SPECIALE / Rrëfimi i Babales: Më pikonte çatia, doja t’i mbushja vrimat me kokainë…

 

O vlla, ta them dhe një herë ore, doja vetëm ta provokoja, se unë nuk merrem me drogë. Ç’ di mua ti ore, lamash?

Dgjo dgjo: fillim provokova Toto qorrin, pastaj Zaçe doracin, dhe pastaj Pipo topallin. Me një fjalë, t’gjith ata me cene biografi. Andej nga vitet 94-95 ishte. U thashë, jepni ca fëmra moldave t’i hedh me skaf matanë ore. shikoja a do pranonin, kupton ti?

Ata pranuan. Pastaj i provokova me ca kurdë dhe afganë. Ndërsa shqiptarët hidhja me gomone ‘97-ën nuk i provokova unë, por ata mua. Ua kishnje marrë paratë Saliu dhe doshnjin iknin. Ashtu bënë: dhanë mua paratë e fundit dhe ikën. Domethënë, i çova unë. Po nuk doja, vlla, se unë jam i ndershëm.

Andej na vitet 1998 e prapa, provokova me rradhë gjithë çunat Skelë, Radhimë, Lumi Vlorës, Tepelenë, Delvinë, Lazarat. A doni t’ua hedh hashashin matanë, u thoshja. Do ti, ata ranë kurth dhe jepnin thasët e hashashit me maune?

Erdhi puna o shoku, ata ranë kurth, unë rashë burg. Kisha nja 10 kile kokainë me vete. U thashë italianëve, ta them burri burrit: Unë, u thashë, ktë e kam për përdorim personal, nuk merrem me trafik, thjesht provokoj çunat. Io solo provokare, u thashë. Pro-vo-ka-re!!! Nuk besuan qelbësirat. vinte t’i hidhja dët si njëzetën…

E kshtuuuu. Nejse, dola na burgu, kur ç’ shoh, pikonte çati e shpisë, vlla. Ah sikur ta kisha atë kokainën, do ta kishnja bërë stuko zija vrimat. Le kishte marrë malli për provokuar. thonë kta PD-së, shiko Babale, sa rri kot vërdallë nëpër Vlorë, pse nuk provokon Agronin? Ne ndihmuam ty 97-ën se krijuam situatën ti hidhje njerëz matanë, nashi o na e ktheç nderin!

U thashë burrash, po ju ça do jepni ore, se pikon shpia! Mo ki merak, thanë, se ne shquhemi për zënie vrimash, po fol pak me Salianjin bëni një regjistrim me gramafon. fakt, Salianji ma premtoi. Vrimat e shpisë t’iunë tha, ja, sa mbyll ca vrima parti.

Vetëm se kto orët e fundit jam hall vlla. Nuk e di se çfarë lloj vrimash do zënë kta PD-së vlla, se ai Salianji sesi shikonte…

<i>Shënim: Gojët e Liga është rubrikë satirike anti-provokim

Reklama

Lexo më shumë