Home » Simeone: Jam i qetë dhe i bindur se do të fitojmë

Simeone: Jam i qetë dhe i bindur se do të fitojmë

Diego Simeone do ta përcjellë nga tribunat e stadiumit finalen e Ligës Europës cilën Atletico Madrid kërkon trofeun përballë Olympique Marseille.

Tekniku është i suspenduar me katër ndeshje nga UEFA, por kjo nuk e shqetëson, ndërsa pret skuadra ta ngrisë trofeun Stade de Lyon.

“Jam i qetë. Ndaj Marseille do jetë një ndeshje e vështirë, por nëse luajmë bashkuar nga minuta e parë, jam i bindur do t’ia dalim”.

“Natyrisht, trishton fakti nuk mund jem pranë skuadrës, por ndaj Arsenal e pashë ata mund bëjnë edhe pa mua”, deklaroi Simeone.

Atletico e Madrid triumfoi këtë garë para gjashët vjetësh dhe prej atij momenti skuadra erdhi rritje, duke prekur dy finale Ligën e Kampionëve dhe fituar La Ligën një herë.

“Pikërisht nga ai triumf vitin 2012 nisi një epokë e re dhe rezultative për Atletico. Ishte një hap i rëndësishëm për rritjen tonë”.

“Gjithsesi me kalimin e kohës emocionet rriten, por i kam parë lojtarët me dëshirë për sjellë këtë trofe Madrid”, u shpreh trajneri i Atletico Madrid.

Reklama