Del ekspertiza: A u dogj i gjallë kosovari në Fushë-Krujë?

Krimi makabër Fushë-Krujë zbardhet nga ADN-ja, ku vërtetohet se trupi i karbonizuar i gjetur brenda një makine djegur, i përket Xhafer Osmani nga fshati Pestovë i Komunës Vushtrisë Kosovë. Nga ekspertiza mjeko-ligjore vërtetohet se autorët e kanë lidhur me litar dhe e lyen me benzine dhe me pas e dogjën.

Osmani ka vdekur pak minuta pasi iu vu flaka dhe i janë djegur fillim rrugët e frymëmarrjes. Policia po heton dy pista hetimi siç është ajo e pasionit, pra lidhja me një femër ne Shqipëri dhe konfliktet e pronësisë për një biznes. Kjo vërteton se ai nuk është qëlluar me armë zjarri, por është torturuar para se ta digjnin gjallë.

Ngjarja u regjistrua 5 maj 2018. Autor i dyshuar i krimit është një person rreth 35-vjeç, i cili është fiksuar nga kamerat e një karburanti disa metra larg vendit ku u gjet automjeti i djegur. Nga sekuencat filmike, regjistruara rreth 2-3 orë para ngjarjes tronditëse vërehet se i dyshuari ndodhej pranë makinës Xhafer Osmanit ndërsa ky i fundit qëndronte i lidhur sedilen e pasme automjetit.

Për humbur gjurmët autori e ka fshehur automjetin një zonë me kallamishte dhe pas e ka djegur. Rezulton se familja ka denoncuar zhdukjen e ndjerit, ndërsa deklaruan se ai ishte nisur nga Mitrovica drejt Shqipërisë datë 29 prill dhe prej kësaj dite nuk kanë pasur asnjë komunikim.

The post Del ekspertiza: A u dogj i gjallë kosovari në Fushë-Krujë? appeared first on INSAJDERI.

Reklama