Home » Berisha: Rama ikën para kohe nga Samiti i Sofjes

Berisha: Rama ikën para kohe nga Samiti i Sofjes

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka vijuar akuzat dhe denoncimet e tij ndaj qeverisë, pas bërjes publike videos “dëshmitarit X”.

Përmes një postimi Facebook, Berisha thotë se pas dëshmisë Albert Veliut për lidhjet me drogën me vëllain e Ministrit Fatmir Xhafaj, është vënë lëvizje edhe Kryeministri Rama.

Madje sipas Berishës, shefi i qeverisë shqiptare ka ikur para kohe nga Samiti i Sofjes ku ndodhet, ndërsa ministri i Brendshëm Xhafaj ka mbyllur telefonin

Postimi i plotë:

Deshmi me fuqi tronditese nukleare e deshmitarit Albert Veliu!

Rama iken parakohe faqenxire nga samiti i Sofjes, Xhafa mbyll telefonin dhe zhduket si mi!

Te dashur miq, deshmia me fuqi nukleare e deshmitarit Albert Veliu ishte nje goditje vdekjeprurese per vete kryekumbar Ramen dhe kumbar Xhafen. Ata, pasi heshten 7 dite me radhe dhe ne vend qe ta arrestonin, nisen dje ne mengjes forcerisht per ne Itali Geron/Agron Xhafen, deklaruan se incizimi i bisedes se ketij te fundit per trafiqe me deshmitarin ishte e montuar.

Ky mashtrim i turpshem si dhe pengmarrja e deshmitarit qe nxorri ne shesh fytyren e vertet mafioze te klaneve Rama – Xhafa, jane nje kushtrim per çdo shqiptar per te shporrur e permbysur me nje fortune te pergjithshme popullore pushtetin e kryfamiljes mafioze te Shqiperise dhe Europes, familjes Rama dhe familjeve mafioze Xhafa, Tahiri etj! 

Reklama