Home » Mësohu me vdekë si Ali Podrimja

Mësohu me vdekë si Ali Podrimja

Poezi nga Sali Bashota.

Këpute edhe këtë degë druri
Këpute si litarin
Hap shteg derisa dalë shpirti
Shteg majë bregut
Merre me vete simfoninë e heshtjes
Merre nëse zbardhet qielli
Vraje shpendin e zi natës
Vraje nga pabesia
Beso simbolin e fjalës dhënë
Beso aty ku fle malli
Digju brenda syrit mirë
Digju vetëm për afshin
Mësohu me vdekë si Ali Podrimja
Mësohu me vdekë afër një lumi./KultPlus.com

IMG_4352 Mësohu me vdekë si Ali Podrimja

The post Mësohu me vdekë si Ali Podrimja appeared first on KultPlus.

Reklama