Home » Deputetja e VV-së: LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet tash

Deputetja e VV-së: LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet tash

Deputetja e Kuvendit Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës tash për tash nuk është e gatshme për zgjedhje.

Nagavci ka thënë emisionin “DPT Te Fidani”, televizionin T7, se tash “LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet”.

Duke arsyetuar mendimin e saj, deputetja e VV-së ka thënë se LDK s’ka kandidat për kryeministër, nëse zgjedhjet do mbaheshin tani.

The post Deputetja e VV-së: LDK-së nuk i konvenojnë zgjedhjet tash appeared first on INSAJDERI.

Reklama