Home » Ceremoni në New York për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit

Ceremoni në New York për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit

Hartsdale New Yorkut u zhvillua ceremonia për riatdhesimin e eshtrave Mid’hat Frashërit, një figurë shumë dimensionale, i cili ka qenë pjesëmarrës aktiv disa periudha me rëndësi kritike kombit shqiptar.

Mid’hat Frashëri, i njohur me emrin e penës Lumo Skëndo, u nda nga jeta papritur 3 tetor 1949 Nju Jork, ku kishte ardhur nga Evropa për organizuar Komitetin Shqipëria e Lirë Amerikë dhe trupi i tij deri tani prehej varrezën Ferncliff qarkut Weschester.

Verimtaria e përcjelljes eshtrave po mbahet Qendrën Nënë Tereza pranë Kishës Zoja e Shkodrës. Për marrë pjesë kanë ardhur shumë personalitete shqiptaro-amerikane si dhe një delegacion nga Shqipëria, me përfaqësues nga qeveria dhe nga Instituti i Studimeve Historike Tiranë, Lumo Skëndo.

komentet e pjesëmarrësve u theksua roli i Mid’hat Frashërit si kryetar i Komisionit Alfabetit vitin 1908, ku ai mbështeti abc-në shqipe me gërma latine; u fol për punën e tij prej dijetari me themelimin e revistës mjaft njohur “Diturija” dhe për aktivitetin si njëri prej firmëtarëve Pavarësisë vitin 1912.

Mid’hat Frashëri ishte themelues dhe kryetar i organizatës Balli Kombëtar gjatë Luftës Dytë Botërore. Ai ka qenë cilësuar si kolaboracionist nga regjimi komunist dhe kjo vazhdon jetë ende një pikë ndarjeje mes mbështetësve tij antikomunistë dhe një pjese historianëve.

Por shumë prej atyre folën e cilësuan Mid’hat Frashërin si një figurë madhe bashkuese për shqiptarët. Ata thanë se ceremonia e riatdhesimit Nju Jork flet miri për këtë.

ceremoninë e sotme munguan disa anëtarë organizatës panshqiptare Vatra, drejtuesit e cilës i thanë Zërit Amerikës se Vatra zyrtarisht nuk do merrte pjesë. Sipas tyre, qeveria shqiptare, vendimin për riatdhesimin e Mid’hat Frashërit e shikon thjesht lidhur me rolin e tij çështjen e alfabetit, duke lënë mënjanë kontributet e tij politike si luftëtar kundër komunizmit.

Mid’hat Frashëri do rivarroset 14 nëntor kodrat e Liqenit Artificial Tiranë, aty ku prehet i ati, Abdyl Frashëri dhe xhaxhallarët Sami dhe Naim, tre rilindas shquar. /KultPlus.com
https://www.zeriamerikes.com/a/4653108.html

The post Ceremoni në New York për riatdhesimin e eshtrave të Mid’hat Frashërit appeared first on KultPlus.

Reklama