Home » Ku ishe ti?

Ku ishe ti?

Frederik Rreshpja

Ku ishe ti kur dola i vetëm nën hënë?
ç’hënë barisnje vallë?

Ku ishe ti kur vizitova profilin tënd
xhamin e muzgut krisi dhe u thye me trishtim?

Pastaj erdhi nata mbushur me mungesën tënde
Pastaj erdhi prap nata
dhe kështu ka për qenë deri ditën e fundit netëve.

Zbrita tek kroi
duke mbajtur duar vazon delikate agimit
Pashë sytë e tu ruajtur kujtesën e ujrave.

Lisi plak lëshoi përdhe kurorën e vjeshtës
Si një sovran abdikon.

Ani, mua zuri ky mallkim.
Po qysh bën pylli pa ty? Si del vjeshta?
A ndofta nuk do ketë kurrë vjeshtë?
Atëherë emër kujt do bien gjethet?
emër kujt do vijnë shirat, mjegullat, ylberët?

Ah, zemra ime, eja vër dorë mbi stinët!

The post Ku ishe ti? appeared first on KultPlus.

Reklama