Home » ‘Nënë ku i kam vëllezërit, nënë këndoma një këngë…’

‘Nënë ku i kam vëllezërit, nënë këndoma një këngë…’

Kujtim Paçaku /
KËNGË E ZEZË

Nënë ku i kam vëllezërit
I kanë vrarë …
Po babai ku është nënë
Nuk u kthye …
As qeni i shtëpisë nuk dëgjohet
E helmuan …

Nënë këndoma një këngë
Zëri është shtjerrë o bir …
jep pak bukë nënë
S’kemi asnjë dromcë …
E cdo hamë sonte moj nënë
Do kafshojmë dhimbjen tonë
E do dehemi me lotë …

The post ‘Nënë ku i kam vëllezërit, nënë këndoma një këngë…’ appeared first on KultPlus.

Reklama