Home » Diploma dymijëvjeçare e ushtarëve që luftuan edhe në Dardani

Diploma dymijëvjeçare e ushtarëve që luftuan edhe në Dardani

Një fragment i diplomës ushtarake prej bronzi me dimensione 15 me 12 me 0.2 centimetra e kishte gjetur Abedin Krosi, arsimtar i pedagogjisë pension, mes viteve 1986 dhe 1990 rastësisht fshatin Rashçë, Komuna e Sarajit, rajonin e Shkupit, afër shkollës fillore fshatit, lokalitetin e quajtur “Ara e Shaban Likës”, shkruan sot Koha Ditore.

Prej kohës gjetjes e deri tash e kishte ruajtur me xhelozi këtë gjetje shtëpinë e tij familjare njëjtin fshat. Ky fragment me tekst gjuhë latine skalitur mbi është vetëm një pjesë e diplomës ushtarake, e cila origjinal duhej ishte e përbërë nga dy pllaka shpuara me nga tri vrima dhe lidhura mes vete me tel.

Teksti me shkronja madhësisë 7 milimetra, nuk është komplet dhe nga ai janë ruajtur 17 rreshta, është i skalitur fushën e profiluar me shkronja bukura kapitale faqen e parë horizontalisht, ndërsa anën tjetër, i njëjti tekst është shkruar 14 rreshta (mungon një pjesë e tekstit) me shkronja thjeshta vertikalisht.

The post Diploma dymijëvjeçare e ushtarëve që luftuan edhe në Dardani appeared first on INSAJDERI.

Reklama