Home » Vasili: DASH paralajmëroi pastrimin masiv të parave në Shqipëri

Vasili: DASH paralajmëroi pastrimin masiv të parave në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar LSI-së, Petrit Vasili thotë se DASH ka paralajmëruar pastrimin masiv parave dhe për këtë sipas tij kullat Tiranë janë provë e qartë dhe e rëndë e inkriminimit qeverisë.

Vetem disa jave me pare Departamenti Amerikan i Shtetit konfirmoi shume qarte se Shqiperia mbetet vend kryesor i pastrimit te parave. DASH konfirmoi se Shqiperia eshte nen vezhgim te rrepte per pastrimin e parave si dhe vuri gishtin edhe ne format e ketij pastrimi. Dhjetrat kullat ne Tirane jane prova e qarte, qe fajeson pa asnje ekuivok qeverine e inkriminuar ne kete fenomen shkaterrimtar per ekonomine e vendit dhe per kriminalizimin e jetes politike dhe shoqerore te tij.Moskonfiskimi i aseteve te veprimtarise kriminale dhe perkundrazi shnderrimi nga qeveria i Shqiperise ne nje parajse dhe lavatrice kolosale te pastrimit te parave jane ne syte e te gjithe shqiptareve,por edhe te partnereve nderkombetare, qe po ndjekin hap pas hapi me te gjitha instrumentet situaten”, shkruan Vasili.

Qeveria tashmë, vijon ai është vendosur qartazi kundër SHBA-së dhe kundër gjithçkaje DASH kërkoi me forcë kundër pastrimit parave shkatërrojnë vendin.

o.j/dita

Reklama

Lexo më shumë