Bëj

BËJ <i>kal.1. Përgatit, prodhoj diçka, duke përpunuar një lëndë; ngre a ndërtoj diçka, duke përdorur sende tjera, pjesë ndryshme etj.; gatit diçka me punë, me duart e mia ose duke përdorur një vegël, një makinë a një mjet tjetër. Bëj bukë (gjellë, një ëmbëlsirë). Bëj drekën (darkën). Bëj tjegulla (tulla). Bëj gëlqere (qymyr). Bëri raki (verë, birrë). Bën çimento (letër, sheqer). Bën pëlhurë (qilima). Bën këpucë.
Bëj çorape. Bën folenë (zogu). Bëj mur. Bëri një qerre (një tryezë). Bëj një fyell.
Bënë shtëpi. Bëj një zjarr.
2. Krijoj një vepër arti, një vepër shkencore etj.; hartoj, shkruaj, përpiloj. Bëj një vjershë (një këngë). Bëj një roman (një tregim, një dramë, një hartim, një letër, një raport). Bëj një fjalor (një studim). Bëj një vizatim (një pikturë, një karikaturë, një portret). Bëj një monument (një statujë). Bëj një film. Bëj programin. Bëj një plan.
3. Merrem me diçka, kryej një punë a një veprim, veproj; zhvilloj një veprimtari caktuar politike, ekonomike, kulturore, sportive etj.; zgjidh një çështje, plotësoj një detyrë; kryej. Bëj punë. Bëj detyrën. Bëj rojë. Bëj mësim. Bëj gjimnastikë (stërvitje, ndeshje). Bëj operacion. Bëj kërkime (studime, eksperimente). Bëj agjitacion (propaganda). Bënte tregti. Bënte kontrabandë. Bëri pazarin. Bëj një problem (një ushtrim). Bën xhiro. fin. shet mallin a qarkullon paratë. Mirë e bëre. Ç’po bën? S’bën asgjë. Bëj shumë për dikë. Bëj pamundurën. Bëj çmos. Ka (mbetet) shumë për bërë. Ç’bën këtu? S’ke ç’bën! Ç’do bësh nesër? Duhet bërë diçka. S’bën gjë pa pyetur. S’bën gjë tjetër veç… Ç’thotë, bën. Mendohu mirë, pa bëje. Bën zakonin. Me parë e me bërë si vijë puna, si shohim kur t’i vijë koha, shohim njëherë e pastaj veprojmë. Me thënë e me bërë veproj menjëherë, pa u vonuar. Bëj atë duhet, mos vështro se ç’thuhet. fj.u.
4. Hap një vrimë, një gropë etj., çel (duke gërmuar a duke mihur dheun etj.); çaj. Bëj një hendek (një kanal, një llogore, një transhe). Bënë themelet. Bëj gropa.
Bënë një vrimë (një pus, një tunel). Bëj qilizmë. Bëj një vijë uji. Bëjnë rrugë. E bëj ngushtë ( thellë).
5. Organizoj e zhvilloj diçka; marr pjesë një ngjarje, një veprimtari a një punë. Bëj dasmë (festë). Bënë mbledhje (parakalim). Bëjnë gara. Bënë një kongres (një konferencë). Bënë grevë (demonstratë). Bëjnë komplote (intriga). Bën manovra. Bëri gjyq. Bëri luftë.
6. fig. Ngre, kurdis, vë; i punoj diçka. I bëri pritë (pusi, një grackë). I bëri një lojë (një marifet, një rreng). I bëri hile. Ia bëri me pabesë. Ia bëri me qëllim (enkas, kastile, për inat). Mirë ia bëre! Ta bën prapa krahëve.
7. Lyej diçka me një lëndë; zë diçka me një lëndë; fëlliq, përlyej me diçka, ndot. Bëj murin me gëlqere. Bëj këpucët me bojë. Bëj plasat me allçi (me baltë). Bëj bukën me gjalpë. Bëj plagën me jod. Bëj me ilaç. Bëri buzët me kuq. Bëj me pudër. E bëri me njolla (me pluhur). Bëj mjekrën me shkumë sapuni. I bëri duart me blozë. Bëri flokët me këna. I bëri duart me gjak.
8. Veproj mbi një njeri, mbi një kafshë a mbi një send, duke i lënë një shenjë, një gjurmë, një mbresë etj. I bëri një plagë (një xhungë). I bëj një shenjë krah ( kurriz). I bëj një çarë. Bën vijë. Bëj një vijë me laps. I bëj një kllapë drurit. bën përshtypje.
9. kryes. jokal. Kryej një lëvizje; lëviz, zhvendosem një drejtim, eci drejt një pike, ia mbaj nga… Bëj një lëvizje. Bëj prapa (përpara, djathtas, majtas, anash).
Bëj mënjanë ( tutje). Bëj dy hapa. Bëj një rrotullim (një kërcim, një fluturim).
Bëj tatëpjetë (nga dera, drejt shtëpisë). Treni bëri përpara. Nga bëri? Bëj shenjë me dorë. Ia bëj me gisht (me kokë).
10. I nënshtrohem një veprimi; kryej diçka lidhet me mua, duke iu nënshtruar një veprimi a një procesi; veproj mbi dikë për diçka, ia nënshtroj dikë një veprimi; përpiqem ndikoj mbi dikë. Bëj banjë (dush). Bëj gargarë. Bëj një fotografi. I bëj një fotografi. Bëj radioskopi. Bëj banja dielli. Bëj rreze. mjek. I bëj masazh. I bënë tortura e torturuan. I bën lajka. I bëri kërcënime e kërcënoi. I bëj agjitacion. Bëj punë bindëse me njerëzit.
11. I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje. I bëri një mirë (një keqe). I bëri zezën. bënte gjëmën.
I bëri një padrejtësi. I bën dëm e dëmton. I bën dobi. bën kaps. bën mirë (keq). Bënë masakra (kërdinë). Bënë zhurmë (shamatë, rrëmujë). Bëri bujë. E bëri lumtur. E bënë me fjalë (me llafe) e gojosën, i nxorën fjalë këqija. E bëri me inat (me qejf). E bëri me nerva e nevrikosi. E bëri me turp. Ai ma bëri këtë! Çfarë i bënë? Ç’ bën kjo? S’ bën asgjë. Ç’farë po bëj? bëni ç’ doni! Bën masë (kontakt). elektr.
Ia bëri koka vetë e pati fajin.
12. E detyroj ose e nxit dikë kryejë një punë a një veprim; jam shkaku që… (me një folje mënyrën lidhore). E bëri flasë ( thotë, bërtasë, heshtë, qajë, qeshë, inatoset, mërzitet). E bëj mendohet ( besojë). E bëj lexojë ( mësojë, punojë, vijë). E bën rritet ( zhvillohet). E bëj përparojë ( ecë, ngrihet).
E bëj fluturojë. E bën dërsijë.
13. bised. Pajis me diçka, i jap a i sjell diçka, i siguroj ketë diçka, i gjej, i rregulloj. E bënë me shtëpi. E bëri me shkollë (me zanat). E bëri me orë (me biçikletë). I bëri një nuse.
14. I jap dikujt një detyrë, një gradë a një titull, e emëroj, e caktoj një punë; e quaj, e trajtoj, e paraqit ose e vlerësoj; e marr për… E bëj minator djalin. E bënë kryetar (drejtor, përgjegjës, brigadier). E bënë Hero Punës Socialiste (Artist merituar). E bëj mik (shok). E bëj timin. E bëj si shtëpisë. E bëri dhëndër (bir shpirt). E bëri nënë. E bën veten zgjuar. bën për budalla. E bëjnë marrë.
E bëri (për) qorr. E bënë për vdekur e quajtën, e kujtuan për vdekur.
15. E kthej një gjendje tjetër, e shndërroj; jap një cilësi, një veti a një pamje caktuar, i jap cilësitë a tiparet e dikujt a diçkaje tjetër; e paraqit diçka si dua unë a si mendoj unë, duke e ndryshuar (edhe një varg njësish frazeologjike). E bëj butë ( fortë). E bëj lehtë e lehtësoj. E bëj bardhë ( zi, verdhë). E bëj gjatë e zgjat. E bëj gjerë e zgjeroj. E bëj shkurtër e shkurtoj. E bëj madh e zmadhoj.
E bëj vogël e zvogëloj. E bëj lëmuar ( rrumbullakët). E bëj pjellor. E bëj shkathët. E bën qesharak. E bëri qull (ujë) e lagu shumë.
E bëj qumështin kos (djathë). E bën ujin akull. E bëj mishin qofte. I bëri paratë mall.
I bëj qepët varg. I bëj flokët gërsheta. Ia bëri kokën tullë (rrikë) e qethi shumë shkurt. E bëj fillin lëmsh. E bëj zyrë. E bëj shtëpi banimi. E bëri koloni. E bënë rob. Ky kostum bën ri. E bëri zakon (ves). E bëri çështje (problem). E bëri mishmash. E bëri gogol (tmerr). E bëmë pronë popullit. E bëri monopol e monopolizoi. E bëj flamur e kthej një simbol. E bëri histori (legjendë). bised. e mori nëpër gojë. E bëri rrëmujë (han, pazar). E bëri lesh e li e pështjelloi, e ngatërroi. E bëri lëmsh e ngatërroi keq.
E bëri çorap (çorbë). E bëri shesh. E bëri pelte (peshk, bukë, kopan, pistil), thjeshtligj. e rrahu fort, e shqepi dru. E bëri gardh e ktheu një pengesë. E bëri rrafsh (lëmë, lëndinë, bar) e shkatërroi krejt. E bëri thërrime (pluhur, përshesh). E bëri fërtele (lakër, retra) e bëri copë-copë, e griu krejt. E bëri copë (lëvere, çarçaf). E bëri shoshë e bëri vrima-vrima. E bëri petë e shtypi krejt. E bëri palë e shtypi, e palosi.
E bëri pulë (qengj) e zbuti, e urtësoi, e shtroi, e nënshtroi. Ia bëri pleh (këmbën, mishin) ia vrau shumë, e shtypi keqas. E bën fushë (shesh, livadh…) me lule e paraqit shumë lehtë një punë. Ia bëj lehtë ia lehtësoj; ia paraqit lehtë. Ia bëri mbaruar ia paraqiti si mbaruar një punë. E bën buall diçka e fryn tepër. E bën tërkuzë (litar) e zgjat shumë (bisedën etj.). Ia bëri jetën pus (skëterrë, varr) ia bëri jetën shumë rëndë, ia nxiu jetën. Ia bëri shpirtin vrer e brengosi shumë, e helmoi. Ia bëri shpirtin derr e mërziti shumë. E bëri barkun daulle (katua, hambar, lodër) e mbushi barkun shumë, u fry ngrëni. Ia bëri mendjen dhallë (tym, lëmsh, mulli, çorap, çorbë) ia prishi mendjen, e hutoi krejt, e trullosi. E bëri ditë e ndriçoi shumë. E bëri natë e errësoi shumë. E bën akull e ftoh shumë. E bëj pasqyrë (xham) e pastroj shumë mirë, sa shkëlqejë. Bëje ç’ duash! E bën bardhën zezë. keq.
16. Pjell, lind; vet. veta III jep prodhim, prodhon, lëshon, nxjerr. Ka bërë dy fëmijë. Bëri vajzë (djalë). Bëri binjakë. I ka bërë kokën e ka pjellë, e ka lindur. Bëri viç (lopa). Bëri dy qengja (delja). Bën vezë (pula). Bën qumësht. Bën mjaltë. Bën grurë (ara).
Bën farë (kokrra, gjethe, lule, rrënjë). Bën shumë (pak). Sivjet bënë mollët (ullinjtë, qershitë…) prodhuan shumë. Kur bëjë qarri arra. iron. kurrë. Kur bëjë larushku rrush. iron. kurrë. S’bëjnë dardhat shënëndre. fj. u.
17. vet. veta III. Nxjerr nga vetja, lëshon, jep; jashtëqit. Ullinjtë bëjnë vaj. Bën djersë (lëkura). Bën qelb (plaga). bëjnë lot sytë. Bën tym. Bën erë. Bën dritë (xixa, hije). Bën bajga. Bën ujët (nevojën).
18. edhe jokal. kryes. veta III. Nxjerr njëa një tingull, bën një zhurmë caktuar. Bën mu (lopa). Bën ciu (zogu). Bën be (delja). Bën mjau (macja). Bën guga gugat. Bëri çak (bam, plluq). Bëri hi-hi-hi. Bëri oh! bën veshi piu. Bën si gjel (si mace, si qen). Nuk bën zë nuk nxjerr asnjë zë, nuk ndihet. Bëri çak pushka nuk shkrepi.
19. Nxjerr me punë a me një mënyrë tjetër, siguroj; fitoj. Bëri para (pasuri). E bëjmë bukën vetë. E bëri misrin për gjithë vitin. I bënë drutë për dimër. Bëri emër ui njohur, i famshëm.
20. bised. Shpreh me fjalë, them; përgjigjem. Bëj fjalë flas. Bën amin. përçm. pranon pa kundërshtuar, pajtohet me dikë e i shkon pas avazit. S’bën fjalë nuk ndihet, nuk ankohet, nuk kundërshton.
21. bised. I paraqit a i parashtroj dikujt një kërkesë, një lutje etj.; i dërgoj, i jap, i drejtoj. I bëj lutje (kërkesë). I bëj një ftesë. I bëj një urim. I bëj një pyetje. I bëj një letër (një telegram).
I bëj një raport. I bëj fala. Bëj thirrje. Bën urdhër i jep urdhër dikujt. I bëj zë dikujt e thërres; i dërgoj lajm, e lajmëroj.
22. bised. Përgatit duke i peshuar a duke i ndarë dhe ia jap dikujt; ndaj. I bëj dy kile mollë (patate, djathë). I bëj dy metra basmë (stof). I bëj pjesë dikujt i ndaj me vete e i jap pjesën i takon. I bëj një akullore (një konjak, një ëmbëlsirë). E bëri me dysh (me katërsh, pesë copa).
23. edhe jokal. Jam i zoti ose i aftë kryej një punë, kam mundësi kryej një detyrë a zhvilloj një veprimtari; ia dal mbanë, ia arrij, jam gjendje përballoj diçka. E bëj këtë punë. Bën çdo gjë. Nuk e bëri dot. E bëj vetë (me forcat e mia). E bëri mirë e shpejt. Bëj edhe pa . Bëj edhe pa ngrënë. S’bën njëri pa tjetrin. S’bën dot pa syze. Ç’i sheh syri ia bën dora. Ti qofsh si bën!
24. jokal. zakon. me moh. Është gjendje punojë, veprojë a lëvizë, punon (për organe trupit njeriut); kam fuqi, vullnet a dëshirë kryej një veprim (edhe fig.). S’ bëjnë këmbët (gjunjët, këllqet, duart). S’ bëjnë sytë. S’i bën koka. S’ bën goja ta them. S’ bën zemra.
25. Përshkoj një rrugë a një vend, kaloj një hapësirë; udhëtoj me një mjet; kryej një punë a një lëvizje ( një masë ose një numër caktuar). Bëj një rrugë. Bëj gjysmën e rrugës. E bëj me këmbë (me tren, me biçikletë). Bën pesëdhjetë kilometra orë. Bën dyqind rrotullime minutë. Bën katër rrugë ditë.
26. Kaloj një kohë (disa ditë, disa muaj etj.); mbush a plotësoj një kohë; kaloj. Bëj vapën. Bëj pushimet plazh. Bëj lejen. Bëri dyzet vjet. Po bën motin. Bëra dy orë kam ardhur. Bëri ca kohë. Bëri dy muaj fshat. Bëj dy orë mësim. Bëj një jetë rregullt. S’i ka bërë ditët. S’e ka bërë muajin. Bëfshi natën e mirë! ur.
27. bised. Kryej një detyrë a një punë një kohë caktuar; e përfundoj një punë; ndjek, vijoj; mësoj. Ka bërë shkollë. Studimet i ka bërë Universitetin e Tiranës.
Bëj klasën e parë (vitin e fundit). Bëra një kurs kualifikimi. Bëj praktikën (stazhin). Bëj ushtrinë. Bëri kurbetin. Bëj gjuhë (gjeografi, letërsi…).
28. Formoj diçka me një tjetër a me tjerë, krijoj një tërë; vet. veta III përbën a jep një tërë; del si përfundim, është baras. Bën një tërë. Bënë një shoqëri. Bëjnë shumicën. Bën rrokje. Njëqind centimetra bëjnë një metër. Njëqind kilogramë bëjnë një kuintal. Shtatë ngjyrat kryesore bëjnë ylberin. Dy dhe dy bëjnë katër.
29. vet. veta III. Merr një trajtë tjetër, formon duke u ndryshuar. Bën kthesë (rruga). Bën bërryl (lumi). Bën hark (muri). Bën lak. Bën dredha. Bën rrudha (pala).
Bën xhep. E bën numrin shumës (gjininë femërore…). gjuh.
30. Merrem vesh a lidhem me dikë për kryer një punë, lidh; vendos bashku me dikë për bërë diçka, vendos. Bënë marrëveshje. Bëri kontratë. Bëri paqe. Bëj miqësi (krushqi). S’bëj pazarllëk. E bëj me fjalë me dikë. E kemi bërë nisemi nesër. E bënë me besa-besë lidhën besë. Bëri benë.
31. edhe jokal. Sillem a veproj një mënyrë caktuar. Bëj si thotë zemra. Bëj si urdhërojnë. Bëj si duash. Bën me kokën e tij (sipas kokës). E bëri me (pa) dashje. Si t’ia bëjmë? Bën si shtëpinë e vet. Bën si fëmijë (si i marrë). Bëj si mik. Mirë e bëre! Bën mirë vish. S’bëri keq erdhi. Ç’ bësh! S’ke bërë mirë. Bëj si bësh! S’di ç’bën. Nuk bën ashtu! nuk është mirë sillesh ashtu! Bën sikur… shtiret, vepron sikur… Ç’do bësh me djalin? Ç’do t’i bësh djalit? si do veprosh me djalin? Ç’do bësh me syzet? Ç’do t’i bësh syzet? si do veprosh me syzet? Si t’ia bëj hallit?
32. fig. Kryej një veprim, zakonisht lidhet me karakterin, me sjelljen, me qëndrimin e me botëkuptimin e njeriut etj. Bëri trimëri (heroizëm). Bëj sakrifica. Bën mrekulli. Bëri marrëzi. Bëri faj (krim). Bënte turpe. Bëri një budallallëk (një proçkë). Bëri një dredhi. Bënte palaçollëqe. Bëj shaka. Bënte aventura. S’bën lëshime (hatëre, dallavere, hile). Bënë nëntëdhjetenëntat bënë gjitha këqijat. Bën numra. thjeshtligj. Bën naze (ojna, lodra).
33. përgatit diçka dikush e ma jep; porosit dikush diçka për mua; kryen një punë për mua, mbaron një punë. Bëj një palë rroba (një kostum, një pallto) te rrobaqepësi. Bëj një palë këpucë (te këpucari). Bëri flokët u dha formë flokëve te floktari (për gratë).
34. jokal. vet. veta III bised. Kushton, vlen; hyn punë për diçka, përdoret për diçka; është i përshtatshëm a i vlefshëm. Sa bën? Sa para bën? Bënte shtrenjtë (lirë). Bënte një djall e gjysmë. thjeshtligj. kushtonte shumë shtrenjtë. Bën njëqind lekë. S’bën dy para (asnjë dysh, asnjë lek). S’bën asgjë. Nuk bën për zyrë. S’bën për fjetur. Nuk bën për pantallona ky stof. Ky miell bën për petë. S’bënte ai për atë vajzë.
35. jokal. vet. veta III. Është mirë, është e lejueshme, lejohet. A bën hyj? A bën ta di? S’bën kështu! Bën, s’bën … S’bën ta thuash! Pse s’bën?
36. jokal. vet. veta III. nxë, vjen sipas masës (për rrobat, këpucët etj.).
bëjnë këpucët (rrobat). S’ bën kapela. S’ bën unaza. S’i bën çelësi kësaj brave. S’i bën kapaku. S’i bën tapa. Ky xham s’i bën.
37. pavet. Ka, është (për kohën, për kushtet atmosferike pse mjedisit); mban një mot i caktuar. Bën ftohtë (nxehtë, vapë). Bën ngricë (acar, ciknë). Bën ftohtë i madh. Bën butë. Bën thatësirë (lagështi, mjegull, ufëm). Bën erë (furtunë). Bën kohë e mirë (e keqe). Bën diell. Ka bërë dimër. Bën det ka shumë dallgë, ka shtrëngatë det.
38. Përdoret bashku me emra (kryesisht prejfoljorë) ose me fjalë tjera dhe formon togje qëndrueshme, kanë përgjithësi kuptimin e foljeve, me cilat lidhen gjymtyrët e dyta këtyre togjeve. Bëj barazim barazoj. Bënë bastisje bastisën. Bëj be betohem. Bëj çudi çuditem. Bën dashuri dashuron; dashurohet.
Bëri deklaratë deklaroi. Bën dritë ndriçon. Bëj durim duroj. Bëj klasifikimin klasifikoj. Bëj krahasimin krahasoj. Bëj krasitje krasit. Bëj kursim kursej.
Bëj lajmërimin lajmëroj. Bëj lidhje lidh. Bëj llogari llogarit. Bëj marshim marshoj. Bëj matje mat. Bëj ndreqje ndreq. Bëj ndryshime ndryshoj. Bëj not notoj. Bëj paralajmërim paralajmëroj. Bëj përpjekje përpiqem. Bëj plaçkë plaçkit. Bëj plehërimin plehëroj. Bëj një premtim premtoj. Bëj pritje pres. Bëj qitje qit. Bëj shëtitje shëtit. Bëj shitje shes. Bëj shkelje shkel. Bëj ujitjen ujit. Bëj vëzhgime vëzhgoj.
Bëj vrojtim vrojtoj. I bën dredha i dredhon. I bënë gjyqin e gjykuan. I bëj nder e nderoj. Ia bëj ngarkim ia ngarkoj. I bëj qëndresë i qëndroj. I bëj stivë i stivos. I bëj shërbim i shërbej. Bëj përpara përparoj. Bëj pastrimin pastroj. Bëj bashkë (tok) bashkoj. Bëj gati gatit. Bëj palë palos. Bëj rrafsh rrafshoj. Bëj shesh sheshoj.
E bëj njohur ( ditur) njoftoj.
39. Përdoret si folje gjysmëndihmëse bashku me një folje tjetër, me kuptimet «nis, zë, filloj, marr të…; përpiqem, matem». Bëj ngrihem. Bëj dal. Bëj flas. Bëj marr. Bëj ta kap (ta zë).
* Aq bën shih tek AQ. Se s’bën medoemos, patjetër, detyrimisht. E bën për asgjë shih tek ASGJË. Bëj si bëj ia dal mbanë një farë mënyre. Bën ç’bën (dhe…)
a) përpiqet sa përpiqet dhe…;
b) përsërit një veprim herë pas here, një me dy dhe…
I bëri bajgën dikujt a diçkaje thjeshtligj. shih te BAJG/Ë,~A. Bën baltë tall. shih te BALT/Ë, ~A. E bëri baltë diku shih te BALT/Ë,~A. Bëj (vë) ballafaqe shih te BALLAFAQE. Bëri (dha) ballë u duk nga larg, sapo doli. I bëj ballë dikujt a diçkaje
a) i qëndroj pa u përkulur, e përballoj;
b) arrij bëj diçka, ia dal krye. Ia bëri bam shih te BAM. Bën bark shih te BARK,~U. E bëri batall diçka shih te BATALL. Ia ka bërë benë është betuar ta ndëshkojë si duhet sa t’i jepet rasti. E bëj beh shih te BEH, ~U. Bën beh shih te BEH,~U. Ia bëj behun shih te BEH,~U. S’i bëj beh shih te BEH,~U. Ia bëri bela dikujt i ngarkoi një punë lodhshme a mërzitshme, ia bëri barrë. E bën beli shih te BELI 1. Bën bisht (i bën bisht) shih te BISHT,~I. Ia bëri bletë shih te BLET/Ë,~A. Ia bëri bof shih te BOF. E bën bokë dikë shih te BOK/Ë,~A. Ma bëri borxh shih te BORXH,~I. I bën buzë (hundë) diçkaje shih te BUZ/Ë,~A. E bëri byk shih te BYK,~U. E bëri copë (thërrime, copë e çikë, copë e kothere, copë e thërrime, copë e grimë) e shkatërroi krejt, e shpartalloi, e dërrmoi. Nuk bëri çak shih te ÇAK. E bëri (e qiti, e nxori) çirak dikë edhe iron. shih te ÇIRAK,~U. Bëj çmos (e çnuk) shih te ÇMOS. Nuk bën çorap me dikë shih te ÇORAP,~I. S’po bëj çorap shih te ÇORAP,~I. E bëj dalje diçka fin. shih te DALJ/E, ~A. I bënë dasmën dikujt iron. shih te DAS/ËM, ~MA. E bëri daulle dikë përçm. shih te DAULL/E, ~JA. Bëri dava vjet. shih te DAVA,~JA 1. I bëj derman dikujt e shëroj a e shpëtoj nga diçka; i gjej një rrugë zgjidhjeje. Bëj dert qaj hallin me dikë, mundohem gjej një zgjidhje për diçka shqetëson. E bëri dëm dikë shih te DËM,~I. Bën dorë shih te DOR/Ë,~A. I bën dredha (plumbit) shih te DREDH/Ë,~A. E bëri dritë shih te DRIT/Ë,~A 9. Bëri epokë shih tek EPOK/Ë,~A. Bën figurë keqe libr. shih te FIGUR/Ë,~A. Bën firo shih te FIRO,~JA. Bëri (këmbeu, shkëmbeu, ndërroi) fjalë me dikë shih te FJAL/Ë,~A. S’e bëj për fjalë (për zë) shih te FJAL/Ë,~A. Bën (ngre, gjen, zë) fole shih te FOLE,~JA. Ia bëri fora shih te FORA. E bëri fshesë dikë shih te FSHES/Ë,~A. E bëri fushë diçka shih te FUSH/Ë,~A. Bëri furtunë (tufan) shih te FURTUN/Ë,~A. E bëri furrë diçka shih te FURR/Ë,~A. E bëri fyt diçka shih te FYT,~I. S’bëri gëk (s’bëri as gëk as mëk) shih te GËK. E bëri gropë (vendin) shih te GROP/Ë,~A. Ia bëri gropën shih te GROP/Ë,~A3. Bëri gjah shih te GJAH,~U. Bëri gjak shih te GJAK,~U I. E bëj gjak (mish e gjak) shih te GJAK,~U I. S’e bëri gjatë shih te GJATË (i, e). S’ia bëri gjatë dikujt shih te GJATË (i,e).
bën gjëmën shih te GJEM/Ë,~A. Bën gjumë
a) fle;
b) nuk punon a nuk vepron, nuk e ndjek një çështje etj., fle. E bëri me gjyq shih te GJYQ,~I. Bëri gjyq me dikë shih te GJYQ,~I. E bëri hak shih te HAK,~U. Bëri hall shih te HALL,~I 3. Ia bëri hallall shih te HALLALL, ~I. Ia bëri haram diçka shih te HARAM,~I. Bëri hatanë thjeshtligj. shih te HATA,~JA. E bëri helaq thjeshtligr shih te HELAQ. Bëj hesap sa… shih te HESAP,~I. E bëri hi (hi e pluhur, shkrumb e hi) diçka shih te HI,~RI.
E bëri gur e hi diçka shih te GUR,~I. I bën hije shih te HIJ/E,~A. Nuk i bën hije askujt shih te HIJ/E,~A. E bëri horr dikë shih te HORR,~I. E bëj hyrje diçka fin. shih te HYRJ/E,~A. Ia bën hyzmetin një pune shih te HYZMET,~I. E bëri një inat me dikë shih tek INAT,~I. I bën iso shih tek ISO,~JA. I bëj jehonë shih te JEHON/Ë,~A2. Bëj jetë jetoj kushte mira, rroj mirë. Bëri karrierë libr. shih te KARRIER/Ë,~A 1. Bëj këmbë
a) eci;
b) hyj i pari, kaloj i pari pragun një ditë caktuar ( një shtëpi). Bëri kiametin shih te KIAMET,~I. Bëri konak shih te KONAK,~U. Kemi bërë krushqi shih te KRUSHQI,~A1. Bën kthesë ndryshon qëndrimin a sjelljet (zakonisht për mirë), kthehet rrugë drejtë. I bën (i jep) lak diçkaje shih te LAK,~U. E bëri lanet dikë a diçka shih te LANET,~I. E bëri leckë (rreckë, paçavure…) shih te LECK/Ë,~A. E bëri për një lek shih te LEK,~U. E bëri lëmin dikush e bëri një keqe a mynxyrë; arriti bëjë një veprim keq a një dëm madh. Bën ligjin keq. shih te LIGJ,~I. Bën lodra shih te LOD/ËR,~RA2. Bën lojën e dikujt shih te LOJ/Ë, ~A. E bëri lloç
a) diçka e prishi fare një pune, i ngatërroj gjerat;
b) dikë e rrahu shumë, e shqepi dru, i theu brinjët. E bëri llum shih te LLUM,~I. I bëri magji vjet. shih te MAGJI, ~A 3. Bën majë duket sheshit, shfaqet haptazi. E bëri (e zuri) mat dikë shih te MAT,~I. Bëj (me) mend shih te MEND,~. Ia bëri minushë shih te MINUSH/Ë,~A. Bën moral shih te MORAL,~I 2. Bën mu shih te MU. Bëri namin shih te NAM,~I 2. S’e bën nëna shih te NËN/Ë,~A. E bëri nuse (lule, usta, çeço) e qortoi ose e rrahu dikë, e bëri jetë i bindur dhe i shtruar, e solli vete. Bëri njërën shih te NJËRA. E bëri (mendjen) okë për diçka shih tek OK/Ë,~A. S’ bën për osh shih tek OSH. E bëri palaço dikë shih te PALAÇO,~JA. Bën pallë shih te PALL Ë. ~ Ia bëri paq shih te PAQ 4. Bëj (çel, hap) një parantezë libr. shih te PARANTEZ/Ë,~A 1. Bënte pazar
a) jepte e merrte me shitësin (me blerësin) për çmimin e mallit;
b) diskutonte shumë me dikë për arritur ndonjë lëshim etj. Bën përjashtim është rast i rrallë dhe i vetëm. Bën (shkon) përpjetë shih te PËRPJETË. Bën (shkon, merr) poshtë shih te POSHTË. S’ bën për se nuk përfill, nuk begenis. E bëri përshesh shih te PËRSHESH,~I 3.
Bëj pjesë hyj, futem diku, jam anëtar a pjesëtar i diçkaje. Ia bëri pus diçka shih te PUS,~I. Bëri pushkë(dyfek) luftoi, u ndesh me armë. Bëj qejf shih te QEJF, ~I 1.
Ia bëj qejfin dikujt ia plotësoj dëshirën, nuk ia prish zemrën. I bën qejfin vetes keq. i mbush mendjen vetes për diçka se ashtu është siç mendon ai, se do bëhet ashtu siç do ai. I bëj (i lë) radhë dikujt e flasë; nuk e pengoj. E bëri rezil vjet. shih te REZIL,~E. Bën rrugë (udhë) diçka shih te RRUG/Ë, ~A. E bëri rrugë (udhë) shih te RRUG/Ë,~A. I bëj (i lëshoj, i hap) rrugë (udhë) dikujt shih te RRUG/Ë, ~A.
E bëj sefte shih te SEFT/E,~JA: Bën (mban), sehir shih te SEHIR,~I. bënë sytë m’u duk, ashtu m’u duk, m’u bë sikur.. . Ma bën me sy shak. shih te SY,~RI., Bëj shaka me diçka shih te SHAKA,~JA. S’i bëj shamatë dikujt shih te SHAMAT/Ë, ~A. Bëra me shëndet diçka shih te SHËNDET,~I. Nuk ia bën shkrap shih te SHKRAP.
I bëri shteg shih te SHTEG,~U. Bëj shyqyr shih te SHYQYR. Bëj timen
a) jap aq sa kam mundësi;. Kryej një punë me aq sa varet nga unë; veproj me aq sa takon;
b) e përvetësoj, e marr diçka dhe e quaj timen, e përqafoj; e shtie dorë: E bëj tjegull diçka shih tek TJEGULL,~A. Bëj toka shtrëngoj duart dikë i jap dorën një tjetri, kur takohem me . E bëri tym (barut) shih tek TYM, ~I. E bëri ujem shih te UJEM,~I. E bëj ujë shih, tek UJ/Ë,~I 13. Bën vaki shih te VAKI,~A. Mos na bëjë vapë! thjeshtligj. shih te VAP/Ë,~A. I bëri (i hapi) varrin (gropën) dikujt shih te VARR,~I. Bëri vend shih te VEND,~I. I bëj vend shih te VEND,~I 5. bëjnë ( gënjejnë) veshët shih te VESH,~I. E bëri me (për) vete, (pas vetes) dikë shih te VET/Ë,~JA. S’e bëj veten nuk e shfaq me shenja jashtme një ndjenjë një mendim; nuk tregohem, e përmbaj veten, përmbahem. E bëri vëng dikë shih te VËNG,~U. E ka bërë vijë (vazhdë) shih te VIJ/Ë~A. Bën xixë shkëlqen është shumë e bukur, dallon nga shoqet (zakonisht për vajzat dhe nuset). E bëri zap shih te ZAP. Bëj zemër shih te ZEM/ËR,~RA 4. Kam bëj me shih te KAM. Sa para bën shih te PARA,~JA. Shohim e bëjmë( duke parë e duke bërë) shih te SHOH. Bën be e rrufe shih te BE, ~JA. Bëj (shpie, vë) buzën gaz shih te GAZ,~I II 2. S’i bën drutë, gjata shih te DRU,~JA. I ka, bërë (i ka lyer) duart me gjak shih te GJAK,~U I.
S’i bën dy bashkë shih te BASHKË. Pa e bërë (pa thënë) as një as dy shih te NJË. Bën hije mbi dhe keq. shih te HIJ/E, ~A. S’ia bën fjalën dysh dikujt nuk kundërshton, bindet pa e zgjatur, nuk ia prish fjalën. Bën fshat vete shih te FSHAT,~I. Bën gurin e gjakut dikush shih te GJAK,~U I. I ka bërë gurin e gjakut shih te GJAK,~U I. Bëri gurët e zez shih te GUR,~I. Bëj (hedh) hapat e parë shih te HAP,~I 3. Bëj hapa përpara përparoj. Ka bërë hapa prapa shih te PRAPA. Bën hapa vend shih te VEND,~I. Bën (mbeti, rri) vend numëro shih te NUMËROJ. Nuk i bën hije (as) vetes shih te HIJ/E,~A. I bëri këmbët lehta shih te LEHTË(i, e). Bën kulaç hi shih te HI,~RI. I bën llogaritë gabim shih te GABIM, ~I. E bëj (mendjen) okë për diçka shih tek OK/Ë,~A. E bëri për pesë (për dy) para shih te PARA,~JA. Nuk i bën tërr veshi shih tek TËRR. Nuk i bën syri tërr (dritë, hej, xëx) shih tek TËRR. I bëri veshët pipëz (bigë, curr, gërshërë, çift…) shih te PIPËZ,~A. Nuk e bëjë çap shih te ÇAP,~I. Sot i bën hunjtë, nesër i djeg nuk e mban fjalën, e ha fjalën, është i paqëndrueshëm; ha fjalë.

Reklama