Home » Franca dhe Anlgia ia ‘ngrehin veshin’ Izraelit, i reagojnë ashpër për vrasjen e palestinezëve

Franca dhe Anlgia ia ‘ngrehin veshin’ Izraelit, i reagojnë ashpër për vrasjen e palestinezëve

Këshilli i Sigurimit i Kombeve Bashkuara mban sot ( martën) një takim urgjent për diskutuar mbi situatën Gazë, pas një dite me dhunën vdekjeprurëse mes Izraelit dhe palestinezëve 5 vitet e fundit. Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrja britanike, Theresa May kanë shprehur shqetësim për vrasjen e dhjetëra palestinezëve nga ushtria e Izraelit.

Koordinatori i posaçëm i OKB-së për Procesin e Paqes Lindjen e Mesme, Nickolay Mladenov, pritet ta informojë Këshillin nga Jeruzalemi.

Kuvajti ka hartuar një deklaratë, ku shprehet “zemërim i thellë dhe dëshpërim” për vrasjen e dhjetra palestinezëve nga trupat izraelite, ndërsa bëhet thirrje për një hetim pavarur. Diplomatë Kombet e Bashkuara thanë se SHBA, aleate Izraelit dhe njëri prej 5 vendeve anëtare Këshillit me drejtë vetoje, e bllokuan deklaratën.

Presidenti francez Emmanuel Macron e dënoi dhunën Gazë, ku ushtarët izraelitë vranë mbi 50 civilë palestinezë përleshjet e zhvilluara kufi.

Përmes një deklarate, zyra e zotit Macron tha se martën ai ka plan flasë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Shumë vende aleate me Shtetet e Bashkuara, sikurse edhe vende armike, po shprehin kritika ndaj vendimit Uashingtonit për hapjen e ambasadës amerikane hënën Jeruzalem, duke thënë se ky veprim ka për rritur tensionet Lindjen e Mesme, transmeton express.

Edhe kryeministrja britanike Theresa May nuk ishte dakord me hapjen e ambasadës amerikane Jeruzalem, para se arrihej një marrëveshje përfundimtare paqeje Lindjen e Mesme.

Ministri u Jashtëm rus Sergey Lavrov përsëriti kundërshtimin e Moskës për hapjen e ambasadës amerikane Jeruzalem.

Një numër i madh udhëheqësish vendeve arabe e dënuan këtë veprim: kryeministri libanez Saad Hariri e cilësoi atë një vperim “provokues”, ndërsa Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif tha se e hëna ushte “një ditë turpi”.

Qeveria turke tha se do ta thërriste ambasadorin e vet Shtetet e Bashkuara, “për konsultime” lidhur me veprimin e hapjes ambasadës.

Reklama