Home » Ndërpritet seanca për 53 milionët e Bechtel Enkas

Ndërpritet seanca për 53 milionët e Bechtel Enkas

Deputetët e Kuvendit Kosovës për 7 orë kanë diskutuar për 53 milionë eurot cilat Qeveria e Kosovës do t’ia paguajë kompanisë Bechtel Enka.

Pas këtij debati nuk pat ndonjë rezultat edhe pse deputetët kanë krijuar një grup për harmonizimin e pikave për një Rezolutë për ta dërguar pastaj njëjtë votim.

Deputetët u pajtuan seanca për enjten ndërpritet, por nuk janë marr vesh se kur do vazhdojë.

Edhe pse u hodh votim se kur do vazhdojë, seanca nuk u caktua pasi nuk kishte kuorum.

Kujtim Shala kryesonte seancën tha se kjo mbetet dorë kryetarit Kuvendit Kadri Veseli vendosë për vazhdimin e saj.

Interpelanca e sotme është thirrur nga LDK-ja cilën është diskutuar për 53-milionëshin e kompanisë “Bechtel-Enka”.

Deputetët e pozitës dhe opozitës kanë akuzuar njëri-tjetrin për mungesë përgjegjësisë. Përderisa, opozita ka kërkuar publikimin e nënshkrimit kontratës me “Bechtel-Enka”-n.

Është vërejtur përplasje ndërmjet deputetëve dhe kryeministrit Ramush Haradinaj. Ky i fundit disa herë u është drejtuar deputetëve me fjalët: “A po kuptoni, a po merrni vesh?”.

The post Ndërpritet seanca për 53 milionët e Bechtel Enkas appeared first on INSAJDERI.

Reklama