Home » Archives for Maj 2018

Muaj: Maj 2018

AI is surfacing B2B sales opportunities in every interaction (VB Live)

ai-machine_learning-shutterstock_671158525 AI is surfacing B2B sales opportunities in every interaction (VB Live)


VB LIVE: Artificial intelligence has evolved to the point where any B2B sales organization that leverages AI will see measurable improvements in customer engagement, LTV, and overall sales. Learn more about how to seamlessly integrate AI into your workflows and hear about real-world results from leading brands in this VB Live event! Register here f…Read Moreai-machine_learning-shutterstock_671158525 AI is surfacing B2B sales opportunities in every interaction (VB Live)

Reklama

University of Toronto researchers develop AI that can defeat facial recognition systems

shutterstock_731158624-e1520828696140 University of Toronto researchers develop AI that can defeat facial recognition systems


Facial recognition systems are controversial, to say the least. Amazon made headlines last week over supplying law enforcement agencies with face-scanning tech. Schools in China are using facial recognition cameras to monitor students. And studies show that some facial recognition algorithms have built-in biases against certain ethnicities. Concern…Read Moreshutterstock_731158624-e1520828696140 University of Toronto researchers develop AI that can defeat facial recognition systems

Gjilani po kompletohet me infrastrukturë modern në kulturë dhe sport

 Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, në konferencën e mbajtur sot nga drejtoresha, Shpresa Hajdari, e cila ka elaboruar punën që është duke u bërë në këtë drejtori dhe planifikimin që kanë për vitin 2018, por edhe investimet e mëdha pas shtëpisë së rinisë, punës në shtëpitë e kulturës nëpër disa fshatra dhe veçanërisht për investimet milionëshe që do të bëhen në sektorin e sportit.

Ajo ka thënë se në sektorin e Kulturës janë duke punuar sipas planifikimit, kalendarit të aktiviteteve dhe festave zyrtare, sepse është bartësja kryesore e organizimeve në këtë resor në bashkëpunim me Teatrin, ansablet, shoqëritë dhe organizatat e ndryshme kulturore.

Kurse sipas Hajdarit sa i përket Teatrit të Qytetit, ajo konfirmoi se aty është repertuori i cili duhet të përgatis katër premiera brenda vitit. Këtë vit sipas saj do të fillohet edhe me përgatitjen e shfaqjeve për fëmijë, sepse kështu përmbushet edhe më shumë detyra e këtij institucioni të skenes dhe punblikut.

Ajo ka potencuar se si janë duke punuar në Shtëpitë e Kulturës në Llashticë, Zhegër dhe Përlepnicë, që gjatë të ardhmes do të krijojnë kushte dhe mundësi shtesë për aktivitete të ndryshme në këto fshatra.

Drejtoresha Shpresa Hajdari ka njoftuar se në kuadër të punëve që janë duke bërë është përcaktimi i Federatës së Futbollit të Kosovës, që në Gjilan të ndërtoj këtë vit dy fusha ndihmëse për klubet sportive “Drita” dhe “Gjilani”, ku do të kryhen stërvitjet e tyre.

Edhe sa i përket Stadiumit të Qytetit ajo tha se janë duke monitoruar punën që bëhet atje dhe është një projekt që Gjilanit do ti jap një pamje krejtë ndryshe dhe njëkohësisht do të jetë motiv për sportin e sportdashësit që të vazhdohet tutje me angazhime konkrete dhe mbështetje më të madhe të donatorëve për sportin.

Në sektorin e rinisë drejtoresha ka potencuar angazhimin e madh që bënë ky sektor i cili tashmë ka edhe shtëpinë e aktiviteteve me të rinjtë dhe organizatat e ndryshme rinore.

The post Gjilani po kompletohet me infrastrukturë modern në kulturë dhe sport appeared first on XL Press – Communications Media.

të shqyrtohet mundësia e pezullimit të përkohshëm të punimeve të rrugës së Ferizait

Sot në seancën e radhës, kërkova nga krytari i komunës që ta shfrytzojë autoritetin e tij në lidhje me projektin e rrugës së Ferizait i cili është projekt i financuar nga Ministria e Infrastrukturës.
Pas parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve tanë që vijnë për t’i kaluar pushimet në vendlindje për çka edhe shtohet qarkullimi në komunikacion, bëj kërkesë që me marrëveshje, të shqyrtohet mundësia e pezullimit të përkohshëm të punimeve të këtij projekti.
Duke qenë se muaji korrik dhe gusht, edhe në situatë normale e bën qytetin tonë dyfish më të ngarkuar, punimet në rrugë në këtë periudhë e rëndojnë edhe më shumë gjendjen në trafik. Për këtë gjë ka pasur ankesa të përsëritura të mërgimtarëve, të cilëve në vend se t’u krijohen lehtësira, me punime që përherë rastisin të kryhen kur ata janë në pushim, ua vështirëson atyre qëndrimin këtu, shtoi edhe vizitat e shumëta që i kanë nëpër familje.
Për këtë kam dhënë idenë që kryesit të punimeve t’i kërkohet që të përfundohet pjesa deri te pompa e vjetër në hyrje të qytetit dhe të pezullohet përkohësisht pjesa tutje në qytet pasi do të shfaqen probleme të mëdha jo vetëm në qarkullim si me automjete ashtu edhe të këmbësorëve, por një dëm i madh u bëhet edhe bizneseve të cilët në këtë periudhë e kanë valën e punës dhe përgatitjet e tyre janë bërë për pritjet që i kanë në këtë periudhë.
Do të isha shumë i lumtur nëse ky propozim i imi do të gjente mirëkuptim dhe do të zbatohej!

The post të shqyrtohet mundësia e pezullimit të përkohshëm të punimeve të rrugës së Ferizait appeared first on XL Press – Communications Media.

Nënkryetari Ismajli shpreh keqardhje për vonesën e procedurave në fillimin e projektit “Rruga e Kumanovës”

 

Nënkryetari Arbër Ismajli ka shprehur keqardhje për shtyrjen e miratimit të vendimit për ndërrimin e pronave, të enjten në Kuvendin Komunal të Gjilanit, duke thënë se bëhet fjalë për një investim kapital mjaft të rëndësishëm, i cili do të realizohet në bashkëpunim me DEMOS-in dhe ministrinë përkatëse.

Sa i përket pyetjes rreth dinamikës së punimeve në rrugën hyrëse-dalëse në drejtimin Gjilan-Ferizaj, ku opozita ka kërkuar përshpejtim të punimeve, përkatësisht shqyrtimin e mundësive për ndërprerjen e punimeve gjatë muajve korrik e gusht, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, Ismajli ka thënë se presim që deri atëherë të përfundojë pjesa deri te qarkorja, në mënyrë të lehtësohet qarkullimi.

Ai ka premtuar se shumë shpejt do të fillojë edhe rregullimi i tregut të gjelbër, sapo të përfundojë revidimi i projektit fillestar, i cili ka pasur një vlerë jashtëzakonisht të madhe dhe është dashur të ndryshohet.

Edhe për përfituesit e fondit të ekselencës, ai ka thënë se lista do t`iu dërgohet këshilltarëve komunalë, derisa ka mohuar pretendimet se Komuna e Gjilanit është duke e penguar për qëllime politike caktimin e një lokacioni për zonën ekonomike.

The post Nënkryetari Ismajli shpreh keqardhje për vonesën e procedurave në fillimin e projektit “Rruga e Kumanovës” appeared first on XL Press – Communications Media.

Drejtoria Komunale e Arsimit nxënësve, orientohuni në drejtime e profile me perspektivë

Gjilan, 30 maj 2018 – Në konferencën për media të drejtorisë Komunale të Arsimit, të mbajtur sot, drejtori Nazim Gagica ka thënë se me mbështetje të kryetarit të Komunës së Gjilanit si autoriteti më i lartë ekzekutiv në Gjilan, jemi të vendosur që cilësinë në arsim,  disiplinën dhe orientimin e të rinjëve në drejtime që kërkohen nga tregu i punës e kemi prioritet.

Drejtori Gagica me këtë rast ka përmendur organizimin e testit të maturës, që siç ka pohuar ai është i bindur në rezultate të larta nga puna e nxënësve, përkundër që Gjilani ka qenë e para komunë, me rregulla të reja të testit.

“Sapo kemi përfunduar pjesën e parë të testit të maturës. Gjilani dhe Ferizaji janë komunat e para në Kosovë që kanë mbajtur testin e maturës. Besojmë në rezultate të nxënësve tanë, sepse kanë punuar me përkushtim dhe kujdes të veçantë”, ka thënë drejtori i DKA-së Nazim Gagica

Ai ka bërë të ditur se në këtë fazë janë duke i planifikuar paralelet, normat, orët mësimore dhe gjithçka tjetër, që viti i ri shkollor të jetë i mbarë konform kurrikulës dhe objektivave të qeverisjes Haziri për suksese, cilësi dhe disiplinë në shkollat e Gjilanit.

Tashmë kjo drejtori ka bërë hapjen edhe të konkursit për bursat komunale që është i publikuar dhe do t’u ndahen studentëve sipas kritereve të përcaktuara dhe i gjithë ky proces do të jetë transparent.

Sfidë të drejtorisë Gagica e sheh rënien e madhe të numrit të nxënësve nëpër shkolla, ku këtë vit janë praktikisht nëntë norma më pak.

“Këtë vit kemi 200 nxënës më pak që iu kanë nënshtruar testit të arritshmërisë, që përcakton edhe numrin e paraleleve në shkollat e mesme të larta dhe njëkohësisht përcakton edhe planifikimin e normave. Nga 200 nxënës që këtë vit i kemi më pak, i bie që nëntë norma ti kemi më pak. Edhe vitin e ardhshëm do të kemi rreth 100 nxënës më pak, por jemi duke punuar që këtë sfidë ta kalojmë me një fleksibilitet dhe pa dëmtuar kuletën e mësimdhënësit të Gjilanit”, ka thënë ai mes tjerash.

Ai tha se kanë filluar vlerësimin e performancës dhe kontrollimin njëkohësisht të punës që bëhet nëpër shkolla me qëllimin pozitiv që praktikat e mira ti ndajmë mes vete dhe sfidat t’i eliminojmë përmes bashkëpunimit të drejtorëve mes vete dhe mësimdhënësve njëkohësisht nëpër shkollat e Gjilanit.

Nazim Gagica ka apeluar tek të gjithë nxënësit që të orientohen në drejtime profesionale dhe profile që do të jenë profitabile për ta gjatë të ardhmes.

“Bëjë thirrje tek të gjithë prindërit dhe nxënësit që të bëjnë zgjedhjen e drejtimeve profesionale dhe të mos vërshojnë në drejtimet gjimnaz e infermieri, sepse tregu i punës në këto drejtime nuk ka vende të lira, kurse drejtimet profesionale dhe profilet që ofron Gjilani janë në raport me kërkesat e tregut dhe garantimit të vendeve të punës në të ardhmen”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.

The post Drejtoria Komunale e Arsimit nxënësve, orientohuni në drejtime e profile me perspektivë appeared first on XL Press – Communications Media.

Të përkrahim kategorit që ka shumë nevojë për ndihmën tonë dhe për vëmendjen institucionale

Sot, gjatë seancës së VI-të të Kuvendit Komunal, inicova një temë mjaft të ndjeshme në lidhje me një kategori që ka shumë nevojë për ndihmën tonë dhe për vëmendjen institucionale. Kërkesën për këtë iniciativë do ta dorëzojë në të gjitha komitetet e nevojshme, në mënyrë që në seancën e ardhshme, të diskutojmë më shtruar për këtë. Ndërsa falenderojë drejtorin për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale Selami Xhemajli, për gadishmërinë për të dhënë kontributin që këtë iniciativë ta qojmë deri në fund.

Në Qendrën për Punë Sociale në Gjilan, janë të regjistruara 126 nëna vetushqyese, të cilat marrin një ndihmesë të vogël nga komuna, per ti perballuar vështirësitë e mëdha që u dalin përpara cdo ditë të jetës së tyre.

Janë 126 nëna, 126 femra, që cdo ditë ballafaqohen me sfida prej më të ndryshmeve, pa fuqinë dhe mbështetjen për t’ia dalë dhe për të ecur para. Janë 126 nëna, që i rrisin, edukojnë dhe shkollojnë të vetme fëmijët e tyre, dhe që pavarësisht ndihmës që marrin nga Qendra për Punë Sociale, e kanë shumë të vështirë t’ia dalin.

Këto nëna, pos që kanë pasur fatin e keq që të mbesin të vetme, kanë pasur edhe fatin e keq të mbesin të privuara nga e drejta për tu shkolluar, nga e drejta për tu socializuar, nga e drejta për të punuar dhe nga e drejta për të pasur një jetë normale. Ato janë shndërruar në femra që rrinë të mbyllura pothuajse shumicën e kohës brenda mureve të shtëpisë, duke u përkujdesur për fëmijët, dhe duke cuar kohën tek sillen vërdallë nëpër shtëpitë e tyre.

A duan të shkollohen ato? Jam e sigurtë që po!
A duan të dalin të relaksohen dhe të pijnë një kafe dikund? Jam e sigurtë që po!
A duan të punojnë ato? Jam e bindur që po!

Këto gra duan fuqizim, duan inkurajim, duan përkrahje dhe duan mbrojtje.

E une mendojë që këtë mund ta bëjmë duke i mundësuar mbajtjen e trajnimeve profesionale në fusha të caktuara, trajnime këto që do ti hapnin rrugën që në të ardhmen të kenë mundësi punësimi.

Unë, si qytetare e Gjilanit, si femër, si nënë dhe si asambleiste, mendojë që do të mund të jepja kontributin tim në këtë drejtim, pa rezervë. Por, jam e bindur që këtë do të mund ta bënim secili nga ne, pa dallim. Prandaj, i bëjë thirrje kryetarit të komunës Lutfi Haziri, Drejtorit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale Selami Xhemajli, drejtoreshës për Zhvillim Ekonomik Valbona Tahiri, drejtorit të drejtorisë për Punë Sociale Mursel Zymberi (te cilin e falenderoje per ndihmen dhe bashkepunimin deri ne kete pike), kryesueses se Kuvendit Shpresa Kurteshi, zyrtares komunale për barazi gjinore Linda Salihu, Grupit të Grave të Komunës së Gjilanit, juve kolegë asambleistë, organizatave jo-qeveritare dhe atyre ndërkombëtare, që ti bashkojmë forcat dhe të veprojmë në këtë drejtim.

Kërkojë që ta hedhim sot në votim nëse është e nevojshme, që kjo cështje të futet për diskutim në seancën e ardhshme, kur edhe mund të vijme me ide dhe plane konkrete që mund të ndërmarrim në këtë aspekt. Dhe nëse ju keni vullnetin ta përkrahni këtë, atëherë bashkarisht, të formojmë një komision, i cili do të merrte përgjegjësinë për të punuar me shumë seriozitet në këtë drejtim.

Prandaj, edhe një herë, kërkojë përkrahjen tuaj, jo për mua si inicuese, por për këto 126 nëna vetushqyese, të cilat kanë të drejtë dhe duan ta shijojnë edhe anën e mirë të jetës dhe jo të mbesin gjithmonë vetëm në anën e errët të saj.

The post Të përkrahim kategorit që ka shumë nevojë për ndihmën tonë dhe për vëmendjen institucionale appeared first on XL Press – Communications Media.

PDK në Gjilan është opozitë dhe nuk i merr përgjegjësitë që me ligj i takojnë qeverisjes së LDK-së.

 

Gjilan, 31 maj / Në seancën e sotme të KK Gjilan, ngrita çështjen e shpronësimit të pronave private në rrugën qarkore të qytetit, problem ky, të cilin u pa edhe sot se Komuna nuk e ka seriozisht dhe nuk preokupohet aspak me këtë çështje.

Me interesimin e disa pronarëve të atyre pronave, akoma të pashpronësuara, unë pyeta sot autoritetet kompetente të komunës, se deri ku ka arritur procesi i shpronësimit të atyre pronave, drejtori i Drejtorisë për Kadastër, Gjeodezi dhe Pronë, z. Sadudin Berisha, me lehtësi dhe shpejt ma dha këtë përgjigje absurde: “Vet Kryeministri Haradinaj është zotuar se qeveria do ta merr përsipèr koston e shpronësimit të pronave të rrugës qarkore”, pastaj mua drejtua: “ju jeni ne koalicion qeverisës atje dhe ndikoni te kryeministri për këtë punë”, duke “harruar” se Gjilani qeveriset nga LDK e Lutfi Haziri dhe AAK-ja e z. Haradinaj si kryeministër, e jo nga PDK, as nga Kadri Veseli.
Pra, sipas kësaj teorie të drejtorit të LDK-së, PDK-së opozitare në Gjilan, na mbetet që të kujdesemi për t’ia hequr këtë barrë LDK-së në pushtet!
Prandaj kemi këtë niveli të qeverisjes lokale në Gjilan, qeverisje kjo që po vazhdon edhe në këtë mandat me këtë shkallë joserioziteti dhe papërgjegjshmërie karshi interesave jetike të qytetarëve tanë me halle të shumta të përditshme.

Shefik Surdulli /Këshilltar Komunal, nga PDK/

The post PDK në Gjilan është opozitë dhe nuk i merr përgjegjësitë që me ligj i takojnë qeverisjes së LDK-së. appeared first on XL Press – Communications Media.

Vendimmarrësit e Gjilanit miratojnë tri rregullore komunale, opozita tregohet bashkëpunuese 

 

Kuvendi Komunal i Gjilanit, në mbledhjen e tij të fundit, të drejtuar nga Shpresa Kurteshi-Emini, kryesuese, ka miratuar rregulloren për varreza, rregulloren për menaxhimin e Shtëpisë së rinisë, rregulloren për menaxhimin e Bibliotekës së qytetit, vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për teatrin, në shumë prej 55 mijë euro, si planin e punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi, ndërkaq vendimin për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme të Shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani” në Gjilan si dhe kërkesën e Këshillit lokal në Zhegër për ndarjen e një shume prej 7.500 euro, për ngritjen e shtatores së dëshmorëve Shaban dhe Sami Ukshini në këtë fshat, ka vendosur t`i shtyjë për një seancë tjetër.

Përndryshe, seanca u karakterizua nga një frymë konstruktive e punës, me ç`rast të gjitha pikat e rendit të ditës, qoftë ato që u miratuan, qoftë të tjerat që u shtynë, kryesisht u miratuan në mënyrë unanime, me përjashtim të propozim-vendimit për këmbim të pronave, për nevoja të ndërtimit të një rreth-rrotullimi për rrugën e Kumanovës, ku opozita (VV, PDK e Nisma) ia doli që kërkesën për shtyrje ta realizojë vetëm me votat e saj.

Fillimisht Shpresa Kuretshi-Emini, i ka uruar drejtorët komunalë për mandatin e ri, duke ofruar bashkëpunimin e Kuvendit në agjendat e përbashkëta e që janë interes i qytetarëve të Gjilanit, sikurse e ka shfrytëzuar rastin të përgëzojë edhe klubin e futbollit “Drita” për suksesin e arritur dhe kurorëzimin me titullin e kampionit në super ligën e Kosovës.

Kuvendi njëherësh ka rishqyrtuar dy rregullore të miratuara në seancën e kaluar, rregulloren për subvencione si dhe rregulloren për taksa komunale, sipas rekomandimit të MAPL-së.

Sa i përket rregullores për varreza, e cila u miratua me vërejtje sa i përket kategorizimit të varrezave si dhe disa formulimeve teknike, paraprakisht janë mbajtur dy dëgjime publike.

Kërkesën për shtyrjen e propozim-vendimit për këmbimin e pronës së paluajtshme komunale me pronën e paluajtshme të Shoqatës së gjahtarëve “Agim Ramadani” nga Gjilani, për nevoja të rreth-rrotullimit të rrugës në Kodra e Thatë, e njohur si “rruga e Kumanovës“, opozita e arsyetoi me faktin se në Gjilan ekzistojnë disa shoqata të gjahtarëve, ndërsa këtu është përfshirë vetëm njëra, edhe pse, siç tha drejtori i Kadastrës, Sadudin Berisha, bartës i të drejtës pronësore është vetëm shoqata “Agim Ramdani”.

Ndërkaq, kërkesa e Zhegrës për ndarjen e mjeteve financiare, përkatësisht ndarjen e një parcele publike për shtatoren e dëshmorëve Shaban e Sami Ukshini, pas një diskutimi të gjerë dhe po ashtu një konsulte mes shefave të grupimeve politike, u vendos që të shtyhet për t`i dhënë mundësi këshillit lokal që t`i kompletojë procedurat, për hir të ndjeshmërisë së rastit.

Kryesuesja e Kuvendit, Kurteshi-Emini tha se kjo po bëhet për shkak të procedurave dhe jo për arsye të tjera dhe është shprehur e gatshme që kjo çështje, bashkë me atë për këmbimin pronësor për nevoja të rrugës së Kumanovës, të thirret edhe seancë e jashtëzakonshme nëse është nevoja.

Përndryshe, në këtë seancë, përmes pyetjeve dhe diskutimeve, kanë ngritur çështje të ndryshme, këshilltarët Nevzad Isufi, Riza Abdyli, Mimoza Kadriu-Qerimi, Ibish Ibishi, Avdyl Aliu, Nehat Osmani, Shefik Surdulli, Festa Shabani, Arbëreshë Hyseni, Imrane Thaqi, Bujar Nevzati, Gantrit Murseli, Hevzi Xhelili, Anila Tusha, Arijeta Rexhepi, Enver Hajrullahu, Shemsedin Elezi, Xhelal Hajrullahu, Teuta Syliqi, Arta Nuhiu, Arianit Sadiku, Burim Berisha dhe të tjerë, në të cilat kanë dhënë përgjigje, kryesuesja e Kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini, nënkryetari i Komunës, Abër Ismajli si dhe drejtorët, Naser Korça, Ramiz Ramadani, Sadudin Berisha, Selami Xhemajli, Bardhyl Syla, Sami Spahiu, Shpresë Hajdari Zijadin Maliqi dhe të tjerët.

Sa i përket planeve të punës së drejtorive, të cilat u kërkuan nga opozita, Kurteshi-Emini ka thënë se planet janë duke u shqyrtuar nëpër komitetet përkatëse dhe sapo të përfundojnë atje, do të sillen në Kuvend.

Nënkryetari Arbër Ismajli ka shprehur keqardhje për shtyrjen e vendimit për ndërrimin e pronave, duke thënë se bëhet fjalë për një investim kapital mjaft të rëndësishëm, i cili është paraparë të realizohet në bashkëpunim me DEMOS-in dhe ministrinë përkatëse, ndërkaq sa iu përket çështjeve tjera i ka inkurajuar këshilltarët komunalë që në çdo kojë të drejtohen me pyetje në kabinetin e kryetarit dhe do t`i marrin përgjigjet e kërkuara.

Sa i përket pyetjes rreth dinamikës së punimeve në rrugën hyrëse-dalëse në drejtimin Gjilan-Ferizaj, ku opozita ka kërkuar përshpejtim të punimeve, përkatësisht shqyrtimin e mundësive për ndërprerjen e punimeve gjatë muajve korrik e gusht, për shkak të ardhjes së mërgimtarëve, Ismajli ka thënë se presim që deri atëherë të përfundojë pjesa deri te qarkorja, në mënyrë të lehtësohet qarkullimi.

Ai ka premtuar se shumë shpejt do të fillojë edhe rregullimi i tregut të gjelbër, sapo të përfundojë revidimi i projektit fillestar, i cili ka pasur një vlerë jashtëzakonisht të madhe. Edhe për përfituesit e fondit të ekselencës, ai ka thënë se lista do t`iu dërgohet këshilltarëve komunalë, derisa ka mohuar pretendimet se Komuna e Gjilanit është duke e penguar për qëllime politike caktimin e një lokacioni për zonë ekonomike.  (video incizimin e plotë të seancës së Kuvendit Komunal mund ta gjeni në faqen e Komunës, www.kk-rks-gov.net/gjilan)

The post Vendimmarrësit e Gjilanit miratojnë tri rregullore komunale, opozita tregohet bashkëpunuese  appeared first on XL Press – Communications Media.

Kartridge brings Double Fine and Versus Evil to its PC game store

kartridge_home Kartridge brings Double Fine and Versus Evil to its PC game store


Web and mobile gaming portal Kongregate is adding new games to its PC games marketplace, Kartridge. The platform is in closed beta, but it will arrive in open beta this summer with a raft of indie titles from developers such as Double Fine and Ninja Kiwi as well as publisher Versus Evil (which recently released Obsidian Entertainment’s Pillar…Read Morekartridge_home Kartridge brings Double Fine and Versus Evil to its PC game store