Home » Archives for Dhjetor 2011

Muaj: Dhjetor 2011

Poema e Mjerimit – Migjeni

Poema e Mjerimit

Kafshatë që s’kapërdihet asht, or vlla, mjerimi,
kafshatë që të mbetë në fyt edhe të ze trishtimi
kur shef ftyra të zbeta edhe sy të jeshilta
që të shikojnë si hije dhe shtrijnë duert e mpita
edhe ashtu të shtrime mbrapa teje mbesin
të tanë jetën e vet derisa të vdesin.
E mbi ta n’ajri, si në qesëndi,
therin qiellën kryqat e minaret e ngurta,
profetënt dhe shejtënt në fushqeta të shumngjyrta shkëlqejnë.
E mjerimi mirfilli ndien tradhti.
Mjerimi ka vulën e vet të shëmtueme;
asht e neveritshme, e keqe, e turpshme;
balli që e ka, syt që e shprehin,
buzët që më kot mundohen ta mshefin
janë fëmitë e padijes e flitë e përbuzjes,
të mbetunat e flliqta rreth e përqark tryezës
mbi të cilën hangri darkën një qen e pamshirshëm
me bark shekulluer, gjithmon i pangishëm.
Mjerimi s’ka fat. Por ka vetëm zhele,
zhele fund e majë, flamujt e një shprese
të shkyme dhe të coptuem me të dalun bese.
Mjerimi tërbohet në dashuni epshore.
Nëpër skaje t’errta, bashkë me qej, mij, mica,
mbi pecat e mykta, të qelbta, të ndyta, të lagta
lakuriqen mishnat, si zhangë; të verdhë e pisa;
kapërthehen ndjenjat me fuqi shtazore,
kafshojnë, përpijnë, thithen, puthen buzët e ndragta
edhe shuhet uja, dhe fashitet etja
n’epshin kapërthyes, kur mbytet vetvetja.
Dhe aty zajnë fillin të marrët, shërbtorët dhe lypsat
që nesër do linden me na i mbushë rrugat.
Mjerimi në dritzën e synit te kërthini
dridhet posi flaka e mekun qirini
nën tavan të tymuem dhe plot merimanga,
ku hije njerzish dridhen ndër mure plot danga,
ku foshnja e smueme qan si shpirt’ i keq
tu’ ndukë gjitë e shterruna të së zezës amë,
e kjo prap shtazanë, mallkon zot e dreq,
mallkon frytn e vet, mallkon barrn e randë.
Foshnj’ e saj nuk qesh, por vetëm lëngon,
e ama s’e don, por vetëm mallkon.
Vall sa i trishtueshëm asht djepi i skamit
ku foshnjën përkundin lott edhe të fshamit!
Mjerimi rrit fëmin në hijen e shtëpive
të nalta, ku nuk mrrin zani i lypsis,
ku nuk mund t’u prishet qetsia zotnive
kur bashkë me zoja flejnë në shtretënt e lumnis.
Mjerimi pjek fëmin para se të burrnohet;
don ta msojë t’i iki grushtit q’i kërcnohet,
atij grusht që në gjumë e shtërngon për fytit
kur fillojnë kllapitë e etheve prej unit
dhe fytyrën e fëmis e mblon hij’ e vdekjes,
një stoli e kobshme në vend të buzqeshjes.
Një fryt kurse piqet dihet se ku shkon
qashtu edhe fëmia në bark të dheut mbaron.
Mjerimi punon, punon dit e natë
tu’ i vlue djersa në gjoks edhe në ballë,
tue u zhigatun deri në gjujë në baltë

e prap zorrët nga uja i bahen palë-palë.
Shpërblim qesharak! Për qindenjë afsh
në ditë vetëm: lekë tre-katër dhe “marsh!”.
Mjerimi kaiher’ i ka faqet e lustrueme,
buzët e pezmatueme, mollzat e ngjyrueme,
trupin përmendore e një tregtis së ndytë,
që asht i gjikuem të bijë në shtrat të vet i dytë;
dhe për at shërbim ka për të marrë do franga
ndër çarçafë, ndër fëtyra dhe në ndërgjegje danga.
Mjerimi gjithashtu len dhe në trashigim
jo veç nëpër banka dhe në gja të patundshme,
por eshtnat e shtrembta e në gjoks ndoj dhimbë,
mund që të len kujtim ditën e dikurshme
kur pullaz’ i shtëpis u shemb edhe ra
nga kalbsin’ e kohës, nga pesha e qiellit,
kur mbi gjithçka u ndi një i tmerrshmi za
plot mallkim dhe lutje si nga fund i ferrit,
ish zan’ i njeriut që vdiste nën tra.
Kështu nën kambë të randë të zotit t’egërsuem
thotë prifti vdes ai që çon jetë të dhunuem.
Dhe me këto kujtime, ksi lloj fatkeqësinash
mbushet got’ e helmit në trashigim brezninash.
Mjerimi ka motër ngushulluese gotën.
Në pijetore të qelbta, pranë tryezës plot zdrale
të neveritshme, shpirti me etje derdh gotën
në fyt për me harrue nandhetenand’ halle.
E gota e turbull, gota satanike
tu’ e ledhatue e pickon si gjarpni
dhe kur bie njeriu, si gruni nga drapni,
nën tryezë qan-qeshet në formë tragjikomike.
Të gjitha hallet skami në gotë i mbyt
kur njëqind i derdh një nga një në fyt.
Mjerimi ndez dëshirat si hyjet errsina
dhe bajnë tym si hejt q’i ban shkrum shkreptima.
Mjerimi s’ka gëzim, por ka vetëm dhimba,
dhimba paduruese që të bajnë të çmendesh,
që t’apin litarin të shkojsh fill’ e të varesh
ose bahe fli e mjerë e paragrafesh.
Mjerimi s’don mshirë. Por don vetëm të drejt!
Mshirë? Bijë bastardhe e etënve dinakë,
të cilt në mnyrë pompoze posi farisejt
i bijnë lodërtinës me ndjejt dhelparak
tu’ ia lëshue lypsiti një grosh të holl’ në shplakë.
Mjerimi asht një njollë e pashlyeme
në ballë të njerzimit që kalon nëpër shekuj.
Dhe kët njollë kurr nuk asht e mundshme
ta shlyejnë paçavrat që zunë myk ndër tempuj.

Lexo edhe komentin apo analizën e kësaj poeme: Poema e mjerimit

Postime të ngjashme:Analiza  Poema e mjerimit

poema e mjerimit, mjerimi migjeni, jeta e migjenit, poem e mjerimit, vargjet e mjerimit, millosh gjergj nikolla, autobiografia e migjenit, biografia e migjenit, jetesa e migjenit, veprat e migjenit, kritike letrare, kritika letrare, veprat letrare, poezi shqipe, proza shqipe, poema shqipe, referate, referat i gjuhes shqipe, ese ne gjuhen shqipe, shkruaj ese, ese te gatshem, vepra te rilindjes, rilindja kombetare,

Reklama

Top 3 alternativat me te mira te Gogle Adsense

Këtu keni një listë të top 3 alternativave për Gogle Adsense.Kjo listë është e bazuar në shumë faktorë si formatin e reklamave, mënyrën e pagesës, minimumi i pagesës etj,
1.Adbrite
Adbrite është alternativë më e mirë për Gogle Adsense.Ofron reklama të të gjitha llojeve për blogera dhe për pro blogera.Rregullat e përdorimit janë shumë të lehta për t’i ndjekur në krahasim me Adsense, duke perdorur Adbrite ju mund të keni në dispozicion reklama inline dhe ato komplete.Kur nuk paraqitet asnjë reklamë atëherë paraqitet mesazhi ‘’reklamoni ketu’’ si mënyrë për t’i tërhequr reklamuesit.
Mënyra e pagesës: Minimumi i pagesës është $100 dhe adbrite ofron pagesën vetëm nëpërmjet çeqëve.
Chitika është njëra ndër rrjetet më të mira të reklamave.E themeluar në vitin 2003, posedon një rrjet të madh të blogjeve dhe ofron reklama të bazuara në fjalë kyçe.Ju lejon të shfaqni reklama në mobila, faqe, blogje etj.Shumë publishera janë të kënaqur me chitika meqë bën pagesën e barabartë me Adsense.Ju gjithashtu mund ta përdorni chitiken edhe me llogarin e juaj të Gogle Adsense.
Mënyra e pagesës: Pagesa minimale është 10$  për përdorues të paypalit dhe 100$ për çeqe standarde.
3.Clicksor
Cliksor, rrjeti i reklamave më i popullarizuar si alternativë e Gogle Adsense i cili është i disponueshëm për përdorim falas.Mund të zgjedhni formatet e ndryshme të reklamave dhe ti objektivizoni lexuesit tuaj. Reklamat pop-up të kliksorit janë shumë të popullarizuara, për më tepër fitoni më shume revenju se sa rrjetet tjera të reklamave.Cliksor ju paguan çdo 15 ditë përmes paypalit.
Mënyra e pagesës: Minimum i pagesës është 50$ për përdorues të paypalit çdo 15 ditë.

468x60_2 Top 3 alternativat me te mira te Gogle Adsense

Fito para përmes ngarkimit të dokumenteve

Fito para përmes ngarkimit të dokumenteve

Docstoc një faqe që ju lejon të bëni ngarkim dhe të shpërndani dokumentet tuaja, ka hapur një shërbim të ri të quajtur DocCash që ju lejon të fitoni para përmes ngarkimit të dokumenteve tuaja.

Docstoc ka partneritet me Google si njëri nga partnerët në programin e reklamave Adsense.Tash kur ju bëni ngarkimin e dokumenteve në Docstoc, ju shpërndani burime reklamash dhe kur dikush klikon mbi reklamat e gogle ads në dokumentet e juaja atëherë fitoni para.Docstoc ndan këto fitime me çdo përdorues 50/50.
 Nese ju tashmë keni të hapur llogari Adsense në faqen tuaj apo blogun tuaj ju mund ta lidhini atë llogari edhe me profilin e docstoc dhe në këtë mënyrë të gjeneroni të ardhura përmes dokumenteve tuaja.
Nëse nuk keni llogari të adsense, atëherë Docstoc do t’ju ndihmojë të hapni një llogari dhe ta lidhni më pastaj me profilin tuaj.
Cilindo dokument që e ngarkoni nën profilin e Docstoc më pastaj do të lidhet në llogarin e DocCash, dhe secili qe klikon mbi rekalamat rreth dokumentit tuaj atëherë për çdo klikim ju do te fitoni para.
Per me shume shikoni videon:

fito para, fito para permes dokumenteve, fito leke permes ngarkimit te dokumenteve, fitoni leke, fito leke online, fito para permes dokumentave, ngarko dokumente fito para, ngarkoni dokumente fitoni para, ngarko dokumenta fitoni para, fito para me docstoc, fito para me DocCash, make money with doccash, shperndani dokumente fitoni para, fito pare me dokumenta, fito para me dosje, fito para me wordpad, fito para me seminare, fito para me punime shkencore, fitoni para lehte, qysh me fitu pare, qysh me fiti leke, si me fitu leke ne net, si me fitu leke ne internet

Shkarko libra shqip

Shkarko libra shqip kliko ne linkun e meposhtem per me shume

Kliko ketu

Shih edhe:

Shkarko libra elektronikë shqip

Programe dhe libra shqip

libra shqip, shkarko libra, shkarkoni libra ne gjuhen shqipe, shkarko libra shqipe, shkarko revista shqipe, revista kosovare, revista, shkarko libra, shkarko romane shqipe, shkarko novela shqipe, romane, lektyra shqipe, perralla, ismail kadare, romane nga ismail kadare, libri microsoft shqip, mixheni mjerimi, shkarko libra shqip, shkarko libra shqip exe, shkarko libra shqip online, shkarko libra.pdf, libraria online, shkarkoni libra, libra te ndryshem, shkarkoni libra te ndryshem, libra te ismail kadares, islami denon terrorizmin, keshtjella, romani keshtjella, referate te romaneve, referate nga romanet, referat keshtjella,