Home » Shtëpia e të moshuarve pa autoambulancë

Shtëpia e të moshuarve pa autoambulancë

63 moshuar, jetën e kalojnë Shtëpinë e Moshuarve Prishtinë, shoqëri vetme kanë mërzinë e ngushëllim vetëm kanë kujtimet.

Megjithatë, ata kërkojnë shteti t`i ketë parasysh paku t`u ndihmojë me një autoambulancë ngase nuk mund vizitohen tek mjekët.

Taibe Vitia, 76 vjeçe, tash e tri javë ka probleme me frymëmarrje. mungesë përkujdesjes familjare, ka 11 vjet për përkujdesen shtëpinë e moshuarve Prishtinë. Por mungesë autoambulancës, ajo nuk ka mundësi bëjë kontrollet e duhura te mjeku, ndërsa ilaçet duhet t`i blejë vetë.

“Jemi vështirësi nxor për një makine për të  shkuar nëpër spitale, makine nuk po kemi, tri javë jam pushim mjekësor, nuk po mundem shkoj kontroll, se makine s’po ka, barnat po duhet me i ble, nuk po kam me çka t’i blej, kam problem me frymën duhet me shkuar kontroll po s’po mundem kështu veç po duhet me ble barna. Kur s’po ka barna këtu po duhet t’i paguajmë vet”, tha Taibe Vitia,banore e shtëpisë moshuarve.

Kërkesë për autoambulancë ka edhe vetë drejtoresha e kësaj shtëpie.

Kemi nevojë për një autoambulancë për klientë jetë e përshtatshme për transportin e tyre, kur kemi nevojë t’i transportojmë QKUK dhe qendrat e mjekësisë familjare ”, tha drejtoresha Raza Aliçkaj.

Përballë ankesave kësaj kategorie, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, ka zgjedhur heshtjen. Sidoqoftë, 63 banorët e kësaj shtëpie qe jetën e kalojnë këtu, merren me punë dore, disa shikojnë televizor, e disa tjerë shfrytëzojnë parkun për ndonjë shëtitje.

Njëra prej tyre është edhe Razie Fanaj e cila është vendosur këtë shtëpi, dy muaj parë. Mes lotësh tregon se sa vështirë e ka t`i kalojë ditët, pasi i vdiqën gjithë afërmit.

“Babën nuk e kam, ka vdekur, nëna ka vdekur, edhe motra dhe një vëlla e kom pas, unë jam pa askënd. E martuar kamë qenë, por nuk ka gëzua zoti me fëmijë nuk e kam askënd”, tha Fanaj.

Ani pse është e kënaqur me përkujdesjen përgjithësi këtë shtëpi moshuarve, Shejnaze Salihu lutet askush mos ketë fatin e tyre.

shtëpinë e moshuarve Prishtinë, janë akomoduar 63 persona. Prej tyre 37 gra dhe 26 burra.

Shërbimet shtëpinë e moshuarve janë 24-orëshe, ndërsa kapaciteti i saj është deri 100 persona. punësuar këtë shtëpi janë 55 persona, përfshirë shërbimin social, shëndetësor, dhe atë kuzhinës./RTK

 

The post Shtëpia e të moshuarve pa autoambulancë appeared first on INSAJDERI.

Reklama