Home » “Djalin ta kanë rreh rusët në disko” – arsyeja qe çoi në përplasjen e dy familjeve kosovare

“Djalin ta kanë rreh rusët në disko” – arsyeja qe çoi në përplasjen e dy familjeve kosovare

Dy familje kosovare janë përplasur me njëra-tjetrën pas prishjes marrëdhënieve mes një çifti, cilët vijnë nga dy familjet përkatëse. Bëhet fjalë për një familje nga Gjilani dhe një tjetër nga Drenasi, fëmijët e cilëve ishin fejuar dhe po bashkëjetonin prej disa javësh.

Mirëpo, kur marrëdhëniet mes çiftit u prishin, ashtu ndodhi edhe me dy familjet. Anëtari i njërës prej familjeve është teologu Mustafa Bajrami, i cili para disa ditësh akuzoi familjen Hamiti nga Drenasi se i kanë kërkuar haraç, pasi djali i tij prishi marrëdhëniet me fejuarën nga Drenasi.

E familja e cila akuzohet ka kërkuar haraç nga Mustafa Bajrami, po thotë se deklaratat e tij janë pavërteta.

Mehdi Hamiti, i cili ka vendosur problemin e vajzës tij me fejuarin e vet ta zgjidh përmes formave primitive, Kanunit dhe fesë, thotë se arsye e prishjes marrëdhënieve mes vajzës tij dhe djalit nga Gjilani ka qenë fakti se ish-partneri i vajzës tij vizitonte klubet e natës. Madje, ai thotë se ish-partnerin e vajzës tij e kishin rrahur disa rusë diskotekë.

Kjo ngjarje ka filluar prej marsit këtij viti. Pesë javë ditë çika nuk ka tregu se ka probleme me personin. Por pas pesë javë ditësh ka tregu vajza për problemet. Na kemi dashur veç me bisedue dhe me kuptue se ku është problemi. Edhe kur i kam thanë babës tij, se mbramë kur ka dalë djali diskoteka dhe ta kanë rreh rusët e ka ardhë me sytë qivit, i kam thanë pse s’e ke pyet djalin; ku je kanë?”, thotë Mehdi Hamiti për T7.

Ai shprehet se familja e fejuarit vajzës, kishin kërkuar kenë ndërmjetësues për ta zgjedhur problemin mes çiftit. Madje familjet cilat jetojnë Gjermani, kishin angazhuar edhe atje një hoxhë për ta zgjedhur problemin.

Kur çështja u zhvendos Kosovë, u përfshi edhe miku i familjes Hamiti, i cili tani gjendet paraburgim. Kjo për shkak se Gjykata ka konstatuar se ai ka ngacmuar Mustafa Bajramin, i cili po pretendon se i është kërkuar haraç.

Mirëpo sipas prindit vajzës, ata vetëm kishin kërkuar dëmshpërblim pasi sipas tij, djali i familjes Bajrami e kishte keqpërdorur vajzën e tij.

Ndryshe  çifti kanë qenë fejuar qe dy vite, ndërkohë sipas prindit tij vajza ka qenë e mitur kur është njohur me ish-të fejuarin e saj.

The post “Djalin ta kanë rreh rusët në disko” – arsyeja qe çoi në përplasjen e dy familjeve kosovare appeared first on INSAJDERI.

Reklama