Home » ORGANIZATORI I AKSIONIT “TA PASTROJMË KOSOVËN”, KONFIRMON MASHTRIMIN E KAWA GROUP

ORGANIZATORI I AKSIONIT “TA PASTROJMË KOSOVËN”, KONFIRMON MASHTRIMIN E KAWA GROUP

Aksioni “Ta Pastrojmë Kosovën” është e organizuar nga Qeveria e Kosovës bashku me Ministrinë e Mjedisit dhe 10 ministri tjera, ndërsa është e implementuar nga organizata “Let’s Do It Kosovo”.

Luan Hasanaj, drejtor Let’s Do It Kosovo dhe impelemtues i aksionit “Ta Pastrojmë Kosovën” ka thënë për Gazetën Insajderi, se asnjë kompani tjetër nuk është organizator i këtij aksioni, as “KAWA Group” dhe asnjë kompani tjetër.

“Komplet ana teknike dhe logjistike e aksionit ta pastrojmë Kosovën e financuar nga qeveria e Kosovës, qeveria e Kosovës gjitha mjetet financiare për realizimin teknik dhe logjistik për krejt Kosovën një mënyrë e ka kontaktuar “Let’s Do It Kosovën”, dhe Let’s Do It është e kontraktuar për këtë e ne kemi bërë marrëveshje me “KAWA Group” me “Meridianin”, mirëpo ata nuk janë organizator”, deklaroi Hasanaj.

Ndërsa ushtruesi i detyrës Ministrisë Mjedisit, Fatmir Matoshi ka thënë për Insajderin se ky organizim është iniciativë e Qeverisë Kosovës dhe udhëhiqet nga ministria ai drejton dhe 10 ministritë tjera.

Ne e udhëheqim si ministri me vendim Qeverisë, iniciativa është vendim i qeverisë dhe ne e udhëheqim dhe është nën organizimin tonë, ku task-forcë janë 10 ministri dhe dy organizata qeveritare dhe mandej e kemi përfshi edhe komunat, bashkësitë fetare, zyra e kryeministrit e ka një përfaqësues task-forcë, pra është nën udhëheqjen tonë ndërsa për organizim e i kemi dërguar shkresë kryetarëve komunave për me bo task-forca lokale dhe ata i kanë bërë gjitha komunat e organizimi është i joni mirëpo merita e njerëzve”, ka thënë Fatmir Matoshi

Gjatë ditë djeshme portali Ndërtimi.info ishte përpjekur ta mashtrojë publikun se ajo ka qenë organizatore e aksionit “Ta pastrojmë Kosovën”.

Ata kishin postuar një artikull me titull ““Fillon aksioni Ta Pastrojmë Kosovën organizimin e KAWA Group”. Ndërsa puna kishte pasur ta bëjë kjo kompani ishte vetëm pastrimi i deponisë amdhe ilegale Prishtinë e cila gjendet lagjen “Kalabria”.

Gazeta Insajderi, kishte provuar gjatë ditës djeshme kontaktoj me pronarin e “KAWA Group” Valon Vataj mirëpo nuk ka marr asnjë përgjigje.

Aksioni „Ta pastrojmë Kosovën” mbahet nën organizimin e Qeverisë Kosovës dhe drejtohet nga zyra e kryeministrit dhe Ministria e Mjedisit, ndërsa i gjithë aksioni implementohet nga organizata “Let’s do it Kosovo”. /Insajderi.com

The post ORGANIZATORI I AKSIONIT “TA PASTROJMË KOSOVËN”, KONFIRMON MASHTRIMIN E KAWA GROUP appeared first on Veriu.info.

Reklama