Home » Arrestohen tre persona për trafikim me njerëz, identifikohet një viktimë

Arrestohen tre persona për trafikim me njerëz, identifikohet një viktimë

Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, gjatë ditës djeshme ka realizuar një operacion kontrolli një lokacion (lokal/sallon masazhi), me ç’rast kanë bërë arrestimin e tre personave dyshuar, si dhe kanë identifikuar një viktimë trafikimit.

Personat e arrestuar lidhur me këtë rast janë: M. Z.  (1988), V.Xh (1997) dhe F.H (1994).

Dyshohet se viktima është shfrytëzuar për punë detyruar dhe shërbime seksuale.

Personat e arrestuar dyshohet se kanë kryer veprën penale ‘trafikim me njerëz’ dhe ‘bashkëkryerja’, njofton Klan Kosova.

Si prova materiale janë konfiskuar përkohësisht tre telefona dhe provat tjera siguruara gjatë hetimit i dërgohen prokurorit për procedim mëtutjeshëm.

Viktima është trajtuar bazë procedurave standarde për viktimat e trafikimit.

Lokali është mbyllur nga ana e inspektorëve përkatës, ndërsa tre dyshuarit me vendim prokurorit kompetent janë dërguar mbajtje për 48 orë.

 

 

Reklama