Amenorrea

Amenorrea

Një problem tjetër menstrual është amenorrea, ose mungesa e periodave menstruale. Amenorrea parësore është diagnoza e mosardhjes periodave asnjëherë deri kufirin e moshës lartë ardhjes menstruacioneve (18 vjeç); amenorrea dytësore është ndalimi i menstruacioneve pas paktën një periode. Disa shkaqe janë shtatzënia; menopauza; ushqyerit me gji; dieta ekstreme ose anoreksia; pangrënët; stërvitje e rëndë atletike sidomos gjatë adoleshencës hershme; përdorim i mëparshëm i kokrrave kontraceptive; përdorimi i disa lloj drogash; difekt i lindur i rrugëve gjenitale; ç’ekujlibër hormonal; ciste apo tumore; sëmundje kronike; anomali kromozomale; stress ose faktorë emocionalë. Shpesh amenorrea shkaktohet nga një kombinim i disa prej këtyre faktorëve. Meqënëse amenorrea është shpesh një nga simptomat e sterilitetit, mjekët dhe librat mjekësorë i kushtojnë asaj shumë tepër vëmendje se problemeve paramenstruale ose periodave me dhimbje, megjithëse këto dy fundit janë shumë zakonshme.

Reklama