulimi eshte

Taktika kriminalistike

Taktika kriminalistike është degë e kriminalistikës e cila studion të gjitha format e veprave penale, mënyrat e kryerjes së tyre, motivet dhe qëllimet e kryerësve, njohuritë profesionale të tyre, shkathtësitë, doket, botëkuptimet, mënyrën e jetesës dhe psikologjinë e kryerësve, pastaj praktikën dhe organizimin e organeve të autorizuara për luftimin e kriminalitetit.
 
eng/en: criminalistic tactic

Teknika kriminalistike

Teknika kriminalistike është degë e kriminalistikës që merret me zbulimin dhe përsosjen e e metodave më të përshtatshme tekniko-shkencore për regjistrimin dhe identifikimin e personave dhe të gjesendëve si dhe për gjetjen, sigurimin dhe trajtimin material të gjurmëve e të lëndëve të veprave penale, me qëllim të ndriçimit të tyre.
 
eng/en: criminalistic technique

Teknika operative

Teknika operative është degë e teknikës kriminalistike, që zhvillon metodat dhe mjetet bashkëkohore teknike eshkencore, të cilat zbatohen në punët operative me qëllim të mbledhjes dhe sigurimit të gjurmëve që ndihmojnë në zbulimin dhe ndriçimin e veprës penale.
 
eng/en: operational technique

Çka është Traseologjija ?

Çka është Traseologjija  ?
Traseologjija është disiplinë tekniko kriminalistike, e cila merret me problemet e zbulimit, sigurimit, fiksimit dhe trajtimit të gjurmëve materiale të veprave penale.
 
eng/en: traceology

ceshte traseologjia,cfare eshte traseologjia,traseologjia shqip,cka studion traseologjia,traseologjia eshte,cka eshte traseologjia,traseologjia ne shqip,traseologjia ne shqip