Home » Kur thirra nënën t’i them se policia ndaloi vëllain

Kur thirra nënën t’i them se policia ndaloi vëllain

Shqiptar Oseku

ajo nisi merr frymë me ndërprerje
sikur lidhte fashē pambuku mbi brinjë ëndërrash

ani bir se e lēshojnë prapë
a i ka ilaçet me vete

pastaj heshti krejt
thuase qeveria i kish caktuar
një kuotë fjalësh

(përvoja bën veten)

i ndihej veç frymëmarrja
me ndërprerje buta

sikur lidhte fashē pambuku mbi brinjë
thyera

The post Kur thirra nënën t’i them se policia ndaloi vëllain appeared first on KultPlus.

Reklama