Home » Glossary » Absolut

Absolut

ABSOLUT mb.

1. nuk varet dhe nuk kushtëzohet nga diçka tjetër; merret a vështrohet vetvete, pa u lidhur e pa u krahasuar me diçka tjetër; kund. relativ. Shifër absolute. Vlerë absolute. Rritja absolute. Prodhimi absolut. ek. E vërteta absolute. filoz. Varfërimi absolut. ek. Mosha absolute. gjeol. Shkalla sipërore absolute. gjuh. Shpejtësi absolute. fiz. Lartësi absolute. gjeod. Peshë (lagështi) absolute. Ide absolute. filoz. shih tek IDE,~JA.

2. është i plotë e tërësor, nuk ka asnjë përjashtim a kufizim; është skajin me tejmë shfaqjes vet, nuk ka tjetër përtej tij; i përsosur. Epërsi absolute. Qetësi absolute. Liri (drejtësi) absolute. Besim (nënshtrim) absolut. Mungesë (pamundësi) absolute. Kampion absolut. Sport. sportist ka fituar mbi kundërshtarët e tjerë ndeshjet e një lloji caktuar sporti. Zero absolute. fiz. shih te ZERO,~JA. Temperaturë absolute. fiz. shih tek TEMPERATUR/Ë, ~A.

3. është i prerë e i padiskutueshëm, nuk bën asnjë lëshim; i domosdoshëm. Gjykim (ton) absolut. Nevojë absolute. mënyrë absolute.

4. nuk njeh asnjë ligj dhe asnjë kufizim ushtrimin e pushtetit vetjak, e mban dorë gjithë pushtetin; tiranik, despotik. Monarki absolute. Shtet (regjim, sundim) absolut. Mbret (sundimtar) absolut.

  • Shumicë absolute shumicë e kalon gjysmën e tërësisë numëruar, shumicë dërrmuese
Reklama