Home » Nesër proteston Sindikata e Hekurudhave, ndalet qarkullimi Prishtinë – Pejë

Nesër proteston Sindikata e Hekurudhave, ndalet qarkullimi Prishtinë – Pejë

Sindikata e Pavarur e Hekurudhave do mbaj nesër protestë një orëshe, lidhje me vonesën e pagave për muajin prill.

Përmes një njoftimi për media, ata kanë njoftuar se protesta do mbahet duke filluar nga ora 08:00 deri orën 09:00. Ndërsa njoftimin paraprak ata patë thënë se me këtë rast do ndalet edhe qarkullimi i trenit Prishtinë-Pejë.

Ky veprim i tyre vije pasi Sindikata e Trainkos ka deklaruar se ata ende nuk kanë asnjë njoftim zyrtarë se kur do dalin pagat e punëtorëve.

Ky është njoftimi i tyre:

Duam ju rikoujtomë se nesër nga ora 08:00 deri ora 09:00, Sindikata Pavarur e Hekurudhave – Trainkos Sh.A. do mbajë protestë 1 orëshe, stacionin Hekurudhor Fushë Kosovës, lidhje me vonesën e pagave për muajin Prill 2018.

Po ashtu, ju njoftojmë se ende nuk kemi asnjë njoftim zyrtar se kur do dalin pagat e punëtorëve.

Prania e juaj do ndihmonte zëri ynë jetë i fuqishëm dhe marrë përgjigje nga zyrtarët e kompanisë.

Faleminderit për bashkëpunim.

Me respekt, Sahit Prekopuca – Kryetar i SPH – Trainkos

The post Nesër proteston Sindikata e Hekurudhave, ndalet qarkullimi Prishtinë – Pejë appeared first on INSAJDERI.

Reklama