Home » Pse nuk është dekoruar ende Prishtina?

Pse nuk është dekoruar ende Prishtina?

Prishtina kryeqyteti i Kosovës, nuk është dekoruar ende për festat e fundvitit. Arsyeja për një veprim tillë është tenderi i fituar nga kompania dhe ankesa nga një kompani tjetër.

Çmimi prej 75 mijë euro i paraparë nga Komuna e Prishtinës është dhënë me çmim lirë tek një kompani. Një kompani private ka fituar tenderin për 54 mijë euro, çka ka shkaktuar reagim tek kompanitë e tjera nuk kanë fituar.

Njëra nga kompanitë nuk ka dal fituese është ankuar tek Organi Shqyrtues i Prokurorit, çka ka lënë qytetin ende pa dekoruar.

Insajderi herët ka publikuar shkrimin për shtatë komunat kanë shpenzuar shumti për festën e fundvitit. Prishtina prin bindshëm si komuna shpenzuese. 75 mijë euro janë përgatitur për t’u shpenzuar.

Adonis Tahiri nga Komuna e Prishtinës, për Insadjerin ka thënë se sapo merret vendimi nga OSHP-ja do fillon dekorimi i qytetit.

Janë ndare 75.000 euro për dekorimin e shesheve Kryeqyteti, meqë është shtuar edhe sheshi ‘Adem Jashari’. Por, tenderi është fituar me vlere me te ulet, për 54.000 euro. Meqë ka pas ankese nga një kompani tjetër, lënda është Organin Shqyrtues te Prokurimit. Presim OShP ta trajtoje sa me shpejte, mënyrë mos ketë vonesa”, ka deklaruar Tahiri për Insajderin./KultPlus.com

auto-viti-i-ri-prishtina11418834599_1481293426-2528895-730x440 Pse nuk është dekoruar ende Prishtina?

The post Pse nuk është dekoruar ende Prishtina? appeared first on KultPlus.

Reklama