Home » E blinin për mjaltë natyral e paguanin sa qimet e kokës, zbulojnë se merrnin helm të fshehur

E blinin për mjaltë natyral e paguanin sa qimet e kokës, zbulojnë se merrnin helm të fshehur

Siguria ushqimore vendin tonë është tepër e ulët dhe këtë e konstatojmë çdo ditë kur shkojmë supermarket apo blejmë fruta-perime.

Shpesh herë i kemi parë edhe transformimet e ushqimeve si pasojë e pesticideve dhe hormoneve ato mbajnë, por këtë herë bëhet fjalë për mjaltë, i cili tregtohej me çmim lartë dhe shitej për mjaltë natyral, kur vërtetë ishte krejt tjetër.

një prej pikave ku shitet masivisht mjaltë i pretenduar natyral, pikërisht tek “Uji i Ftohtë” Tepelenë, AKU ka sekuestruar sasi mëdha mjalti falsifikuar.

E. Qibini, tregtar ambulant, po tregtonte 58 kavanoza, 1 kg dhe 13 bidona plastik 2 kg secili, me produkt tё pretenduar mjaltë.

Mjalti tregtohej ambiente hapura, kushte papërshtatshme higjienike, ekspozuara ndaj rrezeve tё diellit, ndotjeve dhe kushteve atmosferike.

Sipas analizave laboratorike, produkti i cili pretendohej mjaltë natyral, nё fakt ishte mjaltë industrial dhe jashtë parametrave tё konsumit njerëzor.

Sipas informacionit paraprak, tregtarët e blinin mjaltin industrial me çmim tё ulët, nga prodhues tё rregullt nё qytetin e Korҫёs, dhepas ia hiqnin etiketat qё tregonin origjinën dhe përmbajtjen reale tё produktit, pёr t’ua shitur për “mjaltë natyral” dhe me çmim tё lartё, pushuesve dhe turistëve qё kalonin nё “Ujё tё Ftohtё”.

AKU ndërmori masёn administrative gjobё nё vlerën 200 000 leke dhe masën e konfiskimit. Ndërsa Sektori i krimit ekonomik vijon hetimet pёr konsumin e figurës sё veprave penale tё “prodhimit dhe shitjes sё ushqimeve dhe e lëndëve tjera rrezikshme për shëndetin” sipas nenit Nenit 288 tё Kodit Penal dhe veprën penale tё “fshehjes tё tё ardhurave”.

Reklama