Home » Arrestohet punonjësi i policisë për korrupsion

Arrestohet punonjësi i policisë për korrupsion

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA) Tiranë, arrestoi një punonjës policie për korrupsion.

Arrestimi i punonjësit Policisë me detyrë specialist i menaxhimit trafikut interurban, Komisariatin e Policisë Rrugore, Emiljano Taku, u krye nga SHÇBA pasi ky i fundit dyshohet se i kërkoi një shumë parash prej 2 mijë lekësh një qytetari, këmbim shmangies masës administrative.

Denoncimi për këtë rast erdhi nga vetë qytetari numrin e gjelbër SHÇBA 0800 90 90.

Menjëherë pas marrjes denoncimit SHÇBA ka identifikuar punonjësin e policisë “Bulevardin Blu”, Kamëz dhe e arrestuan atë./tvklan.al.

Gjatë kontrollit efektivit rrugores iu gjet edhe kartmonedha e prerjes 2 mijë lekë, numri i serisë i cilës korrespondon me numrin qytetari kishte dhënë gjatë denoncimit.

Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë rrethanave.

The post Arrestohet punonjësi i policisë për korrupsion appeared first on INSAJDERI.

Reklama