Home » Gjergj Fishta

Etiketë: Gjergj Fishta

Analiza e veprës ”Lahuta e Malcisë” nga Gjergj Fishta

Lahuta e Malcisë Gjergj Fishta (Analiza)

Lahuta e Malcis nuk është vepër historike, edhe pse mbështetet në ngjarje historike dhe përshkruan persona të vërtetë që kanë marrë pjesë në këto ngjarje.

Vepra e Gjergj Fishtës nuk është as një trillim fantastik, megjithëse në të pasqyrohet një popull që bashkëjeton në mënyrë të pandarë me mitet e legjendat e veta.

Lahuta e Malcis është një poemë epiko-heroike, një vepër epope, subjekti i së cilës është ndërtuar mbi epizode të shumta, ku veprojnë një numër i madh personazhesh historike e mitologjike.

Baza kompozicionale e poemës është konflikti ndërmjet dy popujve vegjël Ballkan: i shqiptarëve me malaziasit.

Ky konflikt nis Vraninë, një ishull i vogël Liqenin e Shkodrës, pikë kufitare ndërmjet Shqipërisë dhe Mali Zi, dhe përfundon Londër, Konferencën e krerëve Fuqive mëdha, cilët morrën vendimin forcat shumëkombëshe vendoseshin qytetin e Shkodrës, për zgjedhur këtë konflikt.

Vraninë ndeshet shkodrani Oso Kuka, krye rrojeve postës kufitare, me malaziasin Vuk Drakoviqin, i printe një bande cubash.

Më pas ndeshen forcat e Dervish Pashës, të dërguara nga sulltani, me ushtrinë e Mark Milanit, të ngritur nga Krajl Nikolla i Malit të zi për të pushtuar tokat e Perandorisë OsmaneBallkan.

Kjo vepër ka për temë heroizmin shqiptar, luftërat e popullit shqiptar për pavarësi, pra luftërat e shekullit kaluar.

lahuta e malsise analiza,referat,vepra,kritika,analize,lahuta e malcise,lahuta e lahute e malcise,kritika,letrare

Reklama

Gjuha Shqipe -Gjergj Fishta

Gjuha Shqipe -Gjergj Fishta

Porsi kanga e zogut t’verës,
qi vallzon n’blerim prillit;
porsi i ambli fllad i erës,
qi lmon gjit e drandofillit;
porsi vala e bregut t’detit,
porsi gjáma e rrfès zhgjetare,
porsi ushtima e nji tërmetit,
ngjashtu á’ gjuha e jonë shqyptare.
Ah! po; á’ e ambël fjala e saj,
porsi gjumi m’nji kërthi,
porsi drita plot uzdajë,
porsi gazi i pamashtri;
edhe ndihet tue kumbue;
porsi fleta e Kerubimit,
ka’i bien qiellvet tue flutrue
n’t’zjarrtat valle t’ameshimit.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë Perëndis’,
trashigim, na la i pari,
trashigim s’ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,
flet e t’veten e lèn mbas dore.
gjuhë shqype nanat tona
shi prej djepit na kanë thánun,
se asht një Zot, qi do ta dona;
njatë, qi jetën na ka dhánun;
edhe shqyp na thanë se Zoti
për shqyptarë Shqypninë e fali,
se sa t’enden stina e moti,
do ta gzojn k’ta djalë mbas djali.
Shqyp na vete, po pik’ má para,
n’agim t’jetës kur kemi shkue,
tue ndjekë flutra nëpër ara,
shqyp má s’pari kemi kndue:
kemi kndue, po armët besnike,
qi flakue kanë n’dorë t’shqyptarëvet,
kah kanë dekë k’ta për dhé t’Parvet.
këtë gjuhë edhe njai Leka,
qi’i rruzllim mbretnin s’i a, xúni,
këtë gjuhë edhe Kastriota
u pat folë njatyne ushtrive,
qi sa t’drisë e diellit rrota,
kanë me kenë ndera e trimnive.
Pra, shqyptarë çdo fès qi t’jini,
gegë e toskë, malci e qyteta,
gjuhën t’uej kurr mos ta lini,
mos ta lini sa t’jetë jeta,
por për té gjithmonë punoni;
pse, sa t’mbani gjuhën t’uej,
fisi juej, vendi e zakoni
kanë me u mbajtë larg kambës s’huej,
N’per gjuhë shqype bota mbarë
ka me ju njohtë se ç’fis ju kini,
ka me ju njohtë për shqyptarë;
trimi n’za, sikurse jini.
Prandaj, pra, n’e doni fisin,
mali, bregu edhe Malcija
prej njaj goje sod t’brohrisim:
Me gjuhë t’veten rrnoftë Shqypnia!

vjersha per atdheun,vjershe per atdhe, vjersha per memedheun,poezi per atdhe,poezia per atdhe